Kulturë
Agim Bajrami: Miku i përhershëm i detit poetik
E diele, 09.09.2012, 06:34 PM
Miku i përhershëm
i detit poetik
Nga Agim Bajrami
Mirënjohje
detit është libri i katërt me poezi i poetit durrsak Shahin Ibrahimi.
I
konceptuar si një metaforë falenderimi për detin e qytetit të tij të lindjes,shumica
e këtyre poezive,i kanë të tëra të shkrira
brënda vetes,kripën,kaltërsinë e pa fund,por dhe tallazin e valëve.Kjo
shumllojshmëri gjëndjesh është në fakt edhe portreti i përditshmërisë së poetit,format
dhe hapësira e vargut të tij.
Sepse
poeti dhe deti që mërmëron dhe dallgëzon përhërë në dimër,janë si dy siamezë të
pa ndashëm nga njëri tjetri.Vëllimi rrok
në mbrëndësinë e tij,copa të ndjera të realiteteve tona të përbashkët,problematika
dhe shqetësime serioze.
Tranzicioni
kjo plagë e hapur që prej njëzet vjetësh, është një joshje e përherëshme e
tij,për ta konceptuar dhe trajtuar artistikisht.Emigracioni,krimi,divorci, konfliktet
e hapura dhe shndrrimi deri në pervesitet i njeriut etj,janë disa nga temat dhe
fabulat e ndezura dhe të ndjera të tij.Autori dhe uni i tij artistik edhe pse i
ndjejnë vazhdimisht mbi vetë presonin e tij gjithmonë kanë ditur të mbajnë qëndrime
të prera ndaj tyre, duke dhënë shumë çka nga vetja.
Duhet thënë
se poezia e këtij libri,ashtu si dhe ajo e vëllimit tjetër-”Hëna e viseve të mia”ndjenjën
e nastolgjisë,për të mirën dhe të bukurën
e shkuar e kanë pasur gjithmonë si një kryemotiv,për dy arsye.:
-Së pari
si një mjet për ta njerrë veten nga kjo gjëndje depresioni që na rrethon dhe
sundon,së dyti për të tentuar aq sa mundemi drejt modeleve morale e shpirtërore
të pranueshëm të traditës,duke shtrydhur llumin e zvarritjes në diktaturë dhe pas saj.Poezia më e
mirë e këtij poeti i ngjan një fëmije të rritur para kohe,edhe pse nuk ka
arritur mjeshtërinë e artikulimit,tenton të thotë gjithmonë fjalë të mënçura
dhe të emetojë mesazhe mirësie dhe sinqeriteti.
E ndeshim
këtë bukuri në shumë nga poezitë e tij të fundit,si ato me titull,Pesha e
viteve,Qyteti im,Mankthi i plazhit,I harruari,Fole në shpirt,Fryma ngel varur
etj.
Poeti ka
lidhur një pakt të heshtur me vargun e tij,ta luftojë të keqen dhe
negativitetin e këtij realiteti pakompromis.Intesiteti i shprehjes dhe aftësisë
polemizuese në poezitë e tij nuk dinë të
njohin zbehje apo kompromis.
Një varg
i bukur dalë nga gjoksi i sinqertë i një njeriu merr vetvetiu përmasat e një kënge.Shahinit i
këndojnë ëndrrrat por edhe
dashuria,sepse nuk di të shtiret
Kam ndëgjuar në formë alegorike,se kur dikush tenton të këndojë këngë të shëmtuar,prishet moti,jo më kënaqësia estetike.Duke shfletuar dhe vargëzuar këtë vëllim,unë kam besim se përveç kënaqësisë estetike,lexuesi do të përfitojë pa tjetër dhe harmoni shpirtërore,tinguj dhe regetima të ndezura shpirti,ashtu siç i ndodh gjithkujt kur rri e mendon në brigjet e një deti.