Kulturë
Xhavit Gasa: Një qind vjet jemi shtet
E enjte, 06.09.2012, 08:00 PM
Xhavit Gasa
NJË QIND VJET JEMI SHTET
Nëpër stuhi nëpër tufane,
Herë me pushkë e here me penë,
Bijtë e shqipes se ndalën hapin,
Që nga koha e Skënderbeut.
100 vjet jemi shtet,
Na njeh gjithë bota,
Krahë hapur përmbi qiell,
Fluturon e lirë shqiponja.
Nëpër qiellin e përflakur,
Nga zjarri i luftës për liri,
Shqiponjat krahë hapur,
Anjëherë s'e ndalën fluturimin.
Në kuvend u mblodhën burrat,
Nën komandën e Ismail Qemalit,
Të gjithë botën e lajmëruan,
Se Shqipëria është e pavarur.
Planet që kishin ba krajlitë,
Për me prish shtetin Shqiptar,
Me guxim ju a ka prishë,
Mbreti shqiptarëve Zogu i parë.
Rreth flamurit kuq e zi,
Të bashkuar të gjithë si komb,
Një qind vjetorin e pavarësisë.
Gjithë shqiptarët do ta festojnë.
NUK E KE EMRIN NË LISTË
Më jep një bukë gruri,
I thotë fshatari shitësit,
Ti je nga katundi,
Nuk e ke emrin në listë.
Më jep një kile mish,
Thotë përsëri fshatari,
Nuk e ke emrin në listë,
Ti je nga fshati.
Më jep një kile vaj ulliri,
E dua për ilaç,
Jo i thotë shitësi.
Është vetëm për qytetarë.
Fshati si qyteti,
Kështu thotë partia.
Po mua të shkretit.
Pse më kanë hequr nga lista.
Këto fjalë vetëm i mendonte,
Me zë nuk mund të fliste,
Se ndonjë hije e dëgjonte,
Dhe...e dinte se çfar e priste.....
Erdhi fshatari në shtëpi,
Pa bukë, vaj ulliri e mish.
Paçka se këto ishin prodhime të tij,
Ai nuk e kishte emrin në listë.
Ka dhe sot fshatarë,
Që kërkojnë punë në qytet,
Ikni ju thonë pronarët,
Punoni tokën e lënë djerrë.......
TË GJITHË BASHKË
Dëgjojeni,
Zërin e poetëve,
Fjalë e mesazhe,
Që burojnë prej zemre,
Dëgjojeni,
Zërin e këngëtarëve,
Që buron i freskët,
Si uji kristal në male.
Gjejeni,
Gjuhën e përbashkët,
Të nderuar politikanë,
Që njëqind vjetorin,
Ta festojmë të gjithë bashkë,
Një shtet, një komb,
Me emrin SHQIPTAR.......