Kulturë
Gjon Keka: Kryqi si identitet
E marte, 04.09.2012, 07:37 PM
Kryqi si
identitet
Don Pren Kola, ''Kryqi. Shenja e papërmbysur e fitores së përkryer”, Fjala Hyjnore, Prishtinë 2011
Nga Gjon KEKA
Libri i
autorit don Pren Kola është një vepër e një rëndësie tepër të veçantë, poashtu
kjo vepër ka dy gjëra që e bëjnë një vepër e patejkalueshme si në fushën e
religjionit, filozofisë ashtu edhe të asaj kulturore e kombëtare.Autori si një njeri
i dijes i shkencës dhe fesë ka sjell para lexueseve një nga veprat monumentale
të kohës në të cilën jetojm, them monumentale sepse në veprën e tij të veçantë ka
trajtuar një nga temat më të rëndësishme të jetës, fetare, kombëtare e
kulturore, pra ka trajtuar simbolikën më
domethënëse të historisë së njerëzimit atë të Kryqit.
Kryqi ky
simbol pa të cilin bota do të fshihej gjithmonë prapa tij, do të mbeste gjithnjë
një shoqëri e pa orientuar, e pashpëtuar,
pa lidhje të vërtetë vertikale dhe pa asnjë kuptim thelbësor në jetën dhe lëvizjet
e tyre horizontale përgjatë historisë.është pikërisht Kryqi që në vetvete mbërthen
esencën e jetës, sfidave, ndryshimit rrënjësor, shpëtimit, sakrificës së përjetshme
dhe natyrës së përmbledhjes në një pikë të vertikalës dhe horizontales, pra
lidhjes së botës apo shoqërisë në mënyrën me të përsosur me vertikalen.
Kryqi ky
flamuri i fitores së racës së njerëzimit për ne shqiptarët si komb ka pas një domethënie
të dyfishtë, njërën atë të shpëtimit dhe identitet në Krishtin pra nëpërmjet
besimit, dhe tjetërit kryqin e kombit apo sakriciën, vuajtjet golgotiane të këtij
kombi të lashtë europian.
Autori në
librin e tij trajton në tërësi thelbin e këtij simboli në vetevte, duke e vënë atë
si një realitet praktik i jetës së individt, shoqërisë dhe shtetit, por ai
poashtu vë në spikam dy gjëra të domosdoshme për të kuptuar natyrën e qenjes si
atë njerëzore ashtu edhe atë kombëtare, vetë përmledhja e këtij libri dhe
karakteri i të shkruarit shpalosin në tërësi porosin që autor përçon te ata si;
indvidët, intelektualët, politikanët, dhe tërë shoqëria e cila është e thirrur
të shikoj drejt kryqit si gjënë e saj të vetmte të gjetjes së transformimit të brendshëm
(shpëtimit)dhe të jetës së re në dritën e besimit dhe të fjalës së Zotit.
është e
pamundur të mendohen marrëdhëniet historike pa ndikimin e pashmangshëm në histori
të Zotit si shpëtimtar, vetë ndikimi i tij dhe vulosja e qenjes së njerëzimit
me anë të kryqit si shenjë e shpëtimit nga bota e ligë tregon në vetvete edhe
domosdoshmërinë e pakushtëzuar dhe të përjetshme e cila në të vertëtë ishte
paracaktuar që para hyrjes në histori dhe të krijimit të tërësishëm të botës me
anë të Shpritit Shenjt krijues.
Embrioni
i vetë Krishterizmit është pajtimi i njeriut me Zotin, ky aktë i shenjt përmbledh
në vetë qenjen e tij edhe aktin e shpëtimit të njerëzimit, të rilindjes dhe të rikthimit
të dritës për shpirtin e njeriut që nga rënia e tij adamiane.Prandaj mund të them
se kjo hyrje e Zotit e pafundme në historinë e njerëzimit dhe dalja poashtu në pafundësin
e tij përbën vijën më të shenjët të përshkimit të tij në historinë e njerëzimit
dhe posaqërisht shpëtimit të qenjes së tij në tërësi si një nga kryeveprat e
tij.
Në këtë kontekst
duhet vënë re poashtu se besimi është siguria e gjërave të brendshme, është mbështetja e plotë dhe e sigurtë e
njeriut, është thelbi me të cilën njeriu arrin të jetë i lidhur personalisht
gjithmonë me Krishtin Zot, është poashtu
edhe fara e cila rrit në shumësi frytesh si një pemë që rritet çdo ditë drejt
qiellit.
Prandaj është
Kryqi prova me e qartë e besimit, pikërisht ky simbol ngërthen në vete provën e
besimit deri në aprovimin e plotë të tij dhe triumfit me anë të rringjalljes.Dhe
jo rastësisht shkruan në Bibël se “njeriu që beson rrëzohet shtatë herë dhe
ngritet sërish.”, pra është ky simbol që i jep identitet besimitarit, i jep
arsyen e ekzistencës së tij, besimit të tij dhe vendosmërisë për të dhënë fryte
besimi në jetën e përditshme.
është vetë
njerëzimi që duhet të kuptoj karakterin e kohës ashtu që të vendos të ardhmen e
tij në dritën e shpëtimit, është Kryqi që i zbulon botës veteveten dhe i bënë të
mundur asja të njoh veteveten dhe natyrën e qenjes së saj, pokështu është Kryqi
një mundësi që bota të fitoj identitetin e saj të qenit pjesë e shpëtimit të përjetshëm
të saj dhe të ringjalljes në realtitetin hyjnore duke bërë një jetë jo prapa
kryqit, si të pa identitet dhe të humbur,
por pranë kryqit duke fituar identitetin dhe duke u ngritë në nivelin hyjnor të
shpëtimit të tij.
Të gjitha
simbolet e Krishterimit tregojn në përpikëri dhe vendosmërisht per identitetin
e Zotit, botën dhe realitetin praktik të jetës, asgjë nuk mund të dëshmoj më mirë
këtë se sa Shpirti i Shenjt dhe Fjala e Zotit.
Ky simbol
i rëndësishëm shihet tepër qartë dhe në mënyrë të plotë edhe nga autori se”shenja
e Kryqit(...)tregon identitetin tonë të krishterë dhe përkatësinë tonë në Kishën
Katolike.Ajo, si një përmbledhje krejt e shkurtër e misterit kryesore të krishterimit,
qet në pah besimin tonë në Trininë e shenjtë:në Hyjin-Atë(Hyji), në Hyjin-Bir(Jezu
Krishtin) dhe në Hyjin-Shpirt Shenjt(Shpirti Shenjt).”(Kryqi, Shenja e papërmbysur
e fitores së përkryer, 2011 faqe 3)
është pikërisht
kjo pikë kthese e njerëzimit të fituarit e identitetit të tyre në Zotin nëpërmjet
besimit dhe shpëtimit, vetë kryqi tregon në njërën anë kuptimin esencial të sakrificës
dhe vuajtjes dhe në anën tjetër tregon rinjohjen e natyrës së qenësisë dhe
simbolit të unitetit të përjetshëm.
është pikërisht
kryqi ky simbol që i jep përgjigje çdonjërit që e kupton karakterinë e thellë të
përjetësisë dhe të kohës duke vendosur për të ardhmen në një rilindje të plotë të
natyrës së njerëzimit të përmbledhur kështu në një unitet të fuqishëm hyjnor nëpërmjet
identitetit të tyre në Zotin me anë të besimit.është kryqi që i jep mundësi
njerëzimit të rifitoj identitetin e humbur të tyre në Zotin, është poashtu
kryqi si simbol që fton në mënyrë të jashtëzakonshme njerëzimin për shpëtim dhe
që rri para syve të botës për të rifituar ajo natyrën e saj të re dhe
identitetin e ri në Zotin.
Kështu që
kryqi si simbol është një thirrje e jashtëzakonshme për unitetin e përjetshëm të
natyrës njerëzore, e rinjohjes së saj, zgjidhjes së zingjirëve të pazgjidhshëm
nga vetë bota dhe e prekjes së botës së re dhe ecja në hapa hyjnorë të njerëzimit.
Ndërkaq
kryqi tekë shqipëtarët elaborohet këtu në tri aspekte tepër të rëndësishme: në atë
të kryqit(vuajtjeve dhe sakrificës) në jetën e kombit shqiptar dhe eksperiencën
e tij jetësore e historike, kryqi në letërsin shqipe ( si vlerë e sublimimit, motivimit,
inkurajimit, dhe simbol i kohorencës në krijimtari), kryqi në traditën e kombit
shqiptar të besimtarëve të krishter katolik, , si dhe kryqi si identitet i vlerave rrënjësore
të shqiptarëve si komb i lashtë europian dhe i civilizuar.
Apo siç edhe
phon me të drejtë autor se “kryqi zë vend të veçantë në dhomat, odat, topinimet,
traditat jetën e krishterëve shqiptarë(...), (Kryqi, Shenja e papërmbysur e
fitores së përkryer, 2011 faqe 77.78.79) etj etj”Pra është ky një libër tepër i
dobishëm për të kuptuar simbolin e kryqit si në jetën praktike të besimtarit
ashtu edhe në jetën kombëtare, të traditave dhe të sfidave, sakrificës dhe të identitetit
të tij ne Zotin.
Libri i
autorit don Pren Kola është i ilustruar gjë që e bënë atë të kuptueshëm për të gjithë
dhe të një vlerë të pakrahasueshmë të dobishmërisë së saj në të kuptuarit dhe
njohjes së këtij simboli të madh si për botën në tërësi ashtu edhe për kombin
shqiptar në veçanti si një komb i lashtë që ka fituar identitetin e tij në Zotin
nëpërmjetë ungjillizimit të apostullit Shën Pal në trojet pellazgo-ilire.
Kështu që
libri në fjalë është një vlerë e shtuar si në fushën e teologjisë, ashtu edhe
atë të historisë, letërsisë etj.Me pak fjalë libri i autorit don Pren Kola
sjell tek ne origjinën e simbolit të kryqit me shumë seriozitet dhe urtësi e
njohuri dhe ky përshkrim meditativ, refelktues dhe i thelle vjen nga një mendje
e cila ka si burim urtësine hyjnore dhe një intelektual e prift me vlera të mëdha
për kishën e krishterë katolike dhe për kombin shqiptar europiane në përgjithësi.