E hene, 06.05.2024, 01:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Shaban Cakolli

E merkure, 05.09.2012, 07:09 PM


Shaban Cakolli

NDARJE NË MES RRUGËSH

Rrugët i kalonim
nëpër dritë të hënës
moj e bukura e nënës
Hapëronim së bashku
shteg më shteg
udhë më udhë
Thonim të vetmuar
nuk do jemi kurrë
Më kujtohen ato net
kur ra një tërmet
e rrugët i ndau ndërmjet
ti në atë udhë,unë në këtë udhë
e më s´u pamë  kurrë.....

VRRAGË KUJTESE

Saherë shiqoj vetën në pasqyrë
Më kujtohen kohërat
që më lan thonjët në fytyrë
Hartat e dhembjeve
në shtat i ngjeshja
edhe  vrërësirave
s´më mungonte buzëqeshja
kohërat  më i përbinë
dallgët,dëbora e shiu
para stuhirave
sa i fortë qenka njeriu.....

UNË DHE TI  E DONIM KËNGËN

Unë veç me zemër
dirigjoja këngën
ti kur këndoje
e dridhje shkëmbin
Eh,miku im
në fund kënga jote
u bë kushtrim
Një ditë edhe kupa e Qiellit u ndrit
nga  zëri yt
e kënga jote u bë hit
Bashk kur nuk ishim më
një  Lum lotësh më ra
Nuk të qava ty
por e qava vetën
Që s´munda të këndoja  me zë....

NE NUK ISHIM TË KOTË

Djersën nga shtati
Qeleshen mbi kokë
vetëm të mos biem përtokë
na e prenin jetën
nëpër damarë
prap bëheshim fanarë
Eh,saherë gjyshja fliste me mbesën
për qeleshën
Qeleshen e bardhë
kur notonte nëpër Tivar
dhe mendonte atë botë,pushteti
Qeleshet i mori Deti
Që nga atëhere,deri më sot
Qeleshe plot
Ne nuk ishim të kotë
u farkuam stuhirave
u dogjëm në furrë
por nuk u gjunjëzuam kurrë......

E PARA ISHTE  FJALA

E para  ishte Fjala
për fjalë lidhej burri
e fjala,bënte kthesa
me te lidhej besa
Besa e  Shqiptarit
shtonte siguri
mes Fushës e Malit
Nganjëher kishin burrat
edhe ngatërresa
por këto i zgjidhnin
Fjala dhe Besa
E vranë të birin e  Lulit
te  Rrasa e  Gurit
Dorasësi ra në pendesë
i mblodhi burrat
e kërkoj besë
Besa u çmua më i shtenjëti virtyt
Shqiptari në besë,kurrë nuk të ka mbytë
Besë dha dhe mbajti,i biri i trimit
Pastaj në skenë doli:Logu i Pajtimit
Idëmtuari,dorasit i zgjati dorën
Të falë gjakun për  Kosovën
Atë botë na ngrohi një rreze shpresë
Sot për këtë duhet dënesë
vallë si humbën:Fjalë e besë
fjalë e besë,po i hajnë si piten
të vrasin natën,të vajtojnë ditën
Madje gjaku të shkon huq
Të shuajn e nuk dihet kush.....

KUR MË NUK DO TË JEM

Kur më nuk do të jem
uroj fjalët të marrin dhenë
ashtu si flitet  ndër ne
dikush të më ngris mbi re
tjetri të më plandos për dhe.
Nga dikushët,njëri do të thotë të vërtetën
Uroj,si fluskë të mos tretem
pa emër.pa  vepër
Mirë do të ishte
të përfundojmë vetëm me të mira
njerëz krejt të përsosur
nuk njeh natyra
përpiqem, lutem,uroj ngado që endem
Mos qofsha i harruar pa emër.....

DIKUR  DHE SOT

Dikur te ne ishte ndryshi
në oda burrash
rrinte këmbëkryq gjyshi
Te porta:Një zë miku
O i zoti i shtëpisë
A don miq?
O,hajde more, për të mirë të na vijsh

portat e hapura,i kem për miq
s´i mbyllim hiq
Sot mundohesh e thërret kot
nuk ka burra ndejash,as nuk ka odë
Para të dalin gra  e fëmijë
Thonë:Burrat nuk janë në shtëpi
 E ti o trim
bëne ndonjë termin
meshkujt nuk janë në shtëpi
as sé dijmë kur vijnë
Nëse bëhet vonë
u bënë ndonjë telefon
po qëse këtu nuk janë
takohuni në ndonjë Restouran
se jemi  lodhur ,aman!!....

E VIRGJËR

Pesëqind krushq
i nisëm
për dasmën tënde
asaj ane
Kaluan brigje,fusha dhe male
me këngë e valle
Nuse të pritnim
o dhunti Zoti
Në shtëpi na ra morti
koha,kohën e ktheu
Se Rrushja e  Rexhës
sërish e vejë
kësaj radhe prap
krushqit ,rrethit të Malit
Po,Rexha sú gjind
në grazhd të kalit
se mori shqelm gomari
Egërsirat erdhën me turmë
e zhdukën  pa gjurmë
por,vaje nuk pati më jo
Çohu Rexho,çohu djalo
Se nusja nuk ndahet
as nuk lëkundet
Rexhës pa ia ditur gjurmët....



(Vota: 2 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora