Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Anestezist Meha Rexhepi
E hene, 11.07.2011, 06:58 PM
Kadri Mani
Anestezist Meha Rexhepi
3.9.1932
O tek len dielli-o e praron-o hana
Mehedin Rexhep-o ma nuk ban nana!
E kanë dërgue-o djalin n’Mejtep-e
Ç’janë këto shkronja-o hieroglife
O Abetaren e dua-o bre lulekadife!
O kurrë nuk bahem-o imam n’katudin
Popullit tim-o bre me ja shtue mundin!
Jemi dalë nga lufta-o me tym e flakë-e
Populli ynë-o ashtë me shumë plagë-e!
Ik prej dinit-o bre edhe prej imanit
Nuk shkoj gjurmëve-o bre të sulltanit!
O Babë Hyseni-o dhe nëna Refike
Ç’po e edukojnë-o për Shqipërinë etnike!
S’durojmë sundimin-o të çdo gabeli
O muhaxherë jemë-o nga Dervodeli!
E fqinjët tanë-o bre janë nga Tullara
Shkon në shkollën-o të medicinës
O mëson sekretet-o të penicilinës!
I mëson nxitësit-o të temperaturës
O po e feston-o bre ditën e maturës!
Shtëpi më shtëpi çantën me shiringa
Ç’po i përzë-o bre hajmalitë shtriga!
Çka i keni ngrit kokat-o bre si gjirafë
Popullin tonë-o e keni marrë në qafë!?
Me magji-o sëmundja kurrë nuk ik
O po me ilaçe bre edhe antibiotikë!
Nuk shoqërohej-o me karagjozët
O ç’po i mjekon-o bre tuberkulozët!
Dhe Tahirja-o bre e kufirit t’Serbisë
Traditëlashtë-o në shërbim t’Shqipërisë!
O për busullë pajtim-orientimi Prizrenin
Me vëlla Bellën e sivëlla Munish Hysnin!
O kanë fëmijë e shumë e nipa dhe mbesa
Gjithë t’brumosur me ideale dhe shpresa!
Mirë e dinë se kah po na vjen-o shpëtimi
Udhërrëfyes i pagabueshëm-o Perëndimi!