Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Më shumë se Lafen dua drejtësinë!
E marte, 04.09.2012, 07:33 PM
Reagim kundër një reagimi!
E kam dashtë fort zotin Emil Lafe, por më shumë e dua drejtësinë!
“1) Nuk kam qenë ndonjëherë kryetar, as bashkëkryetar i Këshillit Ndërakademik.” (Emil Lafe)
Nga Kadri Mani
Të nderuara lexuese, të nderuar
lexues, me kolgun Emil Lafe ka dekada që jemi njoftuar në Tiranë, e kam
vizituar edhe në shtëpinë e tij, dhe e kam ftuar në një kafe në shtëpinë tonë
në Prishtinë, kur e kam pyetur në e njeh Dr. Sabit Ukën?
-“Jo, nuk e njoh, kush është ai!?
Për
lexuesit e painformuar duhet të sqaroj se i ndjeri Dr. Sabit Uka ka shkruar për
Topëicën dhe për Sanxhakun e Nishit koplet veprash me titull DËBIMI: dëbimi i
shqiptarëve nga trojet e veta, nga Toplica dhe nga Sanxhaku i Nishit. Kjo
domethënë se Prof. Emil Lafe nuk i njeh mezhdat, andaj nuk mund t’i kërkojë
arat e babës!!
Nuk e
quajta “kolg” nga dëshira që të
barazohem me të, por nga shoqërimi ynë i pateklif dhe që jemi moshatarë. Ai e
flet gjemanishten si edhe shqipen, dhe sa rrinim bashkë e pinim kafet, kishte
disa telefonata që e pyetnin për përkthimet... nejse, unë jam njeri i burgjeve
dhe kam studiuar me vonesë... ama tendencat e Emilit i kam vërejtur kaherë:
shoqërohej me mikun e tij, politikanin devijant Bashkim Koplikun ( një tip si
Abdi Baleta, si Spartak Ngjela...), me të cilin po koketonin për ta prishur
gjuhën shqipe: shkurtimin e alfabetit! Në vend –ë, -ee, në vend-ç, cc!! Nuk ju
mjaftonte fjala-efikas, efikasitet, por e shtuan edhe-efiçencë! Emili me hardallosje paraqitej
si një doganier: ia lejova-s’ia lejova!! Aprovoj-s’aprovoj!! Tash po del se
Emil Lafe e Isa Bajçinca nuk kanë shkruar asnjë libër në jetëtë e tyre të
zeza!?!
Kërkoj
nga organet kompetente ta përgënjeshtrojnë citatin e sipërm të zotit Emil Lafe,
ngase ose e paska lëshuar memoria ose po gënjen, sepse kryetar i parë ka qenë i
Këshillit
Ndërakademik!
Madje me atë rsat unë pata reaguar, duke e parapa
mosuksesin e atij Këshilli, të cilin do ta udhëhqi një person pasiv, i cli në
çdo 4-5 vjet e shkruan nga një artikull kinse për bashkimin kombëtar!! Në
njërin nga ata artikuj shkruante në këtë stil:
-Të bashkëpunojnë ngushtë: Fakulteti i Drejtësisë i
Tiranës me Fakultetin e Drejtësisë të
Prishtinës, Fakulteti Ekonomik me Fakultetin Ekonomik, Fakulteti i Medicinës me
Fakultetin e Medicinës... dhe kur të bëhet bashkmimi shpirtëror, bashkimi fizik
ngelet një absurditet për ne e për të huaj!!
Pas tij, kryetar erdhi i shtyri në moshë, Shaban Demiraj, në v end që
pas zbulimeve të Nuhi Veselajt që të dy duhej të bënin vetëvrasje!!
Po ia përkujtoja e po e qortoja Emilin përse nuk po reagon-komenton në shkrimet e Nuhi Veselajt në Internet?- si dhe në fjalorin voluminoz të Bajram Qerimit, të Ibrahim Daut Hoxhës, të Mehmet Elezit...!?! Përse Tirana tiranike po i nënçmon kuadrot kosovare e çame, poe në emër të papunësisë e të gamimeve vetanake!?!
Emil Lafe pati patupësisnë ta shpikte-shpifte thënien:
Si te Legjenda e Kështjellës së Rozafës,
ditën ndërto e natën rrëno (atë që Tirana ndërton ditën-Prishtina prish
natën!!), e pra ishte anasjelltas një mendësia e bajraktarizmit: kosovarëve e
çamëve jugu jua ka mësuar abetaren, andaj përjetësisht duhet të rrinë ata në
rolin e nxënësit e Jugu në rolin e mësusit!!
Çfarë
ishte Platforma për Kosovën e Akademisë së Tiranës?- a ka reaguar “rebeli” Emil
Lafe, kur Qosja e përkrahte dhe e vëlrësonte lart!?!
Ja se
çka ka shkruar për akademikët e Tiranës Arbër Ahemetaj: Llapaqenat,
shkinoqenat, grekoqenat, qenëria e akademikëve të numrit të bajgave të poemave
të Naim Frashërit, iu ka hip epshi që t’i shkurtojnë 150 vjet histroi...
Dhe
ja, rebeli i heshtur i nxori dhëmbët- na! Shumësin- akadamitë, finoku e ka vënë
për mashtrim optik, Akademia e Prishtinës është vënë në shënjestër! Ngase nuk e
kanë më Qosjen t’u mbajnë ison!
Përse
unë them Tirana tiranike? Ju lutëm hapeni internetin e shkoni te Google e
shënoni emrin e mbiemrin e gazetarit tonë të ndjerë: jusuf Ferizi: dy herë
Serbia hyri në Kosovë përmes Shqipërisë!!
A ka
reagur Emil Lafe në dukurinë e martesave të vashava shqiptare nga Mirëdita,
Shodra... për serbë, për maqedonë!? A ka reaguar Emili pse s’ka prodhim
ilaçesh, kur dihet se Shqipëra zë një ndër vendet e para me bimë mjekuese!?
Domethënë,
pas logjikës konservatore të Emilit, konservimi i gjuhës bëka unitetin, kurse
zhvillimi i gjuhës na qenkësh-përçarje!?!
Fol një fjalë që të zë vend!- thoshte babi im analfabet; përse profesori Emil flet e shkruan pa kontroll dhe bie nën nivelin e një analfabeti para 100 vjete!?! Dhe për habinë tonë, edhe vijon të thirret në 100-vjetorin e Pavarësisë!!
Komisioni për përpilimin e fjalorëve, është separatist!
Del
Jani Thomai e na përshëndet me hardallosje në 75-vjetoprin e lidjes me pak
libra që kishte ekspozuar si një vashë lazdrane! As pa u skuqur se fjalorët e
cekur nga veriorët janë më voluminozë se fjalori i Akademisë!!
Fjalori
serbokroat është në 5 apo 6 vëllime!!
As Masterin tim me fjalë të reja nuk e ka cituar kush!! Përse duhet të jemi të matur e të kemi konsiderata, ndaj të paskrupujve!?!
Lexoni e (mos) besoni!
Emil
Lafe: Akademitë e Shkencave po shkaktojnë perçarje gjuhësore
Ndërsa mbledhja e fundit e Këshillit
Ndërakademik për gjuhën shqipe ka rihapur debatin mes gjuhëtarëve, tonet bëhen
edhe më të ashpra. Prof. Emil Lafe thotë se ky këshill nuk duhet të ekzistojë
dhe u bën thirrje Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës të ndalojnë përçarjen gjuhësore.
Ndërsa Këshilli Ndërakademik për gjuhën shqipe ka mbajtur mbledhjen e radhës,
debati mes gjuhëtarëve është bërë edhe më i ashpër për sa i përket funksionit
dhe rolit që luan ky organ i ngritur si bashkëpunim mes Akademisë së Shkencave
të Shqipërisë (ASHSH) dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).
Prof. Emil Lafe nuk merr pjesë më në këtë Këshill Ndërakademik pas
mospërfilljes nga ana e ASHAK të kërkesës zyrtare para dy vjetësh të grupit të
anëtarëve nga Shqipëria për ndërrimin e emrit dhe të organizimit. Ndonëse është
anëtar i Këshillit që nga themelimi, ai i ka bojkotuar mbledhjet e organizuara
gjatë këtij viti. Sipas prof. Lafes, Këshilli Ndërakademik është një sajesë me synime të paracaktuara, për të realizuar “orientimet” e
ASHAK-ut për gjuhën standarde, që çojnë në përçarje gjuhësore.
Datat 26-28 qershor kanë shënuar mbledhjen e radhës së
Këshillit Ndërakademik, ku sipas njoftimit zyrtar, thuhet se është diskutuar
për drejtshkrimin e zanores “ë” të patheksuar. Anëtarët e pranishëm kanë bërë
sugjerime për zgjidhje konkrete, të cilat thuhet se do t’u parashtrohen të dyja
Akademive. Prof. Emil Lafe, por edhe të tjerë specialistë të fushës nuk kanë
qenë të pranishëm në këtë mbledhje. Pasi i kërkuam një reagim mbi këtë fakt,
prof. Lafe ka vënë në dispozicion edhe tri letra që i ka dërguar si reagim
Akademisë së Shkencave dhe kryesisë së Këshillit Ndërakademik për gjuhën
shqipe. Prof. Lafe shtron arsyet se pse ky forum nuk duhet të funksionojë me
status Ndërakademik, ndërsa tregon se ky Këshill nuk ka një platformë pune të
qartë e të miratuar dhe flet me tone të ashpra për një përçarje gjuhësore që po ndodh në këtë
rast, pikërisht në vitin e 100-vjetorit të
Pavarësisë dhe të 40-vjetorit
të Kongresit të Drejtshkrimit. Më poshtë po botojmë të plotë reagimin e prof.
Emil Lafes.
Prof. Emil Lafe
Lexova atë që është shkruar në shtypin e përditshëm lidhur me mbledhjen e 27-28
qershorit të të quajturit Këshill Ndërakademik
për gjuhën shqipe. Kërkova në internet në faqen e Akademisë së Shkencave të
Shqipërisë për ndonjë njoftim zyrtar për mbledhjen e Këshillit, po nuk gjeta
gjë (duhet të pranoj se nuk jam aq i aftë në kërkimet në internet). Kështu që
nuk mund të shprehem për punën që është bërë në këtë mbledhje.
E shoh të nevojshme që pas shkrimeve në shtyp, të jap sqarimet e saktësimet e
mëposhtme:
1) Nuk kam qenë ndonjëherë kryetar, as bashkëkryetar i
Këshillit Ndërakademik. Në mbledhjen e themelimit të
Këshillit u caktuan si bashkëkryetarë Shaban Demiraj dhe Rexhep Ismajli, si
bashkësekretarë Besim Bokshi dhe Emil Lafe. Në atë mbledhje unë nuk merrja
pjesë, sepse ashtu e gjykoi kryesia patriarkale e Akademisë sonë. Më vonë mora vesh se, kur u përmend emri im për detyrën
e bashkësekretarit në atë mbledhje, z. Besim Bokshi kërkoi shumë miqësisht që
të caktohej ndonjë tjetër, sepse e kishte zor të merrej vesh me Emil Lafen.
Atëherë i thanë se duke diskutuar do të arrini, të merreni vesh dhe të gjeni
zgjidhjet më të mira. Por para nja dy vjetësh ky organizim ndryshoi: tani
Këshilli ka një kryesi prej pesë vetash dhe me kërkesën e përfaqësuesve të
Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, u vendos që të pesë anëtarët e
kryesisë të jenë akademikë. Kështu që u gjet një mënyrë krejt “e pastër” për të
përmbushur pengun e z. Bokshi, pasi E. Lafe nuk është akademik. Ndoshta tashti
kryesia punon në harmoni të plotë!
2) Unë nuk kam dhënë ndonjë dorëheqje. Qëndrimet e mia më të fundit ndaj
Këshillit Ndërakademik ia kam parashtruar kryesisë së Akademisë së Shkencave të
Shqipërisë dhe kryesisë së Këshillit Ndërakademik. Letrat jua dërgoj
bashkëlidhur, sepse me rastin që u hap kjo çështje në shtyp, mendoj se duhen
bërë të njohura. Por, theksoj, nuk ka ndonjë letër dorëheqjeje prej meje. Duhet
ta dini se unë kam qenë nismëtari për krijimin e një Këshilli Kombëtar për
gjuhën shqipe. Mjerisht zyrtarëve të Akademisë së Kosovës
u vjen neveri apo gërdi nga fjala KOMBËTAR
dhe ia mbushën mendjen kryesisë së Akademisë së Shqipërisë që të krijojnë jo
një Këshill Kombëtar, po një Këshill Ndërakademik, se e njëjta gjë është! Por
dardha, siç thonë, e ka bishtin prapa…
3) Siç përmenda më lart për veten time që nuk jam akademik, duhet të sqaroj se
këtë titull nuk e kanë as kolegët e mi Mehmet Çeliku, Xhevat Lloshi, Shezai
Rrokaj, Rami Memushaj, që janë cilësuar si të tillë.
4) Në Kongresin e Drejtshkrimit nuk u morën vendime nga 10-12 njerëz. Kongresi
punoi plot një javë, 20-25 nëntor 1972 në dy seksione. Pastaj një komision
hartoi një projektrezolutë, e cila u diskutua, u rivështruan disa çështje e
formulime dhe në ditën e fundit, 25 nëntor, u nënshkrua nga 87 delegatët. Ishte
një seancë solemne dhe prekëse: për herë të parë pas Kuvendit të Vlorës të
mbledhur në rrethanat dramatike të vitit 1912, mblidhej pas 60 vjetësh, një
kuvend mbarëkombëtar për njësimin e gjuhës letrare shqipe dhe të drejtshkrimit
të saj. 64 vjet pas njësimit të alfabetit dhe 60 vjet pas shpalljes së
Pavarësisë shqiptarët arritën të njësojnë dhe formën e gjuhës letrare. Por ajo
Rezolutë dhe nënshkrimet e saj ishin ripohimi i bashkimit shpirtëror të
shqiptarëve si një komb, me një gjuhë, me një histori, me një kulturë me një
aspiratë të përbashkët europiane, pa marrë parasysh kufijtë
shtetërorë-administrativë. Në pozitën e re që kanë arritur sot shqiptarët si
komb, edhe vepra e Kongresit të Drejtshkrimit ka rolin e saj. Mjerisht fantazmat haxhiqamiliste nuk duan të shkulen!
5) Nuk kam ndonjë arsye të besoj se prapa zelltarëve të
përçarjes gjuhësore duke rrënuar normën e sotme letrare, qëndron ndonjë zyrtar
i lartë. Zyrtarët shpesh janë viktima të këshilltarëve të
këqij ose smirëzinj e interesaxhinj të ulët.
Këta, me sjelljet e tyre, u bëjnë dëm, në radhë të parë, njerëzve që i mbajnë
pranë, i identifikojnë me cenet dhe njollat që bartin, ua zvjerdhin përkrahësit
e mbështetësit edhe atyre vetë, edhe forcave politike që i kanë vënë në ato
detyra.
Në ceremoninë e pensionimit të një grupi profesorësh, ndër të cilët dhe unë,
ministri i atëhershëm i Arsimit dhe Shkencës, z. Genc Pollo, më kërkoi të isha
pranë tij dhe të thosha edhe unë disa fjalë të rastit. Këtë e mora si vlerësim
të punës dhe të qëndrimeve të mia për gjuhën letrare, çështje themelore e
kulturës kombëtare. Mbaj mend se z. Genc Pollo tha se ne, profesorët e
merituar, që na u dha “pena e artë” me atë rast, me përvojën dhe dijet tona do
të ishim gjithnjë të dobishëm për institucionet ku kishim punuar deri atëherë
dhe ato do të na mbanin pranë, do të këshilloheshin me ne e do të na tërhiqnin
në veprimtarinë shkencore të tyre. Për sa u takon
drejtuesve të Qendrës së Studimeve Albanologjike, mund të them se kanë bërë
krejt të kundërtën e kësaj.
Pas këtyre sqarimeve dua të shtoj edhe dy fjalë të tjera.
Ndër ne që ia kemi kushtuar jetën drejtshkrimit, gramatikës, fjalorit,
terminologjisë, pastërtisë së gjuhës shqipe, vërej me keqardhje të thellë të
ndehet një hije trishtimi e zymtësie në vend të optimizmit e shkëlqimit që kërkon ky 100-vjetor
i shpalljes së Pavarësisë. Gjithë puna që është
bërë për dhjetëvjeçarë në këtë fushë, shihet si mall belik i shtetit dhe o burra kush të mundë ta privatizojë, duke e shpallur, së pari, shqipen letrare
me “biografi të keqe komuniste”, pastaj “me të meta të
theksuara, që bien në kundërshtim me kahjet e sotme zhvillimore”.
Disave u duket se kanë edhe gurin edhe arrën në dorë e
mund të bëjnë ç’të duan. Thelbi i arrës është arsyeja dhe guri mjeti për ta
nxjerrë. Por ai që nuk di ta përdorë gurin, e vret arsyen!
Akademisë së Shkencave Kryesisë së
Këshillit Ndërakademik
Disa shënime paraprake lidhur me mbledhjen e njoftuar të Këshillit Ndërakademik
për Gjuhën Shqipe.
Mora njoftimin për mbledhjen e Këshillit. Më poshtë disa vërejtje paraprake:
1) Në Rregulloren e Kryesisë (pika 2b) bëhet fjalë për zbatimin e Platformës së
Këshillit. Në të vërtetë Këshilli nuk ka një Platformë të vetën. Si bazë për
platformën do të duhej të shërbente Thirrja e Konferencës së vitit 2002, me
përfaqësim të gjerë nga trojet dhe institucionet akademike shqiptare, (pika 3)
drejtuar “institucioneve akademike dhe universitare shqiptare, që të krijojnë
një Këshill gjuhësor kombëtar, i cili do të japë rekomandime normative për
probleme të gjuhës standarde shqipe.” Në këtë Thirrje përcaktohet se “zgjidhja
e dhënë nga Kongresi i Drejtshkrimit i ka qëndruar provës së kohës, se shqipja
standarde në procesin e shtrirjes e të lëvrimit intensiv është pasuruar e
përpunuar më tej dhe është bërë një faktor i dorës së parë për gjallërimin e
jetës shoqërore e kulturore, për zhvillimin e shkollës shqipe, për emancipimin
dhe konvergjencën e
shoqërisë shqiptare.”
Ndërkohë Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) shpalli më 2004 në
mënyrë të njëanshme një Platformë të vetën, që relativizon shqipen e sotme
standarde dhe synon të krijojë nëpërmjet përdorimit të këtij Këshilli një lloj
standardi të ri ose dy standarde. Kështu Këshilli ka në fakt dy Platforma të
papajtueshme njëra me tjetrën.
2) ASHAK si institucion, po të shprehemi me terminologjinë e së drejtës, nuk e
ka njohur de jure shqipen standarde dhe Kongresin e Drejtshkrimit, nuk ka bërë
asnjë veprimtari (madje ka shpërfillur ftesat e ASHSH për të marrë pjesë në
veprimtaritë e organizuara në Tiranë) në këtë fushë, prandaj kurrsesi nuk mund
të ndajë as përgjegjësitë, as meritat me ASHSH, që ka realizuar bashkë me
Universitetin e Tiranës veprat themelore normative dhe veprimtaritë shkencore
për gjuhën letrare.
3) Në gjendjen e sotme, kur të dyja Akademitë janë honorifike, shtyllat e punës
në fushën e shqipes standarde do të jenë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë
(Tiranë) me Institutin Albanologjik (Prishtinë) dhe me departamentet universitare
të gjuhës shqipe, që duhet të kenë zërin e tyre në KNGJSH. Çështja e gjuhës
shqipe në përgjithësi dhe e shqipes standarde në veçanti është çështje
kombëtare, që nuk mund ta mbulojnë dhe ta përballojnë dy Akademi honorifike.
4) KNGJSH nuk ka tagër të ndërhyjë për ndryshime në veprat normative gjuhësore.
Ato i nënshtrohen ligjit të së drejtës së autorit dhe janë pronë letrare e
institucionit që i ka përgatitur. KNGJSH, duke qenë deri diku heterogjen nga
profili kërkimor i anëtarëve, ngarkon komisione a grupe pune me specialistë më të profilizuar
për të studiuar probleme të fushave të veçanta dhe për të arritur në zgjidhje
të argumentuara dhe të mbështetura në kërkime shkencore. Diskutimet e anëtarëve
të KNGJSH për të gjitha çështjet e trajtuara duhet të përgatiten me shkrim dhe
të botohen bashkë me procesverbalin e mbledhjes, në mënyrë që opinioni publik
dhe shkencor jashtë KNGJSH të dijë çfarë thotë njëri e tjetri dhe të marrë
pjesë në diskutimet e mëtejshme të organizuara nga institucione kërkimore e
universitare. Zëvendësimi i bashkëpëlqimit me votim hap rrugën për shpërdorimin
e Këshillit. Në gjuhësinë tonë çështjet e normës letrare nuk janë zgjidhur
ndonjëherë “me shumicë votash”.
5) Bëhet e qartë se kërkesat e parashtruara nga grupi i
këtushëm i anëtarëve të Këshillit në Letrën për ASHAK (nëntor 2010), që
Këshilli të cilësohej si kombëtar, ashtu siç ka qenë kërkesa fillestare për
ngritjen e tij, ose si kombëtar akademik, që e zhvillon veprimtarinë e tij në
kuadrin e dy Akademive, por administrativisht i pavarur prej tyre dhe të gjithë
anëtarët e tij të gëzojnë status personal të barabartë, – tashmë quhen të
paqena. Në Rregulloren e dërguar del se Këshilli është në varësi të plotë të
kryesive të dy Akademive.
6) Nuk bëhet fjalë fare që Këshilli të ketë buxhet të vetin.
Fillimi i punës në këto rrethana të pasqaruara nuk më duket i përshtatshëm,
prandaj rezervoj të drejtën të pezulloj pjesëmarrjen time.
Emil Lafe
27.02.2012
Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe
Disa shqetësime e mendime lidhur me Këshillin dhe punën e tij
1) Platforma.
Për veprimtarinë e një Këshilli të tillë është detyrimisht e nevojshme një
Platformë pune. Në Rregulloren e Kryesisë (pika 2b) bëhet fjalë për zbatimin e
Platformës së Këshillit, por në të vërtetë Këshilli nuk ka një Platformë të
vetën. Si bazë për platformën do të duhej të shërbente Thirrja e Konferencës së
vitit 2002, me përfaqësim të gjerë nga trojet dhe institucionet akademike
shqiptare (pika 3), drejtuar “institucioneve akademike dhe universitare
shqiptare, që të krijojnë një Këshill gjuhësor kombëtar, i cili do të japë
rekomandime normative për probleme të gjuhës standarde shqipe.” Në këtë Thirrje
përcaktohet se “zgjidhja e dhënë nga Kongresi i Drejtshkrimit i ka qëndruar
provës së kohës, se shqipja standarde në procesin e shtrirjes e të lëvrimit
intensiv është pasuruar e përpunuar më tej dhe është bërë një faktor i dorës së
parë për gjallërimin e jetës shoqërore e kulturore, për zhvillimin e shkollës
shqipe, për emancipimin dhe konvergjencën e shoqërisë shqiptare.” Këtë ka pasur parasysh edhe kryesia e ASHSH, kur,
në zbatim të kësaj Thirrjeje ndërmori hapat për organizimin e Këshillit.
Ndërkohë ASHAK shpalli më 2004 në mënyrë të njëanshme një Platformë të vetën
për punën e atij Këshilli. Kjo platformë, përveçse fillon me një të pavërtetë,
relativizon shqipen e sotme standarde dhe synon të krijojë nëpërmjet përdorimit
të këtij Këshilli një lloj standardi të ri ose dy standarde. Kështu Këshilli ka
në fakt dy Platforma të papajtueshme njëra me tjetrën.
2) ASHAK dhe shqipja standarde.
ASHAK si institucion, po të shprehemi me terminologjinë e së drejtës, nuk e ka
njohur de jure shqipen standarde dhe Kongresin e Drejtshkrimit, nuk ka bërë
asnjë veprimtari (madje ka shpërfillur ftesat e ASHSH për të marrë pjesë në veprimtaritë
e organizuara në Tiranë) në këtë fushë, prandaj kurrsesi nuk mund të ndajë as
përgjegjësitë, as meritat me ASHSH, që ka realizuar bashkë me Universitetin e
Tiranës veprat themelore normative dhe veprimtaritë shkencore për gjuhën
letrare.
3) Emërtimi dhe statusi i Këshillit.
Në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet dy akademive në Tiranë për
formimin e Këshillit, kryesia e ASHSH u ndodh para dy të papriturash të tjera:
e para, Këshilli duhej të quhej Ndërakademik dhe jo Kombëtar; e dyta, si
bashkëkryetar nuk do të ishte Idriz Ajeti (siç ishte thënë në takime të
rastit), por Rexhep Ismajli. Çështja e dytë i takon etikës shkencore, ndërsa
çështja e parë ka të bëjë me statusin e Këshillit. Akademitë kishin marrë
përsipër ta formonin Këshillin, pastaj Këshilli do të ishte vetëveprues, do t’i
zgjidhte vetë problemet e tij, pa kujdestarinë e panevojshme të tjetërkujt.
Kështu, Këshilli nuk ka një status të pavarur, që t’i zgjidhë e t’i vendosë
vetë punët e veta. Imponimet e Kryesisë së ASHAK-ut edhe lëshimet për të mos
shkaktuar probleme do të bëhen edhe më tej shqetësuese. Një letër e grupit të
anëtarëve të këtushëm të Këshillit drejtuar ASHAK-ut, ku shtroheshin disa
çështje, që ne i gjykuam të rëndësishme për mbarëvajtjen e punës, u shpërfill
dhe mbeti pa përgjigje të drejtpërdrejtë. Kështu, Këshilli është thirrur të
fillojë punën pa pasur platformën e vet të punës, ndonëse në rregulloren e
Kryesisë së Këshillit, siç e përmenda, bëhet fjalë për zbatimin e Platformës.
4) Institucionet që do të kryejnë punën.
Në kohën e propozimit të Këshillit ASHSH kishte në vartësi Institutin e
Gjuhësisë dhe të Letërsisë, ku janë hartuar veprat themelore normative të
gjuhës shqipe. Në gjendjen e sotme, kur të dyja Akademitë janë honorifike, shtyllat e punës në fushën e shqipes
standarde mendoj se do të jenë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë (Tiranë)
me Institutin Albanologjik (Prishtinë), si dhe me departamentet universitare të
gjuhës shqipe, që duhet të kenë zërin e tyre në KNGJSH. Çështja e gjuhës shqipe
në përgjithësi dhe e shqipes standarde në veçanti është çështje kombëtare, që
nuk mund ta mbulojnë dhe ta përballojnë dy Akademi honorifike, të cilat edhe për këtë arsye duhet të heqin
dorë nga përcaktimi “ndërakademik” dhe nga tutela mbi Këshillin.
5) Tagri shkencor i Këshillit.
Që në fillim duhet të bëhet e qartë se cili është tagri shkencor i Këshillit.
Veprat normative gjuhësore janë pronë letrare e një institucioni të caktuar,
kanë një autorësi të caktuar dhe i nënshtrohen ligjit të së drejtës së autorit.
Këshilli, duke qenë deri diku heterogjen nga profili kërkimor i anëtarëve,
ngarkon komisione a grupe pune me specialistë më të profilizuar për të studiuar
probleme të fushave të veçanta dhe për të arritur në
zgjidhje të argumentuara dhe të mbështetura në kërkime shkencore. Në shkencë
peshon argumenti dhe jo raportet numerike.
6) Buxheti.
Veprimtaria shkencore dhe administrative e Këshillit kërkon një buxhet të
caktuar, i cili të përfshihet si zë i veçantë në buxhetin e ASHSH (ASHAK gjen
zgjidhjen e vet).
Në këto kushte fillimi i punës për tema të veçanta pa u sqaruar çështjet e
mësipërme, nuk më duket i përshtatshëm.
Emil Lafe
02.03.2012
Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Tiranë
Lidhur me njoftimin për mbledhjen e të quajturit Këshill Ndërakademik për dt.
27 të këtij, ju përsëris qëndrimin e shprehur në letrat e mia të dt. 27 shkurt
dhe 3 mars.
Përveç kësaj theksoj se është kryekëput i pavërtetë, për të mos e thënë
ndryshe, pretendimi i ASHAK se “Në Konferencën shkencore ‘Shqipja standarde dhe
bota shqiptare sot’, mbajtur në Tiranë në tridhjetëvjetorin e Kongresit të
Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, është vendosur që të ngrihet një komision i
përbashkët përfaqësues, i cili do të përcaktojë ndryshimet që duhet të pësojë
drejtshkrimi me qëllim të thjeshtësimit e të begatimit në drejtim të kahjeve të
sotme zhvillimore të shqipes standarde.” (“Orientimet …”).
E vërteta e pastër është kjo: Konferenca u bëri thirrje “Institucioneve
akademike dhe universitare shqiptare, që të krijojnë një Këshill gjuhësor
kombëtar, i cili do të japë rekomandime normative për probleme të gjuhës
standarde shqipe.” (shih “Thirrjen” e Konferencës në vëllimin përkatës).
As në atë konferencë (nëntor 2002), ashtu si edhe në konferencat e tjera të
organizuara nga ASHSH për probleme të shqipes standarde, ASHAK nuk denjoi të
merrte pjesë. B. Bokshi erdhi në konferencë si “vëzhgues” dhe bëri një diskutim
të shkurtër për përfshirjen e paskajores së gegërishtes në shqipen standarde;
R. Ismajli dërgoi një kumtesë, por vetë nuk erdhi.
Me manipulime të tilla ASHAK kërkon
miratimin dhe bashkëpunimin e Tiranës për të vënë në jetë politikën e vet
gjuhësore për zhbërjen e konkluzave të Konsultës gjuhësore të Prishtinës dhe për largimin e Kosovës nga shqipja standarde e sanksionuar në
Kongresin e Drejtshkrimit, të cilit nuk dëshiron as t’ia dëgjojë emrin.
Ftoj Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Kryesinë e
saj të tërhiqen nga rruga e bashkëpunimit për realizimin e politikës gjuhësore
jokombëtare të zyrtarëve të ASHAK.
Zelltarët e thjeshtësimit e të begatimit të drejtshkrimit në drejtim të
ashtuquajturave “kahje të sotme zhvillimore të shqipes standarde” të kenë
parasysh fjalën e urtë “Don’t try to fix something that is not broken!” (“Mos u rrek të ndreqësh diçka që nuk është e prishur”). Popujt që kanë ndjekur këtë filozofi janë në krye të zhvillimeve të sotme
botërore. Çështjet e diskutueshme të drejtshkrimit dhe të gjuhës standarde në
tërësi mund të diskutohen në mënyrë të frytshme vetëm në forume kombëtare
specialistësh, mbi një platformë të përbashkët, në frymën e mirëkuptimit, jashtë diskriminimeve, mujshisë dhe imponimeve.
Me nderim
Emil Lafe
Tiranë, 23.06.2012
Konferenca
Këshilli Ndërakademik: Kemi bërë propozime për drejtshkrimin
Dy ditë pas mbajtjes së mbledhjes së radhës, në datat 26-28 qershor, kryesia e
Këshillit Ndërakademik ka shpërndarë një njoftim për shtyp ku bëhen të ditura
çështjet e trajtuara dhe qëndrimet e mbajtura me këtë rast. Më poshtë po e
botojmë njoftimin të plotë.
NJOFTIM PËR MEDIAN
Më 26-28 qershor 2012 u mblodh në Tiranë Këshilli Ndërakademik për Gjuhën
Shqipe, organ i themeluar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e
Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, me autoritet shkencor për shqyrtimin e
çështjeve që lidhen me zhvillimin, përsosjen e përdorimin e shqipes standarde.
Kjo është mbledhja e dytë e Këshillit që mbahet në Tiranë gjatë këtij viti, pas
mbledhjes së parë, më 6-8 mars 2012, në të cilën u diskutua, u nxorën
përfundime dhe u morën vendime për çështje të leksikut, të terminologjisë dhe
të anglicizmave në shqipen e sotme standarde.
Mbledhja e tanishme e Këshillit u hap me një minutë heshtje për të nderuar
profesor doktor Fadil Rakën, anëtar i Këshillit dhe kryetar i grupit të
Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës për drejtshkrimin, i cili u nda
nga jeta para pak javësh.
Tema e diskutimeve në mbledhjen e tanishme të Këshillit ishte Drejtshkrimi i
zanores ë të patheksuar në shqipen standarde. Sipas Rregullores së Këshillit,
ishin hartuar më parë dy parashtresa lidhur me çështjet problemore të
drejtshkrimit të kësaj zanoreje, që shërbyen si bazë e material referimi për
diskutimet e anëtarëve të Këshillit. Diskutimet u përqendruan në disa raste
konkrete të drejtshkrimit të kësaj zanoreje në pozicion paratheksor e
pastheksor, u dhanë mendime e u bënë propozime për njësimin e rasteve të njëjta
me zgjidhje të dyfishtë në drejtshkrimin e sotëm të kësaj zanoreje, si gjatë
fleksionit, ashtu edhe gjatë formimit të fjalëve, për mënjanimin a pakësimin e
mundshëm e të dobishëm të përjashtimeve, për thjeshtimin e mëtejshëm të ndonjë
rregulle të shkrimit të ë-së së patheksuar në pozicion paratheksor a pastheksor
në pajtim me gjendjen e sotme të shqipes standarde etj.
Diskutimet qenë të hapëta, me argumente shkencore dhe me frymë bashkëpunuese
për t’i shërbyer gjuhës sonë të përbashkët, për të gjetur zgjidhje më të mira
që lehtësojnë zotërimin e përdorimin e drejtë të saj.
Në diskutime u theksua se çështja e drejtshkrimit të zanores ë të patheksuar
është e gjerë dhe e ndërlikuar dhe se mbetet detyrë e gjuhëtarëve dhe e
institucioneve përkatëse të thellojnë studimet që ndihmojnë edhe për zgjidhjen
më të mirë të problemeve të ndryshme të drejtshkrimit të saj.
Zgjidhjet konkrete, që në këtë mbledhje, me argumentim shkencor, patën
mbështetje më të përgjithshme të anëtarëve të Këshillit, do t’u përcillen dy
Akademive. Çështje të tjera të drejtshkrimit, të fushës së fonetikës, të
gramatikës etj., do të shqyrtohen në mbledhjet e ardhshme të Këshillit
Ndërakademik për Gjuhën Shqipe.
Kryesia e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe