E diele, 28.04.2024, 07:55 PM (GMT+1)

Mendime

Deklaratë e grupit nismëtar të Partisë së Integrimit Kombëtar (PIK)!

E merkure, 16.04.2008, 08:04 AM


DEKLARATË E GRUPIT NISMËTAR TË PARTISË SË INTEGRIMIT KOMBËTAR (PIK)!

Partia e Integrimit Kombëtar, e themeluar më 29/03/2008 në Tiranë, nga një grup intelektualësh prej të gjitha qarqeve të Republikës së Shqipërisë, shfaq shqetësimin e saj për çka ndodh në Himarë dhe rreth saj. Me këtë rast PIK deklaron:

Ndërsa z. Bollano kërkon implementimin e “Pakos Ahtisaari” në qëndër të Labërisë, në Himarë, NE ripërsërisim qëndrimin tonë politik në lidhje me përfshirjen e të gjithë Ballkanit nga një standart juridik i vetëm. Pra, zbatimin praktiko-juridik të kësaj Pakoje ashtu si në Kosovë, edhe në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Serbi.

Bazuar te legjitimiteti, te garancia demokratike për të drejtat e pakicave etnike, te mjetet juridike për stabilitetin e krizës së Kosovës si dhe te mënyra më e përshtatshme për garantimin e të drejtës mbi pronën e këtyre pakicave - sipas “Pakos Ahtisaari”, NE si forcë e re politike kërkojmë publikisht që kjo pako të jetë mishërim i njëstandartizimit demokratik të të drejtave të popujve etnik në të gjithë Ballkanin.

Nëse “Pako Ahtisaari” kërkon rikthimin e pakicave serbe, (të ardhur në Kosovë pas luftrave në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë), atëherë pse kjo e drejtë të mos i njihet edhe popullsisë shqiptare të krahinës së Çamërisë, të cilët në Republikën e Shqipërisë jetojnë tashmë e 63 vjet si emigrant?

Genc
LLAKAJ

Kryetar i Grupit Nismëtar të PIK



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora