E premte, 02.05.2025, 06:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Dedë Sokoli: Pesha e fjalës së urtë (5)

E diele, 09.09.2012, 06:23 PM


PESHA E FJALËS SË URTË (5)

Nga Dedë Sokoli

- G -

– Gabimet që harrohen, përsëriten.

– Gabimeve që bëjmë ne, u vëjmë emrin përvojë.

– Gabimi i parë falet, i dyti qortohet, i treti dënohet.

– Gabimi më i madh është të mos jeshë i ndergjegjshëm për asgjë.

– Gabojnë burrat, apo kemi të drejtë ne gratë?

– Gardhi i fortë nuk rrezohet nga era.

– Gazetat, librat, sallat e leximit, bibliotekat etj, urtia popullore i ka quejtur” dyqani i mëndjes”.

– Gënjeshtarët janë turpi i botës, ndersa servilët janë akoma

më të rrezikshëm.

– Gënjeshtra është plagë që edhe në u shëroftë, të len nishan.

– Gënjeshtra të zë rob, e vërteta të çliron.

– Gëzimet harrohen, por dhimjet kurrën e kurrës.

– Gëzimet që ke në Atdhe, më kot i kërkon larg tij.

– Gëzimi hyn në jetën tonë, ku kemi diçka për të bërë, diçka për të dashur dhe diçka për të cilën shpresojmë.

– Gëzimi i një fëmije të prekë shpirtin.

– Gëzimi më i madh është të jeshë i bindur se je i dashuruar.

– Gëzimi pertërinë forcat.

– Gezimin shpirtnorë e ka vetëm i drejti.

– Gishtat e dorës dhembin të gjithë njëlloj.

– Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet.

– Goja e botës nuk qepet me gjilpërë.

– Goja nuk bie erë nga ato që han, por nga ato që thotë.

– Goja s’është vetëm për të ngrenë.

– Gomari mund të dashurojë trëndafilin, por trëndafili kurr nuk e dashuron atë.

– Gomari ngelet gomar edhe nëse e ngarkon me ar.

– Gomarin e nxjerr i zoti nga balta.

– Gomarin nga balta e nxjerr i zoti.

– Gratë bëjnë burrat, burrat bëjnë veprat.

– Gratë kujtojnë vetëm burrat që i kanë bërë të qeshin, burrat vetëm gratë që i kanë bërë të qajnë.

– Gratë mbushin valixhet, por nuk i mbajnë.

– Grindja është më e keqe se fukaralleku.

– Grindjet në dashuri, rinovojnë dashurinë e vërtetë.

– Gruaja bën gjithmonë gabimin nga padituria, ndërsa burri jo.

– Gruaja dhe mushka shtrohen vetëm me përkëdhelje.

– Gruaja është nëna e kombit.

– Gruaja nuk jepet me qesim.

– Gruas mos i shif bukurinë, por karakterin.

– Grue e buej, mos i merr më vend të huaj.

– Gruja e futë shejtanin në shishe.

– Gruja nuk lodhet së foluri, më se lodhet bilbili së kënduari.

– Gruri piqet, pastaj korret.

– Gurë- gurë bëhet kalaja.

– Guri hidhet në pemën që ka kokrra.

– Guri urdhërohet sa e ke në dorë.

– Gurin e mban muri, fjalën e mban burri.

– Gurit që rrokulliset dhe të dehurit, kurr mos u dil përpara.

– Guximi është vetëm fillimi i fitores.

– Guximi nuk del kurr jashtë modes.

– Guximi që kapercen caqet e tij e shkelë në truallin e

pasigurisë e të kokëkrisjes, i ngjanë më tepër marrëzisë

se sa trimërisë së vërtetë.

 

- GJ -

– Gjellën si ta gatuash do ta hashë.

– Gjuha llap, shpina dap.

– Gjej arsyen mbi forcën dhe jo forcën mbi arsyjen.

– Gjysma e punës mbarohet kur ajo ka filluar me deshirë.

– Gjëja me e rëndësishme për njeriun është vullneti i fortë.

– Gjuha e dashurisë është te sytë

– Gjuha është veshja e mëndimit.

– Gjethja kur dashuron bëhet lule, lulja kur dashuron bëhet frut.

– Gjeja më e mirë që afron kjo botë, është dëshira per një tjetër.

– Gjykojeni një njeri nga pyetjet, jo nga pergjigjet e tij.

– Gjithçka që ndodhë në realitet, për artin është e humbur.

– Gjithkush e din çmimin e çdo sendi, por askush s’e njeh vleren e diçkaje.

– Gjykimet që japim për të tjerët, nga njëherë tregojnë çfarë jemi ne.

– Gjërësia e mendjes barazohet me thellësinë e shpirtit.

– Gjithë uji i lumenjve nuk do ta lante dot dorën e pergjakur të vrasësit.

– Gjithçka që unë di për jetën është se ajo vazhdon.

– Gjysma e botës mund të kuptojë pakënaqsinë e gjysmës tjetër.

– Gjithëkush ankohet për kujtesën, por askush nuk ankohet për gjykimin e vet.

– Gjerat mund të parashikohen vetëm kur ato kanë ndodhur.

– Gjaknxehtësia është pjellë e paditurisë.

– Gjaku është ajo pemë e keqe dhe e brishtë të cilën e mbajmë gjithmonë me vete.

– Gjysma e parë e jetës na kalon duke kërkuar pasuri, ndërsa gjysma tjetër duke kërkuar mjek.

– Gjeli mbret mbi pleh të vet.

– Gjithçka është jetë, asgjë s’më përket mua, por jetën e jetoj dua apo s’dua.

– Gjithkush ka dy kandar, nje për vedi e nje për të tjerët.

– Gjeja më e bukur në jetë është puna e përzier me njerëz dhe dashuri.

– Gjithkush teshtat i lanë në shtepi të vet.

– Gjumi i rëndë i natës i bën keq ditës.

– Gjumi në borë është shkuesi i vdekjes.

– Gjeniu është në gjendje të thotë gjera të mëdha në menyrë të thjeshtë.

– Gjuha e ka rrënjën në zemër.

– Gjuha dredhon, se mendja e meson.

– Gjërat e bukura duhet të merren me doza të vogla, si nektari.

– Gjerat më të rëndësishme nuk janë gjëra.

– Gjithmonë ka pak çmënduri në dashuri por gjithnjë ama ka ca aresye në çdo çmenduri.

– Gjeja më e mirë do të ishte të mos lindje fare, por kush e ka ketë fat kaq të madh.

– Gjithkush ka sedër, ndaj mos i thuaj askujt gjerat që nuk i duhen thënë në sy të të tjerëve.

– Gjarpri duke ecur i fshinë gjurmët me bisht.

– Gjithçka që sot është e vertetë, nesër mund të jetë e dyshimtë.

– Gjithkush vdes një ditë si shejti- edhe shejtani. Është një gjë që nuk vdes kurr, Ai eshtë Atdheu.

– Gjuha shkon atje ku dhëmb dhëmbi.

– Gjuha kocka nuk ka por kocka thyen.

– Gjëja e vjedhur- s’ka mbarësi.

– Gjeja më e mirë në botë është muhabeti.

– Gjalmi e din se sa peshon strajca.

– Gjëja e vjedhur, bie erë gjithë jetën.

– Gjithmonë duhet të ndihmojmë të tjerët.

– Gjëja e huaj të len në rrugë.

– Gjithë zotësia e njerëzve nuk është gjë tjetër veçse një përzierje durimi dhe kohe.

– Gjej kuvend, fol, gjej luftë, lufto, gjej punë, puno.

– Gjaku është ajo pemë e kuqe dhe e brishtë të cilën e mbajmë gjithmonë me vete.

– Gjimnastika në çdo moshë forcon muskujt e trupit.

– Gjeli, para 100 vjetësh- është quejt “ sahati” i të varfërve.

 

- H -

– Ha me masë, se ndryshe plasë.

– Ha për drekë, por lër edhe për darkë.

– Ha të rrosh, jo rro të hashë.

– Hajdutet e medhenj, çojnë në burg hajdutet e vegjël.

– Hak pa marrë e borxh pa larë nuk ka.

– Hakmarrja nuk i shëron plagët.

– Hall me ty e hall pa ty.

– Hallë, hallë, del në shkallë; fol pak e hajde rrallë.

– Hallet e mia i din trari im.

– Hasmin shaje por trimërinë mos jam moho.

– Hatri të lë pa brekë.

– Hedh gurin e fsheh dorën.

– Hedh një budalla një gurë ne pusë, mblidhen dhjetë të mencur dhe nuk e nxjerrin dot.

– Hesapi i shtëpisë nuk del në Pazar.

– Heshtja është dituri, të folurit shumë –mendjemadhësi.

– Heshtja është përgjigjia më e mirë ndaj budallait.

– Heshtja per të mënçurit është një përgjigje.

– Hidhëroju dikujt,aq sa ka dituri.

– Hileqari nuk të sheh në sy por në tokë.

– Historia përsëritet herën e parë si tragjedi dhe herën e dytë si komedi.

– Historitë dhe dashuritë fillojnë me shampanjë dhe mbarojnë me kamomilë.

– Hudhra nuk hahet pas bakllavasë.

– Hulumtimi i kuptimit të fjalës,është fillimi i arsimimit.

– Humbisni një orë në mëmgjes dhe s’do ta gjeni gjithë ditën.

– Hyzmeqarë, nuk shkon njeriu me qef.

 

- I -

– I mënçuri nuk është kurr më i kenaqur se sa kur ka bërë një marrëzi.

– I duam të gjithë ata që na admirojnë, por jo të gjithë ata që admirojmë.

– I fundit, o qan, o qeshë.

– I ikuri dhe i vdekuri s’kanë hatër kurrë.

– I jep gishtin, ai të merr dorën.

– I ka hypë kalit së mbrapështi.

– I ka kengue qyqja ne vesh ( grueja burrit ).

– I ka ndeshë sharra në gozhdë.

– I keqi e ka sharjen në buzë dhe dreqin në zuzë.

– I ligu beson në fat, trimi në shpatë.

– I ligu i ngjanë thesit të qymyrit, jashtë i zi, brënda edhe më zi.

– I ligu kur të hypën mbi shpinë, nuk din me të zbritë kurr.

– I marrë është ai që duke u bërë mirë të tjerëve, dëmton vedin.

– I marri premton, budallaji shpreson.

– I marri ç’flet nuk din, i urti ç’din nuk flet.

– I mënçuri gjithmonë të hapë rrugë.

– I mënçuri me xhepa bosh,- si të mbushësh ujë me një kosh.

– I mençuri njifet në gjakftotësi.

– I mënçuri pajtohet me të mençurin, ndersa i marri nuk pajtohet as me të mënçurin dhe as me të marrin.

– I mencuri të vlerëson, besniku nuk të tradhton, vetëm i ligu të tradhton e të iluzionon.

– I miri i botës, i keqi i vedit.

– I miri nuk vdes kurrë.

– I nxjerr gështenjat nga zjarri me duart e të tjerëve.

– I padituri dhe pasanikët, konsiderohen të varfër.

– I pafuqishmi është përsoni që nuk shpjegon asgjë.

– I pasuri jep nga teprica, fukaraja jep nga zemra

– I riu ka fuqinë, plaku ka mënçurinë.

– I sëmuri nuk e çmon gjithnjë dobinë e ilaçeve por doktori ka për detyrë të ja japë me deomos.

– I shpëton rrezikut vetëm ai që vigjelon edhe kur është i sigurt.

– I urti nuk humbet kohë të mësojë budallën.

– I varfër nuk është ai që s’ka, por ai që don më.

– I vari ujkut mëlçitë në qafë.

– I vdekuri dhe vajza nuk mbahen në shtepi.

– I vetmi mëkat me të vërtetë vdekje prurës është vetvrasja.

– I vetmi si i verbëri.

– I yti të pjek, i huaj të djeg.

– I zoti duhet ta ruaj arën e vet.

– I zoti e din se ku i pikon shtepia.

– I zoti i shtëpisë rri në fund të urëve të zjarrit.

– Ideal do të ishte të lindje pas vdekjs së armiqve tu.

– Ilaci më i mirë për dëshpërimin është puna.

– Inatgjorë, fort mos u ban, veç damton shëndetin tand.

– Inati nuk është kurrë pa një arsye, por rrallëher kjo arsye eshtë e mirë.

– Inati të plakë, e qeshura të rinon.

– Inatin lere për nesër ndersa punën mos e ler për nesër.

– Injoranca është pjellë e paditurisë.

– Interesaxhiu djeg shtëpinë e komshiut për të zier vezën e vet.

– Ishte ç’ishte, shkoi e vati, mere fshesën fshije shtepinë( i thotë vjerra nuses) – Per rehat të zotrisë tate, nuk e prishi terezinë, - ( nusja).

 

- J -

– Janë tre gjer që e fikun shtepinë e robit:

– Asfalti afër shtepisë( vijnë visitor më shumë)

– Dyqani afër shtepisë( Shpenzohen lekët më shumë)

– Kisha përballë shtëpisë ( Disa betohen në rrënë)

– Jam i bindur se njerëzimi ndahet në dy kategori: a) Të bezdisshëm, b) Të bezdisur.

– Janë të paktë ata që dinë të jenë pleq.

– Janë të shumtë ata që puthin një dorë të cilën do të donin ta kafshonin.

– Janë të urtë të marrët, sa pa thënë fjalët.

– Jashtë jetës janë të hapura dy rrugë, njëra të çon në ideal dhe tjetra në vdekje.

– Jashtë valles, të gjithë dinë të kërcejnë.

– Je i fituar në se dëgjon fjalën e të rriturve.

– Jemi të gjithë plot me dobësi e gabime; t’ia falim njeri tjetrit marrëzitë tona. Ky është ligji i pare i Natyrës.

– Jepini këshillat në kohën e duhur dhe jepeni pak.

– Jeta ashtu si do që të vijë, duhet jetue.

– Jeta askujt nuk i është dhënë në pronësi. Vetëm në përdorim.

– Jeta askujt nuk i është dhënë në pronësi, por në përdorim.

– Jeta askujt nuk i është dhënë në pronësi por në përdorim.

– Jeta e imiton artin më tepër se sa e imiton jetën.

– Jeta është paradhomë e vdekjes.

– Jeta është e gjatë në se din ta perdorësh mirë atë.

– Jeta është e shkurtër por e vërteta rron dhe arrinë larg.

– Jeta është gjeja e vetme që, sa më shumë rritet, aq më tepër bie.

– Jeta eshtë i vetmi dhe më i mirë nxënës i artit.

– Jeta është kuletë.

– Jeta është mësuesi më i mirë.

– Jeta është mrekullia e njeriut.

– Jeta është një edukim i vazhdueshëm.

– Jeta është një fushë që na jepet siç e punojmë, me të korra lulesh ose gjëmbash.

– Jeta është një proçes i gjatë lodhjeje.

– Jeta është si një stafetë që e marrim e çojmë përpara dhe e dorëzojmë.

– Jeta është si një stafetë që e marrin e 1ojnë përpara dhe e dorzojnë.

– Jeta është vizatim në të cilin nuk mund të perdorësh gomë për fshirje.

– Jeta në çdo kohë e në çdo moshë është e dhimbëshme.

– Jeta në pleqni është qelepir.

– Jeta nuk ka rrjedhë ashtu siç e kanë dëshrue njerzit.

– Jeta nuk përsëritet më.

– Jeta pa punë, është pleqni e parakohshmë.

– Jeta s’është asgjë pa miqësinë.

– Jeta s’vlen aspak kur mungon liria.

– Jeto me punë e vdis me nderë.

– Jeton gjatë vetëm ai që jeton ndershmërsisht.

– Jetova aq sa punova.

– Ji i drejtë dhe do të jeshë i lumtur.

– Ji i këthjelltë si akulli, i pastër si bora, përsëri nuk do tu shpëtosh shpifjeve.

– Jini përgjithsisht të virtytshëm dhe do të jeni të lumtur.

– Jo çdo dash bën për këmbanë.

– Jo çdo lloj rrushi bëhet raki.

– Jo gjithmonë mirse ju gjeta, por edhe mirse erdhët.

– Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të përshtyjnë.

– Jo si cjapi te kasapi.

– Ju e dërgoni fëmijën tek mesuesi, por janë shokët që e edukojnë.

– Ju që nuk doni natyrën, si mund të doni njeri- tjetrin.

-------------

 

Në numërin tjetër do të ndiqni Fjalë të Urta, që fillojnë me –K-L-



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx