Kulturë
Kalosh Çeliku: Poeti rebel i poezive të egra
E shtune, 08.09.2012, 05:57 PM
POETI
REBEL I POEZIVE TË EGRA
Nga: KALOSH ÇELIKU
Risinë
që sjellë sot poezia e dashurisë në letersinë shqipe i ka rrënjët te lirika popullore, që e ka
tejkaluar moti pjesa më e fuqishme e poezisë shqipe, lirika e dashurisë. Dhe, jo rastësisht Lasgushi është poet i
madh. Pano Taçi është vëllai i vogël i Lasgush Poradecit.
Poezia
shqipe është lëruar dhe zhvilluar brenda kufijve politik: Shqipëri, Kosovë, IRJ
e Maqedonisë, Mal i Zi dhe Diasporë. Dhe, përçudi, përderisa në Shqipëri ajo
është lëruar përkrah poezisë patriotike edhe poezia e dashurisë, në Kosovë, Mal
të Zi dhe IRJ e Maqedonisë është lëruar vetëm poezia patriotike. Realitet ky,
që do të thotë se, një popull e manifeston atë që nuk e ka, i mungon me vite,
liria. Risi në poezinë shqipe, sot është edhe kombinimi i dashurisë me
patriotizmin. Poetët që e lërojnë këtë lloj poezie të veçantë numërohen në
gishta. Megjithatë, kjo është poezia profetike e ironisë, sarkazmës dhe
protestës artistike.
Motivet
e poezisë erotike në letërsinë shqipe janë të njohura: besnikëria, tradhtia,
ndarjet, xhelozia, malli, sëmundja nga dashuria, mirëpo edhe ëmbëlsia nga
dashuria dhe bukuria e trupit të zhveshur. Është interesante se në rolin e
subjektit lirik paraqitet në këto poezi, njësoj shpeshëherë gruaja sikur edhe
mashkulli. Përmëtepër, te Pano Taçi është e përbashkët tema: jeta pas vdekjes.
Ringjallja. Dhe, raporti midis jetës dhe vdekjes. Edhe pse, në kohën e sotshme
ende vazhdon të shkruhet me të madhe poezia patriotike, ku gjakohet pas lirisë
dhe luftohet robëria shekullore.
Poezia
erotike në gjirin e vet e ka edhe tipin e poezisë profetike. Zakonisht, këtë
lloj të poezisë e kanë shkruar poetë-profetë, që letërsia shqipe i ka pasur
edhe para kohës së Romantizmit: Frakulla, Çami, Zuko Kamberi etj. Stili i
poetëve-profetë është i përsosur, nuk vajtojnë për të kaluarën, po për të
sotmen dhe të nesërmen. Vargu i kësaj poezie e
lufton hipokrizinë, koprracinë dhe grykësinë. Një spektër më i gjerë
objektesh paraqitet në poezinë erotike, e cila dallohet fare lehtë nga poezia
patriotike. Kështu që mjeshtëria e Pano Taçit shprehet me kërkimin e forcave të
reja, përsosjen e figurave ekzistuese dhe të proçeseve stilistike duke lejuar
shtimin dhe zhvillimin e temave të paprekshme.
Poezia
erotike e Pano Taçit ka gjakun dhe
shpirtin, që i ecin nëpër damarë. Një përzierje të së resë: dashurisë me
patriotizmin. Gjuha e thjeshtë dhe me stilin e qartë, po të thellë është
përsosur me imagjinatën e pasur dhe gjuhën e stolisur. Këndimi i poezisë te “Eja
Mike”: Sa herë vjen çapkëni
prill,/ çapkëne më bëhet shpresa,/ brezin nga mesi ia
zgjidh malit,/ t'ia bëj rrëkeza./
Dhe,
për mua si poet, poezi e fuqishme është ajo që nëpër damarë i qarkullon gjak
dhe shpirt, i ka thellë rrënjët në poezinë popullore. Dhe, i japin gji Tri Zana
të maleve. Fuqi për luftë si Mujit dhe Halilit
për ta sjellur Nuse në Katund Tanushën e Krajlit…
Ikja
e Pano Taçit nga parullat e thata, patetika patriotike është risi e plotë në
poezinë erotike shqipe, sikur është ruajtja dhe ndikimi i poezisë popullore.
Poezia e mirë artistike duhet të ketë edhe filozofinë jetësore plot figura
poetike. Pano Taçi hedhë farën në tokë pjellore, ashtu si bujku me hebet në
krah drithin në ara, kështu që frutat e pjekur në vjeshtë, poezitë i lulëzojnë
në Pranverë në libër…
Armë
e fuqishme është edhe lirika satirike, ku Pano Taçi përqesh momente njerëzore,
politikën me prijësit e tyre, madje edhe vetë fatin e popullit shqiptar. Qeverisë
i shkruan letër te poezia “Greva e urisë”: me spermë ia shkroi qeverisë/
të më rris dhe ca pensionin/ veç për p... e rrospisë./ Shtona, qeveri,
racionin,/ Ndryshe k... teveqel/ Gjallë nga greva nuk më del. Origjinaliteti
i poetit, fatkeqësisht ende është në kundërshtim me dukuritë imorale dhe idetë
e kohës, në të cilën jeton brenda kufijve politik.
Poezia
erotike e Pano Taçit sa vjen e më shumë demokratizohet dhe misticizmi depërton
thellë e më thellë në art. Dashurinë
ndaj lirisë e paraqet me shprehje plot figura dhe me gjuhën erotike të lirikës
së dashurisë. E zhvesh nga trupi ferexhenë patetike dhe parullat e thata dhe i
vesh rrobat e nusërisë. Në poezinë erotike të poetit rebel, nganjëherë është
shumë vështirë të dallohet deri ku shkon alegoria e ku fillon shfaqja realiste.
Vetë gjuha shqipe, gjuhë e poezisë ka disa veçori të saj poetike, e
përshtatshme në paraqitjen e dy-tre dykuptimësive të vargut. Megjithatë, në
këtë poezi ekziston edhe një rrezik stereotipash, sepse ajo bazohet në disa
tema të përsëritura: dashuria, vera, bukuria. Që, Pano Taçi sot më e ka tejkaluar
me sukses dhe pasuruar me Baba Tomorin si vend i perëndive: Rrapin, Miken,
vetminë, Lotët e Shën Mërisë, Gjakun e Krishtit, Burrin, Engjëllin mbrojtës
grua, Nimfën. Qiririn, Romen, Natën e
Madhe etj.
Inspirimi
i Pano Taçit është i sinqertë dhe i thellë duke u shërbyer me shprehje të larta
poetike. Formën e një vargu mes legjendave, porosish dhe alegorish. Tendencë
kjo, për të krijuar një rrymë të re letrare me shumë vazhdues dhe përkrahës për
një të Nesërme. Poeti rebel Pano Taçi është i gatshëm të rroket fytas edhe me
Zonjën Vdekje. Ringjalljen. Lindjen. Robërinë. Lirinë. Shkurt, ballafaqohet me
misteriozen: dashurinë qiellore dhe tokësore.
Vargu
luftarak i Pano Taçit, përjeton një lulëzim të ri në lirikën shqipe. I lëshon
paragjykimet, frikën, burgun shtëpiak… Robërinë... Shkolla e re letrare është
shtegu i tij drejtë Lirisë… Universiteti… Biblioteka… E nxjerrë vargun nga
brezi. Poeti është me shpirt krenar dhe i vetëdijshëm në paraqitjen e
realitetit shoqëror, kështu që për këtë poet rebel jeta e varur nga partitë
politike është e huaj. Tentim ky, i komunizmit që tërë jetën e shoqërisë ta
ketë nën kontroll. Hap i gabuar ideologjik me të cilin dështoi në parashikime.
Tashti e kanë radhën partitë politike demokratike, shkaku se poeti ringjallet
edhe më i fuqishëm. Stili i tij është sakrificë, ndjeshmëri e poetit dhe
sinqeriteti. Përsëri do të vdesë dhe ringjallet mes poezive, por kurrë nuk do
t’u bie duarve dhe këndojë arritjeve të tyre demagogjike krah për krahu me
trusakatët para kamerave televizive.
Shkëputja
e Pano Taçit nga format klasike poetike nuk qe proces i lehtë, që me vete e
mori edhe si viktimë kryengritëse artistike. Nuk është punë e lehtë t’u ikësh
ndikimeve nga letërsia ruse (Shqipëri) dhe jugosllave ( Kosovë. Mal i Zi e IRJ
e Maqedonisë ).
Poezia shqipe moderne sot ka një rrezik nga poetët e
oborrit në prehër të partive politike. Fatkeqësisht, falë Zotit, në përgjithësi
janë poetë të dobët dhe pa talent. Megjithatë, poezia e ardhmërisë do të jetë
poezia e verës dhe e dashurisë, që alegorikisht të paraqesë dashurinë hyjnore
dhe dehjen e mistikëve në Baba Tomor...
Ardhmëria e poezisë shqipe qëndron në traditën e poezisë popullore, Rilindjes shqiptare, duke u pasuruar me rrugë të reja, për të hipur mes reve në Baba Tomor. Mal, ku Pano Taçi me shokë veç ka hipur më në majë. Atdheun e Perëndive. Tyrben, ku pihet vera, shkruhet poezia. Dhe, bëhet dashuri…