Mendime
Skender Korça: Pjekuria politike ne Kosovë
E merkure, 16.04.2008, 09:52 AM
Pjekuria politike ne Kosovë
Një fytyrë politike në Kosovë
Shkruan: Skender KORÇA, Gjilan
![]() |
Skender Korça |
Ftohen në një emision të dy politikanë apo përgjegjës të një sfere të emruar nga politika. Njëri sa ta mbushën mendjen se po thotë diçka dhe ka të drejtë , me një kundër argument tjetri i mëshon hundëve se nuk ishte ashtu. Pak fytyrë prap në politikë por tash edhe në media të përlyer, sepse çdo ditë po thuhet se po bëhen stadiume sepse bosët e emrimit aty në media marrin vesh se çfarë elite dhe profesionizmi kanë përfaqësuesit e tyre politik që kanë afër vetës në këtë skenë politike në Kosovë. Aty dijnë për vlerat e elitës së vet. Nuk kanë kriter emrimi kur i marrin në fillim në punë, se kështu ka diktuar politika
Një tregim për një politikan në shtyp: "U largua nga puna "sepse…psh në ditën e fundit të jetës politike për shembull është hetuar se është i pa aftë dhe jo me afinitet në punën që ka qenë. Edhe kjo është rezoni i kultërs jeshile në politikën e Kosovës. U komentua në caffen e mengjesit dhe kurrë më nuk u morrë vesh a e larguan apo vetëm folën për te.
Një tabllo e një politike ditore që është më ndryshe e manifestuar por çdo herë jep efekte të njejta. Politika e liderëve lokal, përfolje tavolinash caffeve dhe në fund provokim për të zënë një post diku. Përgojohen njerzit shumë dhe në fakt askush dhe askujt më në politikën e Kosovës nuk I besohet më. Jeshil de…
Një zëvendëskryesues komune, i bindur se ka mbërritur shumë, detyrohet të kthehet në profesionin e vet që kishte ushtruar më shumë , sepse as kompetencat e as kryetari i komunës nuk e lënë me ushtruar më shumë. Është edhje kjo paturpësi. Edhe këta patën bërtitur në Kosovë, edhe në fushatë madje erdhën nga një parti e fortë me" lekë"….Politikë është bërë këtu po flitet prapë. Një politikë që degjeneron njerzit për të hezituar të punojnë për çfarë kanë bërtitur…apo premtuar.
Në një komunë tjetër, centralizoeht pushteti edhe më shumë, punohet sikur në kohën kur që nga porta e deri tek kryetari i komunës duhet me dite çdo njeri se për çfarë je aty. Nga e kaluara kur ke pasë më liberalizëm, kur kryetari ka qenë më i afërt dhe më popullor që ka njohur popullin e vet dhe rrethin e vet, ke mundur të i lësh çdo herë porosi dhe të marrësh çdo herë përgjigje….Në një komunë për të parë se është bërë decantralizimi edhe më i fortë , kryetari i komunës ka shumë këshilltarë personal për të menduar se nuk është kryetar por është padishah aty….Ata që u kërcënoheshin edhe me fjalor fyes sot janë bashkëpuntorë edhe sot madje të denjë…Kanë thënë se politikë është duke u bërë edhe këtu…Jo është shumë jeshile dhe shumë e egër sepse qytetari nuk ka nevojë për këta që paskan hyrë kështu në politikë, por edhe nuk pati nevojë për ata që ishin kështu sikur që po bëjnë sot politikë….Po parimet ku mbetën? Politika si e hapur ka rregullat e saja , ka programe dhe programe të sëndërtuara, por kur është në pyetje kjo politikë si në Kosovë, nuk shikon njeri a është jeshile apo e pjekur, hyjnë si jeshil dhe dalin edhe më të verdhë por të skuqur pak shumë në fytyrë, sepse janë anemik për në kulturë dhe në përgjegjësi.
Sa politike është kur fyerja është primare dhe kurrë argumenti nuk ze vendin e duhur. Aspak…por shumë shumë e jo virgjër dhe shumë jeshile po mbetet kjo politikë…E bënë në vend politikës, prostutucion, i të bërtiturës.
Si emrohen dhe pozicionohen fytyrat në politikë, është segmenti më i hidhur në këtë politikë me këtë pjekuri politike. Është e rrugës në Kosovë të mbetesh tepricë teknologjike, i pa dobishëm për të të qajtë pak Stambolli si thuhet ndër popull dhe më pastaj opaaaaa një hov dhe drejtor dikund, nesër ndihëms kryetari me një agjensi ose në një bord dikun tjetër, pasnesër kshilltar i ndonjë ministri dhe në fund fare POLITIKAN i kësaj pjekurie politike në Kosovë. Popull mjerë Ty që të bënë jeshil dhe jeshil po jep në politikë kuadra, edhe votën jeshil e kanë ngrënë, jeshil votën ta kanë marrë , sepse jeshil po lypet në Kosovë.