Kulturë
Kujtim Mateli: Dodona pellazgjike
E merkure, 05.09.2012, 08:04 PM
Dodona
Nga Kujtim Mateli
Më
21 janar të këtij viti promovova, në mjediset e Ministrisë së Kulturës, librin tim studimor “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit I” , ku merrte pjesë
arkeologu i mirënjohur Neritan Ceka, poeti Bardhyl Londo si dhe studiues e dashamirës që kanë interesa për lashtësinë e popullit
shqiptar dhe origjinën e tij.
Ndërmjet diskutimeve të pjesëmarrësve, u dhanë edhe këto vlerësime për librin:
Prof. NERITAN CEKA
“Per çdo temë në arkeologjinë dhe historinë e lashtë nuk ka një përfundim
100 perqind të sigurt. Nëqoftëse nuk jemi në fund të fundit dakord me vendin ku
ndodhet Dodona, ne kemi një pasuri të madhe në gjuhën shqipe, një përmbledhje
burimesh që me sa di unë, nuk ekziston as në gjuhët e tjera. Asnjeri nuk ka
bërë një përpjekje për të mbledhur gjithçka, pothuajse gjithça që ekziston për
Dodonën në një libër të vetëm dhe lexuesi të gjykojë mbi atë që nganjëherë, kur
lexon një libër të tillë, është më pak e
rëndësishme se ku ndodhet Dodona: në Tomor, në luginën e Dëshnicës apo pranë
malit Oliçka në afërsi të Janinës. Jam i sigurt që do të ketë diskutime”.1)
Poeti Bardhyl Londo:
“Duke lexuar me vëmendje librin, unë jam i bindur përfundimisht se teza që
parashtron Kujtimi nuk është më një hipotezë, por një e vërtetë historike e
argumentuar. Është tepër e vështirë që guxime të tilla shkencore të pranohen
menjëherë. Kjo është një përvojë që buron nga shumë zbulime që bëhen dhe janë
bërë në botë. Në këtë kontekst do të ishte i mirëpritur çdo debat që mund të
hapet mbi këtë temë. Dhe unë jam i bindur se libri i Kujtim Matelit do të
zgjojë dhe hapë shumë debate si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Jam i
bindur gjithashtu që, si autori i librit edhe ne që mbështesim tezën e tij, do
t’i mirëpresim me kënaqësi këto debate. Në fund të fundit, libër i mirë është
ai që hap debate.
Studiuesi Mateli e bëri punën e tij për të cilën i jemi të gjithë mirënjohës. Tani
i takon arkeologjisë dhe shkencave të tjera ndihmëse ta çojnë deri në fund këtë
kontribut të ndjeshëm dhe pikant të Kujtim Matelit”. 2)
Pas promovimit të librit pati interes nga disa media të shkruara e televizive,
ku u dhanë intervista e u shpalos vendndodhja e re e Dodonës në Dëshnicë të
Përmetit.
Po në shtypin e shkruar ka patur komente ku mendimet kanë qenë të ndryshme.
Midis këtyre njerëzve është edhe Nënkryetari i Akademisë së Shkencave të
Shqipërisë, Prof. Muzafer Korkuti. Unë e
falënderoj që është bërë pjesë e këtij
debati qysh në muajin prill të këtij viti, ku mendimi i cilitdo ka vlerë, por
në këtë rast është i veçantë, sepse Prof. Muzafer Korkuti përfaqëson
institucionin shkencor më të lartë të vendit, siç është Akademia e Shkencave të
Shqipërisë. Po këtë pjesëmarrje të tij, e mësova shumë vonë, në këto ditë të
fundit të gushtit.
I
Muzafer Korkuti, Qeveria financon vepra diletante.
"Këto që dëgjojmë e
shohim sot se do të ngrihet një monument tjetër i pavarësisë në Tiranë më duken
si ato dilentantizmat e atyre që Dodonën antike 1500-vjeçare duan ta çojnë në
Kalanë e Këlcyrës. Me këtë dua t'ju them se edhe ngritja e Monumentit të
Pavarësisë në Tiranë është një dilentatizëm". 3)
Dodona si qendër
e besimit të vjetër pagan përmendet në kohën e Luftës së Trojës nga Homeri,
pra, shekulli XII para Krishtit. Nisur nga koha kur tempulli i Dodonës u kthye
në kishë dhe qyteti i Dodonës ishte qendër peshkopale, aty nga fundi i shek. IV
pas Krishtit, në këta 1500 vjet Dodona ka qenë qendra fetare më e rëndësishme e
kohës.
Po a është tempulli në luginën e Carakovistës, Dodona e Karapanos,
1500-vjeçare?
Për këtë le t`u drejtohemi gërmimeve arkeologjike në luginën e Carakovistës, ku
edhe pretendohet Dodona pellazgjike.
Gërmime epirote (Në Epir) prej Dhim. Evangjellis
Gërmimi i
Dodonës i vitit 1935 faqe 213.
Dodona historike
" e denjë
për t`u vënë re (vlen të vihet re) se nuk u gjet asnjë relike arkitekturale i
mundshëm për t`iu atribuar kohëve arkaike. Ciladoqoftë katastrofa që mund të
ketë pësuar ierorja (tempulli) dhe prej cilësdo lëndë të prishëshme që mund të
kenë qenë ndërtuar godinat (ndërtesat), sidoqoftë, do të kishte mbetur ndonjë
copë tjegull prej balte, vërtet e vogël, por provë e sigurt e ekzistencës së
ndërtesave të njëkohëshme ( të kohës). Tjegullat e gjetura ( shih më poshtë)
arrijnë ndoshta deri në fillim të shekullit të Pestë. Por ( nga ana
tjetër) të pranojmë se nuk u ndërtuan fare ndërtesa gjatë kohës së lashtë, kjo
është shumë e vështirë, sepse edhe sikur (edhe po ) të supozojmë se orakulli funksiononte
nën qiellin e hapur ( në shesh të hapur) në pyllin e hirshëm, ku ishte lisi i
shenjtë (krahaso Procesverbalet e shoqërisë Arkeologjike 1929 faqe 108-109),
sidoqoftë, do të duhej një farë ndërtese për priftërinjtë dhe ruajtësit e
dhuratave (dedikimeve) të çmuara, që i dedikonin (falnin) Zeusit pasanikët, të
cilët shkonin për t`u falur, ose mbretër, bile dhe qytete të tëra ( ato që
përmenden për shtëpinë e shenjtë dhe për statujën e perëndisë, u referohen
probabilisht kohëve më të reja). Është edhe kjo çështje një nga problemet e
shumta që shtron gërmimi i Dodonës” 4).
Me të drejtë
thuhet për Dodonën 1500-vjeçare, po vendi i shenjtë pranë qytetit ku
pretendohet Dodona,(sipas arkeologwve) nuk e kapërcen shekullit e V para
Krishtit, që do të thotë se aty nuk
ekziston Dodona. Z. Evangjelis, u ka vënë fre fantazive që e duan
Dodonën në këtë luginë, duke rrëzuar kështu pretendimet e mëparshme, kryesisht
Kostandin Karapanon. Po kanë qenë interesa të tjera, jashtë shkencore, ato që e
mbajtën dhe vazhdojnë të mbajnë qytetin Fylake të luginës së Carakovistës, si
qytetin e Dodonës.
Po nisur nga ajo që thotë Homeri se
Dodonës në kohën e Luftës së Trojës i binin në gjunjë luftëtarët e kësaj beteje
si: Akili, i cili i kërkonte ndihmë perëndisë në veprimet e tij luftarake;
Odiseja, që duhej të këshillohej me orakullin e Dodonës apo Dionisi i
Halikarnasit se Enea i Trojës, para se të hidhej në Itali vjen në Dodonë,
na thonë se Dodona kishte nën ndikimin e saj një territor mjaft të gjerë. Para
se Dodona të shtrihej në të gjithë këtë hapësirë, i janë dashur shekuj dhe
mijëvjeçarë, kështu që koha e ndërtimit të saj e kapërcen mijëvjçarin e dytë
para Krishtit.
Profesor Korkuti për ta bërë të pamundur lëvizjen e Monumentit të Pavarësisë
nga Vlora në Tiranë heq një vijë paralele se kjo është aq e pamundur, sa është
e pamundur edhe zhvendosja e Dodonës nga Janina për në kalanë e Këlcyrës.
Dodonën në kalanë antike të Këlcyrës e vendos libri studimor me autor: Kujtim
Mateli, “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit I”, Tiranë 2011.
Po a mund të bëhet ky krahasim? Shpallja e Pavarësisë në Vlorë është një akt i
njohur, me dokumenta e dëshmitarë që kanë qenë pjesëmarrës në Shpalljen e
Pavarësisë. Nuk është mbushur ende një shekull nga Shpallja e Pavarësisë,
ndërsa Dodona ka afërsisht 15 shekuj që doli nga skena e historisë aktive. Dëshminë e fundit e kemi nga Kostantin
Porfyrogjeneti (shek. X pas Krishtit), por ky ka dëshmuar ngjarje të shekullit
të V pas Krishtit. Ndaj për ta vendosur Dodonën në luginën e Carakovistës u
deshën rreth 80 vjet,(duke marrë si kërkime fillestare ato të fillim viteve
1800) ku studiues, arkeologë e historianë pretenduan për Dodonën në disa vende
të Epirit dhe të gjitha dolën pa rezultat. Po edhe Dodona e luginës së
Carakovistës ka qenë e vazhdon të jetë e kundërshtuar, që do të thotë se për të
diskutohet e kërkohet edhe sot. Fakti që Dodonën në luginën e Carakovistës e ka
projektuar Ismail Qemali, nuk ka asnjë bazë shkencore që të kundërshtohet
vendndodhja reale e Dodonës që është Dëshnica e Përmetit.
II
Muzafer Korkuti, Qeveria financon vepra diletante
“Siç përmenda më sipër rastin e tempullit të Dodonës, që disa thonë se është në
mal të Tomorit apo në Këlcyrë. Jo. Dodona është atje ku thotë se e ka parë me
sytë e tij Ismail Qemali, që është shënuar në albumin e Kristo Frashërit”. 5)
Po a e ka zbuluar vërtet
Dodonën e Carakovistës, Ismail Qemali? Për këtë le të shohim se çfarë thonë
autorët që janë marrë me Dodonën.
Wiliam Martin Leake, (konsull i Anglisë pranë Ali Pashës në Janinë, në
vitet 1805-1812) vepra e tij “Travels of
northern Greece”, u botua në Londër në vitin 1835. Wiliam Martin Leake mendonte
se Dodona gjendej në luginën e Carakovistës, pranë fshatit Dramishjues.
“Leake
nuk pranon me plotë të drejtë mendimin e Pouqevilit, që faltorja ngrihej mbi
kodrën e Gardhiqit që është dy orë në veri të Janinës dhe ku ka edhe sot mure
të bukur ciklopikë. Por në këtë rast autorit i bien ndërmend gërmadhat e bukura
të Dramishjues që gjenden afër katër orë në jugperëndim të Kastricës, të cilat
të para nga veriu duken si një piramidë e përmbysur (Tomaros) në rrëzë të
malësisë madhështore të Oliçkës që e kufizon me krahinën e Sulit (Selloi)”6).
Encyclopedia Britannica, fourteenth edition, vol. 7.
“ Dodona
e Epirit është më e vjetra dhe më e adhuruara e të gjitha faltoreve helene.
Rrënojat e saj janë në Dramisos, pranë Carakovistës….
“Rrënojat
e një teatri, muret e qytetit dhe ndërtesa të tjera ishin identifikuar nga
Wëdzwërth qysh më 1835 dhe u zbuluan nga Karapano pas vitit
Shohim që Wiliam Martin Leake dhe Wëdzwërth, në vitin 1835, kanë
deklaruar se Dodona mund të jetë në luginën e Carakovistës. Enciclopedia
Britanike njeh Wëdzwërth. Pra është autori i një zbulimi ai që e ka
deklaruar më parë dhe Enciklopedia Britake njeh Wëdzwërth. Ndaj më duket i pa
vend dhe deklarim i papërgjegjshëm që t`i atribohet Ismail Qemalit zbulimi i
Dodonës, edhe sikur Dodona të ekzistonte realisht atje.
****
Ismail Qemali në “Kujtime” kishte shkuar për një vizitë tek pronat e një miku
të tij në fshatin Melingus, fshat që është rrëzë malit Oliçka, rrëzë të cilit
janë këto fshatra: Milingous, Alphochori,Tcharakovista, Dramechous dhe Plessa.
Në këtë luginë ai kishte parë disa rrënoja për të cilat mendonte se ishin ato
të Dodonës pellazgjike.
Kristo Frashëri, “Album, Ismail Qemali”, Tiranë 2012
“Dhjetë vjet më vonë, një mision
shkencor francez, që kishte ardhur në Janinë deklaroi se çdo kërkim për
faltoren e Dodonës në këtë rajon, ishte i kotë. Unë atëhere ndodhesha në Vlorë,
me një shokun tim të fëmijërisë, Kostandin Karapanon, të cilit i besova
përshtypjet e mia lidhur me rrënojat e Melingosit. Karapano që ishte plot
inisiativë, filloi pak kohë më vonë gërmimet dhe zbuloi faltoren dhe një sasi
thesarësh arkeologjik të një vlere të jashtëzakonshme”8).
Nga ato,
që vetë ka shkruar Ismail Qemali, lind pyetja: pse ekspedita arkeologjike
franceze deklaroi se në këto vende nuk ndodhet Dodona? Po që të vendosje për
vendndodhjen e Dodonës, duhet të plotësoheshin kushtet për të cilat dëshmonin
autorët e vjetër: orakulli ndodhej ndanë një lumi, ndërsa në luginën e
Carakovistës nuk ekziston lumi. Qyteti dhe tempulli ndodheshin në shpat të
malit, në luginën e Carakovistës jo vetëm që nuk janë as në rrëzë të malit, por
ndodhen në krahun e kundërt të luginës, në kodrat e Kozmirasë. Ndaj dhe
ekspedita franceze deklaroi se Dodona nuk gjendet në këto vende rrotull
Janinës.
****
Po nëse
Ismail Qemali e nxiti Karapanon për të bërë këtë zbulim, a ishte vërtet
Karapanua një njeri që nisej nga qëllime shkencore dhe cilat ishin veprimet e
tij pasi deklaroi se Dodona ndodhet në Carakovistë? Qëllimet e Karapanos na i jep të qarta Prof.
Pëllumb Xhufi në dy librat e tij:
“Dilemat e Arbërit”, Tiranë 2006,
fq. 427-434 dhe “Ikje nga
Bizanti”, Tiranë 2009, fq. 203-209.
E citojmë dhe krijojmë një ide të plotë se cili ishte Kostantin Karapano.
Pëllumb Xhufi, Ikje nga Bizanti.
“ Gjatë një qëndrimi disa vjeçar në Paris, tregtari nga Arta, në fakt agjent i
Ministrisë së jashtme greke, njohu lordin Waddington dhe Leon Gambetta, dy
personalitete politike, që aty e ndonjë vit më vonë do të drejtojnë fijet e
politikës franceze” 9)
Pëllumb Xhufi, Ikje nga Bizanti.
“ Në vitin 1877, në prag të kongresit të Berlinit, Karapanosi i
paraqiti rezultatet e gërmimeve të tij
dilentanteske përpara Akademisë Franceze, anëtarë të së cilës, vetëkuptohet,
ishin Waddington e Gambetta. Në
fakt, qëllimi i ekspozesë së “arkeologut-sharlatan”, siç do ta quante atë
Zëvëndës Konsulli frances Moreau, nuk ishte të njihte të pranishmit me
rezultatet e dyshimta shkencore të “gërmimeve” të tij, por t`i sugjestiononte
ata, veçanërisht politikanët filo-helenë Gambetta e Waddington , mbi
“karakterin e stërlashtë grek” të Epirit. Nuk mund të themi që Karapanosi nuk
ia arriti këtij qëllimi, aq më shumë kur ai u shpërndau me bujari
filohelenëve Waddington e Gambetta antika të shumta nga Dodona, me të
cilat pasuruan koleksionet e tyre. Fakti është se qoftë Waddingtoni,
kryeministër dhe ministër i jashtëm i Francës gjatë Kongresit të Berlinit, e
qoftë Gambetta, Kryetar i Asamblesë së deputetëve, u bënë mbrojtësit më të
zjarrtë të pretendimeve greke në këtë forum të lartë europian”. 10)
Pëllumb
Xhufi, Ikje nga Bizanti.
“ Argumentet me të
cilat Waddington mbrojti pretendimet greke përpara përfaqësuesve të
Fuqive të Mëdha, ishin kryekëput ato që i kishte ofruar Karapanosi. Përveç
dëshmive “arkeologjike” mbi “helenizimin” e pretenduar të Epirit, ky i kishte
dorëzuar bamirësit francez një të ashtuquajtur “raport mbi shqiptarët” ku
tregonte se këta qenë një popull i përzier, gjysmë sllav e gjysmë grek, pa një
ndërgjegje kombëtare, pra që nuk llogaritej në transaksione ndërkombëtare, si
ato të Kongresit të Berlinit”. 11)
III
17Muzafer Korkuti, Qeveria financon vepra diletante
"Dodona është në rrënojat e Melemingosë që më vonë u provua se ishte
faltorja e famshme e Dodonës". Këto janë thënie të Ismail Qemalit.
Gërmimet që bëri arkeologu Karapanos dhe studiues të tjerë më vonë provuan
katërcipërisht se Dodona gjendet rreth
Për Dodonën në Ulqin nuk kam dijeni, por derisa e thotë
këtë gjë Profesori, duhet të jetë dikush
që do ta ketë thënë. Kjo vjen nga njohuritë e pakta që kanë njerëzit për
Dodonën. Ja se çfarë thotë një studiues që ka shkruar e flet për Dodonën.
Lirim Muhaj, Sa dodona ka Pellazgjia?
“Si përfundim dhe përgjigje të titullit mund të pohojmë se Pellazgjia pagane
kishte shumë Dodona por, nisur nga Homeri, më e vjetra mund të merret Dodona e
Tomorit të Beratit”. 13) . Ky autor mendon se Dodona
ka patur kudo, sepse siç e arsyeton dhe në atë studim, me emër Dodonë emërtohej
tempulli pagan dhe se tempuj ka patur kudo, aq sa ka patur dhe qendra të
banuara që kishin një tempull. Ky konceptim për Dodonën mund të të çojë edhe në
Ulqin, kudo ku ka patur troje shqiptare.
Dodonën në Tomorin e Beratit e kemi që herët. Jani Vreto mendonte se Dodona e
vjetër ishte në Tomorin e Beratit, por nuk kundërshtonte as Dodonën në luginën
Carakovistës. Kështu mendonte edhe Medi Frashëri. Ekzistencën e dy Dodonave e
pranojnë edhe studiues të tjerë në ditët e sotme dhe që duhet të pohojmë se
janë të shumtë.
Në kundërshtim me teorinë e dy Dodonave, Sami Frashëri mendonte se ka patur
vetëm një Dodonë dhe ajo ndodhet në malin e Tomorit të Beratit. Po kështu
edhe Perikli Ikonomi, i cili e kundërshton Dodonën në luginën e Carakovistës
dhe e vendos atë në malin e Tomorit.
Të dy grupet që e vendosin Dodonën në
malin e Tomorit, nuk e japin vendndodhjen e saj. Ata që pasojnë sot këto dy
grupime, nuk pretendojnë një vendndodhje në malin e Tomorit. Shumë prej tyre e
konceptojnë Dodonën si tempull dhe e vendosin atë në majën më të lartë të
Tomorit.
Po duke parë këtë interes të lartë të opinionit publik, cfarë kanë bërë
institucionet tona shkencore për t`i qartësuar këta individë që me të drejtë
kërkojnë të dinë më shumë për Dodonën, për historinë e të parëve tanë. Vetë
Profesor Muzafer Korkuti, nuk ka shkruar qoftë edhe një rresht të vetëm për
Dodonën deri në datën 18 prill 2012. Po
njerëzit kanë mbi 100 vjet që flasin për Dodonën në malin e Tomorit, ndërsa
Profesor Muzafer Korkuti i ka kaluar të 75 vjetët dhe nuk është shqetësuar për
këto grupime njerëzish. Nuk është shqetësuar, sepse e di që Dodona nuk ndodhet
në malin e Tomorit dhe gjërat që nuk janë reale, nuk kanë pse të jenë
shqetësime për njerëzit e shkencës që mbrojnë një teori të caktuar, si ajo e
vendosjes së shqiptarëve në këto troje në shek XI-X para Krishtit, tezë që
mbrohet nga akademikët tanë. Porsa Dodona shkoi në vendndodhjen e saj të
vërtetë, në Dëshnicë të Përmetit, e prishi qetësinë dhe filloi të shqetësohet,
sepse i vendos shqiptarët në këto troje shumë kohë më parë se të ndërtohej
Dodona, duke rrëzuar këtu edhe teorinë e akademikëve tanë për ardhjen e vonë të
shqiptarëve në Ballkan.
Unë nuk bindem se Ju, Profesor Muzafer Korkuti, sado njohuri minimale të keni
për Dodonën, të mos arrini të kuptoni (pas botimit të librit tim “Dodona
ndodhet në Dëshnicë të Përmetit I”, Tiranë 2011.), se Dodona nuk është në
Janinë, por në luginën e Dëshnicës ku gjendet orakulli, qyteti dhe tempulli i
Dodonës pellazgjike.
IV
17Muzafer Korkuti, Qeveria financon vepra diletante.
“Unë thashë që çdo ngjarje
dhe çdo monument ka domethënien e vet, ka kohën e vetë. Diletantizëm është që
të lëvizësh një monument që i takon një fakti historik të njohur dhe ta çosh në
një vend tjetër.
Është me të vërtetë
diletantizëm se shtrembërohet historia. Unë ju thashë një shembull që nuk mund
të lëvizë tempulli i Dodonës pellazgjike. Është atje. Tek popullsia që ishte,
s'ka rëndësi kujt i takon në pikëpamje etnike. 14)
Kemi arritur në një tjetër çështje të rëndësishme. Kujt i ka përkitur Dodona?
Për Prof. Muzafer Korkutin ka rëndësi vetëm vendi. Kjo rëndësi e vendit
konsiston në atë që ajo duhet të jetë atje në Janinë, atje ku kishte parë
rrënojat Ismail Qemali. Për Prof. Muzafer Korkutin ka rëndësi që zbuluesi i
Dodonës të jetë Ismail Qemali, të tjerat nuk kanë rëndësi.
Po pse kjo mungesë interesimi për etninë? A thua, ne shqiptarët jemi të
përjashtuar që të kemi qënë ne themeleluesit e Dodonës pellazgjike? Në Ballkan dy janë popujt që kanë jetuar
në kohën kur ekzitonte Dodona. Shqiptarët dhe grekët. Për grekët kemi këto
njohuri: a)Nuk janë pasardhës të pellazgëve, sepse e dëshmojnë të gjithë
autorët e antikitetit.
b)Gjatë gjithë periudhës historike deri në fillim të shekullit të kaluar Epiri
është banuar nga shqiptarët, duke u emërtuar në kohën e perandorisë osmane si
Shqipëria e Poshtme. Grekët në këtë pjesë të Epirit janë mbizotërues vetëm
gjatë një shekulli,(Shekulli kaluar deri në ditët e sotme) histori që e ka të
qartë cilido. Derisa faltorja e Dodonës nuk është vepër e helenëve, mbetet të
jetë e shqiptarëve.
Po në kushtet kur studim për Dodonën (si i vetmi studim shqiptar) merret ai i
Perikli Ikonomit, i vitit 1934, kuptohet pse grekët e pretendojnë si të tyren
dhe po kështu si helene e njohin dhe të tjerët.
Po si e trajton Dodonën
Akademia e Shkencave të Shqipërisë?
Për këtë le t`u referohemi dokumenteve bazë të kësaj Akademie siç është
“Fjalori enciklopedik shqiptar” Tiranë 2008.
“Dodona.
Qytet dhe qendër e rëndësishme kulti në Epirin antik,
Kostantin
Karapano, Dodonë e ses ruines.
Lugina e
Dodonës, sot lugina e Carakovistës, ndodhet
Kostantin Karapano, Dodonë e ses ruines.
“Sipas dëshmive të shumta të
autorëve të vjetër, origjina e Dodonës ka qenë thesprote. Uliksi ishte mik i
heroit Fidon (Phidon), mbret i Thesprotisë që kishte shkuar në Dodonë për t`u
konsultuar me Orakullin dhe Kreon (Creon) e përshkruan Dodonën si tokë të
Thesprotisë. Më vonë, në një periudhë të panjohur, molosët e aneksuan në
zotërimet e tyre Dodonën, megjithatë, tempulli i Zeusit, nganjëherë përmendej
me emrin e thesprotëve”17).
Ato që na thotë Akademia e Shkencave të Shqipërisë, janë
identike me ato që na thotë Kostandin Karapano. Po për Dodonën kanë folur
dhjetra autorë. Si është e mundur të mbështetesh vetëm te Karapanua? Të shkruash
për Dodonën vetëm duke u mbështetur tek një autor, kjo nuk mund të konsiderohet
vepër enciklopedike. Aq më pak të mbajë përsipër Akademia e Shkencave të
Shqipërisë. Po e keqja është se Karapanua i ka deformuar faktet në interes të
tij dhe në këtë grackë ka rënë edhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë.
****
Thuhet se kalimi
i Dodonës u bë nga thesprotët te molosët. Po historia na thotë se Dodona para
se të kalonte te molosët u përkiste kaonëve.
Në kohët të hershme Dodona ishte e barabartë me vetë Epirin. Pausania na thotë
se Amantia dhe qyteti i saj Throni, pranë maleve Keraune, i përkisnin
Thesprotisë.18)
Pra Thesprotia
në kohë të vjetra arrinte deri në rrjedhën e poshtme të Aosit.
Stefan Bizantini na thotë se parauejt, ishin fis thesprot, që do të thotë
se në veri-lindje Thesprotia arrinte deri në luginën e Përmetit. Dëshmitë e
autorëve të vjetër se Dodona ndodhet në veri të Thesprotisë, do të thotë se
Dodona ndodhet në veri të kësaj vije që përkufizuam dhe që u përket kohëve para
historike. Epiri=Thesprotia.
Dionis Halikarnaseu (libri I, fq. 14, 19, 51; libri II, fq. 7 dhe libri V,
fq. 22) thotë se qyteti i Dodonës banohej prej Haonëve (kaonëve),
stërgjyshërvet të Lapathëve(Lapëve ose lebërve të sotëm) e se më vonë këtë
qytet e mori në zotërim fisi i Molosëve 19).
Koha e kalimit nga
thesprotët te kaonët është pas Luftës së Trojës. Pas Luftës së Trojës, sipas
dëshmive historike, në veri të Epirit dolën nga etnia pellazge dy fise të
fuqishëm: kaonët dhe molosët.
“ Straboni flet
për një supermaci të kaonëve e molosëve në Epir, po nuk jep kohën se kur.
“Kaonët dhe molosët,-thotë ai,- ishin popujt më të njohur epirotë, sepse e
gjitha kishte qenë në zotërimin e njërit dhe herë e tjetrit dhe sepse ata
kishin orakullin e lashtë e të famshëm të Dodonës”.
Kjo e dhënë e
fundit mbi orakullin e Dodonës na mundëson të themi se bëhet fjalë për
periudhën e fundit të shek. V para Krishtit, pasi sipas P. Cabane, “para fundit
të shek. V Dodona i kalon Molosisë” 20).
Po pse është shmangur Dodona
kaone?
Në rast se do të pranohej Dodona kaone, do të thoshte se kaonët shtriheshin
deri në luginën e Carakovistës, në zemër të Molosisë. Po në perëndim dhe
veriperëndim të luginës së Carakovistës në kohët historike shtriheshin
thesprotët. Kështu dy fise nuk mund të shtriheshin në të njënjtin territor.
Po Skylaksi dhe Pindari na thonë se Atintanët, banorët e krahut të djathtë të
lumit Aos, (pra territori ku banojnë sot tepelenasit e krahut të djathtë të
lumit të Vjosës),kufizoheshin me Dodonën. Edhe këto dëshmi janë shmangur nga Kostandin
Karapano, sepse Dodona nuk mund të kufizohej njëkohësisht edhe me thesprotët,
edhe me kaonët, edhe me atintanët.
Këto kufizime territoriale e nxjerrin Dodonën në veri të Epirit, atje ku
kufizoheshin me luginën e Dëshnicës së sotme (Dodonës). Në kohët historike edhe kaonët, edhe molosët,
edhe atintanët ishin në kufijtë e njëri-tjetrit. 21)
*****
Po pse Akademia e Shkencave të Shqipërisë është mjaftuar me ato thënie të
cunguara të Kostantin Karapanos, kur Akademia Britanike shkruan për Dodonën gati
një faqe gazete? Nuk pretendoj që
Akademia e Shkencave të Shqipërisë të zbulonte Dodonën në luginën e
Dëshnicës. Nuk pretendoj që të shkruante ato që shkrun Akademia
Britanike.
Po Akademia e Shkencave të Shqipërisë
duhet të jepte një pasqyrë të plotë për Dodonën, sepse e di mirë që territori i
Dodonës (qoftë edhe në luginën e Carakovistës) ka qenë territor i banuar nga
shqiptarët. Ajo duhej t`ia fillonte që nga Homeri (shek. VIII para Krishtit) që
e quan Dodonën pellazgjike,22)
Hesiodi (shek. VIII-VII para Krishtit) “Dodona dhe lisi ishin qendra e
pellazgëve23) .
Herodoti (shek. V para Krishtit),Pellazgët
kishin zakon t`u flijonin perëndive çdo gjë, sikurse e mësova në Dodonë 24).
Efori (shek. IV para Krishtit) Faltorja ka qenë ndërtim pellazgjik që në krye të herës 25).
Pseudo-Scymni,
(shek. I para Krishtit) “aty është edhe Dodona,faltore e Zeusit, themeluar prej
pellazgëve” dhe që na thotë se banorët rrotull Dodonës ishin barbarë të
përzier,26) që do të thotë që nuk ishin helenë. Këta barbarë të përzier
janë theprotët, kaonët dhe molosët që banonin në Dodonë, kur merrnin
kujdestarinë e Dodonës dhe nuk e përzinin njëri-tjetrin se i përkisnin së
njëtës etnie.
Të gjitha këto dëshmi provojnë se Dodona ka qenë e Pellazgjisë, duke iu
kundërvënë direkt apo indirekt Akademisë Britanike që e quan Dodonën një
faltore helene dhe Akademive të tjera që thonë të njënjtën gjë.
Le të pasqyroheshin te “Fjalori enciklopedik shqiptar” edhe ato çfarë thotë
Karapanua dhe pasuesit e tij, por të paraqiteshin të gjithë autorët që e kanë
kundërshtuar Dodonën në Juglindje të Janinës, duke filluar me Zoto Mollosin,
Sami Frashërin e Perikli Ikonomin. Të dilnin në dukje thëniet e autorëve të
vjetër që thonë se Dodona ndodhet në veri të Epirit, në tokën e Molosisë, duke
i hapur shtegun gjithkujt për të kërkuar edhe vendndodhjen e vërtetë të
Dodonës. Nuk do të kishim për Dodonën 204 faqe (aq sa është libri im studimor,
“Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit I”, Tiranë 2011,) por do të kishim 4
faqe ku shqiptarët do të mësonin e do të dinin gjëra të sakta nga një
institucion shkencor dhe të mos shkonin ta kërkonin Dodonën deri në Ulqin. Po
reduktimi i Dodonës në 4 rreshta te “Fjalori enciklopedik shqiptar”, Tiranë
2008, e bën këtë vepër enciklopedike të cunguar duke merituar atë që thotë vetë
Prof. Muzafer Korkuti: një vepër diletante. Po nëse ndonjë individ edhe mund të
shkruaj një vepër diletante, kjo nuk i prish punë askujt, veçse individit që e
ka financuar botimin (e që në këto raste financuesi është vetë autori)dhe të
atij që e ka harxhuar kohën kot duke shkruar, por që mund t`i shërbejnë edhe si
sprova për një vepër shkencore në të ardhmen. Po kur një vepër diletate,
botohet nga një institucion shkencor siç është Akademia e Shkencave të
Shqipërisë, puna qëndron ndryshe. Qoftë
edhe për këtë zë të vetëm siç është Dodona, vepra kërkon të ribotohet dhe të
tërhiqet botimi i vitit 2008. Po kush përgjigjet për ato miliona të hedhura
kot? Po kryesorja është se kush përgjigjet për rrënimin që ka pësuar Akademia e
Shkencave të Shqipërisë përpara opinionit publik: shqiptar dhe atij të huaj.
Ajo kopjon si një nxënës i keq ato që thonë të tjerët. Nuk e kam fjalën vetëm
për rastin konkret, atë të Dodonës, por edhe për historinë e shqiptarëve dhe
origjinën e tyre tek libri:, “Historia e popullit shqiptar I”, Tiranë 2002 , që
është botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Bibliografi:
1-Marrë
sipas kronikës televizive që dha televizioni Klan, ABC News, datë 21 janar 2012
2-Bardhyl Londo,
Gazeta “Dëshnica” shkurt 2012.
3-Muzafer Korkuti, Qeveria financon vepra diletante, gazeta “Shqiptarja.com”,
datë 19 prill 2012.
4-Arkivi i Institutit të Historisë, Gërmime epirote (në Epir) prej
Evangjellis,Dh, fq. 30-31
5-Muzafer
Korkuti, Qeveria financon vepra diletante, gazeta “Shqiptarja.com”, datë 19 prill
2012.
6- J.G. Hahn, Studime shqiptare, Instituti i Dialogut dhe Komunikimit. Tiranë
7-Encyclopedia
Britannica, fourteenth edition, vol. 7, faqe 494.
8 Kristo
Frashëri, “Album Ismail Qemali”, Tiranë 2012, fq 22
9- Pëllumb Xhufi, Ikje nga Bizanti, Tiranë 2012, fq. 205
10-Pëllumb
Xhufi, Ikje nga Bizanti, Tiranë 2012, fq. 206
11-Pëllumb
Xhufi, Ikje nga Bizanti, Tiranë 2012, fq. 207
12-Muzafer Korkuti, Qeveria
financon vepra diletante, gazeta “Shqiptarja.com”, datë 19 prill 2012.
13-Lirim Muhaj Sa dodona ka
Pellazgjia?, Gazeta “Republika” 1 gushr 2012
14-Muzafer
Korkuti, Qeveria financon vepra diletante, gazeta “Shqiptarja.com”, datë 19
prill 2012.
15-Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë
2008, faqe 500.
16- Kostantin Karapano, Dodonë e ses ruines, Paris 1878, fq. 7.
17- Kostantin
Karapano, Dodonë e ses ruines, Paris 1878, fq. 146.
18-Mirjan Ylli, Iliria dhe Epiri, Tiranë 2007, fq. 215.
19-Perikli
Ikonomi, Tomorri dhe Dodona pellazge, Tiranë 2008, fq. 24.
20 Aleks
Trushaj, Kaonia dhe kaonët në prehistori dhe antikitet , Vlorë 2007, fq.80.
21-Kujtim Mateli, “Dodona
ndodhet në Dëshnicë të Përmetit I”, Tiranë 2011, fq 145-153
22- Homeri, Iliada, vargu 233-234.
23-Ilirët dhe Iliria te autorët antikë,Tiranë 2002, fq. 160.,
24- 4-Ilirët dhe Iliria te autorët antikë,Tiranë 2002, fq. 16.
25-Dhimitër Pilika,Pellazgët-origjina jonë e mohuar,Tiranë 2005, fq.154.
26- Ilirët dhe iliria te autorët antikë ,Tiranë 2002, fq. 73.