E hene, 29.04.2024, 04:03 AM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Flamuri kombëtar dhe stemat shtetërore

E enjte, 17.04.2008, 06:12 PM


FLAMURI KOMBËTAR DHE STEMAT SHTETËRORE

Nga Abdullah Prapashtica

Në mbrëmjen e së dielës të 13 Prillit 2008 në RTK ishte një emision me temën e flamurit. Me 16 Prill 2008 në RTK u paraqit kryeministri me tre flamurë!

Nuk është as gjë e re nëse thuhet se flamuri është një simbol i cili prezanton figurativisht një komunitetet dhe njëkohësisht ai bëhet simbol identifikimi dhe dallimi mes komuniteteve tjera. Kjo njëkohësisht përjashton mundësin e dy identiteteve për një komunitet.

Nën nocionin komunitet mund të hynë të gjitha llojet e komuniteteve ku bëhet një lloj jete kolektive. Pra, mund të fillohet me komunitete me karaktere sportive, gjeografike, politike shoqërore, fetare, ideologjike, lokale, regjionale, nacionale dhe internacionale. Këto komunitete i kanë flamujt e vet dhe me ta prezantohen vetëm ata dhe askush tjetër! Konsiderohet se flamuri është një simbol lëvizës identifikuese ndërsa emblema dhe stemat kryesisht paraqesin simbole statike identifikuese.

Kur është fjala për flamurin kombëtar, gjegjësisht atë shtetëror, si dhe për stemat, emblemat dhe vule zyrtare shtetërore, krijimi i tyre, pamja, rregullat e përdorimit dhe garantimi e sigurimi i tyre bëhen me Ligje shtetërore. Kjo do të thotë se ato nuk munden të trajtohen ndryshe nga ajo qe parashihet me ligjin përkatës. Kjo do të thotë, po ashtu, se përdorimi i tyre nuk duhet te dal jashtë rregullave.

Ekzistojnë edhe një rregullativë normative ndërkombëtare e përdorimit te flamujve të huaj ne territoret e vendeve tjera. Kjo vlen për hapësirën tokësore, ujore e ajrore të shteteve përkatëse. Por, jemi dëshmitar se në praktikë ndeshemi me situata tepër absurde kur jo vetëm në mese private por edhe deri në selinë e Presidentit apo Kryeministrit në Tiranë, Prishtinë e gjetiu shohim flamujt të huaj pran tyre, me çfarë ata të parët shkelin ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Ata së pari tregojnë një shije të keqe, pastaj një servilizëm të bezditshëm dhe së fundi një injorancë diplomatike! Nxjerrja e flamujve të huaj pran flamurit kombëtar është një akt nënçmuese ndaj flamurit kombëtar, përveç në vizita të zyrtarëve të huaj si parashihet me protokollin e vizitave bilaterale apo multilaterale.

Në paraqitjen e Kryeministrit të Qeverisë së përkohshme në 100 ditshin e saj ndodhi që e atë e pamë të i drejtohet popullit edhe me flamurin e SHBA, EU dhe me flamurin e Ahtisarit (me 6 yjet - e SHBA, BM, RFGJ, Fr., It. dhe Rusisë – 6 Shtete të Grupit të Kontaktit dhe me hartën e ish KSA të Kosovës) por pa flamurin e kombit dhe të vendit të vet.! Tani shtrohet pyetja a ju drejtua kryeministri popujve te SHBA, të popujve të EU, 6 Shteteve të Grupit të Kontaktit apo Ahtisarit !? Kujt i shërben ky kryeministër dhe kujt i përgjigjet për punën e vet. Popullit Shqiptar të Kosovës dhe shtetasve tjerë minoritar të Kosovës apo ju shërben dhe ju përgjigjet te huajve për punën e vet!? Kur gabon Presidenti e Kryeministri atëherë çfarë të presim prej qytetarëve e fshatarëve të vendit ton!? Flamuri i Ahtisarit që është flamur kundër Kosovës kurrë nuk ka për tu bërë as flamur “shtetëror e as kombëtar”i Kosovës. Ata kufi të hart! ës së ish KSA të Kosovës që e ndajnë nga viset tjera shqiptare dhe nga shteti Amë, janë vuar nga armiqtë e popullit tonë dhe ata kurrë nuk do ti pranojnë shqiptarët!

Kjo do të thotë se edhe njohja e përdorimi i Flamujve i ka disa rregulla dhe se nëse përdoret brenda atyre rregullave ato nuk mund të keqpërdoren. Pra, edhe gjatë emisionit të së dielës, kishte ngatërrime te pyetjeve dhe përgjigjeve se kur dhe ku duhet përdor flamuri. Tema ju kishte kushtuar përdorimit të “flamurit shtetëror të Republikës së Kosovës” dhe pranimit të ti në mese të ndryshme shqiptare të Kosovës. Kur shtrohej kjo pyetje, automatikisht shtrohej edhe pyetja e përdorimit të flamurit kombëtar. Cili vend në Botë ka dy flamurë? Një shtetëror dhe një tjetër kombëtar kur ai nuk jeton në një bashkësi shtetesh me shtete tjera? Përgjigjja është se nuk ka vende të tilla. Pra, nga kjo shihet hapur se Kosovës mendohet ti imponohet FLAMURI i AHTISARIT SI FLAMUR KOMBËTAR. Pra, tentohet që Populli Shqiptar i Kosovës të ndahet që nga kombi shqiptar dhe të krijon një komb të ri! A do të funksionon një falsifikim i tillë ! i identitetit kombëtar? Sigurisht se JO!

Kjo pyetje më së shumti ngatërrohej me sportin dhe atë në kontekst të reprezentacioneve shtetërore. Gabim klasik! Klubet Sportive i kanë flamujt e vet që nga klubet lokale e deri ne nivel të shtetit, dhe edhe kur bëhen lojëra mes klubeve të shteteve të ndryshme aty nuk e kanë vendin flamujt shtetëror apo kombëtar sepse , sikur që është feja e ndarë prej shtetit edhe sporti duhet të jetë i ndarë me shtetin. Pra, mjafton flamuri i klubit dhe mund të theksohet se nga i cili shtet vjen. Flamuri i shtetit nuk është i domosdoshëm ne sport! Pikërisht se në ndeshje sportive mund te ketë edhe incidente deri ne djegien e flamujve të ekipeve kundërshtare, aty nuk kanë se çfarë të kërkojnë flamujt shtetëror apo kombëtar. Për të njëjtat shkaqe kjo vlen edhe për komunitete fetare, politike e tjera dhe ato nuk kanë nevojë të marrin element nga flamuri kombëtar as te identifikohen me te kur ato e përfaqëson vetëm një pjese të komunitetit! .

Shumica e Vendeve i kanë në fuqi Ligjet për përdorimin e simboleve, si janë: Emblemat, Stemat e Flamujt, si brenda si jashtë vendit dhe një Ligj të tillë duhet të e nxjerr edhe Republika e Kosovës. Ne Ligj duhet qartë të përcaktohet edhe domethënia e tyre. Ti qartësojmë disa shprehje!

Këtu u përdorën shprehjet “flamur shtetëror” dhe “flamur kombëtar” për një arsye të vetme, sepse shprehja “flamur shtetëror” mund të përdoret vetëm në rastin kur fjala është për bashkësi apo lidhje të kombeve e të shteteve kombëtare brenda një shteti federal apo konfederal apo internacional ( si psh. OKB).

Ndërsa shprehja “flamur kombëtar” përdorët nga shtetet me identiteti të qartë një nacional edhe kur një komb gjendet i tëri brenda një shteti sikur edhe në raste kur një komb ka dy apo më shumë shtetet. Prezenca eventuale e minoriteteve nuk ndikon!

Kjo vlen edhe për himnin kombëtar. Kur një komb jeton në dy apo më shumë shtete ai identifikohet si shtet me STEMËN e shtetit nga shtet tjera me përkatësi të njëjtë nacionale. Nga një komb biologjik nuk ka mundësi të krijohen kombe të reja artificiale sepse identiteti i tyre mbetet i njëjtë dhe për ata vlen himni dhe flamuri i njëjtë kombëtar kudo që janë! Çdo tentativë për ndryshimin e identiteti kombëtar është falsifikim dhe jo legjitim! Shtet “multietnik” pa popujt etnik nuk mund të ketë!

Prandaj, pran këti lloj flamuri kolektiv gjithmonë duhet të qëndrojnë edhe flamujt e subjekteve qe atë e përbëjnë. Përndryshe Shtetet Kombëtare flamurin kombëtar e kanë njëkohësisht edhe flamur shtetëror. Nëse një komb jeton në dy apo më shumë shtete kombëtare ato mund të mbajnë flamurin e njëjtë kombëtar por stemat duhet ti kenë të ndryshme. Stemat mund ti integrojnë brenda flamurit sepse stemat identifikojnë regjionin e caktuar të një kombi nëse ai jeton në më shumë shtete. Kjo vlen edhe për himnin kombëtar. Himni kombëtar është gjithmonë i njëjti për gjithë kombin. Pra, mund të ketë edhe flamuj, stema, emblema dhe edhe himn provinciale apo edhe të komuniteteve të ndryshme. Por, ato që janë kombëtare janë unike dhe të pa ndryshueshme. Kjo nuk pengon fare as në raste të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve me përkatësi kombëtare të njëjtë dhe as në marrëdhëniet ndërkombëtare, sepse stema është gjith! monë simboli që e identifikon shtetin përkatës. Në OKB askujt nuk i pengon se disa shtete e kanë flamurin e njëjtë! Prandaj është e qartë se flamuri i Ahtisarit ka për qëllim fillimin e demolimit të kombit shqiptar dhe krijimin e “kombit kosovarë! Sikur që dikur Serbia e ka provuar krijimin e “kombi shiftar”! Një llogari e bërë pa e pyetur popullin që do të dështoi, sikur që do të ndodhë me një kushtetutë të huaj të bërë pa e pyetur fare popullin. Nëse janë këto premtime për “ndryshime” atëherë faleminderit, se nuk kemi nevojë për ndryshime të tilla!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora