E enjte, 02.05.2024, 10:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Dedë Sokoli: Pesha e fjalës së urtë (3)

E diele, 02.09.2012, 01:05 PM


PESHA E FJALËS SË URTË (3)

Nga Dedë Sokoli

- D –

– Dardha e ka bishtin prapa.

– Dardha pikon nën dardhë.

– Darkë e vogël, vatër e madhe.

– Dashnorët në botë, nuk shofin veç veten e tyre, por harrojnë se bota i shef ata.

– Dashuri e vertetë ëshë kur të behesh nënë.

– Dashuria do ta gjeje udhën edhe aty ku ujqerit kanë frike të gjuajnë.

– Dashuria dyshe është e fortë, por atë e bën më të forte një i tretë( fëmija).

– Dashuria e vërtetë është kur mëndja dhe zemra të thonë të njejten gjë.

– Dashuria e vërtetë një herë vjen në jetë, mos e ler të të ikë.

– Dashuria është e përbërë nga një shpirt i vetem që banon në dy trupa të ndarë.

– Dashuria është synymi më i largët e më i larte që mund të lakmojë njeriu.

– Dashuria është e lirë, nuk i nënshtrohet asnjëherë fatit.

– Dashuria është e verbër, kurse miqësia e mënçur.

– Dashuria është e verbër, prandaj të dashuruarit gabojnë shpesh.

– Dashuria është një sëmundje, pa të cilën nuk ndihesh mirë.

– Dashuria është pritja e një gezimi që kur vjen të merzitë.

– Dashuria është si ethet, lind dhe shuhet pa ndërhyrjen më të vogel te vullnetit.

– Dashuria është si zjarri, po nuk e ushqeve, shuhet.

– Dashuria i ngjanë Zotit, për ta arritur duhet ta besosh.

– Dashuria ka dy përcjellës: Mirësinë dhe durimin.

– Dashuria mbinë nga besimi, jeton nga shpresa dhe vdes nga mëshira.

– Dashuria më besnike në botë, është dashuria për para.

– Dashuria mund të bëjë shumë, dashuria gjithçka.

– Dashuria nuk është një pemë që kultivohet, por një barishte që mbinë vet vetiu.

– Dashuria nuk ka vite, ajo çdo herë lind.

– Dashuria pa puthje është si fusha pa lule.

– Dashuria për Atdhe, lind nga dashuria për familjen.

– Dashuria sundon gjithçka dhe ne vetë i nënshtrohemi.

– Dashuria ua merr mëndjen atyre që i kanë dhe ua jap atyre që nuk i kanë.

– Dashurinë e vlerson pasi ta keshë humbur.

– Dashuritë midis kunatave, si stolitë e plakave.

– Dashurojini prindrit tuaj po qenë njerës të mirë, përndryshe durojini.

– Dasma nuk shifet në fillim por në fund.

– Daullja bjen për ata që kan veshë.

– Dëbora është e bukur por të thanë këmbët.

– Dëgjo me zemër dhe do të kuptosh.

– Degjoje zemrën tënde në se do që të jeshë i lumtur për jetë.

– Delja që shkon ferrave, atje do të lërë dhe leshin.

– Dembeli dhe i vdekuri, pothuajse janë të njejtë.

– Demokracia të jep pershtypjen që mund të zgjidhni.

– Dëno fajin por mos dëno atë që e bën.

– Dera e botës s’është strehë e kokës.

– Derdhe qeshjen që të mbytësh trishtimin.

– Derri i larë, përsëri zhgarravitet në baltë.

– Derrit i përdorim mishin për ushqim dhe emrin për fyerje.

– Deti ka uje ball por me u pi s’pihet.

– Deti me këmbë nuk kalohet.

– Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala.

– Detyra e çdo njeriu është të punojë në kopshtin e mendjes së vetë.

– Detyra e parë e dashurisë është të dëgjosh.

– Dielli ka një të metë, se nuk shef veten e vet.

– Difton fëmija ç’ka shtëpia.

– Dija është pjellë e përvojës.

– Dijet e mëdha, janë me fjalë të shkutra.

– Dikush gabon nga frika që ka se mos gabojë.

– Dimër pa borë e behar pa lule nuk ka.

– Dimrit bëju gati që në verë, e beharit që ne dimër.

– Din dhia se ç’është tagjia.

– Din e zonja e shtepisë të gatuaj, por don magjia miell.

– Din më shumë i vuari se i mësuari.

– Dinakëria e vret urtesinë, kjo është një gjë e sigurtë dhe e dhimbshme.

– Dinaku hyn në pus e del pa u lagur.

– Dinaku të vretë natën dhe të qan ditën.

– Disa njerës janë krenarë për ato që dinë, por ata që nuk dinë janë arrogantë.

– Dita ka sy dhe nata ka veshë.

– Dita më e humbur nga të gjitha ditët është ajo në të cilën nuk kemi qeshur.

– Dita pa punë, si nata pa gjumë.

– Ditëgjati s’bëhet ditëshkurtër duke e mallkuar.

– Dituria është dielli i shpirtit.

– Dituria është thesar, puna është cilësia e sajë.

– Dituria në rini është pasuri në pleqni.

– Dituria nuk është asgjë tjetër veçse një shkencë për fatin.

– Dituria pa ndjenja, është e verbër.

– Dituria varet nga ato që ke lexuar.

– Djali i mirë të çelë derën, djali i keq të vë ferrën.

– Djalin po e stërvite në rrugë të drejtë, kur të rritet nuk del nga rruga.

– Djalli qesh kur një hajdut, vjedh hajdutin tjetër.

– Do të më mbrosh, më mbro atje ku s’jam.

– Do të ruash sekretin nga armiku, mos i thuaj gjë as mikut.

– Doli fjala nga dhëmballa, e mori vesh e gjithë mëhalla.

– Don të jetosh sikur veshkat midis vjamit.

– Dora e dhjathtë bën punët, dora e majtë mban sahat e unazë.

– Dora e huaj të kruan, por jo aty ku të kruhet.

– Dora jep këmba kërkon.

– Dora me baltë, buka me mjaltë.

– Dorë argjend ai që fiton, dorë flori ai që kursen.

– Drejtësia është morali më i lartë.

– Drejtësia është tepër e mirë për disa njerës, jo aq e mire për disa të tjerë.

– Drejtesia fyhet nëse zbukurohen me fjalë veprimet e pandershme.

– Drekë e darkë, nuk hahen bashkë.

– Druajtja është një mëkat i madh ndaj dashurisë.

– Druri e bën të pa edukuar njeriun e edukuar.

– Druri ndreqet kollaj kur është i njomë.

– Duaje Atdhenë si shiponja folenë.

– Duajini armiqt tuaj. Në këtë menyrë mund tu dëmtoni reputacionin.

– Duhani dhe rakia kanë dalë nga helmi dhe marëzia.

– Duhet me i fry lugës para se me të djegë.

– Duhet një histori për të bërë pak letërsi.

– Duhet që fëmijët të mos i krekasim e t’i fryjmë, sepse zgërlaqen dhe vetpërkëdhelen.

– Duhet që të punohet koka që të prodhojë toka.

– Duhet rezistuar një sekond më shumë se armiku.

– Duhet të mësojmë me dëgjue.

– Duhet të durojmë zemërimin e prindërve tanë dhe të përmbajmë zemërimin tonë.

– Duhet të jeshë i thellë me qartësi dhe jo me fjalë të errta.

– Duhet të jetë me të vertetë ai burrë që se qan asnjë grue.

– Duhet të keshë frikë pleqrinë, se ajo nuk vjen vetëm.

– Duhet të kujdesemi për armiqtë tanë sepse vetëm ata na janë besnikë.

– Duhet të mbajmë të ndezur dritat e arsyes.

– Duke lexuar të kaluarën, mund të parashofim edhe të ardhmen.

– Duke rrëfyer i paditur, tregon se je njeri i ditur.

– Duke u plakur bëhemi më të marrë dhe më të mënçur.

– Duke vdekur i lëmë të gjitha marrëzitë dhe të gjitha dobësitë që kemi gjetur që në lindje.

– Duket zogu që në vezë.

– Durimi është i hidhur, por sjell fruta të ëmbla.

– Durimi është trimëria më e madhe.

– Durimi nganjëherë është më i mirë se ilaçi i doktorit.

– Duro sa mund, gëzohu pa fund.

– Dy fjalë të mira na bashkojnë, dy fjalë të këqia na largojnë.

– Dy bilbila nuk këndojnë në një degë.

– Dy duar janë për një kokë.

– Dy gjerave duhet që të u’a dini vlerat përpara se t’ju ikin nga duart : a) Shendeti b) Rinisë.

– Dy janë nëpunsit kryesorë të shtetit: a) Nëna b) Mësuesi.

– Dy janë tipat më tërheqës, ata që dinë gjithçka dhe ata që s’dinë asgjë.

– Dy kapiten mbytin një anije.

– Dy kunata në një shtëpi, i lënë shkallët pa u fshi.

– Dy mace, mundin një ari.

– Dy mëndje janë më mirë se një.

– Dy shaka, bëjnë një të vërtetë.

 

- DH -

 

– Dha pesë e hyri në valle, dha dhjetë dhe s’doli dot.

– Dhelpra me dinakri, ujku me trimëri.

– Dhelpra nuk bie dy herë në grackë.

– Dhelprën dinake s’e zën kush prej një këmbë.

– Dhëmbët kur I ke, nuk ua din shyqyrin

– Dhëmbja ka ilaç durimin

– Dhëmbja duhet të mundet me forcën e shpirtit, përndryshe ska ilaç as barë malli që t’ja shmangë dregëzimet

– Dhentë pa çoban, humbasin

– Dheu na ushqen por edhe na han

– Dheu zhurilet por bari mbinë përsëri

– Dhia e don kecin edhe pse nuk shef hajr prej tij

– Dhia të han shtatë herë-deri sa ta hashë një herë.

– Dhimbja është vet- thyerja e guackës që mban mbyllur inteligjencën.

– Dhimta i ra gurit dhe e çau, i ra zjarrit dhe e shoi, i ra njeriut dhe e duroi.

– Dhoma pa libra është si trupi pa shpirt.

– Dhuna fillon atje ku mbaron logjika.

– Dhuratat nuk falen.

----------------

Në numërin tjetër do të ndiqni Fjalë të Urta, që fillojnë me –E-F-



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora