Kulturë
Engjëll Shehu: E vërteta është me mua
E merkure, 12.09.2012, 05:28 PM
Engjëll Shehu
Dy tekste kenge, krijuar per melodi jugore
E vërteta është me mua
Unë rënkoj se më dhëmbë zemra
për atë që zgjodha vet
Jo mor jo nuk loz me jetën
do të gjej dhe me det
E vërteta është me mua
ndaj dhe unë s’të ndahem kurrë
Se për mua ti je drita
ndaj më del dhe në gjumë
Mos mendo se të harrova
do të gjej në fund të botës
Me lëndove e më dhe dhimbje
njësoj si dhimbja e kockës
Refreni
Edhe kur unë të vdes
as dheu s’do të më tres
te kam dashur si i marrë
ndaj s’do rri pa të parë
12/08/2012
Lartësoma dashurine
O mali lartë me majë
pse s’më vjen mua në ndihmë
pse më lë që unë të vuaj
lartësoma dashurinë
Dashurin që më kërkon zemra
o mali lartë me maj
Bëmë dhe mua madhështor
bëmë që tyja të të ngjaj
Ndaj me ty unë lartësohem
o mali lartë me maj
Dashurine ti ma rinon
ndaj në krah ti më mban
Refreni
Dashuri zjarr i pashuar
unë jam djegur përvëluar
Ku je ti jam dhe unë
ti me do por unë më shume
10/08/2012