E hene, 29.04.2024, 01:07 AM (GMT+1)

Mendime

Ilir Çumani: Birësimi

E merkure, 16.04.2008, 02:30 PM


Birësimi

Nga Ilir Çumani*

Procedura e birësimit shoqërohet me një praktikë administrative dhe gjyqësore përmes së cilës, fëmijës që është i privuar ose jo nga mungesa e mjedisit familjar, i sigurohet një tjetër familje e re alternative, që gëzon të gjitha të drejtat dhe detyrimet njëlloj si me ato të prindërve biologjikë. Kur ky proces përfundon me anë të një vendimi të gjykatës së shkallës së parë, që është i parevokueshëm, (i parikthyeshëm), statusi ligjor i fëmijës kalon nga ai i prindërve biologjikë, tek prindërit birësues. Në këto rrethana, të dhënat në çertifikatën e lindjes të fëmijës së birësuar ndryshojnë në një çertifikatë të re, me mbiemrin e prindërve birësues. Nëse bashkëshortët birësues kanë mbiemra të ndryshëm, në marrëveshje të plotë mes tyre ata vendosin se cilin mbiemër do të mbajë fëmija, por, në rast të kundërt, fëmija mban mbiemrin e babait birësues. Me kërkesën e birësuesve, gjykata mund të ndryshojë emrin e fëmijës së birësuar, por edhe vendlindjen e tij. Të gjitha këto ndryshime të kryera në Zyrën e Gjendjes Civile, duhet të ruhen sekret nga të gjithë nëpunësit dhe palët që përfshihen në këtë proces. Nga ana tjetër, fëmija që birësohet, e humbet të drejtën e trashëgimisë ligjore nga ana e prindërve biologjikë. Këtë të drejtë, ai e fiton përmes prindërve birësues, njëlloj dhe në mënyrë të barabartë me vëllezërit dhe motrat e paralindur dhe të paslindur në familjen birësuese. Pas moshës 18 vjeç, ose edhe atëherë kur mosha dhe niveli i pjekurisë e lejojnë, i mituri ka të drejtë të njihet me historinë e tij, nëse është e mundur pse jo edhe me të dhënat e prindërve të tij biologjikë. Por, nga ana tjetër, informacioni për fëmijën mund të kufizohet, ose të refuzohet tërësisht, në ato raste kur për arsye objektive mendohet se nga ky informacion mund të vijnë pasoja të rënda dhe të padëshirueshme për të gjithë. Para viteve ’90, birësimet realizoheshin me procedura më të thjeshta nga ana e gjykatave, të cilat administronin kërkesat nga shtëpitë e foshnjave dhe shtëpive të fëmijëve për birësim vetëm brenda vendit, ose përmes palëve me pëlqim brenda gjinisë. Me hapjen e vendit, duke qenë se ligji që ekzistonte më parë, ishte më liberal dhe nuk i përgjigjej më kërkesave e zhvillimeve të reja politike, demografike, ekonomike e sociale që po përballej Shqipëria disa probleme të rënda që favorizuan lehtësisht individë të korruptuar, apo edhe institucione, të cilët, duke përfituar edhe nga vakumi ligjor, realizuan dhe u morën me birësime të paligjshme për qëllime fitimi. Në këtë proces abuziv dhe të paligjshëm, u përfshinë disa drejtues të institucioneve të përkujdesit social, prokurorë, avokat, gjykatës, etj. Vetëm në vitin 1991, janë realizuar 100 birësime jashtë vendit. Ndërsa në 10 muajt e parë të vitit 1992, janë realizuar 80 birësime, ku binte në sy edhe angazhimi i drejtpërdrejtë i familjeve në nevojë, veçanërisht i familjeve rome, të cilat interesoheshin të birësonin tek të huajt fëmijët e tyre për qëllime fitimi. Të gjitha këto birësime janë kryer në mënyrë të paligjshme. Në këto rrethana, duke e parë situatën e dalë jashtë kontrollit, ne, një grup përfaqësuesish të Këshillit Kombëtar të Shoqatës së Jetimëve Shqiptarë, i kërkuam kreut të shtetit të asaj kohe z. Ramiz Alia të lëshonte një dekret me anën e të cilit të pezullohej birësimi ndërvendas (nga të huajt), deri në formulimin e dekretimin e një ligji te ri. Në muajin maj të vitit 1992, presidenti Sali Berisha, e nxiti edhe më tej këtë nismë duke krijuar një Komision Shtetëror që do të analizonte situatën në vend dhe shkaqet e këtyre abuzimeve. Tashmë, autoriteti i vetëm që do të merrej me procedurat dministrative të birësimit, ishte dhe është aktualisht Komiteti Shqiptar i Birësimit, një organizëm i lartë administrativ shtetëror, jofitimprurës, i themeluar në vitin 1993, i cili, deri vonë ka qenë në varësi të Këshillit të Ministrave. Por, ky organizëm nuk ka drejtë të birësojë fëmijë, pasi janë gjykatat ato që shprehen dhe vendosin nëse fëmija duhet të birësohet ose jo me anë të një vendimi të formës së prerë, që është i parevokueshëm. Vitet e fundit, Komitetit Shqiptar i Birësimit ka kaluar në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Ky dikaster, ka të drejtë t’i propozojë Kryeministrit mrin e ri të Kryetarit të Komitetit Shqiptar të Birësimit, emërimin dhe shkarkimin e tij. Në kuptim të nenit 240 të Kodit të familjes, motoja dhe qëllimi i vetëm për birësimin e një fëmije është interesi i lartë i të miturit, që garanton respektimin e të drejtave themelore, bazuar në Konventën e Hagës si dhe të ligjit nr. 33, “Për mbrojtjen e fëmijëve dhe bashkëpunimin ër birësimet jashtë vendit”. Në procedurat e birësimit, kalojnë ata fëmijë që janë të mitur dhe që nuk e kanë mbushur moshën 18 vjeç, si edhe ata të cilët, me vendim të Gjykatës së shkallës së parë u është hequr e drejta prindërore, apo që kujdestaria e tyre i ka kaluar shtetit ose të afërmve të fëmijës. Nuk përjashtohen nga kjo procedurë, edhe ata fëmijë që kanë marrë pëlqimin e prindërve biologjikë për të kaluar në procedurat e birësimit, si edhe ata që janë lënë në kujdestari të institucioneve të përkujdesit social shtetëror, por që prindërit, në mënyrë të dukshme nuk kanë treguar interes prindëror përgjatë 1 viti. Për ata fëmijë që janë deklaruar qysh në lindje të braktisur, afati për birësimin e tyre kufizohet nga 1 vit, në 3 muaj. Nga momenti që këta fëmijë janë regjistruar në listat e Komitetit Shqiptar të Birësimit, nëse për 6 muaj me radhë nuk kanë patur mundësi për t’u birësuar nga birësues vendas, atëherë ata kalojnë në procedurë të përshpejtuar për birësim nga shtetas të huaj. Nuk mund të birësohet një i mitur nga një i paralindur ose i paslindur, që mund të jenë vëllai ose motra. Nuk mund të birësojnë as ata persona që me vendim gjykate kanë realizuar procesin e birësimit të një fëmije përmes kundërshpërblimit dhe përfitimit në të holla apo të të mirave materiale, në bazë të nenit 17, të ligjit 7650, dt. 17.12.1992, “Për birësimet e të miturve nga shtetas të huaj dhe për disa ndryshime në Kodin e Familjes”, këta persona dënohen me 5 vjet heqje lirie. Në këtë rast, të gjitha përfitimet e u është hequr e drejta prindërore; as ata që kanë qenë të penalizuar nga organet e drejtësisë, ose ata që vuajnë nga sëmundjet psiqike dhe kanë zhvillim të vonë mendor e vënë në rrezik shëndetin dhe mirërritjen e fëmijës që birësohet. Nuk mund të birësojnë as ata që nuk garantojnë kryerjen e detyrës prindërore si birësues në lidhje me mirërritjen, edukimin dhe shkollimin e atij që birësohet. Nga ana tjetër, nuk mund të realizohet birësimi kundrejt një shpërblimi. Nëse palët e përfshira si, prindi, kujdestari apo çdo person tjetër për vete apo për llogari të të tretëve, e paligjshme konfiskohen nga shteti, ose në të kundërtën, i dënuari detyrohet të paguajë vlerën e barasvlershme. Ndalohet birësimi ndërvendas (me jashtë), kur birësimi nuk njihet në vendin e shtetasve të huaj që kërkojnë të birësojnë. Por, edhe në ato raste kur arrihet në përfundim se birësimi nga këta të huaj sjell pasoja për të miturin, ose, nëse i mituri, në vendin ku banojnë birësuesit nuk gëzon të njëjtat të drejta që ai ka në Shqipëri. Kemi birësime brenda gjinisë, (fisit), dhe birësime jashtë gjinisë. Birësimet brenda gjinisë janë më me pak trauma dhe lehtësisht të realizueshme.

*Botuar ne revisten Integrim.
Organ i Institutit te femijeve jetim (3-mujore).

Drejtor: Ilir Cumani
Kryeredaktor: Albert Zholi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora