Kulturë
Dedë Preqi: Përgjimet nga afërsia
E merkure, 29.08.2012, 06:43 PM
P Ë R GJ
I M E T N G A A F Ë R S I A
-në formë skice-
Nga Dedë Preqi
Duke ecur
rrugës, përmes zabelit të gjelbër të vendlindjes, më bëhët sikur po shkoj në një
drejtim të papërcaktuar dhe nuk mund të arrijë dotë deri në cak… Kudo më largohet
mendja ,e trupi, sikur nuk më zë vend nga lodhja dhe përgjimet e bëzdishme…
Sa herë provoja
ta largoj nga mendja atë policin » M « , që shquhej më i rrezikshmi në rajonin e qytetit , që shqiptarët i rrahte
me hunj gardhi, me shkopij bejsbolli, dhe më shumë gjësende tjera të forta, i
cili ishte lindë, ushqyer dhe rritë me shqiptarë, kurse në ditët e luftës dhe
para saj, ishte bërë komandant » superior » për ti nështruar dhe shtypur më dhunë shqiptarët
, po edhe ata të cilët i kishte pasur
deri dje fqinjë të vet.
Thellë në
shpirt ndjehëj mungesa e lirisë, e cila i mungonte
gjithë shqiptarëve ku do që frymonin
në Kosovë. Ashtu, duke ecur rrugës më kishte humbur disponimi, kur edhe
familja më njoftoj se polici » M »,me
dy të tjerë, e kishin lënë një copë letër të shkruar me dorë, duke lënë porosinë që të paraqitëm në stacionin e
policisë famkeqe në Gjakovë. Nuk ishte
hera e parë që këta lloj njerëzish më bezdisin mua dhe shqetësojnë dhe shumë shokë
të tjerë, ashtu , dhe urdhërit të tyre
ishte vështirë t’i besohej, sepse për
asgjë i asgjësonin shqiptarët dhe as që ndëshkohej dikush për raste të tilla,
kur tërë pushtetin e kishte në dorë regjimi i Millosheviqit.
Një ditë polici
« M », kishte qenë vetëm në fshatin
D, rrënzë Drinitbardhë, sikur herave tjera, ai fare nuk frikësohej se
ishte një polic serb dhe sillej si donte ai vet ndër shqiptarë, por ai, kishte
plot servila e shërbëtorë shqiptarëfolsa,
të cilët e shërbenin dhe e informonin në çdo imtësi, në çdo çast dhe i përgaditëshin meze të mira e raki të fortë, deri sa tregojnë
për të se, kur pinte mirë edhe gratë e tyre ua shkërdhente, ndërsa ata burracakët
nuk guxonin t’ia prishin qejfin !...
Ky
kriminel nuk kishte qerdhe vetëm në fshatin D, por edhe në shumë fshatra të tjera në rrethinën
e qytetit, me çrast shqiptarët e pa
ndershëm dhe servila të okupatorit
kishin për qëllim , që përmes këtij polici famëkeq
t’a shfryejnë gjithë « mullanin « dhe mëninë në njëri-tjetrin,
i cili polic kishte marrë famë, duke ua thyer brinjë e gjymtyrë, kush hynte në durt
e tij. Ashtu pra, policin kriminel serb,
të quajtur Millo, shqiptarët e mbanin
vet dhe e ushqenin sikur „quranin e pashkëve“, duke i dhënë me ngranë e me pi,
vetëm për atë se shqiptarët i shfryenin inatët e veta me njëri-tjetrin, mirëpo
edhe polici merrte grada të mëdha, sepse në komandën e vet , ai shpërblehej,
duke ua marrë armët në shtëpi shqiptarëve me dhunë dhe me urdhër të prerë, edhe nëse nuk e ke ,
duhet ta pjellësh armën dhe ta sjellësh në stacionin policorë !!!
-Ishte
mesnatë, kur befas hyri në oborr një veturë dhe përmes dritave duken 2-3 veta të armatosur, të cilët kishin
përqëllim të afrohen sa më afër shtëpisë tonë,mirëpo babi rrinte natën më shumë
zgjuar, sepse e ngucte një koll i thatë dhe
ia largonte gjumin dhe shpeshherë dilte
në oborr të vet, si gjithëherë që vjenë dikush dhe u del para… Urdhëroni,
çka doni, ju tha policëve të armatosur, mirëpo,
ata nuk reaguan ashpër, por me një buzëqeshje të vrazhdë i thanë babit ,
ne jemi shokë të djalit tënd, vetëm rastësishtë rruga na shpie deri këtu dhe
vetëm kemi një shkresë për t’ia dhënë djalit tuaj, që të lajmërohet vet në stacionin
policorë, vetëm për një bisedë zyrtare. Ishte pak sa e çuditshme, shkeresën e
sjellën në gjysmë të natës, kjo ishte vetëm një pretektst i policëve serbë…
Edhe një rast
tjetër, thoshte babi, kur dola nëmes natë rastësishtë në oborr, dikush i ndezi
dritat e kerrit dhe iku ! Por, babi kishte menduar se dikush e kishte
humbur rrugën dhe nuk e bisedoj me të tjerët.
Njëherë tjetër
një shok më tha, mbrëmë e kam parë një veturë,
natën qëndronte pranë vorrezave të
fshatit dhe brenda në të, dy veta pinin cigare, ata i shoh edhe herave tjera,
aty rrinë po sa të bie terri.
Ashtu,
edhe atë mbrëmje kur dole ti nga shtëpia, më kujtohet fare mirë , një veturë qëndronte
përtej lumit, po sa je nisur ti, ata t’u kanë qepur mbrapa !
Dhe një ditë
tjetër në një rrugicë ,polici i famshëm „M“, ishte edhe me dy të tjerë civil,
dhe njëri prej tyre më foli shqip e më pyeti
për ty. A dinë më kë rri, me çka merret, më kë shoqërohet, ku shkon,
kur ka shkuar në Zvicërr, dhe çka
thotë ? Ne , i dimë të gjitha, më thanë policia, por duam të dimë më shumë të dhëna.
Skenat
dhe përgjimet e tilla ishin të përditshme ku do në vend, të cilat ishin të mërzitshme
dhe të padurueshme. Të gjitha këto përgjime nuk i bënte vetëm polici serb“ M“,
pa ndihmën e shqiptarëve servila, të cilët ishin shërbëtorë të betuar të tij
dhe të regjimit serb të asaj kohe.
Sot,
shpesh herë e mësyejnë kokën e lodhur
plot pyetje, ku është ai polici famëkeq“ M“me shokët e tij , të cilët nuk lënë gjë
të keqe në këtë tokë shqiptare pa e bërë , ku janë ata zgjebana shqipfolsa, që i
shërbenin në atë kohë atij polici dhe regjimit millosheviqian. Apo, sot koha ka
ndryshuar, policin famëkeq dhe të tjerët
i gjuajti rrufeja e shqiptarëve të pafajshëm, ndërsa shqipfolsa
nëse ka, atëherë kjo farë duhet të përgjohet , që mos të shtohet fara e tyre, për t‘i mos
i fëlliqur më këto troje
shqiptare !!!...