Kulturë
Liljana Kalleshi: Brenda c`do femre fshihet një më e bukur
E premte, 07.09.2012, 05:48 PM
Flet ” Mjeshtërja e Madhe e Punës”& Artistja e shquar e estradës së Shkodrës, Liljana Kalleshi . . .
Brenda c`do femre fshihet një më e bukur ...
...
Liljana Kalleshi Ka lindur në qytetin e Shkodrës më 18.5.1951. Filloi karrierën
si akrobate në vitet 1960 pranë “Shtepisë të Pionerit” në Shkodër me instruktor
Z.Myftar Tafili, ku spikat menjëherë talenti i saj. Liljana Kalleshi, artistja
e shquar e estradës profesioniste të qytetit të Shkodrës, akrobatja dhe
drejtuesja më e njohur e cirkut shqiptar, është cilësuar nga kritikët e artit
dhe të cirkut , si një artiste me botë të pasur shpirtërore, në interpretimet e
numrave të saj brilante të cirkut , ku rrjedh natyrshëm finesa dhe përkushtimi për artin e saj duke e spikatur në një moshë fare
të re si një artiste e përkryer e qytetit të Shkodrës. Por gjithashtu
Liljana është vlerësuar
me shumë çmime dhe tituj. Në vitin
1967 në Festivalin Kombëtar të Estradave Profesioniste Liljana Kalleshi u
nderua me çmimin më të lartë të festivalit “Laurat i Republikës” , çmim ky që u
pasua dhe nga çmime të tjera të mëdha. Në 2011 ish Presidenti Bamir Topi e
nderoi Znj.Liljana me Urdhërin ” Mjeshtër
i Madh i Punës”. Në një intervistë ndryshe dhe ekskluzive Znj. Kalleshi, sot 60
vjeç, rrëfen me detaje fëmijërinë e saj,
dashurinë për artin, ambiciet sfidat dhe
rrugën drejt suksesit.
Jeni
një ndër femrat më të sukseshme të estradës profesioniste të qytetit të Shkodrës.
Nga cv- juaj shikojmë qe ju jeni vlerësuar për vite me rradhë në karrieren
tuaj të shkëlqyer si akrobate dhe
drejtuese e cirkut profesionist të qytetit të Shkodrës. Si ka ecur rruga juaj drejt kësaj bote të magjishme?
-
Kam filluar karrierën time si artiste profesioniste në Estraden e qytetit te
Shkodrës në një moshë shumë shumë të vogël ( 9 vjeçare). Jam e lumtur dhe kam qënë me shumë fat që kam
lindur në qytetin e Shkodrës, një qytet me vlera të mëdha kulturore dhe
historike, dhe jam me shumë fat që po ketij qyteti i dhurova emocione,
duartrokitje dhe çmime pafund , duke i shtuar vlera të tjera kulturës së këtij qyteti. Kam qenë me
fat ëe kam qenë kolege e artistëve te medhenj si Tano Banushi, Prenk Jakova,
Hasan Smaja, Paulin Preka, Zyliha Miloti, Katerina Biga, Bep Shiroka, Lec
Bushati, Zef Deda, Faruk Kalleshi, etj, figura gjigande dhe të pazëvendësueshëm
në artin shqipetar. Po keshtu kam qënë e privilegjuar të punoja me regjizorin e
madh Serafin Fanko ku në çdo shfaqje të estradës
ku ai ishte regjisor merrja vlerësimin maksimal
prej tij. E njejta gjë më ndodhte
dhe nga i madhi Paulin Sekuj i cili shfaqte dobësitë e tija për numrat
akrobatik të realizuar me aq finesë . Që në moshën 9 vjeçare kam interpretuar
dhe jam shpërblyer për aftësitë e mia profesionale, duke më ftuar në Teatrin "Migjeni"
për tu bërë artiste profesioniste e estradës.
Ju
jeni bashkëshortja e sportistit të peshëngritjes më të madh të të gjithë koherave,
Z. Faruk Kalleshi. Sa e vështirë ka qënë për ju të jeni një grua në karrierë dhe
një bashkëshorte shumë e mirë?
Në
kohën kur unë isha në kulmin e karrierës time artistike, im shoq Faruku ishte
pretendet për thyerjen e Rekordit Botëror dhe përgjegjësia për rezultatet e tij
padyshim binin dhe mbi mua..Duhej të isha një grua e përkujdesur në maksimum në
mënyrë që im shoq të ishte sa më larg streseve familjare dhe të ishte i përkushtuar
vetëm pas sportit. Jam përpjekur dhe kam bërë maksimumin që tim shoqi t’i
dhuroja qetësi, hapësirë për të qënë i lirë në arritjet e rezultateve, një familje
të mrekullueshme…
Meqë
përmendët familjen, c c’vend zë familja
në jetën tuaj dhe sa e rëndësishme është familja në jetën e një artisti?
Familja
është gjëja më e rëndësishme e jetës sime. Jam përpjekur t’i jap vlerë maksimale
karrierës dhe familjes. Kam punuar shumë që të krijoj një familje me baza të shëndosha
morale dhe me vlera mjaft të larta shoqërore dhe besoj që këtë gjë e kam
arritur më së miri.. Kam 2 fëmijë të mrekullueshëm : Anilën dhe Endritin , që të
dy me nga 2 fakultete dhe me mastera ndërkombëtar..Jam shumë e lumtur që tashmë
jam bërë 2 herë gjyshe. Kam një nip Franklin që më ka transformuar jetën pasi është
një fëmijë i mrekullueshëm dhe Juenën qe e kam si dritën e syve. Nipi dhe
mbesa janë pasuria më e madhe që më ka
dhënë Zoti.
A
besoni tek fati?
Falenderoj
edhe Zotin per talentin qe me ka dhene , per familjen e mrekullueshme qe kam,
per arritjet qe ka patur familja ime , per shperblimin qe kam patur nga Zoti
duke me dhënë një nip e një mbesë të mrekullueshëm. Besoj dhe mendoj që kam qenë e përzgjedhura e
fatit pasi jeta ime ka qenë e mrekullueshme..Shkodra është djepi i kulturës
shqiptare dhe unë së bashku me familjen time kam qenë me fat të jem një pjesëz
e vlerave të artit, kulturës dhe sportit të këtij qyteti.
Jeni
shpërblyer me c cmime prestigjoze në Shqipëri dhe jashtë saj? Cfarë vlere kanë keto
çmime për ju?
Po, është e vërtetë ,kam fituar shumë tituj dhe çmime prestigjoze në Shqiperi dhe jashtë saj. Në vitin 1967 në moshën 16 vjeçare jam nderuar me çmimin Laurat I Republikës në Festivalin Kombëtar të Estradave , një çmim ky që e mbajnë emrat më të shquar të artit shqipëtar si :Prenk Jakova, Tano Banushi. Po kështu në vitin 1972 në takimin e estradave profesioniste zura vendin e parë. Në vitin 1976 në Sarandë,në takimin e përvitshëm të trupave profesioniste u shpalla më e mira. Në vitin 1984 nga Kuvendi Popullor I Republikës u vlerësova me medaljen “Naim Frashëri”, në vitin 1988 në takimin e të gjithe grupeve të cirkut në Shqipëri nga juria e perzgjedhur me në krye të madhin e cirkut shqipetar Z. Telat Agolli u radhita më e mira. Në nëntor 2011 u vleresova me Urdhërin “ Mjeshter i Madh i Punës” . Në 2009 në Paris rradhitem femra me e sukseshme e vitit me trofe të artë ,në 2010 në Londër marr trofeun Platini. Në maj të 2010 në Nju York vlerësohem me trofenë diamant dhe së fundmi në Frankfurt me Harkun e Europës.
Jeni
60 vjeçe dhe dukeni në formë perfekte.Ku qëndron sekreti i rinisë dhe bukurisë tuaj?
(Qesh)…Jam
artiste në shpirt dhe një artistë nuk plaket kurrë..Jam natyrë e ndjeshme, transparente
dhe e prirur pas të bukurës. Jeta ime
artistike, familja ime e mrekullueshme më kanë dhënë shtysë të jem gjithmonë në
qendër të vëmendje, ndaj perpiqem të jem e kuruar dhe në formë perfekte. Tërhiqem
gjithmone pas gjërave të bukura dhe dua ta transmetoj dhe tek njerëzit që më rrethojnë
që sekreti i rinisë qëndron në shpirtin e një artisti.
A
keni idhull në botën e spektaklit dhe televizionit ?
Pa
dyshim që kam. Jam shumë e dhënë pas televizionit dhe spektakleve.. Padyshim
adhuroj stilin modern dhe shumë të komunikueshëm të Ardit Gjebrese, ndjek
vazhdimisht emisionin e Arian Canit. Pëlqej shumë lirshmërinë dhe pyetjet
spontane qe u bën të ftuarve. Ndjek me shumë dëshirë spektaklet e mëdha të të madhes
Vera Grabocka..
Ne
dimë që Jeni drejtuese e një qendre estetike , çfare u sugjeroni lexuesve të konsumojnë
dhe cila është pjata juaj e preferuar?
Më
pëlqejnë shumë njerezit që janë të kujdesshëm në paraqitjen e tyre të jashtme.Kujdesi
për trupin tregon respekt për veten dhe shëndetin tënd. Një trup në formë ka
larg sëmundjet e tmerrshme që lidhen me mbipeshën si diabetin, hipertensionin,
kanceret e ndryshme gjithashtu anën psikologjike të njeriut e lodh shumë. Ca
kilograme të tepërta të bëjnë të ndihesh keq para miqve, pasqyrës, përballë veshjeve, ndaj i këshilloj të gjithëve të jenë
të kujdesshëm ndaj ushqimeve me shumëë kalori, plot yndyra të tepërta. Kujdesi
për veten duhet të fillojë që tek mënyra se si ushqehesh.. Pjata ime e
preferuar është supa e perimeve .
Ju
jeni cilësuar si një nga ikonat e artit shqiptar. C`do të thotë për ju ky fakt
?
Sigurisht
që do të thotë shumë, ndjehem e vlerësuar dhe e nderuar.
E
së fundmi cfarë doni të shtoni ndonjë gjë tjetër?
Një falenderim special për këtë intervistë të mrekullueshme, një urim special për stafin e gazetës dhe dua t’i uroj të gjithë pushuesve një verë sa më të mbarë.
Albert
ZHOLI
Hermes
M. Nikaj