Përjetësi » Mani
Kadri Mani: A ka në meset tona shqiptare shumë- abrakadabra!?
E merkure, 23.11.2011, 09:03 PM
A ka në meset tona shqiptare shumë- abrakadabra!?
Nga Kadri Mani
Zotni Muhamet Puirraku, në tavojinë kam librin tuaj:"MARTIRËT E SHQIPËRISË ETNIKE NGA DERË E STAK MARK MIRËDITËS NË KUJTESËN HISTORIKE", titull gjegjës e libër i mirë sa s'ka; i stërvonuar, por megjithatë, më mirë vonë se kurrë!
Prej Ramiz Kelmendit e kemi mësuar se çka është Abrakadabra, dhe i kam thënë se tash Abrakadabra u bë ai vetë!
A ke frikë edhe ti se po mbaron si një Abrakadabra?
-përkushtimi i Çetës... (myslimane, apojo?)
-jo Katedrales në amër të shqipërisë së imagjinuar, Prishtinë, prill 2003 (Botim i Dytë, i zgjeruar, qerhor 2003:
-Kisha e Stakajve...[1]
-Pamje nga Akademia- përshëndet Prometeu Adem Demaçi,
-Pastaj paske shkruar libra edhe për UÇK-në, por nuk e marr vesh për cilën UÇK!?- në mos për Ali Babën me 40 (me 400!) hajdutët!?
Poeti i ndjerë A. K. Shkruante vargje: Tri UÇK/ajo e vërteta e Adem Jasharit/Udba në mes/via Zhuganov!!!
Në Akademinë solemne që u mbajt para do dite, ishit prezent edhe ju, Sabile Keçmezi-Basha, Hakif Bajrami... kur Adem Demaçi (-gjinkalla) tha: ne shkonim përpara Metush Krasniqit, (Metushi u shpall hero, dhe Ademi e përuronte veten mb ihero!), e këshillonim Metushin që të mos e shante Enver Hoxhën, se Shqipëria na ndihmon, dhe Fatos Nano erdhi na ndihmoi dhe u çliruam!!! E ju historianët e mefshtë heshtët si mumjet!?!
Por fill në rastin tjetër unë nuk do të heshtë: cilido nga ju falsifikatorët e historisë që do të paraqiteni me skandale të tilla, kena me ju shty në dysheme! Kena me ju piskatë: zbrtitni oposhtë, rrenacakë të ndytë!!
Te libri yt Mulla Idrisi i Gjilanit... ke shkruar mirë edhe për familjen tonë... Kam pritur se do t'i biesh pishman rrugës antikombëtare, dhe t'i kam botuar artikujt e mirë, por ti qenke këmbëngulës në vijën antikombëtare si një dhelpër dredharake!
E kam hetuar se ju, me të drejtë, e prmendni Islamajl Dumoshin, por nuk e di në i ke kritikuar dy rrenacakët që e anashkalojnë Ismajlin dhe e shpallin “hero” Osman brucoshin, Adil Pirena e Selatin Novosella!?- për të hyrë vetë në histori!!
Në një mbledhje të NDSH-së ku po flitej për Bashkimin Kombëtar, një anëtarë yni, Beqir Bejta, mësues veteran, tha:
-A bashkohemi bjlherë ne me Pashk Stakën?
Ne po shikoheshim e nuk e dinim se ku po del drenicaku ynë: po si nuk qenkemi të bashkuar me Kryetarin tonë?- të cilin vetë e kemi zgjedhur!?- por dilemës tonë iu përgjigj atdhetari i vërtetë Beqir Bejta:
-E po kjo është ajo dyfëtyrësia jonë “shqiptare”: a i kemi martesat e përbashkta? A i kemi varrezat e përbashkëta? Ne s’kemi lidhje me atdhetarizëm: çdo gjë është folklor, demagogji.
Zotni Muhamet Pirraku, në cilin orientim politik apo besim fatar jeni ju vetë, me ramiz kelmendët me kompani??
Po ju pyes nga përvoja ime e hidhur; me cilindo “intelektual” apo “shkrimtar” të bisedosh, ka me ia nis broçkullave mburravece, që i dinë përnedësh: ne familja jonë, denbabaden, nacionaliste, endesheiste, togiste, legaliste, e besëlidhjes...
-Po ti personalisht ku je aktualisht?
-Unë- kurrkund!!!
A e keni menduar se çka do të shkruajnë gjeneratat për ty?- çka keni “menduar” kur keni shkruar:”Jo katedrale në emër të shqipërisë së imagjinuar,”!?!
22.11.2011
Kadri Mani, protestant, anëtar i Kryesisë dhe zëdhënës i NDSH-së, me në krye zotin Pashk Staka
[1] Çka të lidh ty me kishën, kur je kundër Katedralës!?