Kulturë
Baki Ymeri: Zjarri i shenjtë dhe Ujërat e dashurisë
E premte, 07.09.2012, 09:11 PM
Zjarri i
shenjtë dhe Ujërat e dashurisë
Shpresa e pavdekësisë nuk mund të bazohet në pasurinë e politikanëve tanë, por në vlerat krijuese që e pasurojnë spektrin kulturor të korpusit tonë kombëtar. Dëshira për t’u marrë me poezi është e hershme, aq sa ç’është i hershëm edhe njeriu. Shpërthim emocionesh dhe fisnikëri mendimesh. Subjekti i dy veprave respektive ndërlidhet me dashurinë ndaj atdheut dhe dashurinë ndaj femrës, dy elemente primordiale për ekzistencën e kombit dhe të familjes.
Nga Baki Ymeri
Ka ardhur
koha kur flaka e identitetit tonë kombëtar depërton edhe në përmasa ndërkombëtare,
sidomos kur vjen fjala për Kosovën me zjarrin e shenjtë të fjalës shqipe. Duke
qenë autor i dy antologjive që e panë dritën e botimit brenda një dite në Bukuresht
(Zjarr i shenjtë dhe Ujërat e dashurisë), për rëndësinë e afirmimit të kulturës
shqiptare tejmatanë kufinjve të atdheut, nuk na ka hije neve të shkruajmë, ndaj
po kalojmë nga “vetëlavdërimi” në subjekt. Ideja e një serë botimesh të këtilla
me autorë shqiptarë e të huaj, i përket Mardena Kelmendit dhe Vitore Stefa Lekës
në Itali. Veprat respektive hapen me parathënien e Visar Zhitit “Ftesa e një antologjie”,
me motton: “Teksa shpërndahemi, vendtakim kemi poezinë”, sipas të cilit: Dëshira
për t’u marrë me poezi është e hershme, aq sa ç’është i hershëm edhe njeriu,
madje dhe ikja e tij në kërkim të vendeve të tjera, mbase në fund të fundit është
kërkimi i poezisë së vetvetes, i thelbit, zbulim i së bukurës. Nëse përsëritet
shpesh thënia e Dostojevkit se e bukura do ta shpëtojë botën, mua më pëlqen të shtoj
se poezia është ajo që na shpëton ne nga kotësia dhe zvetënimi i gjërave dhe na
jep emocionin e duhur, aftësinë për t’u mrekulluar.
Bota më së
miri lexohet në shpirtin e poetëve, thekson Mëhill Velaj në një poezi të tij. Edhe
këto dy libra dalin në dritë në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve
të Rumanisë, duke patur për sponsor vetëkontributin vullnetar të autorit dhe përkrahjen
fisnike të Sadulla Zendeli Dajës nga Suedia, Anton Markut nga Austria dhe të nja
dy krijuesve rumunë. Përgjegjësinë dhe kriteriumet lidhur me përzgjedhjen e
autorëve apo rradhitjen e lëndës e mban autori. Subjekti i dy veprave
respektive ndërlidhet me dashurinë ndaj atdheut dhe dashurinë ndaj femrës, dy
elemente primordiale për ekzistencën e kombit dhe të familjes. Shpërthim
emocionesh dhe fisnikëri mendimesh. Disa krijues dalin me bibliografi dhe poezi
në të dy gjuhët, shqip dhe rumanisht, disa tjerë vetëm në njërën nga këto dy
gjuhë. Në librin e parë, “Zjarr i shenjtë”, vend nderi i jepet flamurtarit të lirikës
shqipe nga Kosova, poetit të ndjerë Ali Podrimja, krijues kombëtar me vlera të larta
universale. Pas një medalioni eseistik në gjuhën rumune, botohen në të njëjtën
gjuhë poezitë: Ishulli
Edhe pas
vuajtjes së këtij dënimi, është arrestuar disa herë. Vezir Ukaj vjen në faqet e
këtij libri me poezitë Qëndresë, Rruga e Odiseut, Emri sekret, Nata me turrë zjarri,
Si ta quaj, Jeta ka shumë rrugë mik, dhe një medalion estetik të Remzi Limanit,
sipas të cilit “Vezir Ukaj ka shumë veti specifike, sikur në përmbajtje ashtu
edhe në stilin e tij, sepse rrëfimet e sinqerta burojnë nga jeta e njerëzve të vegjël
dhe të shkelur të fatit tonë tragjik... Poezia e tij, për kohën kur është shkruar, është interesante
dhe karakteristike, për mendimin dhe qëndrimin e guximshëm, posaçërisht nga
aspekti i veçantë i një parimi specifik dhe origjinal, ngase çdo varg i tij ka
kuptim e shije të posaçme, me fuqi shprehëse e vlerë artistike. Me një lirikë artistike
dhe patriotike, me zjarrin e prushtë, por për dashurinë dhe për lirinë, nuk e
ndali zërin për ta mbrojtur identitetin kombëtar dhe pagëzimin e dhembjes me
emrin shqip.
Pas Sali
Bashotës dhe Halil Haxhosajt, Ibrahim Kadriu është poeti i parë i Kosovës të cilit
i botohet një vëllim poetik ekskluzishisht në gjuhën rumune (S’mbeti kohë për
kremte, Bukuresht 2005), vepër e nderuar me një serë reçensionesh të favorshme.
Prestigji i tij si shkrimtar i mirë dhe romansier i shkëlqyer, është i njohur. Njësoj
si në rastin e Ali Podrimjes, bibliografia dhe poezitë e tij dalin në gjuhën
rumune: Në veten e parë, Njeriu ec vetëm, Në
tregun e gjësendeve të vjetra, E zakonshme, Disi ndryshe, Kushdo që vjen
gjurmave të vetmisë sime, Në këtë rrugëtim. Pason Lulzim Tafa, jurist, poet,
shkencëtar, aktualisht rektor i Universitetit AAB. I përket brezit të poetëve të
viteve nëntëdhjetë, i periudhës më të vështirë për shqiptarët e Kosovës, të cilit
i kanosej shfarosja masovike nga çmenduritë dhe luftërat e Ballkanit. Krahas
librave shkencore, është autor edhe i disa librave me vlera të veçanta letrare.
Shpresa e pavdekësisë nuk mund të bazohet në pasurinë e politikanëve tanë, por
në vlerat krijuese që e pasurojnë spektrin kulturor të korpusit tonë kombëtar. Ja
dhe disa nga titujt e poezive të këtij ëndërrimtari që prezantohen
bilingualisht: Ke fjetur nën hënë kohët, Të dielave mos më thirr, Teutë (Ty të përulen
Perënditë), Nesër, Ke fjetur nën hënë, të
dinamizuara me një foto kushtuar mbretit Agron dhe mbretëreshës Teuta.
Bajrush Morina, publicist i shquar shqiptar, vjen me Tri pamje të një përjetimi letrar me shkrimtarin Azem Shkreli (Një rilexim krejtësisht individual i romanit "Karvani i bardhë", i dramës "Varri i qyqes" dhe i vëllimit poetik "Lirikë me shi"). Pamja e parë: Pse e vrave Shaqën, Azem Shkreli?! Pamja e dytë: Gjergj, mblidhi eshtrat e mos pyet për kullën. A e sheh se ajo po digjet flakë! Pamja e tretë: Nga "klinika" e poetit për herë të parë e shihnin dritën lirikat me shi... Pasojnë disa rrëfime nga lufta si: Babi do të kthehet kur të përfundojë lufta (Prej luftës iket, lufta të nxen peng, në luftë vritesh e zhdukesh pa asnjë gjurmë. Këto fatkeqësi të luftës së huaj i kanë përjetuar edhe shqiptarët që kanë ikur nga lufta, që janë nxënë peng të luftës apo edhe që janë vrarë e zhdukur në luftimet në Bosnjë...), Ikja, Rrethimi dhe Të zhdukurit pa varre. Dedë Preqi vjen nga fshati Doblibare (BallëDrini) komuna e Gjakovës. Studioi Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe në SHLP të Gjakovës. Prej vitit 1981 jeton dhe krijon në Zvicër. Shkruan prozë dhe poezi, është autor i disa librave dhe i një serë vështrimesh publicistike me vlera të veçanta. Në antologjinë respektive shquhet poezia “Bekimi i lotëve” me vargje si: Kosova ime e bekuar/ Mërgimi më djeg/ Mallin nuk ma heq/ Jam shkëmb i motëve/ Me bekimin e lotëve.” Pasojnë poema tjera si Një cope buke, Hapat me jetën, Troku i jetës, Shtegtari, Monologu i Lokës.
Kosova dhe zjarri i saj patriotik
Një poet
tjetër interesant i Zjarrit të shenjtë, është Anton Marku, me origjinë nga
Gjakova dhe me banim të përkohshëm në Austri. Shkruan kryesisht poezi për të rritur.
Deri më tani ka botuar katër libra me poezi të cilët janë përkthyer edhe në gjuhën
angleze dhe gjermane. Post Liria, Myk në gjakun tim, Ndryshe (me avuj që turbullojnë
vesën), Shpirt i braktisur (kur dikush do të shuhet pa i ardhur koha, me melodi
funeralesh mbi orkide katakombesh), Skelet pa lëkurë, Falkadan i kuq (Shkrumb i
buzëve të zhveshura/ Filiz i shndërruar në prush), Loja me harta, dhe
Parashikim, janë disa nga poezitë e tij më të “pjekura” me subjekte sociale dhe
patriotike, ku “Fjala del nga çelësi i arkës”, atje “ku rrotullohet thellësia/ priten
të bien përsëri/ ata që u ulën/ në rendin e parë.” Merxhan Avdyli është poet,
studiues i letërsisë, kritik letrar, publicist. Vjen në faqet e antologjisë nga
Sadovina e Vitisë (Republika e Kosovës).
Ka kryer studimet për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, në Universitetin e Prishtinës,
ku ka magjistruar me temën “Trajtat e vargut dhe të strofës në poezinë e Dritëro
Agollit (2008), aktualisht doktorant dhe autor i një numri impresionues librash
të botuar. Metamorfozat e tij poetike ndërlidhen
me lumin, detin, atdhedashurinë dhe lirinë: “Gëzohen vetëm ata/ Që s’kanë dashur
të vdesin/ Kur s’është ajo/ Të gjithë janë të gjallë/ Asnjë trim/ S’pranohet
nga turma/ Kur vjen ajo/ Atdheu ua mbyll gojën/ Atyre që e sjellin/ Dhe i ruan
nga sytë e të gjallëve.” Sipas tij: “Atdheu është më i madh/ Se jeta e luftëtarit
të lirisë/ Më i vlefshëm dhe i paprekshëm/ I ndërtuar në ëndrrat e tij.“
Te Zjarri
i shenjtë defilojnë 10 autorë shqiptarë dhe 5 krijues rumunë. Nga pala rumune
shquhet poeti Dumitru Velea me vargje verigash të shenjta, si: „Flakë e bardhë,
as ti, as unë/ Në murin përballë: një fakturë e vetme/ Gëzohen ata me llambën në
dorë/ Përjashta kështjellës: Plaku/ Poeti peshkon përfytyrimet/ Në analizën e ëndrrave”,
apo: “Hipostazave të fundit/ Jam udhëtari të cilit/ I është tërhequr rruga nën
këmbë/.../ Jam zogu të cilit/ I është degdisur ajri nën flatra/.../ Jam poeti të
cilit/ I është thyer anija nga përplasjet e Demonit”. Pasojnë poeme tjera si
Copa nga ena (Copa drite vjedh natën/ Nga ëndrrat nën kokën e Zotit), që “do të
na ftojë për mbretërim rendi/ apo do të bëjë rend në Rendin e Tij”. Një poet
tjetër vlerash reale është Ion Scorobete, jurist, prozator dhe anëtar i Lidhjes
së Shkrimtarëve të Rumanisë. Nga „Lulishtja e mjaftueshme” citojmë: „Është mirë,
faleminderit, mjeshtëri/ Në të gjitha energjitë e mundshme/ Që vërtiten sipas
fuqisë së yllit/ Të jetës/ Thuajse qenka libri i ëndrrave/.../ Që m’i përcakton
kënaqësitë/ Për të t’i shtrënguar me shikime/ Gjinjtë/ Derisa më shpërthen
zemra/ Të mos dremisë askush përrreth shadërvanit/ Në qosh të shtëpisë.”
Një poeteshë
e njohur rumune me banim në Suedi është Dorina Brându?a Landen, autore e disa
veprave të botuara në zemër të Transilvanisë (Deva). Edhe kjo defilon në faqet
e Zjarrit të shenjtë me poema bilingve: „Porsi një gjarpër lëviz me egërsi/ Përmbi
zambakun e trupit tim/ Realiteti/ Kafshë barbare përzjehemi/ E zbusim vetminë e
mëndafshtë/ I kullojmë ditët e netët/ Me dashurinë madje dhe me jetën/ Me butësi/
Mbëltojmë grushta në krahëror/ I shesim me kiligramë pagjumësitë/ Dhe krejt
argjentat e Judës// Koshientë për vdekjen e strukur/ Në mishin tonë si në një muze/
Nëpër të cilin kalërojmë/ Gjatë tërë ekzistencës sonë”. Ëndrrat, dashuria,
vetmia, brigjet e përjetësisë, marrëzitë e njeriut pa karakter, bërthahmat e
vdekjes, plagët e botës, janë disa nga temat e saj preferencionale. Pason
Patricia Lidia, e lindur në Oradea, inzheniere e telekomunikimit, autore e disa
vëllimeve për fëmijë, pasionuese e letërsisë, me vargje si: “Rrugëve të shkreta
të shpirtit/ Koha bredh e bezdisur/ Jehona e heshtjes/ Na i grimcon mendimet (Katren
i shkretërimit), apo: “Kur isha e vogël/ Ëndërroja se mund të fluturoja.../ Flatrat
m’u rritën më vonë/ Dhe ndjehesha e rëndë dhe plakë si Hëna/ Një fije dëbore e
pashkrirë mbi Tokë/ Dhe si një flutur e palindur/ U ngjita në qiell.../ Ndërkaq
kërkova për tepër çaste/ Duke menduar se jam engjëll” (Autobiografi). Pasojnë disa
poema tjera dygjuhëshe, si: Ka shumë për të thënë, Shprehia e duarve, Për
lindje etj. Një poet tjetër interesant që defilon me bibliografi dhe vargje në gjuhën
rumune është Adalbert Gyris, poet, piktor dhe skulptor, autor i një varg
ekspozitash dhe librash të botuar, me një aktivitet të denjë artistik, me
origjinë gjermano-hungareze dhe, që nga viti 1997, me banim në Gjermani, krenar
që atje ka patur fatin të njohë edhe disa shqiptarë. E kemi prezantuar me
poezitë Rrugë të panjohura, Mrekullia, Vetëm fjalë, dhe një prozë poetike/memorialistike
(Bërtitje nga dëshprimi).
Drita Lushi vjen me emocionet e saj nga Librazhdi, e diplomuar në Fakultetin e Mjeksisë në Tiranë, dega e Farmacisë. Letërsia ka qenë pasioni i saj i hershëm, i cili nuk u shua kurrë. Kohëve të fundit iu përkushtua asaj edhe si krijuese, si në poezi, ashtu edhe në prozë, duke botuar vëllimin e parë poetik (Ëndërr, 2012). Në poezinë Emocione, shpërthen vrrulli i saj lirik: “Si burim/ i rrëmbyer, / i ngrohtë,/ i pastër,/ pranveror/ vërshoni e më mbuloni/ tërë/ qenien time/…/ Si një det veror pa dallgë,/ hyni e më pushtoni zemrën. / Do ta lëshoj shpirtin/ të zhytem tek ju/ me emocione!” Pasojnë disa poema tjera (Për babain, Ngutje, Borxh ndaj dashurisë, Shtëpia e vjetër, Natën e mirë qyteti im), si dhe poezia Sonte, ku simfonia “derdhet mes pemëve/ të pyllit të shpirtit tim,/ që përcjellin në gjithësi/ qenien time/ në ekstazë dashurie”. Poetesha e fundit e kësaj vepre antologjike, nëse mund të shprehemi kështu, është Albulena Pllana. Është studente e degës së gjuhës angleze në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, autore e librave për fëmijë, “Dashuria për lulet”, “Në pritje”, “Njomëza arbërore për pavarësi” , “Doli ylberi”, e librit me tregime “Zana dhe miku i saj dreri”, si dhe e vëllimit ”Si e kam atë Kosovë”. Sipas Murat Gecajt, në vargjet e saj është e theksuar dashuria për vendlindjen, për Kosovën e Shqipërinë dhe për të gjitha trojet arbërore. Sipas një eseisti tjetër, „Janë këto poezitë e poeteshës e cila hapëron drejt shtigjeve të artit poetik, duke na dhënë tablo të bukura në koloritin e fjalëve plot laryshi, me figura të cilat e gjallërojnë në tërësi artin e të shkruarit të saj. Albulena Gani Pllana vjen në Bukuresht me poezitë: Më qante shpirti, Nëna Terezë (që shndriti kudo që shkeli e u shkri si qiriu), Në qytetin e Lidhjes së Prizrenit (Bukuri e rrallë me klimë e ujë të bekuar), Si e kam atë Kosovë (Që rriti shumë trima e trimëresha/ Dhanë betimin para Flamurit në gjuhën shqipe). Për ty qanë e tërë shqiptaria (Poetit Ali Podrimja). (Vazhdon)