Mendime
Selim Hasanaj: A jemi a nuk jemi popull i pakujdesshem
E shtune, 19.04.2008, 10:35 AM
A JEMI A NUK JEMI POPULL I PAKUJDESËSHEM
Nga Selim Hasanaj
![]() |
Selim Hasanaj |
Kjo mua më inspirojë dhe tani do shkruej pak per atë kohë të cilen neve brezi i im e perjetuem dhe ju imponuem jo vetem persekutimeve direkte dhe indirekte, por ishim të diskriminuem edhe me forma të shumëllojshme si rasti që e diskutuem sonte , pra rasti i shkrimit " GABIM " të emnave dhe mbiemnave të shqiptarve nga ofiqari, nëpunsi dhe zyrtari i pushtetit. Ama do gabojë dhe nuk do jem i sinqertë nese nuk shkruej se jo gjithmonë ishte nepunsi serb, malazez, maqedon apo i ndonji kombësie tjeter sllave që na i bastardonte emnat dhe mbiemnat. Kishte edhe nëpunës shqiptarë që i shkruanin në forma sllave emnat dhe mbiemnat jo vetem të qytetarve shqiptarë por edhe emnat e vetë. Mbaj mend se diku në vitin 1972 derisa isha gjimnazist pata ba kerkesen per rregullimin e mbiemnit tim familjar, per shkrimin në formë të folunes shqipe të emnit tim dhe të prindve dhe vëllaznive. Mbaj mend se kjo kerkesë e imja nuk qe prit pa skepticizem , bile disa edhe më paten pyet pse? Cka ka dallim a më thërrasin Selim apo Selime. Cka ka dallim a asht mbiemni Hasanaj apo Asanaj, ose Asanoviq etj. Kishte telashe sepse e krejtë familja ishte e regjistrueme gabimisht. Babai ishte Mustafa e jo Mustafë, nana Zuhra e jo Zyhra, vëllau Braime e jo Ibrahim, motra Ajsha e jo Ajshe, vëllau Qazime e jo Qazim. Pra kerkesa ime per permirsim dhe drejtshkrim në të folmen shqipe të emnave të familjarve të mij dhe mbiemnit tonë nuk u pa me sy të mirë nga pushtetaret, por unë megjithate pata ngul kambë dhe pushtetaret paten lëshue pe dhe sot e asaj dite neve familja Hasanaj i kemi emnat e edhe mbiemnin të shkruem sipas të folmes sonë shqipe. Unë quditem që edhe sot e kësaj dite pothuej perditë hasi në mergaten tonë, në shtyp kur lexojë, në vebfaqet e internetit etj, etj në emna dhe mbiemna që janë të shkruem në format sllave të të folunit. Nuk mund të kuptoj se si edhe sot e kësaj dite mbiemni Shala asht SHALIQ, Mala asht MALIQ, Bardhi asht BARDIQ, Bylku asht BILKIQ,Hyseni asht ISENI etj, etj mbiemna ose emni Ibrahim asht BRAIME, Mustafë asht MUSTAFA, Haki asht AKI, Zyhra asht ZUHRA,Hysen asht ISENE, Ramë asht RAMO, Haxhi asht AXHIJA , Hatmane asht ATMANA etj, etj tek neve në Kosovë ndersa në Maqedoni as sot e kësaj dite nuk rregullohen emnat dhe mbiemnat e shqiptarve që pushteti i kaluem komunisto-fashist i maqedonasve i kishte sllavizue. Atje askush nuk mendon tu hjek emnave dhe mbiemnave prapashtesat OVSKI ose OV. PSE???!!!
A nuk tregon kjo se neve jemi popull i pakujdesëshem?! Mendojë se po. Mendojë se mënyra e të folmes dhe shqiptimit sllav nuk ishte dasht të pranohet per emnat dhe mbiemnat tonë, nuk ishte dasht të pranohet as per emnat e vendbanimeve, fshatrave, qyteteve, maleve, kodrave, lumejve , liqejve etj etj toponime në hapsinat tona gjeografike sepse tue e tregue moskujdesjen tonë këtu neve po i japim sllavëve material që brezat që do vijë të ja shofin sherrin. Sot studjuesit e spikatur pikrisht permes gjuhes shqipe po i zberthejnë shumë emna, shum toponime dhe po vertetojnë se sterkatragjyshat tonë paskan qenë PELLAZGET. Cka do të vertetojnë në të ardhmen pasardhsat e serbo-malazezo-maqedonve me këta emna dhe mbiemna, me këto toponime sllave ose të shkrueme në forma të të folmes sllave. Unë si qytetar i thjeshtë nuk po kuptojë se si pa as nji të vetmin kundershtim apo vërejtje u ba zyrtarë edhe emni i shtetit të KOSOVÊS sipas formes serbe të të folunit KOSOVO!!!
Ndoshta në Maqedoni, në Mal të Zi, në Luginen e Preshevës edhe sot e kësaj dite nuk asht lehtë të rregullohen emnat dhe mbiemnat të keqshkruem dhe të serbomalazezomaqedonizuem, por në Kosovë dhe edhe në mergaten tonë kudo që jemi kjo mund të bahet pa asnji pasojë, Jamë shumë i sigurtë se të gjithë ata shqiptarë që kanë nenshtetsi të cilitdo shtet të Evropës ata me nji kerkes - LUTJE të thjeshtë në sherbimin e regjistrimit civil mund ta rregullojnë emnin dhe mbiemnin e vetë. Kjo mund të bahet edhe në Kosovë. Andaj zgjohuni o shqiptarë dhe rreguloni emnat e mbiemnat e juv. Mjaftë keni bajtë në supe etiketen sllave. Turp i turpave ju qoftë nese nuk e bani këtë sa ma parë . Mos deshmoni se jemi POPULL I PAKUJDESËSHEM.
Komentoni
Artikuj te tjere
Albert Zholi: Intreviste me Jorgo Papingjin
Fatos Lubonja: Del Ponte dhe shtypi shqiptar
Ardian Ndreca: Shënime udhtimi në Nepal me rastin e fitores së komunizmit
Xhoana Perkaj: Shqiptarët në Mal të Zi dhe lufta për liderizëm
Intervistë me Presidentin e Republikës së Kosovës z.Fatmir Sejdiu
Abdullah Prapashtica: Flamuri kombëtar dhe stemat shtetërore
Afrim Morina: Përpjekje për të na mohuar gjithë historinë kombëtare
Xhevat Bislimi: Mbi të gjitha Shqipëria dhe shqiptarët
Agim Bacelli: Shamija dhe Ferexheja tek Femrat - Pak Histori
Gëzim Mekuli: Fokusimi në person në gazetarinë politike të Kosovës
Ilir Çumani: Birësimi
Paul Tedeschini: Kosovart duhet ta ndajne shapin nga sheqeri
Emigracioni Shqiptar ne Itali - Konference ne Torino
Skender Korça: Pjekuria politike ne Kosovë
Deklaratë e grupit nismëtar të Partisë së Integrimit Kombëtar (PIK)!
Teuta Thaçi: Teatri i të Rinjve i Qytetit të Prishtinës realizon shfaqjen ''Balada e urtis''
Kristina Rasi: Kosovë lindore, bojkoto zgjedhjet e kolonizatorëve serb!
Albert Zholi: 15 prill Dita Botërore e Punës Sociale
Adnan Abrashi: Nastradini dhe Kushtetuta e Kosoves
Selim Hasanaj: Mos e dvet se tregon vetë, ose e drejta gjithmonë fiton