E shtune, 27.04.2024, 03:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Dedë Sokoli: Pesha e fjalës së urtë (6)

E marte, 11.09.2012, 06:15 PM


PESHA E FJALËS SË URTË (6)

Nga Dedë Sokoli

-K-

– Ka gëzimin e fëmijes në zemër, mëndjen e plakut në krye, guximin e kreshnikut kur e don puna.

– Ka një masë për të gjitha gjerat.

– Ka një sekret që burrat e mënçur udhëheqës, e dinë dhe e pranojnë: Femrat janë arkitektet e fshehura të shoqërisë.

– Ka njerës të uritur, por shpirti i artistit është gjithnjë I etshëm.

– Ka njerës që i ngjajnë zeros, ata kanë nevojë të kenë shifra të tjera përpara.

– Ka që edhe mushkën e bëjnë me barrë.

– Ka raste kur të votuarit nuk është demokraci. Të numruarit po.

– Ka shumë gjëra që më mungojnë në jetë, por jam i lumtur që rrezet e diellit ngohin shëpinë time.

– Ka shumë që fitojnë famë, kurse të tjerë e meritojnë.

– Ka vdekje, por ka edhe ngordhje.

– Ka vetëm një mënyrë për të qënë i lumtur: Të jetosh për të tjertë.

– Kafja është e zezë por ta zbardhë faqen.

– Kalemi i të mënçurit ndanë qimen e flakut.

– Kali ku bie, aty do të ngrihet.

– Kali nuk mbahet për bishti po për freri.

– Kalin e plakë tagjia, burrin e plakin hallet.

– Kalit të mirë shtoi tagjinë.

– Kam nevojë për ty se të dua, të dua se kam nevojë për ty.

– Karakteri është ai që mund të bejë edhe pa perparimin.

– Karakteri është energji kanstante e vullnetit.

– Karakteri i jep shkelqim rinisë dhe nderë pleqnisë.

– Karakteri i njeriut është fati i tijë.

– Karakteri i njerut nuk qëndron në intelektin por në zemrën e tij.

– Karriget e zyrtarëve janë të përkohëshme, kauzat janë të përjetëshme.

– Kashta noton mbi sipërfaqe të ujit, kurse gurët e çmuar bien në fund.

– Katundari arrin qiellin njëlloj si fisniku.

– Kazma në dorë, buka në gojë.

– Ke dy veshë dhe një gjuhë, do të thotë: fol pak e degjo shumë.

– Këmba e madhe të shqyen këpucën.

– Këmbët e shpejta, ndera e të zot.

– Kemi mësuar të fluturojmë si zogjtë e të notojmë si peshqit, por nuk e mësuan dot kurr artin e bashkëjetsës si vëllerër.

– Kënaqesia është mekat dhe ndonjëherë mekati eshtë kenaqesi.

– Kënaqësitë e thjeshta janë streha e fundit për qënjet e nderlikuara.

– Kënga shëron dhe zemrimin.

– Këngët u kushtohen trimave.

– Keq pa nënë e keq pa atë, po më keq me duar thatë.

– Keqardhja është kohështymja e të pazotëvë.

– Keqkuptimi, forma më e shpeshtë e komunikimit midis njerëzve.

– Kërkimi i së vërtetës është më i shtrejtë se zotërimi i sajë.

– Kërkoj një njeri me emrin” njeri”.

– Kerkuesi i së vërtetës duhet të qëndrojë në heshtje.

– Këshilla e mëngjesit është ushqim për gjithë ditën.

– Këshilla e të diturit vlen më shumë se ari.

– Keshillën më të mirë e jep përvoja, sa keq që arrinë me vonesë.

– Këtu or tungjatjeta, e vrasin njeriun e mandej i bëjnë gjyqin.

– Ki frikë nga një njeri që frikën ta ka.

– Kij besim në vetvete, që të të besojnë të tjertë.

– Kij kujdes nga trishtimi, është ves.

– Koha është mësuesi më i madh, por që fatkeqsisht i vret të gjithë nxënësit e vet.

– Koha është si shpata, të vret në se nuk e kontrollon.

– Koha vjen për atë që din ta presë.

– Kohën e çdo pune e ndajë, çdo punë ka kohën e sajë.

– Kokëfortësia u bë shumë herë pretekst për pasoja të kobshme.

– Kollaj të thuhet vreshti, por duhet rrushi.

– Kontrolloni gjithmonë paditë tuaja.

– Kopenë e udhëheq dashi e jo delja.

– Kopraci humbë çdo gjë nga lakmia për të pasur gjithçka.

– Kopracia është të rrosh në varfëri nga frika se mos bëhesh i varfër.

– Kopracia zhdukë besnikërinë, ndershmërinë dhe gjithë virtytet e tjera.

– Kosin e prishë uji, burrin e prishë fjala.

– Kreshma e vërtetë e besimtarit eshtë largimi i tij nga e liga.

– Krijimi e ngushton perfytyrimin, kurse saditja e zgjëron.

– Krimbi e zën peshkun dhe jo grepi.

– Kritika është ilaç i hidhur, por ilaç mbetet.

– Krushka për dhëndrin, gjenë peshk edhe në maje të malit.

– Kryelartësia nuk e degjon kurr zerin e arsyes as të fesë.

– Ku është shpata, atje është besa.

– Ku hyn dielli nuk hyn mjeku.

– Ku bëhet kuvend e s’të flasin, ku hanë e s’të therrasin, je i tepërt.

– Ku don me ditë hëna se lehin qent.

– Ku eshtë besa, aty është shpresa.

– Ku hyn djelli nuk hyn mjeku.

– Ku janë dy kunata në shtëpi, mbetet shtëpia pa u fshi.

– Ku ka grue ka edhe lule.

– Ku ka kalë që të përserisë rrugën e gjatë me po atë vrull me të cilin e fillon për të parën herë.

– Ku ka shumë dritë, edhe hijet janë të thella.

– Ku ka zë nuk është pa gjë.

– Ku ka zili, nuk ka preokupi.

– Ku ngul hunin, var hejbet.

– Ku s’hyn i miri, hyn i keqi.

– Kujdes nga macja që përmbysë tenxheret në shtëpinë e sajë.

– Kujdes te fjala dhe te plumbi, se kur dalin s’këthehen më.

– Kulaçi po u thye, nuk ngjitet më.

– Kullote mirë dhin se të mbush kusinë.

– Kultura është ajo që mbetet kur çdo gjë tjetër është harrue.

– Kungujt bosh, bejnë më tepër zhurmë.

– Kur bën ftohtë e të rreh veriu, në thënç “ mërdhiva” trupi kallkan ka me ju ngri.

– Kur je në vënd të huaj, dita të duket muaj.

– Kur nuk ka grue,ka vdekur gjithçka.

– Kur arti heq dorë nga imagjinata si një mjet i tij, heq dorë nga çdo gjë.

– Kur bën diçka të mirë, duhet ta bësh me gëzim.

– Kur bie guri mbi vorbë ( vegësh) thonë: e mjera vorbë, kur bie vorba mbi gurë, thonë përsëri e mjara vorbë.

– Kur bien daullet, të çojnë këmbët përpjetë.

– Kur dashuron shumë flet pak.

– Kur degjon se ka shumë qershi, merr shportën të vogël.

– Kur del dielli të gjithë e dinë se nga bie lindja.

– Kur dikush thotë së i di të gjitha, do të thotë se ai s’din asgjë.

– Kur dikush lavdëron dikënd, pak kush e beson, ndërsa kur kritikon dikënd çdo kush e beson.

– Kur e bën të mirën me mënd, mos e përmend.

– Kur e do me të vërtetë dashurinë, do ta gjeshë duke të pritur.

– Kur e kërkon nuk e gjen, kur s’të duhet, të pi sytë.

– Kur e ndjenë vedin më ngusht, atëherë beje zemrën më të madhe.

– Kur e vërtëta nuk është e lirë, atëherë edhe liria nuk është e vërtetë.

– Kur është duke rënë tërmet, pak çilin gojen.

– Kur falet e liga, denohet e mira.

– Kur fëmijët rriten, prindrit mund të verifikojnë frutet e punës së tyre.

– Kur fjala del nga zemra, godet në zemër.

– Kur flet pa u mëndue, tërhiqu me mend.

– Kur flet sovrani( populli) të tjertë duhet të heshtin.

– Kur flet, shkopi të vret.

– Kur gabon i mënçuri, çuditet budallaj.

– Kur gjenë miellin, të mungon thesi.

– Kur gjenë një mik të mirë, ke gjetë një thesarë.

– Kur han bukë misri, kujton bukën e thekrës.

– Kur hypë përpjetë, verej edhe tatpjetë se sa janë të përpjetat, aq janë edhe të tatpjetat.

– Kur i ke buzët me mjaltë, të puthin të gjithë.

– Kur i nënshtrohesh fatit, s’deshprohesh më.

– Kur isha i ri admiroja njerzit e aftë, tani që jam plakë admiroj njerzit e sjellshëm.

– Kur ja merr fytyren vedit, s’ka kush me ta çue në vend.

– Kur je duke u ngjitur, sillu mirë me njerzit, sepse mund të jenë po ata kur të zbresësh.

– Kur je i zëmëruar, numëro me vete deri në dhjetë.

– Kur je me një të moshuar fol pak dhe degjo shumë.

– Kur jepet fjala, nuk duhet të këthehet prapë.

– Kur jetojnë prindrit nderoi, kur të vdesin kujtoi.

– Kur ke diçka të fortë për të thënë, fjalët vijnë vetë.

– Kur ke mashën, pse e djeg dorën.

– Kur ke zemër ke edhe krahë.

– Kur kënaqesh me gjera të thjeshta do të thotë se ke një shpirt të madh.

– Kur lufton vllai me vlla, nuk ka të fituar por të humbur.

– Kur mbaron një kauzë të vërtetë e të drejtë, nuk është e vështirë të flasësh mire.

– Kur merr derrasë të plasur, çahet e tëra.

– Kur merr mallë nxito, kur merr gure mëndo.

– Kur mësoi budallaj, lojtarët kishin ikur.

– Kur miqësia fillon të dobësohet, përdor disa ceremonira të pa hirta.

– Kur mungon buka, harrohet gjella.

– Kur ngordhë gjarpri, ngordhë edhe helmi i tijë.

– Kur një njeri është vetëm, ecën më shpejt.

– Kur një njeri flet shumë, thotë edhe diçka që nuk duhet ta thotë.

– Kur një qen kafshon një grua, ky nuk është lajm, por kur një grua kafshon një qen, atëherë është një lajm.

– Kur njeriu bëhet si kaçë e ferrë, as nëna e vet në gji s’e mban.

– Kur njeriu e kupton se nuk është i ditur, ai ka hedhur nje hap drejt diturisë.

– Kur njeriu ka kurajon të bëjë diçka, do të gjejë pa tjetër mjetet për ta kryer.

– Kur njeriu ska punë, merret me fjalë.

– Kur njeriu vepron është një mjet, kur përshkruan është një poet.

– Kur nuk din not, mos u fut në ujë.

– Kur nuk din të vërtetën, më mirë hesht.

– Kur nuk e godet fjala, as shkopi nuk ndihmon.

– Kur nuk ke atë që do, duhet të duash atë që ke.

– Kur nuk të do një lagje, fajin kërkoje te vetja.

– Kur nxjerr sekretin e shokut, je i pa besë, kur nxjerr sekretin tand je budalla.

– Kur perpiqen dy vezë, njera do të thyhet.

– Kur perpiqesh tu pelqesh të gjithëve, nuk i pelqen askujt.

– Kur pin burri rakinë, digjet gjysma e shtepisë, kur pin gruja shtëpia merr flake.

– Kur qeshë djalli e ka punën keq.

– Kur qytetarët janë të disiplinuar para ligjeve, atëherë shtetet bëhën të fuqishme e të lumtura.

– Kur rrëzohet kali,dalin shumë nga ata që të tregojnë rrugën.

– Kur s’ka dhen, han ujku qen.

– Kur s’ta mbajnë 32 dhëmbë, s’ta mban as babë as nënë.

– Kur shkon për udhë, merr shkop dhe gurë.

– Kur shuhet dashuria seksuale, mbetet miqësi.

– Kur t’i hipësh kalit, shifi patkonjt.

– Kur të don fati vjen e të gjenë edhe të krevati.

– Kur të flasësh, mëndohu mire.

– Kur të gjithë mëndojnë një lloj, atëherë do të thotë se askush nuk mëndon më shumë.

– Kur të han qeni i lidhur, nuk të gjendet ilaçi aq kollaj.

– Kur të hedhësh gurin, mate deri ku shkon.

– Kur të jeshë i zemruar, mëndja është e turbulluar.

– Kur të kenë bërë ty njeri, do të jem bërë unë budallë.

– Kur të lindësh fëmijë, vetëm atëherë e kupton plotsisht dhimbjen e mallin për prindërit.

– Kur të plakesh është e domosdoshme të vishesh gjithmonë në mënyrë elegante.

– Kur të shkojsh te miku, duhet të lehin qeni në ty.

– Kur të shof me sy, më bjen në mënd për ty.

– Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaje gomarin.

– Kur të veshë ne tjetër vend ka të tjerë pleq me mend.

– Kur të vjen nevojtari në shtepi, po s’pate gjë, jepi një gotë ujë.

– Kur turpi fle, i zoti nuk fle.

– Kur u bë hori pashë, vrau t’anë.

– Kur zihen dy veta, të dy kanë faj.

– Kuraja nuk mund të fshihet, është vërtyt që i shpëton hipokrizisë.

– Kurdoherë ruaju nga njeriu i lig.

– Kurë e kurë, një budalla do të ketë të drejtë.

– Kurr mos i degjoni ata që flasin keq për të tjertë dhe mire për ty.

– Kurr s’kam parë bisedë më të gjatë, se në rrugë kur bisedojnë gratë.

– Kusari para se të vjedhë, bën gati vendin.

– Kush ngutet çdo herë, vonohet.

– Kush nuk din ta gëzojë lumturinë kur e ka, pse ankohet kur ajo i ikën.

– Kush bën qypin, bën edhe vegen.

– Kush beson kollaj, mashtrohet kollaj.

– Kush blenë atë që nuk i duhet, shet atë që i duhet.

– Kush dejet nga vera e rakia- Zoti ja baft haram te dyja.

– Kush di të flasë i zoti, do të bejë të heshtin gjithë topat e botës.

– Kush din të kufizojë deshirat, është gjithmonë i lumtur.

– Kush duron të shamen, duron edhe të ramen.

– Kush e ka provue, e ka kollaj me e besue.

– Kush e provon, më kollaj e beson.

– Kush është i drejtë me deshirën e vet dhe jo nga nevoja, do të lumturohet.

– Kush është i mirë në familje, është edhe një qytetar i mire.

– Kush është në ferr, mëndon se s’ekziston parajsa.

– Kush është trim me mënd, se trima budallenjë ka sa të duash.

– Kush fle ngrohtë, ka edhe ftohtë.

– Kush flet ç’deshiron, duhet të degjojë edhe ai atë që nuk e dëshiron.

– Kush flet keq shprehë ligësinë që ka brënda vetes.

– Kush flet mbjell, kush degjon vjel.

– Kush flet shumë- ose din shumë ose gënjen shumë.

– Kush gabon është njeri, ndersa kush qëndron në gabime është djall.

– Kush hakmerret për një poshtersi, ai e bën tjetrën.

– Kush han bukë në mëngjes dhe martohet në moshë të re, nuk pëndohet.

– Kush jam? Ç’duhet të bëj, ç’mund të besoj dhe të shpresoj kjo është filozofia.

– Kush ka jetuar me dy fytyra, ka vdekë pa fytyrë.

– Kush ka kohë e kohë pret, humb mikun dhe me para s’bëhet kurrë.

– Kush ka kohë e pret, kohën kot e humbet.

– Kush ka matur vedin, ka matur gjithë botën.

– Kush ka mënd, ka fat.

– Kush ka mëndje të lehtë bie si peshku në grep.

– Kush ka ngrënë mjaltin ka mizën pas veshit.

– Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le.

– Kush kërkon që t’i degjohet një mendim, duhet të flasë ftohtë dhe pa pasionë.

– Kush kujton dashurinë, largon pleqrinë.

– Kush lexon një libër, hapë një dritare për të parë botën.

– Kush lypë shumë, humbë edhe ato që ka.

– Kush martohet në rini, gëzohet në pleqni.

– Kush mbjell të mira, korrë falënderime.

– Kush më prekë mua, e prekë nëna të ftohtë.

– Kush merr shtatë e prishë tetë, s’ka nevojë për kuletë.

– Kush merr tetë e shpenzon shtatë s’i mbetet kuleta thatë.

– Kush mposhtë vedin, është fitues i çdo beteje.

– Kush mundet, le ta bëjë, kush nuk mundet le ta mësojë.

– Kush ndahet nga tufa e han ujku.

– Kush ndihmon vedin e ndihmon Zoti.

– Kush ngjitet lart, sigurisht do të zbresë edhe poshtë.

– Kush nuk bën padrejtësi, nuk ka nevojë për ligje.

– Kush nuk bindet, nuk din të komandojë.

– Kush nuk din gjuhë të huaj, nuk din asgjë për gjuhën e vet.

– Kush nuk e çmon jetën, nuk e meriton atë.

– Kush nuk e njeh të vertetën është thjeshtë torollak, por kush e njeh dhe e quan gënjeshtër është keqbërës.

– Kush nuk e urdhron dot veten, pajtohet me të keqen.

– Kush nuk është i sjellshëm, nuk eshtë as njerzor.

– Kush nuk është vetë në fatkeqësi, e ka të lehtë tu jap këshilla të tjerëve.

– Kush nuk i njeh kufijt e vetvetes, është një njeri i mbaruar.

– Kush nuk mëndon për nesër, kuleta nuk i hyn në punë.

– Kush nuk merret vesht me të vllanë, ai nuk merret vesht as me qytetarët e tjerë.

– Kush nuk qeshë në jetë, ka paraklue plotsisht i fjetur.

– Kush nuk të don, nuk të vjen në shtëpi.

– Kush ofendon pa arsye, u jep rast të tjerëve te ofendojnë me arsye.

– Kush paguan, rri më lart se shokët.

– Kush përbuzë atë që ka mënçuri nuk njef zot as drejtësi.

– Kush përdor gjuhën e arsyes, dashuron më pak.

– Kush pi rakinë dhe verën Zoti ja rritët nderën.

– Kush punon shumë jeton gjatë.

– Kush qeshë të premten, qan të dielën.

– Kush rrënë shtetin, rrënë vedin.

– Kush rri në hije- vdes urie.

– Kush rri nën pemë ha dhe kokrra.

– Kush ruan sekretet e tija, ai gjithmonë është mbret i vetvetes.

– Kush s’ka shijue kafshatën e varfërisë nuk ia din shyqyrin pasurisë.

– Kush shkon pa u thirrë, këthen pa u përcjellë.

– Kush vjedh pasurinë në shtepi të vet, nuk i ka puna bereqet.

– Kush vjen i pa ftuar, e gjenë pa u shtruar.

– Kush vjen rrallë- jepi bakllavanë, kush vjen shpesh jepi përshesh.

– Kush vret vedin, nuk ja merr kush gjakun.

– Kush vret, nuk flet.

– Kusht i domosdoshëm për lumturin e njeriut, eshtë puna.

 

- L -

– Lakmia e barabart lak në fyt.

– Largësia e bën ndonjëherë miqësinë më të shtrejtë.

– Lëmoje lopën, pastaj mile.

– Lepuri në mal, kusia në zjarr.

– Lere zemrën të të komandojë sepse vetem kështu do të jeshë i lumtur.

– Lësho hapin aq sa ke vrapin.

– Lëshoje zemrën perpara dhe vrapo ta arrishë.

– Letërsia është një thelb gjithëpërfshirës i jetës intelektuale të një populli.

– Lëvdata e drejtë u duhet femijve- si drita e diellit luleve.

– Lëvdatat që fitojnë femijët e sidomos vajzave, u takojnë nënave.

– Levdoje tëndin në publik dhe shaje veças.

– Lexo një liber, ke hapë një dritare për të parë botën.

– Libri është gurra e diturisë.

– Ligjet janë ashtu si shtepitë, mbështeten te njeri tjetri.

– Ligji është logjikë e çliruar nga pasioni.

– Ligji është shfaqja më e lartë e urtësisë njerzore.

– Ligji përpilohet për të gjithë por ndryshon tek të varfrit.

– Ligji ruan të zgjuarit e jo ata që flejnë gjumë.

– Lindja e njeriut është dita e parë, dita e dytë dasma, e treta vdekja.

– Liria e vertetë është më e çmuar se ari e argjendi.

– Liria është si të hollat, disa i ndihmon, të tjertë i prishë.

– Liria është thelbi i shpirtit dhe i mëndjes, aty ku s’ka liri, mëndja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.

– Liria i ka rrënjët në gjak.

– Liria kur fillon të hedhë rrënjë, është si një pemë që fillon të lulëzojë me njëherë.

– Liria në të cilën arrijmë me durim, është më e madhe se durimi.

– Liria nuk blihet me para e tokë por fitohet me gjak e me kokë.

– Lisi nuk pritet me një të rënë të sapatës.

– Lisin në shkëmb nuk e rrisin përkedheljet por acari dhe stuhitë.

– Llafazani është më i keq se hajduti.

– Lloji më i keq i armiqve janë lajkatarët.

– Lodhja nga jeta na mëson të çmojmë vetëm të mirat e sajë.

– Luaj këmbët që të luash dhëmbët.

– Luaj më shumë duart se gojën.

– Lufta nuk duhet të kihet frikë as të provokohet.

– Lufta provon trimin, zëmrimi të diturin, fatkeqesia shokun.

– Lugetërit e vertetë nuk banojnë ne varre por në palate luksoze.

– Lule ka kudo, por janë të paktë ata që mund të thurin kokrra.

– Lulja e keputur nuk lëshon më lule.

– Lum njeriu që i përkulet punës.

– Lum i forti, mjer i dobëti.

– Lum kush ka besim te Zoti, gjithmonë mbarë i shkon moti.

– Lum kush nga shpia e nxori, mjer kush në shtëpi e mori.

– Lumturia e ndien vedin të gëzuar kur ka liri.

– Lumturia e njeriut përbehet prej përdorimit të lirë të fuqive të tij mendore.

– Lumturia është arma më e fuqishme në duart e kohës.

– Lumturia është fitorja më e madhe e njeriut.

– Lumturia nuk është të keshë atë që do por të duash atë që ke.

– Lumturia përbëhet nga fatkeqësi të evituara.

– Lumturia që nuk përdoret në masë, shkrinë vetveten.

– Lumturia shkon te ai që punon.

– Lumturia vjen aty ku këndojnë.

– Lutja është një thirrje për shpresë.

– Lypësi është një njeri që ka shpresuar deri në fund në ndihmen e miqve të tij.

– Lypja se s’ta jep, merrja se s’të thotë gjë.

-----------------------

Në numërin tjetër do të ndiqni Fjalë të Urta, që fillojnë me – M-



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora