E diele, 28.04.2024, 10:55 PM (GMT+1)

Mendime

Intervistë me Presidentin e Republikës së Kosovës z.Fatmir Sejdiu

E premte, 18.04.2008, 07:09 PM


Intervistoi: Pater Ndue Kajtazi, O.F.M.

Zotëri president, Kosovën e kanë pranuar shumë shtete, por kanë mbetur ende shumë pa e pranuar. Me çfarë ritmi pritet të ecin shtetet e tjera që të na pranojnë? Kur pritet të na njohë Selia e Shenjtë?

F. Sejdiu: Unë mund të them se ne kemi marrë një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm, që është vendimi i shekujve për pavarësimin e Kosovës në parlament, dhe, mund të them, se ka qenë vendim i koordinuar me të gjithë mbështetësit e Kosovës në të gjitha periudhat që kemi kapërcyer, të bashkëpunimit me ta. Flas, në radhë të parë, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për vendet e rëndësishme të Bashkimit evropian, por edhe të vendeve të tjera të botës demokratike. Prandaj nuk është për t’u habitur edhe ky cikël kaq i shpejtuar i njohjes ndërkombëtare i pavarësisë. Mund të them se është një përgatitje, po ashtu në proces, edhe i shumë vendeve të tjera krahas këtyre që e kanë njohur Kosovën deri më tani. Pra, e kanë konfirmuar se do të njihet Kosova. Dhe kjo shifër kalon mbi tetëdhjetë dhe besoj se dotë shtohet ritmi i vendeve që do të përfundojnë me procesin e njohjes. Njëkohësisht mund të them se është gatishmëria e shumicës prej tyre që të vendosin marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Në këtë kuadër mendoj se edhe Selia e Shenjtë ka proceset e veta apo procedurat që do t’i respektojë. Unë me këtë rast dëshiroj të falënderoj edhe një herë sikur që e kam falënderuar në vazhdimësi kontributin e jashtëzakonshëm që kapasur Selia e Shenjtë në mbështetje të gjithë proceseve në Kosovë. Në radhë të proceseve për lirinë dhe të drejtat njerëzore dhe, natyrisht, për paqen,s tabilitetin, e në këtë kuadër natyrisht se i është dhënë mbështetje e drejtpërdrejtë edhe popullit të Kosovës për të kapërcyera të periudhë të trysnisë shumë të vështirë që e ka pasur. Këtë po e ndërlidh me rolin e veçantë që ka pasur Papa Gjon Pali II, Ati i shenjtë, por në të njëjtën kohë edhe një vazhdim jashtëzakonisht i suksesshëm nga Atit i shenjtë, Papa Bendikti XVI.

Çfarë rëndësie kishte për Kosovën dhe pavarësinë esaj vizita Juaj në Vatikan?

F. Sejdiu: Po pikërisht e lidhi këtu me këtë që potencova më herët, sepse është një vizitë që bie ne kontekstin e një bashkëpunimi shumë të thellë të përfaqësuesve të Kosovës me Selinë e Shenjtë, të një ndjenje të falënderimit të thellë për kontribute te jashtëzakonshme që ka pasur dhe ka Selia e Shenjtë për populline Kosovës, për institucionet. Ju natyrisht e keni parë se edhe nga deklaratat e para të Atit tës henjtë, Papa Bendiktit XVI, është konstatimi që vjen edhe nga zyrtarët e Vatikanit se Kosova ka shpallë pavarësinë e vet, dhe sigurisht se do të ndjekim procedurat e nevojshme. Por rëndësia e veçantë është pikërisht për të konfirmuar edhe një herë këtë mbështetje në vazhdimësi dhe lutjen e tyre të përhershme për paqen dhe stabilitetin. Dhe në këtë kuadër unë kam shprehur konsideratat më të larta të popullit të Kosovës, të institucionevetë Kosovës dhe gatishmërinë tonë që të vazhdojmë me këtë qasje që kemi edhe për liritë shpirtërore apo të komuniteteve, për atë tolerancë dhe koekzistencë të thellë që kanë qytetarët e Kosovës, në radhë të parë shqiptarët. Flas si bashkësi apo si etnitet më vete e që ka tri konfesione, por që toleranca fetare është e dalluar në kuptimin më të mirë të mundshëm; se do të kemi po ashtu konsiderata të larta për liritë shpirtërore të të gjithë të tjerëve. Dhe në këtë kuadër mund të them se ka qenë një vizitë historike, duke pasur para sysh rolin e veçantë që ka Selia e Shenjtë në botën bashkëkohëse. Pas takimit që kam pasur me Atin e shenjtë, kam pasur edhe një takim me sekretarin e shtetit, zotin Bertone, që ishte takim jashtëzakonisht i mirë dhe përmbajtjesor.

A pritet që Vatikani të hapë nunciaturën e vet këtu në Kosovë dhe a do të nënshkruhet konkordati mes Republikës së Kosovës dheVatikanit?

F. Sejdiu: Unë kam dhënë këtë ide dhe sigurisht se është pranuar me të mirë, që mes shteteve sovrane të ketë, në këtë kuadër, edhe raportet specifike edhe me Selinë e shenjtë, të ketë nënshkrimin e një marrëveshje të njohur, domethënë si konkordat, që lidhet me raportet reciproke, edhe natyrishtme mundësitë e bashkëpunimit sa më të thellë, duke pasur parasysh po ashtu se Selia e shenjtë mund të ketë edhe përfaqësinë e vet, nunciaturën/nuncin e vet. Kjo nënkupton edhe mbështetjen e besimtarëve, por në të njëjtën kohë edhe të mbështetjes së proceseve apo të raporteve diplomatike në kuadër të specifikave që ekzistojnë. Dhe mendoj se kjo duhet të ndodhë në momentet e para, të themi të përgatitura më vonë pas njohjes së pavarësisë së Kosovës edhe nga ana e Selisë së shenjtë, që presim me padurim të ndodhë, sepse ka peshën e vet të veçantë. Kosova e pavarur është shtet laik.

Çfarë statusi do të kenë bashkësitë fetare këtu, cili do të jetë roli i tyre, e në veçanti atyre bashkësive të vogla, dhe çka pret shteti ynë nga bashkësitë fetare?

F. Sejdiu: Natyrisht se keni të drejtë, Kosova është shtet laik, është një shtet sekular, një shtet që natyrisht e ndan çështjen e besimit nga punët e shtetit. Do të them në një aspekt të një ndarje klasike që ekziston, por në të njëjtën kohë mund të them se me aktet më të larta juridike të vendit, me Kushtetutën e Kosovës, me ligjet e Kosovës që do të jenë specifike, do të garantohen në mënyrën më të mirë të mundshme të gjitha liritë fetare, mundësia e shprehjes së tyre, e organizimit të të gjitha proceseve të nevojshme, të themi ritualeve dhe shumë çka tjetër që lidhet me shprehjen dhe ndjenjën shpirtërore. Në këtë kuadër natyrisht se do të ketë një konsideratë të veçantë ndaj “Vizitë në Vatikan ishte ne kontekstin e një bashkëpunimi shumë të thellë të përfaqësuesve të Kosovës me Selinë e Shenjtë, të një ndjenje të falënderimit të thellë për kontribute te jashtëzakonshme që ka pasur dhe ka Selia e Shenjtë për popullin e Kosovës, për institucionet. Në këtë kuadër mund të them se ka qenë një vizitë historike, duke pasur parasysh rolin e veçantë që ka Selia e Shenjtë në botën bashkëkohëse.”gjithë konfesioneve. Unë s’do ta lidhja në aspektin numerik se ka një konfesion numër më pak të besimtarëve apo një tjetër ka më shumë, por mund të them lirisht dhe me bindje të plotë se trajtimi i shtetit në relacion me to do të jetë i njëjtë. Shteti do të ketë kujdes, pra Kosova e pavarur dhe sovrane, do të ketë kujdesin që secili individ dhe secili komunitet, të themi edhe në kuptimin konfesional, por edhe asaj që mund të themi shprehje e drejtpërdrejtë e ndjenjave shpirtërore, të ketë garanci më të drejtpërdrejta dhe të pacenueshme. Prandaj në Kosovë ju e dini se ekzistojnë, në se doni pak edhe nga ai aspekti i prezencës jo vetëm figurative, konfesioni islam, konfesioni katolik dhe konfesioni ortodoks, por është shumë me rëndësi, se ne do ta trajtojmë qenien e tyre, sensin e tyre, veprimtarinë e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme siç trajtohet në botën bashkëkohëse, duke lënë hapësirën e gjithmonshme që të ketë shprehjen e vet kjo liri apo kjo e drejtë njerëzore edhe shpirtërore, të them për të gjithë besimtarët; që të reflektojë në mënyrën më të mirë të mundshme, për të pasur po ashtu, në të njëjtën kohë, edhe pjesën e obligimeve; që të jetë gjithmonë në frymën e tolerancës. Dhe besoj së ashtu kaqenë e ashtu do të jetë.

Republika e Kosovës duhet të jetë shtet laik, a ka rrezik, që ka shumë popuj, shumë struktura të jashtme, në veçanti armiq të  Kosovës që kanë qenë kundër pavarësisë që vazhdimisht trumbetojnë se Kosova mund të bëhet një shtet islam?

F. Sejdiu: Jo, Republika e Kosovës do të jetë ashtu siç e potenconi ju dhe që e thamë edhe më herët shtet laik, shtet i shtetaseve të saj, i qytetarëve të saj dhe shtet, në të cilin do të respektohen konfesionet e shumta që ekzistojnë. Do të jetë shtet në të cilin të drejtat dhe liritë e qytetarëve do të jenë në radhë të parë dhe liritë shpirtërore bashkë me to. Por s’do të jetë shtet i dominancës në kuptimin e themi mbizotërimit të një religjioni ndaj religjioneve të tjera dhe qytetarët e Kosovës të jenë pre e ndonjë qasje të tillë. E di dhe e besoj se kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës kanë trumbetuar kohë të gjatë për të bërë apo prezantuar një imazh tjetër për Kosovën para botës, për të prezantuar Kosovën si një shtet islamik, për të prezantuar Kosovën si një trampolinë të orientit për të destabilizuar Evropën apo për të trumbetuar Kosovën po ashtu si një zonë apo një vend kus’do të ketë stabilitet dhe raporte të mira ndërqytetare. Është e kundërta. Kosova me identitetine saj, si dhe bota shqiptare, i kanë takuar dhe i takojnë Evropës. Janë në shtratin e saj të hershëm. Janë promotorë apo promovues të vlerave më të mira civilizuese, flas edhe në kuptimin shpirtëror apo të besimeve. Mos të harrojmë se pikërisht shqiptarët apo paraardhësit tanë, ilirët, kanë qenë promotorët e parë të krishterimit në Evropë, flas në Ilirik dhe në gjithë perandorinë romake. Kemi edhe shenjtorët e rëndësishëm si shën Florin e shën Laurin, për të cilët besoj se ju dini edhe më tepër, dhe mos të harrojmë se pikërisht kjo frymë dhe ky gjen i ndjenjës shpirtërore ka reflektua rtek brezat e më vonshëm. Dhe është shumë me rëndësi se kjo qasje që ne kemi pasur, ka hy në sensin e vet të vërtetë në ndërtimin e një shpirti të veçantë të tolerancës edhe të respektit reciprok të njerëzve të një gjaku, dhe mendoj se në asnjë mënyrë, bazë, dhe në asnjë frymë s’mund të marrë dikush shkas dhe alibi për të thënë se shqiptarët, flas tash si shumicë në Kosovë, mund të jenë diçka tjetër. Ata janë edhe islamë, ata janë edhe katolikë, njësoj. Edhe njëri edhe tjetri flasin një gjuhë, janë të një gjaku, kanë një projekt politik. Dhe projekti ynë i përbashkët është ndërtimi dhe zhvilliminë qëndrueshmëri i shtetit të Kosovës së pavarur, i demokracisë në Kosovë, i tolerancës njerëzore dhe respektimi edhe i etniteteve të tjera. Andaj edhe ne do të jemi ata që jemi garant, në radhë të parë të vetvetes në këtë ecje të suksesshme, por jemi edhe garant edhe të marrim përgjegjësi të stabilitetit edhe rajonal për aq sa i takon Kosovës, duke pasur parasysh edhe ndjenjën tonë të miqësisë apo të fqinjësisë me vendet që i kemi përreth. Është shumë mirë që kemi raporte tës hkëlqyeshme, ta zëmë me Maqedoninë, me Shqipërinë, me Maline Zi. Dhe janë edhe figurat e ecjes së më hershme të personaliteteve të rëndësishme që kanë dhënë, jovetëm shkrimin e tyre, por edhe shumë nga vepra e tyre jetësore për të instaluar këtë frymë të bashkëpunimit mes popujve. Unë do të marr një shembull të veçantë, shembullin e Nënë Terezës. Një zonjë e bekuar, një nënë e botës, prindërit e së cilës janë të dytë me origjinë nga Kosova, e lindur në Shkup, kapërcim e një pjesë e familjes edhe në Shqipëri. Pra është një simbiozë apo një triangël i udhëtimit të saj, në radhë të parë, në një shtrirje të etnisë, por edhe të bashkëpunimit me të tjerët, dhe një nënë e bekuar që pastaj merr rrugët e botës për të ndihmuar krejt njerëzit, dhe asnjëherë nuk ka hequr dorë për të thënë se me origjinë jam shqiptare. Por natyrisht se i takon edhe civilizimit botëror. Kjo frymë dhe kjo ndjenjë, ky sens, besoj se gjakon tek njerëzit tanë, dhe është shumë me rëndësi se krenohen të gjithë që patëm një figurë kaq të rëndësishme, sikurse edhe figura te tjera të rëndësishme të historisë sonë nacionale të përbashkët.

Kur Selia e shenjtë ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur, a do t’i bëni një ftesë Papës ta vizitojë Kosovën?

F. Sejdiu: Unë do ta shfrytëzoj rastin e parë që t’i adresohem Atit të shenjtë, në radhë të parë me falënderimin e sërishëm për mbështetjen që i ka dhënë dhe do t’i japë Kosovës edhe në këto procese që ne supozojmë që do të ndodhin shpejt. Natyrisht, presim me padurim që të jetë nga vizitorët e parë dhe të rëndësishëm që do ta vizitojë Kosovën, që do t’i shohë Prishtinën, Prizrenin, qytetet e bukura të Kosovës. Që do t’i shohë themelet e katedrales së re të nisur në Prishtinë, t’i shohë njerëzit e Kosovës që do ti dalin në pritje dhe në lutje të përbashkët. Edhe ata që mund të quhen në kuptimin konfesional islam, edhe ata që janë të përcaktimit katolik, por janë të gjithë shqiptarë. Dhe në fund, dëshiroj të ju adresoj të gjithëve dëshirat më të mira për Pashkët, për gëzimet që duhet t’i kemi në familje, dhenë refleksionin e përgjithshëm për të kujtuar këtë moment të rëndësishëm të ndjenjës sonë në këtë festë që është e traditës, që do të vazhdojë edhe në breza e në breza dhe ta festojmë bashkë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora