Kulturë
Sabile Keçmezi-Basha: “Vlerësime historiko- politike”
E marte, 28.08.2012, 07:43 PM
Sabile Keçmezi-Basha
–VLERËSIME HISTORIKO-POLITIKE
Nga MA.sc. Teuta Shala-Peli
Ditë më parë,
nga shtëpia botuese Brezi’81, doli nga shtypi libri më i ri i historianes Prof.
dr. Sabile Keçmezi- Basha me titull simbolik “Vlerësime historiko- politike”.
Pas një morie librash të zhanreve të ndryshme si në prozë, poezi e dramë, ajo
kontributin më të madh po e jep në fushën e historisë duke studiuar periudha e
ngjarje kulmore të rezistencës kombëtare në Jugosllavi nga viti 1945-1999. Pas
dhjet librave shkencore e 11 nga krijimtaria letrare ajo opusit të vet shkencor
i shtoi edhe librin më të ri “Vlerësime historiko-politike”, që ndahet në dy
pjesë, që përfshihen në 320 faqe.
Dihej se
autorja e librit ka afro 35 vjet që merret me problemet e historisë më të re të
Kosovës, por po ashtu ngjarjet historike veçantë i vështron në prizmin e
situatave politike ( e fatbardhësisht ajo është edhe një politikologe e
diplomuar), që në mënyrën më të thukët shkencore analizon, shqyrton dhe sjell
konkludime që zbardhin dhe rrëfejnë qartas ecurinë e problemeve e ngjarjeve
historike duke u nisur nga rrethanat politike të kohës e cila që nga viti 1945
ishte e padrejtë ndaj shqiptarëve dhe çështjes shqiptare.
Në pjesën
e parë: SHQYRTIME E RECENSIONE, ajo ka një qasje prej studiueses së mirëfilltë për
librat e monografitë shkencore që u shkruan dhe trajtuan segmente të ndryshme të
ngjarjeve kulmore që strumbullar i tyre ishin kërkesat për barazinë dhe lirinë e
shqiptarëve. Ajo me një kujdes të veçantë bënë vlerësimet e shkrimeve dhe jep
mendime kritike për ato.
Ndërsa në
pjesën e dytë: EDITORIALE E VËSHTRIME POLITIKE, e që në fakt në opinionin i
gjerë autorja njihej edhe si një analiste e mirëfilltë e ngjarjeve e situatave
aktuale politike. Me sensin e politikologes ka grumbullua të gjitha editorialet
e vështrimet e shkruara e të botuara në gazeta të ndryshme si në Kosovë,
Maqedoni e Shqipëri, po ashtu edhe në portale të ndryshme të internetit të cilat
nga lexuesit e studiuesit e ndryshëm janë pritur shumë mirë. Ajo qysh para
viteve të 90 nëpër mes të shkrimeve të shumta ka reaguar dhe ka sensibilizuar
situatën e rëndë politike që mbretëronte në vend e që shkrimet e asaj kohe janë
të botuara në këtë libër. Po ashtu nëpër mes të editorialeve iu është qasur
shumë problemeve historike që kishin konotacione politike në kohë e hapësirë.
Autorja vërehej
se në shkrimet e viteve të hershme por edhe më vonë nuk ka bërë asnjë ndërhyrje,
ngase ka dashur të jetë besnike ndaj ngjarjeve dhe të vet shkrimeve të saja. Ata
që e kanë përjetuar sistemin okupues por
edhe më vonë okupimin klasik të Serbisë, do ta kenë të çart se në çfarë rruge
kanë rrugëtuar shqiptaret dhe se sa e vështir ka qenë të qëndrosh vertikalisht
në ato vite.
Përveç pjesëve
kryesore të librit autorja atë e ka pasurua edhe me referenca të shumta; Parathënie;
Përfundim; Tregues te emrave; Literaturë relevante dhe Resumen në gjuhën
angleze.
E botoi
Brezi’81, Prishtinë 2012. 320 faqe.