E shtune, 27.04.2024, 11:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Neki Lulaj

E hene, 10.09.2012, 07:30 PM


Neki Lulaj

NE PARKUN TIM

Në parkun e bibliotekës
Sime
Është fshehur pagjumësia
Këtu ka
Stola prej shkëmbi,
Varka prej guri
E gurrat e bjeshkëve
Janë prej druri.

Këtu ka
Oda plotë burra
Armët varur në gozhda
Mbi trapazan
Kanë tirq e gajtana
Bakfonat plotë duhan.

Pleqërojnë për merak
Rrinë rehat
Filozofinë shqiptare
Të tjerët na e kan zili
E ne e kami në gjak.

JAM NDALË

Para këtij muri
Ku myshku paska rritur faqet
Para derës së bekuar
Në hyrje të Universit
Që t’i hap portat e shpirtit
Koridoret e zemrës së zhurritur
Po e mas hapin.

Pikat e shiut vjeshtak
Davariten mbi xhamat
E syzave të mia
Pa kulm
E unë shtrijë duart
Që sonte ta kap terrin
E të çmallem
Me gërshetat tua
Se nesër jam 
Në prehërin
E ëndërrave të zgjuara
E qepallat janë ngarkuar
Mbi ca vagona
Lokomativash pa rrymë
Drita ka hyrë në të kotaret
E zemrës
E po e robëron terrin
Që s’munda ta kap me duar
Ta puth si një engjëllushë.

IKA

Dje ika nga drunjtë
Nga shtrati i lumit
Dhe nga hijet
Që ti prekë
Rrezet e diellit
Në strehën e vendlindjes
Ku kullën e kishin prekur
Shuplakat e çergarëve

Në strehën e vendlindjes
Hapa dritaret
E jetës
Një puhi e lehtë
Rrëshqiti ngadalë
Mbi fytyrën time të lodhur
Nga pagjumësia
Sa mu trashen qerpikët.
sytë si dy gaca,....

Atje hapa
Dritaret e syve
Portat e erës
Dritaret e rrezeve
Të ngrohta
Të lumturisë
Të jetës.

LUMENJTË

Lumejtë ngadalë
Po shtjerren
E qerpikët
Po ngelin
Si gurë lumi
Uji duke u shtjerrua.

Kah do të fryjë era
Mjegullat i shpërlan në ar
Kaçurrelat  që bartin
Teshat e harresës
Ngarkuar mbi
Kalin  e nusës
me samar.

JE

Pasuri jona përrallore
Si shtrat lumi
M’u shtuan rrudhat
Mbi ballë
Këmbet m’u dergjën
Nëpër llogore
E kurrë nuk ndjemë lodhjen
Moj Nënë…

Në ty
Parajsa e përjetësisë sime
Qe skalitur era diellore
Me dritën e qehlibarit
Qiellor
Qe mbi Saharën pëcellues
Era shkrun per fatn tonë.

Je shtati im shkëmbor
Dritë e pa perënduar
Për ty
Lindi inspirimi i pa shpjeguar
Edhe kënga ime e pa kënduar
U regjistrua edhe datë lindja
E rritës sime të pa mbaruar…

NË KALANË E VARGJEVE

Kurrë s`koten vargjet
Me sy të pulitur
Me një brengë malli
Burojnë përgjërime nga shpirti
Ushqejnë blumën e madhe
Të jetës dhe këngës
Gjethet dhe degët
I lëkundte era
Por trungu
Nuk e ndjeu shtërngatën.

Ne xhepin e këmishës së grisur
Me fanatizëm e ruajtëm
Testamentin e fshehur
Formulën e Pagëzimit
Mesharin e Buzukut
Mendimin e Barletit
Filozofinë e Bogdanit
Fjalorin e Bardhit
Mençurinë e Nobelit
Gandizmin e Rugovës
Veprat e Kadaresë
Me vlera mondiale.

Ato kurrë s`do ti mbulojë
Puhuri i harresës
Kështu ruhet misteri
I mprehur
Mbi tehun e shekujve
Të ndryshkur
Me pengesa të ndrydhura
Të padrejtësisë...she....

SHPIRTI I LIRISË

Sa ballë muresh
Me drita dritaresh
E cegëma dëbore
I  shkrijmë nga dihatjet
Që vlagën e nxjerrin
Me lagështinë e shekullit
Nëpër qelitë e durimit

Sa faqe muri i përgjakëm
Nga turturat barbare
Dhe të argatëve të tyre
Vetëm pse nuk pranuam
Të mendojmë si ata
Të ndjehemi si ata
Të shpifim si ata
Pakurrizoret butak.

Sa herë na u këthye
Gjumi në shtrëngatë
Torturash
Kur kërbaçi kafshonte
Mbi trupin e njomë
Nga Hienat e zeza
Që nuk kishin arësye

Sa herë
Rrezet e praruara të diellit
Puthën fytyrat e zbehta
Mes grilave
Dhe qëndrimin heroik
Të atyre
Që lirinë e patën
Trashëguar në djep
E mbjellur në shpirt,.......,.

JETOJ

Jetoj në shtëpinë
Me tjegulla të thyera
E me pllaka ngjyrë shiu
Të djegura nga kohërat
Të qullura
Me djersë e lot
Gur stralli jetë e mot

Më kapërdis zbraztësia
Me torturon vetmia
Kockë që s’e ndryshkë
Asnjë shekull
Asnjë mot
Kometë që nuk zhduket
E përkedhelur
Nga ai Zot i madh.

Dritares ngjyrë plumbi
Të biblotekës
Kurrë nuk iu shterrën
Ato lotë
Fletët thërrasin lexuesin
Kthehu mik ketë mot
Tokës plotë me eshtra
Lumi s’u tha dot.

Ma the ketë memeceri
Leart
Me recitimet e vargjeve
Fanarë margaritarë
Për Migjenin edhe ne mot
Edhe sot.



(Vota: 17 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora