E enjte, 01.05.2025, 07:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Dedë Sokoli: Pesha e fjalës së urtë (4)

E enjte, 06.09.2012, 08:12 PM


PESHA E FJALËS SË URTË (4)

Nga Dedë Sokoli

- E -

– E ardhmja është e shkuara që futet nga një portë tjetër.

– E ardhmja është në duar të mësuesve të shkollës.

– E ardhmja ndërtohet duke kujtuar të kaluarën.

– E djeshmja është kujtimi i së sotmes, e nesërmja ëndrra e sajë.

– E ka marrë mëndja në qafë.

– E kam hangër kashumë jetën, tani i lodhur fare.

– E keqja bëhet më e keqe kur mbrohet.

– E keqja është vijë, e liga segment.

– E keqja ka vetëm një vrull, si uji në pus.

– E keqja nuk harrohet, e mira po.

– E keqja vjen nga padituria.

– E këthen gezofin, si ta shofin motin.

– E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja por indiferentizmi.

– E mira është si burimi me pak ujë, i pa shterrshëm.

– E mira nuk ka tavan, e keqja nuk ka taban.

– E mirë është fuqia por ca më e mirë është urtia.

– E para dhe më e madhja e të këqijave është që dikush të mos ndeshkohet për padrejtësitë e veta.

– E qeshura të rinon, inati të plakë.

– E qeshura të zgjatë jetën.

– E shara është arma e të dobtit.

– E shëmtuara nuk e ka qejf pasqyrën.

– E thëna dhe e bëra janë larg.

– E vërteta e vetmja meritë që i jep dinjitet dhe vlera historisë.

– E vërteta është drita e dritave, ylli i yjeve kjo është drita e së vertetës.

– E vërteta është mbretresha e jetës.

– E vërteta është si dielli, mund të mjegullohet por për një far kohe.

– E verteta mbi qellimet e nje njeriu, nuk mësohet duke e pyetur atë.

– E vërteta ndoshta vonon, por kurr nuk harron.

– E vërteta përkulet por nuk thyhet kurr.

– E vërteta sëmuret por nuk vdes.

– E vërteta shpesh herë vuan më shumë nga zjarri i mbrojtësve të sajë se sa nga argumentet e

kundërshtarëve.

– E vetmja lumturi është në vatrën e familjes tënde.

– E zeza më e madhe është kur nuk ka magjja miell.

– E zeza unë e zeza, cilin qaj më parë, njerin e kam burr tjetrin e kam djalë ( të dejur).

– Edhe gazi kur nxehet pelcet.

– Edhe mbreti ka nevojë për komshi.

– Edhe si bora të jeshë e bardhë, nuk i shpëton dot gojës së keqe.

– Edhe Amerikës i mungon diçka- gjuha e nënlokes.

– Edhe atij që ka dije, mbi të gjitha i duhet të mësojë.

– Edhe diell po të bëhesh nuk i ngroh dot të gjithë.

– Edhe e vërteta e dëmshme vlen më shumë se genjeshtra e dobishme.

– Edhe guri pëlset kur nxehet.

– Edhe kafsha e don dorën që e ushqen.

– Edhe kau i mirë, po s’e ngacmove, nuk tërheq në brazdë.

– Edhe kau ka gjuhë të madhe por nuk flet dot.

– Edhe kopështi i mbretit po të jetë, një gjemb do ta ketë.

– Edhe kur ligjet janë të shkruara ato nuk duhet të mbeten të pandryshuara.

– Edhe luani nuk e gjenë vetë ushqimin falas.

– Edhe në fronin më të lartë të botës, për tu ulur do të përdoret….. prapanica.

– Edhe në kasollen më të humbur ka vend për një çift të lumtur dashtnorësh.

– Edhe në se s’ben mirë në ketë botë, për fukaranë derdhe një pikë lot.

– Edhe në se zgjohesh shumë heret, fati është zgjuar një orë përpara.

– Edhe një fije barë bën hijen e vet.

– Edhe pas luftës duhet me i mbajtë armët.

– Edhe pula në kopshtin e botës, të duket më e majme.

– Edhe zorrët në bark ngaterrohen.

– Edukata është ajo që mbetet kur gjithçka e mësuar harrohet.

– Edukata e ushqen shpirtin.

– Edukimi është buka e shpirtit.

– Edukimi i femijëve është si toka, ç’të mbjellesh do të korrësh.

– Edukimi më i mirë dhe më i dobishëm është ai që njeriu i jep vetvetes.

– Edukohu njëherë vetë pastaj eduko të tjerët.

– Eksperienca është një krehër që jeta e dhuron pasi të kenë rënë floket krejtësisht.

– Embelsira hahet në fund.

– Emri dhe nderi nuk blihen me para.

– Erdhën sorrat dhe prishën folenë e bilbilit.

– Errësira nuk është gjë tjetër vecse drita që ende nuk i ka hapur sytë e vet.

– Eshtë bërë fëmijë i mbrapësht, nuk i len dy gur bashkë.

– Eshtë e rrezikshme të kesh të drejtë kur qeveria e ka gabim.

– Eshtë më mirë të ndezësh një qiri, se sa të shuash errësirën.

– Eshtë absurde të klasifikosh zemrën në krye të ndjenjave. Bëni atë që ju thotë zemra dhe do të ngeleni gjithmonë ai që keni qënë.

– Eshtë bërë si rrumujë, sa që nuk e njef as qeni të zonë.

– Eshte defiçit ne mëndje.

– Eshtë djegur nga qulli – prandaj i frynë kosit.

– Eshtë e çuditshme por është e vërtet sepse e verteta është gjithnjë e çuditshme.

– Eshtë e kotë të ankohesh për armiqtë e tu, kurse ti, ose qënja jote është një pasqyrë që tregon se sa të pavlefshëm janë ata.

– Eshtë e mirë ajo që mbaron mire.

– Eshtë e pa mundur të dashurosh dhe të jeshë njekohsisht i zgjuar.

– Eshtë e sigurtë zhdukja e nje vëndi ku njerzit mposhtin ligjin dhe forca mposhtë të drejtën.

– Eshtë e vjetër e vërteta se një pikel mjaltë, mbledh më shumë grenza se sa disa litra rrëshirë rreth vetes.

– Eshtë e zonja ajo femër që nuk bie në dashuri me një mashkull të adhuruar nga mijera gra.

– Eshtë fatkeqësi e madhe po të mos keshë aq zgjuarsi sa për t’i lidhur fjalët bukur dhe aq mënd sa për të mbyllur gojën.

– Eshtë gruaja që zgjedh burrin, i cili do që ta zgjedhi.

– Eshtë i gezuar vetem ai që mund të jape.

– Eshtë i mjerë ai nxënës që nuk perparon më shumë se mesuesi i tij.

– Eshtë i njejti rrezik si të besosh më shumë se ç’duhej ashtu si mos të besosh fare.

– Eshtë i pa arsyeshëm ai që punon përtej forcave të veta.

– Eshtë kënaqesi që gjatë jetës nuk i bëre kujt padrejtësi.

– Eshtë më e lehtë të falësh një armik se sa nje mik.

– Eshtë më e lehtë të japësh një puthje se sa ta harrosh atë.

– Eshtë më e lehtë të vuash nga e vërteta, se sa të kënaqesh me rrëna.

– Eshtë më e nevojshme të studjosh njerzit se sa librat.

– Eshtë më kollaj të shkatrrosh se sa të ndertosh.

– Eshtë më mirë të debatosh një çështje, ndoshta pa e zgjidhur atë, se sa të zgjidhësh një problem pa e debatuar.

– Eshtë më mirë të të kenë zili, se sa t’u vijë keq për ty.

– Eshtë me të vërtet i madh ai që di të vuaj urtësisht.

– Eshtë një mëkat i vertetë që leksionet e jetës i mësojmë atëherë kur nuk na duhen më.

– Eshtë privilegj të jeshë i çmendur, sepse e gjithë bota e mban vedin për të mënçur.

– Është vështirë sa të nxihet njëra faqe, se tjetra nxihet vet.

– Etja për para, ta bën shpirtin fukara.

– Evërteta më në fund del në shesh, nuk ka dobi ta fshehësh.

 

- F -

– Faji bëhet qyrk në mes të dimrit, e s’e vesh askush.

– Faji gjithmonë ngelet jetim.

– Fakti që dikush lexon nuk do të thotë asgjë, e gjithë puna është të dishë të lexosh.

– Fali armiqt e tu, por mos harro kurr emrat e tyre.

– Familja është e shenjtë.

– Faqeziut borxh mos i rri.

– Farkëtari përkul hekurin, i mënçuri përkul vedin.

– Fatet e vështira i lidhin më tepër të dashuruarit.

– Fati dhe shpresa janë motër e vlla.

– Fati është si tregu, vetëm nëqoftë se mund të presësh ulet çmimi.

– Fati ndihmon mëndjet e përgatitura.

– Fati ndihmon vetëm ata që janë guximtarë.

– Fatkeqësia më e madhe është atëherë kur humbet shpresën.

– Fëmia don atë që e përkedhel.

– Fëmia është si vesa para diellit.

– Fëmia i vogël të zgjon nga gjumi, femia i madhe të lën pa gjum.

– Fëmija ka nevojë më shumë për shembuj se sa për vrejtje.

– Fëmijët janë lulet e shtëpisë.

– Fëmijtë kur janë të vegjël, të çajnë kokën, kur rriten të therin shpirtin.

– Femra e bukur, ndodhë që edhe të fikë e të koritë.

– Femra është mbretresha e botës por edhe skllave e dëshirave.

– Femra sa degjon një shoqe, s’degjon as vedin.

– Femra të jep mundësinë, ty s’të mbetet gjë tjetër veç ta shfrytzosh.

– Femrat e dashuruara u ngjajnë gjeneralëve, ato falin më lehtë tradhtitë e mëdha se ato të vogla.

– Femrat e ndershme e zgjedhin burrin me shpirt e jo me sy.

– Femrat janë qenje të mrekullueshme, vetëm kur nuk flasin.

– Ferri është i shtruar me kalldrëm për qëllime të mira.

– Fitorja është motra e atij që ka të drejtë.

– Fitorja ka shumë prindër, humbja ka mbetë jetim.

– Fitorja më e bukur është të fitosh vedin.

– Fjala don çobani të madhe.

– Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrëmbër është e gjatë.

– Fjala e ëmbël të hedh në zjarr.

– Fjala e ëmbël thyen të fortin.

– Fjala e fundit nuk duhet të thuhet në fillim.

– Fjala e keqe ecën mbi rrota që gjatë rrugës vajisen nga të gjithë.

– Fjala e ligë degjohet më shpejt.

– Fjala e mirë, çelë çdo derë.

– Fjala e mirë në ditë të keqe.

– Fjala e pa thënë- është flori.

– Fjala e thënë në kuvend nuk ndryshon si mendja e vejushës.

– Fjala është komandant i forcës njerzore.

– Fjala është komandant i forcës njerëzore.

– Fjala është si gruja shtatëzanë që lind viganë, fjala na bashkon me yjet dhe majmunët.

– Fjala në kuvend pleqnohet, trupi me të punuar forcohet.

– Fjala në vend të huaj bëhet gur.

– Fjala pa punë, si peshku pa lume.

– Fjalën e njeriut të mirë, ruaje si xhevahirë.

– Fjalët e mira dhe guri në strajcë.

– Fjalët e rëndomta mërzisin edhe miqtë më të dashur.

– Fjalët e shumta janë fukarallek.

– Fjalët fyese i perdorin njerzit e trashë dhe të vrazhdtë.

– Fjalët i merr era,e shkruara mbetet.

– Fjalët janë gozhdë të vogla për të mbërthyer idetë.

– Fjalët janë gozhdë të vogla për të mbërthyer idetë.

– Flet pak ai që mëndon shumë.

– Fol fare pak për vete, shumë për të tjertë, pak për gjërat.

– Fol sa të duash për mjaltin, por goja nuk të ëmbëlsohet.

– Fol vetëm për ato që di, për të tjerat hesht.

– Foli derës të degjojë dritarja.

– Foli plakës që të degjojë nusja.

– Forca më e madhe qëndron në zemrën e pafajshme.

– Fre burrërisë, djalë.

– Freni mban kalin, mëndja mban burrin.

– Frika e ruan vreshtin.

– Frika është nëna e të keqiave.

– Frika është nëna e të këqiave.

– Frika është një thikë që i shkurton gjuhët.

– Frymëzimi është shpërblimi i një pune të rëndë.

– Fryni era bregut të detit, çka më thash mua, ja pafsh vedit.

– Fukaraja vjel rrushin, zinxhini pin mushtin.

– Fukaralleku- sjell maskarallek.

– Fukaralleku të mbyll sytë.

– Fuqia shpirtërore e njeriut, mund të nxjerrë fitimtar ndaj vështirësive të kësaj bote.

– Fuqinë e meriton ai që din ta marrë, pasuria i takon atij që din ta shtojë.

– Fyerja është mënyra më e dobtë e kundërshtarit.

------------

Në numërin tjetër do të ndiqni Fjalë të Urta, që fillojnë me –G-Gj-H-I-J-



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx