E diele, 28.04.2024, 06:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Begzat Rrahmani: Thënie të tunxhta

E hene, 10.09.2012, 07:06 PM


THËNIE TË TUNXHTA DHE MEND(DIME) TË TURBULLTA

Nga Begzat RRAHMANI

- Falsifikatorët më të mëdhenj të kësaj kohe janë HISTORIANËT...

- Dijetar sot kemi plot, por ato i mban era si retë në qiell...

- Politikanët e sodit kanë qenë nxënës të dobët dhe arrogantë...

- Pseudopolitikanët që urdhërojnë të shkruhet sa më shumë për ta, shpejt i mbulon pluhuri...

- Këngët popullore janë histori e vërtetë...

- Poezia është elektricitet shpirtëror...

- Të qeshurit është e barabartë me cicërimat e zogjve...

- Jepjani fjalën njeriut të mençur, jo atij pse është më i moshuar, apo i pasur...

- Astma më frikohet kur jam në mesin e librave...

- Dielli të ngroh se edhe ti je i gjallë siç është vet dielli...

- Diletantët shpejt e bindin popullatën me oratorinë e tyre, kur e kuptojnë është tepër vonë...

- Preambulla s’qenka gjë thonë liderët e partive dhe juristët, ata e shohin si dhelpra rrushin lart në shtrat, pasi s’munden ta arrijnë thonë se është i tharët...

- Tash jemi më të frikuar se në kohën e PDSH, Prosperitetit, Titos, tash ndodhemi në kohën e Enverit dhe Stalinit...

- Prosperiteti mbahej dorë përdore me maqedonasit, PDSH-ja ia dha tërë dorën, kurse BDI ia dhuroi tërë trupin...

- Nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit janë më të pashkolluarit dhe më tradhtarit e kombit, këtë do ta tregojë koha...

- Maqedonasit iu frikuan Referendumit të Iliridës, inteligjenca së bashku me politikanët shkruan një skenar të mirë, bënë edhe regjinë, i gjetën aktorët dhe ia filluan luftës sipas qejfit të tyre dhe për çdo ditë lëshon rrënjë dhe rritet shteti i tyre, kurse shqiptarët fundosen në lloç...

- Populli që s’flet-reagon shpejt vdes...

- Pendlat e huaja të gërvishtin dhe shpejt të shëmtojnë...

- Kriminelët thonë; unë bëjë fëmijë, fëmija s’mundet të më bëjë mua...

- Për liri dhe drejtësi të rreme na i vratë fëmijët, tash duhet edhe ju ti përjetoni dhimbjet...

- Lideri, ministrat dhe nëpunësit e vet i konsideron si kafshë të besueshme, deri atëherë kur ato vetëdijesohen dhe reagojnë...

- Në çdo vend ka rregulla, vetëm në xhami ka një; unë fol ti hesht dhe bë amin...

- Përgëzoj pe(r)lën shqiptare që polli në ahurin e artistit serb...

- Nuk e këndojmë himnin se hidhërohet partneri i koalicionit...

- Për ti sjellë 1000 ligje në Partallment siç i thotë baca Salë duhet një minutë, për ta anuluar një ligj Partallmentit i duhet 1000 minuta...

- Çdo gjë zbardhet në Parlament, vetëm fytyra e parlamentarëve zezohet...

- Me haje, pije e veshje nuk shkohet as në Parajsë e as në Ferr, atje shkohet me vepra...

- Serbi e Maqedoni luftojnë për tokë dhe pushtet, kurse Shqiptari lufton për një vijë dhe të drejta në tokë të huaj...

- Shqiptarët ndjekin rrugën e Turqisë së dikurshme për kënaqësi personale japin e falin territore të tëra...

- Në monizëm komunistët na dënonin dhe diferenconin pse besonim në Zot tash ato i gjejmë te rendi i parë në xhami, çfarë hipokrizie...

- Funksionarët shqiptar dhe ato maqedonas na dënonin vetëm pse përmendnim fjalën Shqipëri, kurse sot ato i shikojmë në plazhet më të mira të Shqipërisë, ç’ të bëhet tash me ato...?!

- Kurrë s’mundet të jetë Ministresh arsimi, profesoreshë, arsimtare e veçanërisht nënë ajo që në një klasë nxënësit kanë nga 50 kg barrë mbi shpinë, ajo të gjithëve ua hekë atë barrë, kurse fëmijës së vet i vendon edhe 50 kg të tjera...

- Muajin e Ramazanit japin me miliona darka-iftare me këngë e valle dhe... A s’ do të ishte më mirë dhe më humane me ato mjete të ndërtohej një fabrikë, ku do të siguronin mjete për tërë vitin disa mijëra njerëz...?

- Librat e Historisë dhe Enciklopeditë sllave shpejt koha do ti hedhë në kosha e plehrave, veçanërisht ato ku ka; Mr., Dr., dhe Akademikë shqiptarë...?!

- Fitimi i parave në dëm të gjakut përherë ta zezon fytyrën...

- Gjykatësit shqiptarë i shpëtuan NJOLLËS së ZEZË dhe të TRADHËTISË pasi nuk u jepeshin lëndët, jo se ato nuk i merrnin, por eprorët dhe kolegët e tyre i nënçmonin dhe nënvlerësonin që ato të gjykojnë separatistë dhe irredentistë shqiptarë...

- Mbreti Zog ka dhënë Shën Naumin, tash japin një pjesë të detit shqiptar bile edhe Mitrovica, por kush do ta nënshkruaj dokumentin e shkëmbimit të territorit shqiptar Tetovë-Pogradec...

- Dikushin e pyetnin për babanë a tregonte babën e babës, dikur funksionar, tash të njëjtën e bënë artisti-piktori me famë, tregon nënën e nënës së nënës si SHKINË...?

- Kurbetçarët  shqiptarë përpara luftës së KUÇ-komandantët e ushtrisë çlirimtare e jo UÇK, jepnin para me atë thënien e hoxhallarëve; ç’ bënë njëra dorë mos dijë tjetra, atë që sheh njëri sy mos ta shohë tjetri. Tash ka probleme të shumta. Zotërinj atë që bënë njëra dorë tjetra duhet të dijë, ç’ sheh njëri sy duhej të shohë edhe tjetri, çdo gjë duhet të dijet dhe të dokumentohet në letër...

- Dyzetë vjet jetova si ballistë, s’ di sa do të jetoj si terrorist...

- Deri dje maqedonasit më shanin nënë shqiptare balliste, tash më shajnë nënën shqiptare terroriste, kurse ato që vriteshin nëpër male tash janë vëllezër-koalicioni...

- Gjaku i babës falet dhe harrohet nëse armiku-vrasësi i babës më jep kënaqësi personale...

- Armiqtë e popullit në luftë shqiptarët i shpallin heronj pas luftës...

- I mjerë është ai njeri që mohon prindërit dhe kombin duke menduar se ngrit vetveten...

- Flitet shumë për arsimin e integruar dhe për 50 milion dollarë që do tu jepen donacion, por funksionarët nuk flasin se cila gjuhë do të integrohet te shqiptarët e cila te maqedonasit, dhe sa do ta pranojnë maqedonasit gjuhën shqipe...?!

- Arsimi i integruar është i nyejt me paralelet e dikurshme të përziera, por shqiptarëve ua tollovisin mendtë dollarët një lloj si kosi kur ia bënin atë punë gruas lavire...

- Dikush nga publiku te Flake Janarit tha:

- Këto e harruan Himnin Kombëtar. E dikush prej rendit përpara tyre tha:

- Jo nuk e harruan, por hidhërohet premieri dhe lideri i koalicionit – pirolla u qoftë...

- Dikush te varrezat e dëshmorëve mbajti një ligjëratë, dikush tha:

- I lumtë na kënaqi. Pastaj e mori fjalën hoxha i fshatit, pas mbarimit po ai njëjti tha:

- Ky edhe më shumë na kënaqi, kurrë më s’ do t’ia jap votën deputetit parafolës...

- Njeriu i dytë i shtetit pas mandatit ngeli pa punë, shpejt e shpejt paditi shtetin, kur pa se gjykatësit luanin koçet i ra murit me kokë dhe në vend tërhoqi padinë...

- Babi mos kritiko se do të vrasin këto të partisë dhe pushtetit. Unë iu përgjigja:

- Po të më vrasin këto që thatë, atëherë ju të këndoni, a nëse më lëvdojnë atëherë ju të qani dhe vajtoni...

- Shqiptarët i vrasin; serbët, malazezët, maqedonasit, por më tepër si asnjëherë tjetër partitë, dhe liderët në pushtet...

- Të gjithë ligjet në botë janë të egër, por kur janë në pyetje shqiptarët ata edhe tërbohen...

- Miqtë dhe shokët me para shpejt të lejnë pa brekë në bythë...

- Përgjimet te shqiptarët janë qysh në kohën e Titos...

- Dolën në shesh fjalët e kryetarit të LSHM-ës që thoshte për dy këlyshët që përherë kur mbanim mbledhje rrinin pas dere...



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora