| E hene, 10.09.2012, 07:06 PM |
THËNIE TË TUNXHTA DHE MEND(DIME) TË TURBULLTA
Nga Begzat RRAHMANI
- Falsifikatorët
më të mëdhenj të kësaj kohe janë HISTORIANËT...
- Dijetar
sot kemi plot, por ato i mban era si retë në qiell...
- Politikanët
e sodit kanë qenë nxënës të dobët dhe arrogantë...
- Pseudopolitikanët
që urdhërojnë të shkruhet sa më shumë për ta, shpejt i mbulon pluhuri...
- Këngët
popullore janë histori e vërtetë...
- Poezia është
elektricitet shpirtëror...
- Të qeshurit
është e barabartë me cicërimat e zogjve...
- Jepjani
fjalën njeriut të mençur, jo atij pse është më i moshuar, apo i pasur...
- Astma më
frikohet kur jam në mesin e librave...
- Dielli
të ngroh se edhe ti je i gjallë siç është vet dielli...
- Diletantët
shpejt e bindin popullatën me oratorinë e tyre, kur e kuptojnë është tepër vonë...
- Preambulla
s’qenka gjë thonë liderët e partive dhe juristët, ata e shohin si dhelpra
rrushin lart në shtrat, pasi s’munden ta arrijnë thonë se është i tharët...
- Tash
jemi më të frikuar se në kohën e PDSH, Prosperitetit, Titos, tash ndodhemi në kohën
e Enverit dhe Stalinit...
- Prosperiteti
mbahej dorë përdore me maqedonasit, PDSH-ja ia dha tërë dorën, kurse BDI ia
dhuroi tërë trupin...
- Nënshkruesit
e Marrëveshjes së Ohrit janë më të pashkolluarit dhe më tradhtarit e kombit, këtë
do ta tregojë koha...
- Maqedonasit
iu frikuan Referendumit të Iliridës, inteligjenca së bashku me politikanët
shkruan një skenar të mirë, bënë edhe regjinë, i gjetën aktorët dhe ia filluan
luftës sipas qejfit të tyre dhe për çdo ditë lëshon rrënjë dhe rritet shteti i
tyre, kurse shqiptarët fundosen në lloç...
- Populli
që s’flet-reagon shpejt vdes...
- Pendlat
e huaja të gërvishtin dhe shpejt të shëmtojnë...
- Kriminelët
thonë; unë bëjë fëmijë, fëmija s’mundet të më bëjë mua...
- Për
liri dhe drejtësi të rreme na i vratë fëmijët, tash duhet edhe ju ti përjetoni
dhimbjet...
- Lideri,
ministrat dhe nëpunësit e vet i konsideron si kafshë të besueshme, deri atëherë
kur ato vetëdijesohen dhe reagojnë...
- Në çdo
vend ka rregulla, vetëm në xhami ka një; unë fol ti hesht dhe bë amin...
- Përgëzoj
pe(r)lën shqiptare që polli në ahurin e artistit serb...
- Nuk e këndojmë
himnin se hidhërohet partneri i koalicionit...
- Për ti
sjellë 1000 ligje në Partallment siç i thotë baca Salë duhet një minutë, për ta
anuluar një ligj Partallmentit i duhet 1000 minuta...
- Çdo gjë
zbardhet në Parlament, vetëm fytyra e parlamentarëve zezohet...
- Me
haje, pije e veshje nuk shkohet as në Parajsë e as në Ferr, atje shkohet me
vepra...
- Serbi e
Maqedoni luftojnë për tokë dhe pushtet, kurse Shqiptari lufton për një vijë dhe
të drejta në tokë të huaj...
- Shqiptarët
ndjekin rrugën e Turqisë së dikurshme për kënaqësi personale japin e falin
territore të tëra...
- Në monizëm
komunistët na dënonin dhe diferenconin pse besonim në Zot tash ato i gjejmë te
rendi i parë në xhami, çfarë hipokrizie...
- Funksionarët
shqiptar dhe ato maqedonas na dënonin vetëm pse përmendnim fjalën Shqipëri,
kurse sot ato i shikojmë në plazhet më të mira të Shqipërisë, ç’ të bëhet tash
me ato...?!
- Kurrë s’mundet
të jetë Ministresh arsimi, profesoreshë, arsimtare e veçanërisht nënë ajo që në
një klasë nxënësit kanë nga
- Muajin
e Ramazanit japin me miliona darka-iftare me këngë e valle dhe... A s’ do të ishte
më mirë dhe më humane me ato mjete të ndërtohej një fabrikë, ku do të siguronin
mjete për tërë vitin disa mijëra njerëz...?
- Librat
e Historisë dhe Enciklopeditë sllave shpejt koha do ti hedhë në kosha e
plehrave, veçanërisht ato ku ka; Mr., Dr., dhe Akademikë shqiptarë...?!
- Fitimi
i parave në dëm të gjakut përherë ta zezon fytyrën...
- Gjykatësit
shqiptarë i shpëtuan NJOLLËS së ZEZË dhe të TRADHËTISË pasi nuk u jepeshin lëndët,
jo se ato nuk i merrnin, por eprorët dhe kolegët e tyre i nënçmonin dhe nënvlerësonin
që ato të gjykojnë separatistë dhe irredentistë shqiptarë...
- Mbreti
Zog ka dhënë Shën Naumin, tash japin një pjesë të detit shqiptar bile edhe
Mitrovica, por kush do ta nënshkruaj dokumentin e shkëmbimit të territorit
shqiptar Tetovë-Pogradec...
- Dikushin
e pyetnin për babanë a tregonte babën e babës, dikur funksionar, tash të njëjtën
e bënë artisti-piktori me famë, tregon nënën e nënës së nënës si SHKINË...?
- Kurbetçarët shqiptarë përpara luftës së KUÇ-komandantët e
ushtrisë çlirimtare e jo UÇK, jepnin para me atë thënien e hoxhallarëve; ç’ bënë
njëra dorë mos dijë tjetra, atë që sheh njëri sy mos ta shohë tjetri. Tash ka
probleme të shumta. Zotërinj atë që bënë njëra dorë tjetra duhet të dijë, ç’ sheh
njëri sy duhej të shohë edhe tjetri, çdo gjë duhet të dijet dhe të dokumentohet
në letër...
- Dyzetë vjet
jetova si ballistë, s’ di sa do të jetoj si terrorist...
- Deri
dje maqedonasit më shanin nënë shqiptare balliste, tash më shajnë nënën
shqiptare terroriste, kurse ato që vriteshin nëpër male tash janë vëllezër-koalicioni...
- Gjaku i
babës falet dhe harrohet nëse armiku-vrasësi i babës më jep kënaqësi personale...
- Armiqtë
e popullit në luftë shqiptarët i shpallin heronj pas luftës...
- I mjerë
është ai njeri që mohon prindërit dhe kombin duke menduar se ngrit vetveten...
- Flitet
shumë për arsimin e integruar dhe për 50 milion dollarë që do tu jepen
donacion, por funksionarët nuk flasin se cila gjuhë do të integrohet te
shqiptarët e cila te maqedonasit, dhe sa do ta pranojnë maqedonasit gjuhën
shqipe...?!
- Arsimi
i integruar është i nyejt me paralelet e dikurshme të përziera, por shqiptarëve
ua tollovisin mendtë dollarët një lloj si kosi kur ia bënin atë punë gruas
lavire...
- Dikush
nga publiku te Flake Janarit tha:
- Këto e
harruan Himnin Kombëtar. E dikush prej rendit përpara tyre tha:
- Jo nuk
e harruan, por hidhërohet premieri dhe lideri i koalicionit – pirolla u qoftë...
- Dikush
te varrezat e dëshmorëve mbajti një ligjëratë, dikush tha:
- I lumtë
na kënaqi. Pastaj e mori fjalën hoxha i fshatit, pas mbarimit po ai njëjti tha:
- Ky edhe
më shumë na kënaqi, kurrë më s’ do t’ia jap votën deputetit parafolës...
- Njeriu
i dytë i shtetit pas mandatit ngeli pa punë, shpejt e shpejt paditi shtetin,
kur pa se gjykatësit luanin koçet i ra murit me kokë dhe në vend tërhoqi padinë...
- Babi
mos kritiko se do të vrasin këto të partisë dhe pushtetit. Unë iu përgjigja:
- Po të më
vrasin këto që thatë, atëherë ju të këndoni, a nëse më lëvdojnë atëherë ju të qani
dhe vajtoni...
- Shqiptarët
i vrasin; serbët, malazezët, maqedonasit, por më tepër si asnjëherë tjetër
partitë, dhe liderët në pushtet...
- Të gjithë
ligjet në botë janë të egër, por kur janë në pyetje shqiptarët ata edhe tërbohen...
- Miqtë dhe
shokët me para shpejt të lejnë pa brekë në bythë...
- Përgjimet
te shqiptarët janë qysh në kohën e Titos...
- Dolën në
shesh fjalët e kryetarit të LSHM-ës që thoshte për dy këlyshët që përherë kur
mbanim mbledhje rrinin pas dere...