E shtune, 27.04.2024, 02:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Mirënjohje detit

E hene, 10.09.2012, 07:17 PM


Shahin Ibrahimi
 
Mirënjohje detit

E ndjej në shpirt detin
Me valët e tij bisedoj
Aq ëmbël më përkëdhel fytyrën
Sa të fshehtat e zemrës i tregoj.

E ndjej çdo ditë më mbrënda meje
Natën ditën në çdo kohë
Ai më ngroh gjakun në deje
Qoftë dhe në acarin e ftohtë.

Për herë pranë tij jam e do jem
Në mbrëmje dhe mëngjeze
Aromën e tij me dorë e prek
Më kthen frymën e tij në rreze.

Qetë,i ngrohtë,më pëshpërit
Më vesh me blunë e tij të ëmbël
Dhe flas me të si babë e bir
Çdo natë e shoh në ëndërr

Prej tij këshillë kërkoj pa ndjerë
Të më mbrojë nga të marrët
Dhe ai mes meje hyn përherë
Si në rininë e largët.

Ah deti im,si të kanë bërë
Askush stë mbron e stë del zot
Dikur me plazhet sërë sërë
Tani me plehra e me lot.

Të vodhën kripën kaltërsinë
Ca maskarenj e tartakutë
Mes rërës varg pallatet nxijnë
Dhe epshet shfryjnë banda me hajdutë.

Çfarë të bëj unë,të flas me diellin?
Ti derdhë mbi tokë rrezet e nxehta
Këto kohëra veçse përbindsha pjellin
Me trup e mëndje tek kuleta.

Sa shumë më dhimsesh deti im
Çtë bëj më parë për ty
Të shoh dhe shpirti më mërdhin
Të shoh dhe psherëtij Shahin Ibrahim.
 Mirënjohje detit

Ti që në shekuj shumë ke parë
Banorë të urtë dhe të këqinj
Por kurrë si këta kaq shumë barbarë
Që mbjellin vetëm zi

Ju që nuk na ndihmoni

Ju që vendosni çdo gjë me parimet e kohës
Na quani tribu por jemi krahët tuaj
Pse po na lini kokëulur jashtë Europës
Dhe na shihni si të huaj.

Ju keni në dorë fatet e popujve të mjerë
Vini llogjikën mbi hartën e vjetër
Këta Atdheun e kenë përmjerë
Po ajo politikë është,por me surrat tjetër.

Vetëm pillni llafe dhe demagogji
Po vuan sot ky popull me besë e fe
Edhe më i varfër erdhi sivjet viti i Ri
Tani kërkojmë bukë,jo përralla dhe ide

Ju që na dërguat në derë të mëshirës
Nxirrni me satelit marrëveshjet e fshehta
Fshija politikës me skaner,njollat e fytyrës
Se lehtësoni veten,me gjykime më të drejta.

Dhe shihni çka ngelur nga gjaku i Ilirëve
Ç`tregojnë për ju Kalatë madhështore
Ulërijmë të shtypur,nga këmbët e vampirëve
Europë mendo për këtë popull,se nuk je qorre.

Ju që pini kafe veç tek Sheratoni
Sytë nga populli hidhni se atë varfëroni
Ju lutem hapini dyert e Europës
Të hamë djersën tonë,jo mëshirën e botës.

Ah i madhi Zot tek ty kërkojmë mëshirë
Se me ne po tallen shpejt u pasuruan
S`kërkojmë salltanet,por jetë më të mirë
Ah ironi e fatit,sa halle na dhuruan.

Ju që gjithçka dini dhe nuk na ndihmoni
Në shtëpitë tona mbretëron mugëtira
Zbatimin e ligjeve politikës kërkoni
Ky është vendi ynë,shpirti dhe dëshira.

Dhe ne hapëm sytë,fituam demokracinë
Prishëm çdo gjë,tërhoqëm zvarrë dhe Arinë
Të varfër na latë,por me shumë premtime
Drejt Europës shkojmë por kurrë se arrijmë.

Krenari kujtimesh

Puna e koha nga sytë s`mi larguan
Ata që më mësuan abcënë e hekurudhës
Por thellë në gjoks i kam strehuar
Nga ta jam bërë dashnor i udhës.

Mu bënë familje e dytë në punë
Nga ta mësova çdo sekret
Këshillat e tyre si harrova kurrë
Dhe u bëra mjeshtër i vetvetë.

Në sy më rri fjalë ëmbli Samet
Dhe bujaria e Hajdarit
Fotua dhe Arqileja me kaq dinjitet
Kur vinim nga Prrenjasi në ngricat e janarit.

Sa ditë e netë në tren ne bujtëm
Si mashinist punës i qëndruam në ballë
Me shinat që u plakën ne shumë vuajtëm
Agim kolodatori,ishte njeri i rrallë.

Kujtimi i tyre në mëndje më venitet
Si Mit i nderoj për jetë e mot
Rrespekti për ta kurrë sdo më shqitet
Janë nderi i hekurudhës,kujtohen dhe sot.

V.O.Samet Rakipi,Hajdar Gardi,Foto Dedi.
Arqile Llazari,Agim Nallbani kanë punuar
  mashinista në hekurudhën Shqiptare.



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora