Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Toptani në politikë të frymës së vjetër!
E shtune, 11.08.2012, 10:59 AM
Toptani në politikë të frymës së vjetër!
Nga Kadri
Mani
Toptani
mashtrues enverist-stalinist i pandreqshëm, kritikon atdhetarin Berisha!
Toptani
do të bashkohet edhe me Alenacën Kuq e Zi, komuniste, për ta rikthyer prapa
Shqipërinë!
Bamir (bakeq!)
Toptani si pinjoll i familjes tradhtare, u bë me Edi Ramën dhe e tradhtoi
demokracinë dhe Berishn!
Bakeq
Toptani dështoi në familje dhe në këshilltarët: ata ranë aq poshtë sa të mos
jenë në gjendje ta mësonin Bakqin e fatkeqin e tyre ta fliste shqipen, e të mos
e shkilte standardin aq shëmtueshëm: vënd, mënd, kuvënd, zëmër... (vend, mend,
kuvend, zemër...)
Desdha ta
ndihmoja që të mos gabojë as në politikë dhe as në gjuhë, i lemi mbrapsht nuk hëngri
llaf, meqë paska pasë marrë rrugën e tradhtisë!
Vetë kritika
e Bamirit kundër Berishës, ta përkujton bisedën e asaj gruajes xhagajdure:
-Mabjmani
kopilin sa t’i them kurvë, derisa s’më ka thënë!
Lexoni e (mos)
besoni!
Topi: Berisha
si komunist
Kreu i
SHISH, Topi: Berisha përpjekje për të kapur çdo institucion
“Bota sot”, E premte, 10 gusht 2012
Ish-Presidenti
i Republikës, Bamir Topi komentoi shkarkimin e Bahri Shaqirit dhe emërimin e
kreut të ri të SHISH-it, duke e konsideruar vendimin e pasardhësit të tij, si përpjekje
të kryeministrit Berisha për të kapur të gjitha institucionet e vendit.
Në një intervistë
për Zërin e Amerikës, ish-Presidenti Topi tha se ndryshimet e fundit në institucione,
duke nënkuptuar emërimin e kreut të ri të SHISH-it dhe nënkryetarit të KLD-së,
janë simptoma të qarta të një politike totalitariste.
“Ka
simptoma të qarta të një politike totalitariste. Tendenca për të kapur të gjithë
pushtetet. Brenda 2-3 javësh ka pasur ndryshime në institucione të rëndësishme.
Tentativa e kryeministrit është e qartë, për të kapur çdo institucion.”- u
shpreh Topi.
Ish-presidenti
tha se në zyrën e tij nuk mbërriti asnjë propozim nga kryeministri Berisha për
shkarkimin e kreut të SHISH-it, apo emërimin e ndonjë tjetër kandidati. “Nga
Berisha nuk kam pasur asnjë propozim për shkarkimin e Shaqirit. Pati debate vetëm
për projektligjin për SHISH, pasi u hartua pa bashkëpunimin me SHBA.”- tha ai.
Sipas
Topit, shkarkimi i Shaqirit ngre shumë pikëpyetje për SHISH dhe se ky ndryshim
i shërben politikës.
I pyetur
në lidhje me angazhimin e tij në politikë me Frymën e Re Demokratike, ish-presidenti
tha se për momentin ka bërë vetëm një hap drejt afrimit me FRD-në, ndërsa
konfirmoi se fundi i këtij muaji do të shënojë zyrtarisht rifillimin e karrierës
së tij në politikë me partinë e re të spektrit të djathtë.
“Eshtë detyrim për tu rifutur në politikë dhe për të rikthyer ato standarde që në mjaft linja po shkojnë duke u përkeqësuar.”- vijoi Topi.