E enjte, 01.05.2025, 10:32 AM (GMT+1)

Mendime

Emigracioni Shqiptar ne Itali - Konference ne Torino

E merkure, 16.04.2008, 10:00 AM


Emigracioni Shqiptar ne Itali

Konference ne Torino


Shoqata Kultutore Italo-Shqiptare “Vatra” e Torinos dhe F.I.A.P. – Federata e Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbëreshe të Piemontit, organizuan të Premten 11 Prill 2008 një konferencë me temë emigracionin Shqiptar në Itali. Konferenca u zhvillua në Museo Diffuso della Resistenza, (corso Valdocco 4/a – Torino). I ftuari kryesor i saj ishte shkrimtari dhe sociologu Shqiptar Rando Devole.

Permbajtja e konferences

Në vitin 1990 mijëra Shqiptarë të varfëruar dhe të dëshpëruar nga një gjysmë shekulli diktaturë komuniste, kapërcyen Kanalin e Otrantos në kërkim të një mundësie, duke nisur atë që do të ishte në vitet në vazhdim një proces i vazhdueshëm: emigracionin Shqiptar në Itali.

Sot, pas thuajse njëzet vitesh, sa dhe mbi të gjitha kush janë Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali? Ku jetojnë ata në territorin e shtetit Italian? Cilat janë trajtat karakteristike të pranisë së tyre, krahasuar me popullatat e huaja me prejardhje nga rajone të tjerë gjeografikë? Ku të con rrugëtimi i ndërmarrë prej tyre drejt Europës dhe idealeve të saj të lirisë, demokracisë, mirëqënies dhe zhvillimit?

Këto ishin disa nga pyetjet qe u diskutuan ne konference nga sociologu dhe shkrimtari Shqiptar Rando Devole, ekspert i emigracionit Shqiptar; Giuseppe Castronovo, Kryetar i Këshillit Bashkiak të Torinos; Ilda Curti, Asesore e Integrimit në Bashkinë e Torinos; Vincenzo Cucci, President i F.I.A.P.; Claudio Risso, Sekretar Rajonal i Sindikatës FAI-CISL Piemonte; Stefano Tassinari, President i ACLI në Provincën e Torinos; Francesco Ciafaloni, President i Comitato Oltre il Razzismo; Arjana Cicako, Presidente e Shoqatës së Gruas Alma Mater; Blenti Shehaj, President i shoqatës Art@mia.

Takimi, i moderuar nga Benko Gjata dhe Blerina Pashollari, u shnderrua edhe ne nje rast te mirë për t’ju afruar Shqipërisë së sotme përmes projektimit të fotografive të shoqëruar me muzikë të lehtë Shqiptare dhe shijimit të specialiteteve të traditës sone gastronomike të gërshetuara me verërat me famë boterore të Piemontit.

Konferenca u organizua nga Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare Vatra dhe F.I.A.P. – Federata e Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbëreshe të Piemontit, në bashkëpunim me patronatet ACLI dhe CISL, me pjesëmarrjen e Presidencës së Këshillit Bashkiak të Torinos dhe të Asesorateve të Mundësive të Barabarta të Provincës së Torinos dhe atij të Integrimit të Bashkisë së Torinos.


Rando Devole

I lindur në Tiranë, në vitin 1967, sociolog, përkthyes dhe gazetar, ai ka studjuar në Romë ku është diplomuar në Letërsi dhe Shkenca Sociale. Më pas ka kryer Masterin ne Komunikim dhe Doktoraturën në Sociologji. Ai është autor, ndër të tjera, i “La scoperta dell’Albania. Gli albanesi secondo i mass media” (Ed. Paoline, 1996; me Ardian Vehbiun) dhe “Albania. Fenomeni sociali e rappresentazioni” (Agrilavoro, 1998). Ai kryen veprimtari kërkimore për disa institute të ndryshme dhe boton artikuj në gazeta Italiane dhe Shqiptare.

Për impenjimin e tij sindakal në favor të emigrantëve Presidenti i Republikës së Italisë i ka dhënë titullin e nderit “Commendatore dell’Ordine della Stella della Solidarietà Italiana”.

Shoqata Vatra

Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare “Vatra” është themeluar në Torino, në vitin 2002, me nismën e një grupi intelektualësh Shqiptarë dhe Italjanë. Ajo është krijuar për t’ju dhënë një përgjigje sa më të shpejtë e të organizuar sfidave të reja e të hershme që karakterizojnë rrugëtimin e diasporës Shqiptare drejt integrimit të plotë. Objektivat e saj kryesorë janë: nxitja, lehtësimi dhe përshpejtimi i procesit të integrimit; mbrojtja e identitetit kulturor e kombëtar të Shqiptarëve (dhe njëkohësisht ndërgjegjësimi i këtyre të fundit për rolin dhe rëndësinë e tij të dorës së parë); promovimi i imazhit të Shqipërisë në territorin e veri-perëndimit të gadishullit Apenin. Shoqata synon t’i arrijë këto objektiva përmes krijimit dhe koordinimit, në territorin e mbuluar nga veprimtaria e saj, të një rrjeti bashkëpunimi sa më të ngushtë e funksional mes atyre aktorëve dhe faktorëve interesat e të cilëve përkojnë, ndërthuren e kryqëzohen me ato të bashkësisë Shqiptare.

Postuar ne forumin tone nga anetari Benalbani



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx