E premte, 19.04.2024, 01:09 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Bajram Rexhepi, mjaft më, jep dorëheqje!

E marte, 05.06.2012, 08:22 PM


Bajram Rexhepi, mjaft më, jep dorëheqje!

Nga Kadri Mani

kadrimani@hotmail.com

O njeri! Ik nga politika e shko në profesion tëndin- në spital! Sa ministri i ke ndërrue dhe gjithku ke dështue!?

Nuk jeni ju aty të “kostatoni” dhe të “prononcoheni”!?- në cilën kantë të bërllgut e gjete këtë shprehje kaq të ndytë- prononcohem!?

Cilët këshilltarë debilë i ke!?

Qe sa muaj (a vite) kam kërkuar një takim (me shkrim) me ju: për përgojimet në Internet nga rrugaçëria!?

Edhe sa vjedhje do t’i përjetosh në polici, dhe me pafëtyrësi të tentosh të na qesish hi syve me llojlloj aryetime bajate!?!

Sa letra të hapura jua kam shkruar, a e dini!?- përse nuk jeni përgjigjur!?

Çka të ka thënë Plaka e Reçakut, si i keni mbrojtur:

“Përzo na keni  bmrojt mirë, na e keni çi nanën!”

Sa nana i keni që lejoni me jua sha krejt Kosova!?

Përse, ju si mjek. punoni në një qeveri që është më e poshtër se qeveria e Titos dhe se ajo e Millosheviqit!?

Sa ushtarë të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje!?- sa invalidë e sa pensionistë vdesin pa bukë e pa ilaçe!?

A jeni pjestar i tenderave!?- ku janë paratë e tenderave!?- po trafikimi i organenve njerëzore:

“Trafikimi i organeve njerëzore gjatë viteve të fundit nga Lindja e Largët dhe Amerika Jugore është transferuar në Evropë, dhe Serbia është epiqendra e këtij fenomeni. Kështu shkruan gazeta amerikane "Inteneshënëll Herald Tribjun". Kjo gazetë theksonte se trafikimi i organeve njerëzore, i shtrinë degët edhe në Greqi, Spanjë, Itali dhe Kosovë. ‘Njerëz të varfër dhe të dëshpëruar i shesin veshkat e tyre apo palcën, përmes internetit, ndërsa trafikantët e këtij rrjeti po pasurohen’”.

Ik! Zhduku! Nuk jeni hetues! As guximtar!

 

___________

 

Ministri i Brendshem Bajram Rexhepi ka konfirmuar plagosjen e disa personave ne veri

E PREMTE, 01 QERSHOR 2012

Gjendja ne veri te vendit vazhdon te jete e tensionuar, bejne te ditur burime te Kosovapress-it nga veriu. Burimet me tej kane shtuar se ne veri te Mitrovices alarmi i aktivizuar here pas here paralajmeron situaten e rende ne kete pjese te qytetit, ndersa nga spitali ne veri te Mitrovices kane kerkuar sasi gjaku per te plagosurit.

Ministri i Brendshem i Kosoves, Bajram Rexhepi, ka konfirmuar plagosjen e disa personave gjate perleshjeve te sotme ne veri te Mitrovices, mes KFOR-it dhe banoreve lokale.

Misioni paqeruajtes i NATO-s ka bere perpjekje te largoje barrikadat ne fshatin Rudare, ku edhe ka hasur ne rezistencen e banoreve lokale.

Ne nje prononcim per mediat ne Prishtine, Rexhepi ka thene se turma e serbeve ka qelluar ne drejtim te ushtareve te KFOR-it, ndersa ky i fundit ka perdorur gazin lotsjelles, plumba gome dhe uje per shperndarjen e tyre.



(Vota: 12 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora