Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Vlerësim dinjitoz me kompetencë
E hene, 20.06.2011, 07:59 PM
VLERËSIM DINJITOZ ME KOMPETENCË
/Enver Bytyçi: FILOZOFIA POLITIKE DHE NACIONALE E IBRAHIM RUGOVËS, Shtëpia Botuese “Faik Konica”, Prishtinë & Shtëpia Botuese “KOHA”, Tiranë-
Nga Kadri Mani
Analisti i hollë kombëtar-ndërkombëtar, zotni Enver Bytyçi, në librin e vet prej
Apo sikur që e quan me të drejtë autori në librin e evet, Engjëll Koliqi: Arkitekt i Dardanisë së Re- Republika e Kosovës.
Pokështu lart e kanë vlerësuar edhe: Femi Cakolli, Gani Azemi, Idriz Zeqiraj, Nue Oroshi, Zeqir Lushaj, Carl Bild, ministër i Punëve të Jashtme i Suedisë, ish- i ngarkuar i BE-së për Ballkanin...
“Mohimi rugovian i regjimit dhe ideologjiasë sunduese të Serbisë në Kosovë nuk ishte një mohim metafizik i tipit “unë nuk të dua dhe pikë!”. Ai ishte mohim nëpërmjet një pohimi të diçkaje të re, të diçkaje të “ndaluar” nga ligjet dhe mentaliteti serb i sundimit nga njëra anë, si dhe i mirëkuptuar dhe i akceptuar nga ligjet e së drejtës ndërkombëtare dhe të vlerave perëndimore.
Nga studimi i kësaj dukurie më sëthë dashur të vij në përfundimin se atakimi i Rugovës dhe figurës së Tij prej politikanëve e intelektualëve në Kosovës e në Shqipëri ka ardhur për dy arsye të tjera: p. sh. Për shkak të një prirjeje që meritat të fitohen duke “groposur” madhështinë e tjetrit. Ose që të bëhen përpjekje “të dukesh i madh”, duke u matur me hijeën e më të madhit. Nëse vëmë re faktin se një pjesë e madhe e kundërshtarëve të Ibrahim Rugovës në politikë, janë kundërshtarë të Ismail Kadaresë në fushën e letrave, atëherë nuk mund të dallojmë qartë këtë prirje anadollakësh për “t’u matë me hijën e mëngjesit”.; f. 20.
Kadri Mani
Enver Bytyçi një analist
O tek len dielli-o e praron hana
Enver Bytyç-o ma nuk ban nana!
Malësori i varfër-o keq ka hjekë
Përuron libra-o sot në Bibliotekë!
O merr urime e merr komente
U përurua-o bre ndër kontinente!
O s’është i varfër-o pse s’ka livadhe
Kryetarit i thotë- Ai, me germë t’madhe!
O Enver Bytyçi-o Zoti të bekoftë-e
Djalë pas djalit-o bre të pleqnoftë-e!
Na i begatove bibliotekat konaqet
O na i zbukurove gazetat vebfaqet!
Je apostull kur shkruan për profetin
Që e drejton në rrugë t’mbarë miletin!
Bir i denjë je-o bre i ardhmërisë
O Apostull je-o bre i shqiptarisë!
Zoti t’bekoftë-o nga tepja n’thembër
O që na e kënaqe-o bre shpirt e zemër!
O e begatove-o tëndin-o bagazhin
O e përmirësove t’shqiptarit imazhin!
Enver Bytyçi është-o një editor-e
O po na merr-o si fëmijët përdore!
Yllka fatosa t’shkojmë pas pedagogut
T’mos i lëmë vend urrkund demagogut!
Demagogët-o janë si djajë-o me brirë
O sikur lugetër- bre e sikur-o vampirë!
O ata janë-o bre fare-o të pabesë
Argatë të shitur-o nga kolona e pastë!
Persona t’shkretë lojtur nga fiqiri
Ty t’ka vlerësuar-o dhe Idriz Zeqiri!
Enveri ynë na i ngoh zemrat si prushi
Ty të ka vlerësuar-o edhe Zeqir Lushi!
T’i paraqesim tash disa nga titujt e nëntitujt e autorit:
Jeta dhe veprimtaria politiko-shoqërore e Ibrahim Rugovës
1.Fëmijëria dhe edukimi
2.Filozofia e sfidimit
Prometheu i pavarësisë
(Presidentit historik të Kosovës)
Në fillim ishin rrëfimet e nënëlokes
Bri votrës gati të fikur
Për pushkatimin e babit e gjyshit
E jehonën e pushkës së Zhujë Selmanit
Pastaj erdhën përkdhekjet e nënës si ngushëllim
Dhe jeta vazhdoi ecjen me vuajtjet e saj
Atje në një fshat të vogël të Dukagjinit
Ku secili armik e la gjurmën fatale të egërsisë
Në rrugicat e Pejës
(Gani Azemi)
3. Veorimtaria intelektuale
Prometheu i Pavarësisë
(Presidentit historik Ibrahim Rugova)
Dallohej djaloshi i hajthëm me libra në dorë
Rritej me uratën e nënlokës shtigjeve të dritës
Nëpër kohën e pakohë nuri i shkëqente si meteor
Netëve të gjata merrte nektar nga klasikët e letërsisë
Nga librat e profesor Bartit
Mendimonte mbi hartën e leckosur të Dardanisë
Dhe kështu formohej mendimtari i ri
Me dije të hollë e me shumë urti
Ai ishte nisur në betejat e kohës me mendimin e lirë
Ballëpërballë me furtunat nëpër rrugën e gjatë
Kaherë ishte përgatitur për Maratonë
Që stacion të fundit kishte Pavarësinë
(Gani Azemi-Bruksel)
4.Veprimtaria politike
Rugova dhe bashkëpunëtorët i kishin bërë thirrje dhe akademik Rexhep Qosjes, që rë lidhej në veprimtari politike në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por ky i fundit e kishte kundërshtuar atë me arsyetimin se “qëndronte mbi partitë”. Ai kishte përdorur termin patriotik për të maskuar shkakun e vërtetë të mosangazhimit të tij në LDK. Ai thoshte se “Partia e tij ishte Kosova”. Më vonë, pas shtatë-tetë vjetësh, Qosja do të krijonte partinë e tij, duke heq dorë nga “qëndrimi mbi partitë”. Kjo kishte ndodhur në kohën kur kishte dalë në skenë UÇK dhe Qosjes i duhej të angazhohej në përpjekjet e manipulimit të saj. Por në tetor të vitit 2000 do të tërhiqej nga skena politike partiake, për shkak se në zgjedhjet lokale partia e tij do të fitonte vetëm 500-600 vota, çka do të thotë se as anëtarësia e pretenduar e partisë së rij dhe familjet e tyre nuk kishin votuar për atë. Prej atëherë Qosja nuk pati më as parti, as elektorat, megjithëse nuk do t’i mungonin mmediumet, përmes të cilave sulmonte herë pas here Rugovën dhe kontributin e tij madhor në shërbim të Kosovës. Lidhur me këtë dështim, Qosja do të deklaronte në nëtor të atij viti (2000) gjaatë një ceremonie në Panairin e Librit në Tetovë, se “populli i Kosovës ka bërë një gabim historik”, pse kishte votuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën. Akuza ndaj gjithë Kosovës vinte në një formë të tillë që as njerëzit me arsim fillor nuk guxonin ta formulonin. Në atë takim kam qenë vetë prezent, ndër kohë që miku im, shkrimtari e publicisti Faruk Myrtaj, atë moment, më thoshte me alegori: “Çfarë duhet të bëjmë me këtë popull. Ta marrim e ta zhvendosim prej aty dhe në vend të tij ta sjellim një popull tjetër, apo çfarë? Një sarkazmë e hollë prej shkrimtari dhe njeriu që di se çfarë thotë e ironizon.”- f.49-50.
“Në të gjitha fushatat zgjedhore Ibrahim Rugova kishte treguar maturi dhe urtësi duke dëshmuar një model të ri të gares zgjedhore, një model, i cili sa kohë ai ishte në udhëheqje, i dha Kosovës nderin e vlerësimit maksimal nga ndërkombëtarët për kulturën e tyre elektorale e zgjedhore. Askund, në asnjë fushatë zgjedhore në një vend demokratik ose parademokratik nuk kishte ndodhur ajo që kishte formuluar Ibrahim Rugova: Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2001 ai iu drejtohej zgjedhësve: “Ne ju bëjmë thirrje të votoni për ne, për Lidhjen Demokratike, por unë ju këshilloj që t’u jepni vota edhe partive të tjera politike”.-f. 52-53.
Pjesa II
Rugova ndryshe
“Ibrahim Rugova ndryshoi filozofinë ballkanike e panshqiptare të qëndresës, dke përpunuar e përcaktuar qëllime sa më radikale, të cilat synoi t’i realizonte me mjete joradikakle. Ai besonte se suksesi politik e nacional do të vinte përmes një lidhjeje të qëndrueshme midis vullnetit për të arritur qëllimin final si dhe gatishmërisë e vendosmërisë për t’u orientuar drejt në rrethana që t’i krijojnë të tjerët, në rastin konkret shteti i Serbisë.”
1.Konteksti rajonal
(...)
“Aso kohe në ish-Jugosllavi ishin shfaqur udhëheqësit tipikë nacionalistë, të cilët në më të shumtën e rasteve ose ishin tiparet tradicionale të ish-udhëheqësve radikalë, ose ishin shndlrruar në kukulla të ish- diktatorit serb, Sllobodan Millosheviç. Nëse analizojmë prurjet e reja në elitën politike në ish-republikat jugosllave, atëherë do të kishim një perceptim më të qartë të liderit politik të shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova. Në Beograd prej vitit 1987 kishte ardhur në krye të republikës së Serbisë një prej figurave më radikale e më nacionaliste të kohës, Sllobodan Millosheviçi. Që në fillim të uzurpimit të pushtetit në Serbi, ai kishte bërë me dije se do të ndiqte politikën e Hitlerit për të kostruktuar Serbinë e madhe. Parulla e ti ishte “O një Serbi të madhe o hiç”.- f. 56-57.
2.Përgjegjësia për ta mposhtur revanshin serb
3.Mbijetesa në kushtete planeve asgjësuese
4.Veçoritë e zhvillimeve dramatike në Kosovë e ish-Jugosllavi
5.Efektet e mençurisë politike të Ibrahim Rugovës
Pjesa III
Gandhi i Prishtinës dhe i Ballkanit
1.Specifika e gandhizmit rugovian
2.”Ne jemi këtu...”
3.Filozofia e refuzimit
4.Ta lexosh mendimin filozofik të Ibrahim Rugovës
5.Papa Gjon Pali II dhe Nënë Tereza frymëzimi i Presidentit
Pjsa IV
Babai i Kombit
“Gazeta më e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e datës 23 janar 2006 botonte një artikull kushtuar Rugovës, të titulluar “Vater der Nation”. Ky artikull i atyre ditëve bashkë me titujt e tjerë si “Gandhi i Prishtinës” ose “Gandhi i Ballkanit”, kishin mbushur faqet e gazetave, revistave si dhe ekranet e televizioneve në Perëndim”.- f. 120.
1.Ibrahim Rugova për Kosovësn si Xhorxh Washingtoni për Ammerikën
2.Fenomeni Rugova dhe stratexhia naconale e Tij
3.Arkitekti i shtetit të pavarur, të lirë e demokratik
4.Heroi i Pavarësisë
5.Rugova, pavarësia dhe histori e re e Kosovës
Pjesa V
Dimensioni i Ibrahim Rugovës si personalitet ndërkombëtar
1.Filozofia e qasjes ndërkombëtare
2.Miqtë dhe partnerët e Rugovës
3.Kundër çdo kompromisi në qëllimin final
4.Nuk kishte dëshmuar Rugova, kishte dëshmuar Evropa
5.Rugova si personalitet nderi
Pjesa VI
Presidenti Rugova dhe kthesa e lidhjeve Prishtinë-Tiranë
1.Vizioni i ri për rolin e Shqipërisë në Kosovë dhe anasjelltas
2.Kthesa e madhe
3.Dyshja Rugova-Berisha
4.Marrëdhëniet midis Rugovës dhe socialaistëve
5.Një vlerësim i shkurtër rreth aventurave antirugovë
Pjesa VII
Kritikë: Rugova dhe kndërshtarët e tij
(...)
“Në Koovë grupin teatror dhe njëkohësisht komik të kndërshtarëve të Rugovës e udhëhiqte akademiku Rexhep Qosja. Ky ushqente gjithashtu regjisorët e Tiranës zyrtare me skenarë shtesë në përpjekjet e përbashkëta për eliminimin e Rugovës dhe të rolit të tij në proceset e zhvillimeve politike e nacionale në Kosovë. Qosja pritej e përcllej në presidencën shqiptare dhe vilat e ish-diktatorit shqiptar si një pasha, nga ku të gjithë duhet të hynin e të dilnin me “këshillat e plakut akademik”, të cilat, sipas Qosjes, “më së paku përfaqësonte filozofia politike e Ibrahim Rugvës”.- f. 209.
1.Presidenti historik i Kosovës dhe dështakët antirugovë të Tiranës
(...)
“Në qoftë se nuk merret në konsidetarë opcioni i pavarësisë për Kosovën, atëherë ajo do të bashkohet me Shqiprinë”-(Ibrahim Rugova)- f. 217.
2.Frika prej bashkimit të Kosovës me Shqipërinë
(...)
“Kryeministri grek e kishte nisur bisedën e tij me një ofertë investimesh në Shqipëri prej miliona dollarësh amerikanë. Ato investime që po i bën Berisha tash pas 17 vitesh, i kishte premmtuar atëbotë Micotaçis. Por në fund të bisedës kryeministri i Greqisë kishte vënë një kusht të vetëm, kishte thënë:”Hiqni dorë nga Kosova”.-118.
3.Rugova peng i Beogradit, Tirana peng i Rugovës
4.Fundi i euforisë antirugovë të Tiranës zyrtare
“Loja për diskreditimin e figurës së Ibrahim Rugovës do të zgjaste pak javë në një atmosferë gëzimi dhe optimizmi për të fituar betejën atirugovë. Vetë kreu i shtetit, Rexhep Mejdani, kishte pritur “delegacione” nga LDK dhe i propagandonte këto takime si “takime me grupe lojale brenda LDK-së” me qeverinë e Tiranës, një metodë staliniste kjo, për përçarje të tjera në faktorin politik shqiptar të Kosovës. Madje kalemxhinjtë e Mejdanit jo pak raste kishin formuluar njoftimet për medien rreth bisedimeve dhe takimeve të tilla, në të cilat dukej qartë cinizmi dhe përpjekja që njerëzit e LDK-së t’i kundërviheshin liderit të saj, Ibrahim Rugova. Ato kohë opinioni shqiptar ishte njohur p.sh. për një tajim me dy liderët e LDK-së, Milazim Krasniqi e Naim Jerliu me preidentin e Shqipërisë, Mejdani. Deklarata e këtij takimi citonte se këta kishin kritikuar Rugovën dhe qëndrimet e tij ndaj situatës që kalonte Kosova. Por Jerli më pas kishte shpjeguar se kjo deklaratë ishte e manipuluar nga njerëzit e protokolit të Mejdanit. Një manipulim të tillë e kishte denoncuar gjithashtu historiani i shquar, Zekeria Cana. Cana akuzonte vetë ministrin e Jashtëm, Milo, si personi më aktiv i të tilla manipuëimeve.-f. 228
5.Dëhtmi i projekteve antirugovë
”Njerëzit në rrethana të caktuara mund të gabojnë. Kjo është e natyrmse. Por këmbëngulja për të mos e pranuar fajin dhe dështimin është më shumë se faj. Paskal Milo ka shërbyer si korrier midis presidentit Mejdani dhe Rexhep Qosjes dhe kishte ndërthurur fijet e komplotit ndaj instituconeve të Kosovës, veçmas kundër institucionit të Presidentit Ibrahim Rugova.- f. 231
(...)
“Ndërkaç që gazetari gjerman Stefan Israel shkruante nga Prishtina se “Në të kundërtën, Rugova kërkon pavarësinë e Kosovës, ndërsa Demaçi reklamon “ballkaninë e tij”. (Stefan Israel: “Wer steuer UÇK – Machtfaktor im Kosovo”, Gazeta “Frankfunter Rundschau”, e datës 29 Qershor 1998).- f. 232
6.Kush ishin njerëzit e Millosheviçit në Shqipëri?
7.E vërteta për Rugovën zbulohet në perëndim e fshhet në Tiranë
8.Kundërthëniet e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë
9.E vërtea e provuar në gjyqin e Hagës
(...)
“Strategjia naconale e Ibrahim Rugovës ishte medlja e kundërt e strategjisë nacionale e qeverisë së socialistëve, kryesuar nga Fatos Nano dhe Rexhep Mejdani e përfaqaqësar nga Paskal Milo. Strategia e zgjidhjes së problemit të Kosovës ishte formuluar krejt ndryshe në Tiranën zyrtare dhe krejt ndryshe në Prishtinën zyrtare. Tirana dhe Prishtina nuk mund të bashkoheshin, sa kohë që qëndrimet e tyre ishin të kundërta. Koha, pas dhjetë vjetësh ka dëshmuar se strategjia e Rugovës dhe e Prishtinës ishte e drejtë, realiste dhe e kapshme. Ndërsa ajo e Tiranës zyrtare ishte e gabuar, e stisur dhe pa krye. Ky ishte thelbi i konfliktit midis qeverië socialiste në Tiranë dhe institucionit të presidentit në Kosovë.
Kur Ibrahim Rugova i kujtonte Tiranës zyrtare se Kuvendi i Shqipërisë e kishte njohur në kohën e Ramiz Alisë Republikën e Kosovës, ai kishte parasysh që të gjithashtu sinjalin se konflikti midis tij dhe qeverisë së atëhershme shqiptare nuk ishte një lonflikt ideologjik. Përkundrazi ishte një konflikt nacional e parimor dhe si i tillë i pakompromis. Ndaj të gjitha klithmat antirugovë të Paskal Milos në librin e tij vjnë në shprehje si një lloj cinizmi jonjerëzor, e për më tepër jorealist.”- f. 252-253
10.Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë simboli i lirisë së Kosovës
Takimi Rugova-Moisiu: Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë të jetë shumë më intensiv
"Biseduam edhe për çështjen e integrimeve të grupeve etnike, pra me shumicën në Kosovë", tha Presidenti Rugova. "Ngjarjet e marsit për ne ishin të papranueshme dhe i gjykojmë, ndërkaq përgjegjësit e tyre duhet të dalin para drejtësisë sepse Kosova është e vendosur në vazhdimin e progresit të vet", theksoi zoti Rugova, duke shtuar se shumica shqiptare dhe institucionet do t'u ofrojnë siguri grupeve etnike e minoriteteve.
Si temë të veçantë të këtij takimi Presidenti Rugova veçoi bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, për të cilin tha se duhet të jetë shumë më intensiv dhe në të gjitha fushat e jetës. "Aspirata e vendeve tona është integrimi në BE, në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të", nënvizoi Presidenti Rugova.
"Njohja formale e pavarësisë së Kosovës duhet të ndodhë sa më shpejt, si element kyç për qetësimin e kësaj pjese të Evropës dhe të botës, e që do të përshpejtonte proceset e brendshme demokratike integruese", theksoi zoti Rugova, duke premtuar se do të vazhdojë bashkëpunimi me Shqipërinë në të gjitha fushat e jetës, si dhe do të bëhen përpjekje që Kosova edhe me fqinjët e saj të ketë marrëdhënie të mira.
Presidenti Rugova tha se kërkon edhe më tutje përkrahjen e Shqipërisë për Kosovën. Në këtë takim, tha ai, konkretisht është biseduar edhe për realizimin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë - Durrës, e cila do të jetë një ngjarje e madhe për integrimin ndërshqiptar dhe integrimet në këtë pjesë të Evropës, u shpreh në fund Presidenti Rugova.
Nga ana e tij Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, gjithashtu shprehu kënaqësinë që takoi Presidentin Rugova në Prishtinë, sepse siç tha, "kemi pasur rastin të takohemi në vende të tjera". Për temat që kishin biseduar në këtë takim, zoti Moisiu tha se kishin pasur pikëpamje të përbashkëta për këto çështje.
"I thashë Presidentit Rugova që miqtë tanë duhet t'i ruajmë, sepse asnjëherë më parë nuk kemi pasur miq më shumë dhe është lehtë t'i humbim", tha Presidenti Moisiu. Ai shtoi se duhet pasur kujdes që të bëhet një politikë e tillë që të mos prodhojë kriza, që të ecet përpara, duke bashkëpunuar me njëritjetrin.
"Kosova nuk ka kthim prapa. Kjo nuk diskutohet dhe këtë ia kam thënë edhe Holkerit edhe Ananit dhe sa më shumë të zgjatet çështja e zgjidhjes së statusit të Kosovës, aq më shumë hapësirë u lejohet ekstremistëve të të dy krahëve", u shpreh Presidenti Moisiu, duke shtuar se ky proces ka marrë rrugë dhe do të shkojë deri në fund.
Në lidhje me trazirat e marsit, Presidenti Moisiu theksoi "ngjarjet që ndodhën nuk ishin të mira, por mendoj se ato nuk do të arrijnë ta pengojnë zhvillimin e Kosovës". Nga ato ngjarje duhet të nxirren mësime, tha ai, dhe të gjithë duhet të punojnë dhe veprojnë për të ecur përpara.
Zoti Moisiu tha se është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të ketë më shumë kompetenca, duke shprehur bindjen se pas ngjarjeve të marsit do të përshpejtohet zgjidhja e problemeve.
"Me këtë rast unë i dëshiroj popullit të Kosovës ditët më të mirat dhe t'i siguroj se Shqipëria dhe shteti shqiptar gjithmonë do të qëndrojë pranë dhe do të jetë një avokat i kujdesshëm e tepër këmbëngulës për çështjen e Kosovës", nënvizoi në fund të deklaratës para mediave, Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu.
Pjesa VIII
Ndikimi dhe aktaliteti i flozofisë së Rugovës
1.Modeli i Rugovës për shtetin e Kosovës
2.Përkatësia e trashëgmsë së Rugovës
3.Rugova i munguar
4.Përfndimi
“Për ta karakreizuar veprën dhe filozofinë politike të Ibrahim Rugovës, mundet që të renditen argumente të pafnd. Ato nuk mund të shterohen në një libër e as në dhjetëra e qindra të tillë. Megjithatë sollëm në vëmenje vetëm disa prej këtyre mësimeve që dalin nga vizioni dhe pëekushtimi i presidentit historik të Kosovës.”- f. 291
Dhe kështu erdhëm në fund të librit të analistit kombëtar-ndërkombëtar-Enver Bytyçi, i cili ka përmend këto fëtyra negative: Adem Demaçi, Fatos Nano, Rexhep Mejdani, Rexhep Qosja, Paskal Milo, Ilir Meta, Skënder Gjimnushi, Fatos Klosi, Sabri Godo, Luan Rama, Pandeli Majko, Milazim Krasniqi, B.I. (Bedri Islami), i cili edhe paska pas pafëtyrësinë të “polemizojë” me autorin zenitor!
Por zotni Enveri duhet ta botojë librin e vet në seri: FILOZOFIA POLITIKE DHE NACIONALE E IBRAHIM RUGOVËS- II, III...
Ngase nuk ka përmend (ose ka përmend kalimthi) idhnakët sharlatanë: Adem Deamçi:”ballkania”- bashkimi i Kosovës me Serbinë e me Malin e Zi:
KOHA DITORE, 15.06.1998.
Nga intervista me kryetarin e PPK-së, Adem Demaçi
DO TË BËHESHA KRAH POLITIK I UÇK-SË, ME DISA KUSHTE...
- Cilat kushte, zoti Demaçi?
DEMAÇI: Në rend të parë të pranojnë komplet projekt - bërthamën e konfederatës Ballkania si një platformë e zgjidhjes finale, përfundimtare të çeshtjes së Kosovës. Dihet ai projekt për konfederatën me Malin e Zi dhe Serbinë. Kjo është baza me të cilën do të ndërprisnim gjakderdhjen e mëtejshme, nuk do të lejonim të kishte pakica kombëtare, të trija palët do të ishin fitimtare dhe do të ishte në pajtim me referendumin e '91-tës, ku populli është deklaruar për pavarësinë me të drejtë për të hyrë, siç thuhej atëherë, në një federatë ose konfederatë. Rendi për autonomi dhe fedratë shkoi, sepse Serbia shkeli ato mundësi, kurse një konfederatë ende ka mundësi të realizohet. Kam dëgjuar disa deklarata të komandantëve të UÇK-së se e pranojnë konfederatën, por disa deklarata në fund si deklarata e fundit politike apo ajo e komandant Çelikut etj., më kanë bërë që të jem i kujdesshëm dhe të shoh se as ata atje nuk i kanë të pastruara sendet, prandaj duhet t'i pastrojnë edhe nëse duan që unë dhe partia ime dhe ata që do t'i bashkohen partisë sime apo ndonjë aleance qe do ta krijojmë me parti të tjera që ne të bëhemi zëdhënësit e tyre dhe krahu i tyre politik dhe të marrim barrën politike për zgjidhjen e këtij problemi, atëherë duhet ta pranojnë këtë platformë. Janë edhe disa kushte të tjera siç është ajo përshëndetja me grusht. Unë nuk e bëj shumë tragjike sepse ajo mund të jetë një shenjë bashkimi, por ajo mund të jetë edhe njëfarë simboli që na ka ardhur nga Rusia, Lenini e Stalini dhe mund të krijojë konfuzion. Ndonëse ata me punën e tyre po tregojnë se nuk janë ushtri ideologjike as partiake.
Unë ju lutëm atyre që të marrin vendim të prerë dhe sa më shpejt të krijohet krahu politik, sepse kjo është shumë e rëndësishme.
Hydajet Hyseni: “Fshehurazi Rugova është i lumtur për ofensivën serbe kundër UÇK-së, shprehet Hydajet Hyseni nga partia opozitare Lëvizja Demokratike e Kosovës (LDSH). Në këtë mënyrë, udhëheqësi i shqiptarëve arrati të shmang që pushteti të ndahet në një qeveri të gjitha partive. Për të ruajtur kolltukun e vet, Ibrahim Rugova madje është në gjendje që të tradhtojë edhe qëllimin përfundimtar- pavarësinë e Kosovës (Hydajet Hyseni)- (Gazeta zvicërane „Basler Ceitung“ dhe „Koha ditore“ 17.8.1998, f. 8)
Komandanti suprem me 2 komandantët madhorë:nga e majta: Tahir Zemaj, Ibrahim Rugova, Shpend Shala |
Kolonel Tahir Zemaj
Prishtinë, tetor 2001
Autorë:
Ahmetaj, Arbër
Krasniqi, Sefedin
KËSHTU FOLI TAHIR ZEMAJ
(pjesa e dytë)
Po shkëpusim thekse nga fjala e kryetarit të Degës së LDK-së, z. Qazim Bajgoraliu, të z. Anton Kolaj, ish nënkryetar i LDK-së dhe të z. Agim Aliçkaj, bashkëluftëtar i Tahir Zemajt.
SHOQATAT E INVALIDËVE, VETERANËVE TË LUFTËS DHE FAMILJEVE TË DËSHMORËVE TË ZOD të UÇK-së, Deçan, 8 korrik 2010
R E A G I M: Presidenti Sejdiu po e rehabiliton tradhtinë dhe dezerterin e luftës së UÇK-së
Shoqatat e Invalidëve, Veteranëve dhe Familjeve të Dëshmorëve të Zonës Operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përcjellin indinjatën e tyre të thellë ndaj vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Fatmir Sejdiu, për shpalljen Hero i Kosovës të kolonelit Tahir Zemaj.
Shemsi Reçica: “RUGOVA NUK NJEH DHE S’MUND TA NJOHË RININË E KOSOVËS!” (“Shqipëria etnike” nr. 2.2002, f. 63.)
Beqir Sina: “FATOS NANO NË BEIGRAD
Kulmi i poshtërsië dhe i paturpësisë nga sharlatani i politikës shqiptare në Beograd. Nano i quan serbët vëllezër! Udhëheqësi i socialistëve të Shqipërisë dhe kryetari i Komisionit të përhershëm parlamentar për politikë të Jashtme, Fatos Nano, qëndroi sot në Beograd ku është duke marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët dyditëshe në temën: “Jugosllavia e re dhe fqinjët e saj: dialogu rajonal”. Nano të premtën në Beograd bisedoi edhe me kryetarin e Dhomës së Qytetarëve të Parlamentit Fderal, Dragolub Miqunoviqin.
Fatos Nano pas kësaj mbledhje tha:”Jam i befasuar që koalicioni “Kthimi” nuk ka votuar heshtazi për Rugovën, dhe arroganca e tij ka sjellë deri te kjo, sepse e ka dashur pushtetin vetëm për vete duke refuzuar biseda me partitë tjera shqiptare dhe siç thonë vëllazërit serbë “kush kërkon tepër shumë e humb edhe atë që ka”. (Përkthim i keq: ko traži ve?e, izgubi u vre?e”): kush kërkon më shumë, pavesves e humb edhe atë në thes. (“Shqipëria etnike” nr. 2.2002, f. 64.)
Emrush Xhemajli, kryetar i Lëvizkes Popullore të Kosovës: Përcakrues në fitoren e LDK-së ishin ish-anëtarët e LKJ-së. Ata nuk do t’i lë notalxhia për privilegjet që patën, deisa të vdesin. Kështu që, forcat proserbe do të vazhdojnë të jenë të forta dhe prezente në Kosovë edhe një kohë të gjatë. (Emrush Xhemajli)
(“Shqipëria etnike” nr. 2.2002, f. 64.)
Paskal Milo - Ditari i një ministri të Jashtëm - Konflikti i Kosovës 1997-2001
Shtëpia Botuese : Toena
ISBN : 978 - 99943 - 1 - 458 - 4
Faqe : 448
Formati : 15x23.5
Çmimi: 1500 lekë (12.00 euro)
Ditari për Kosovën, që kam nderin t’ia paraqes lexuesit, është një pjesë e ditarit që unë kam mbajtur kur ushtrova detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Botimi i kësaj pjese të ditarit u motivua nga një arsye e thjeshtë, por shumë domethënëse: në 17 shkurt është përvjetori i parë i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në 23 shkurt është dhjetëvjetori i PO-së historike të delegacionit shqiptar në Konferencën e Rambujesë dhe 9 qershori është gjithashtu çlirimi i Kosovës nga sundimi 87-vjeçar i Serbisë. Janë tri ngjarje jubilare shumë të rëndësishme për popullin e Kosovës dhe për gjithë kombin shqiptar që janë të lidhura dhe rrjedhojë e njëra-tjetrës.
Është një arsye më se e mjaftueshme për të shkruar këtë libër, për të nderuar këta përvjetorë, por edhe heronjtë e martirët e asaj lufte të gjatë për mbijetesë, për liri e të drejta e që nuk ndodhen sot për të parë ëndrrën e tyre të arrirë.
Kam qenë i ndërgjegjshëm për sfidën që duhej të përballoja që në momentin kur Fatos Nano më ofroi detyrën e ministrit të Jashtëm të qeverisë së tij në korrik 1997.
plotësisht të qetë.
AUTORI
Parathënie
për të rënë dakord për një marrëveshje, e cila do ta kishte lënë Kosovën brenda Jugosllavisë, por do të kishte rivendosur një autonomi të gjerë dhe të vërtetë për provincën e mëparshme.
Ministrat e Jashtëm të Grupit të Kontaktit – Franca, Gjermania, Italia, Rusia, Britania e Madhe, SHBA-ja – caktuan Trojkën... burri i fortë i Serbisë, Millosheviçi, refuzoi të pranonte një forcë ndërkombëtare zbatuese të udhëhequr nga NATO-ja dhe denoncoi në mënyrë agresive bisedimet e paqes si një diktat nga Perëndimi.
Në fillim me anë të mjeteve paqësore dhe pastaj, kur koncepti i Rugovës për rezistencë civile paqësore dështoi, me anë të rezistencës ushtarake – e mishëruar nga UÇK-ja – shqiptarët etnikë të Kosovës – që përbëjnë 90% të popullsisë – donin ta merrnin fatin në duart e tyre.
“... Është ditari i një ministri të Jashtëm në krye të një diplomacie aktive e energjike, të përgjegjshme dhe të mirëpeshuar, në një periudhë historike, intensive e delikate, emocionale dhe të madhërishme, për fatin e Kosovës dhe të kombit shqiptar...”
REXHEP MEIDANI, PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, 1997-2002.
“Ditari i Paskal Milos mbi Kosovën -
AKADEMIK REXHEP QOSJA.
“... kemi të bëjmë me një njeri, që si historian, më shumë sesa diplomat, posedon cilësinë e të kuptuarit se si duhet pritur. Të jesh ministër i Jashtëm i një kryeministri 30-vjeçar në kohë lufte është thuajse aventurë, por të shijosh vonesën e të qenit prezent nga 1919 në Konferencën e Parisit për një historian është më shumë se ankth... ... në rastin e Milos të qenit historian dhe diplomat janë ngatërruar me njëra-tjetrën si dy koburet e Isa Buletinit kujtimin e të cilave shpresoj se i kemi përdorur për të vrarë Makbethin e historisë sonë kombëtare...”
(shkoni në Beograd e pyetni vëllezërit tuaj se çka do të thotë: nano-milo-majko!)
PANDELI MAJKO, KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË 1998-1999, SHKURT - KORRIK 2001.
NJE DITAR MBI NGJARJE HISTORIKE
Nga Rexhep Qosja
Ditari i një ministri të Jashtëm... Konflikti i Kosovës 1997-2001... Është një vepër gjithsesi e rrallë në kulturën tonë. E quaj të rrallë për disa arsye: e para, e rrallë për nga rëndësia e saj
Janë këto vitet kur Milo kishte fatin të ishte ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Përpos për arsyen e sipërthënë, ditari është vepër me rëndësi të veçantë historike dokumentare edhe për arsyen se është ditar i historianit dhe i diplomatit, i shkencëtarit dhe i politikanit njëkohësisht. Milo është historian i dëshmuar në historiografinë tonë kombëtare, është njohës i veçantë. Në Shqipërinë shtetërore mund të jetë njohësi më i mirë i marrëdhënieve shqiptaro-serbe, kurse vepra e tij, Shqipëria dhe Jugosllavia (1918-1927) është vepra më e plotë dhe më e mirë deri sot për këto marrëdhënie pak a shumë të trajtuara, por ende shkencërisht të pastudiuara sa duhet në historiografinë tonë.
Nuk ka dyshim se autoriteti i pranuar diplomatik i Milos, gjykimet dhe vlerësimet e tij të matura, objektive, përkushtimet e tij të dëshmuara ndaj së vërtetës, përkushtimi i tij atdhetar ndaj Kosovës, e bëjnë ditarin e tij për Kosovën vepër aq më të çmuar, prej së cilës mësojmë të dhëna e të vërteta të reja mbi luftën politike për pavarësinë e Kosovës.
Çka mund të mësohet?
Prej ditarit do të kuptojmë se Shqipëria, me politikën dhe diplomacinë e saj, ka bërë shumë për pavarësinë e Kosovës - shumë më tepër së ç‘është menduar në disa qarqe politike dhe intelektuale këtu, në Prishtinë, dhe se ç‘është shkruar a folur prej tyre në mediat. Lejohem të them, ndërkaq, se Shqipëria ka bërë për
Prej këtij ditari ne do të mësojmë se gjykimet tona për takimin e shumëpërfolur midis Kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, dhe kryetarit të Jugosllavisë së mbetur, Sllobodan Mollosheviç, në Kretë, ishin më shumë fryt i paragjykimeve partiake, se sa njohës të së vërtetës. Në këtë ditar do të shohim se në tekstin e përgatitur prej Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, për bisedimet e Fatos Nanos me kryetarin e Jugosllavisë së mbetur rreth Kosovës, theksohen qëndrime të njëjta me qëndrimet që mbroheshin prej subjekteve politike në Kosovë. Më në fund nuk kishte të dhëna të mbështetura në logjikë e zakonësi që takimi midis Fatos Nanos dhe Millosheviçit në Kretë të gjykohej me pezm mosdurues, kurse të pranoheshin dhe të çmoheshin si pjekuri politike takimet e vetjeve politike kosovare me Millosheviçin në Beograd. (O kreteni i Kretës me në krye Bufin e kënetës: ti na e krahasoke Bufin me Shqiponjën!?! Dhe në mënyrë tinëzare: “vetjeve politike kosovare me Millosheviçin në Beograd”!!! (“qëndrime të njëjta”- kur paskëshin thënë “kosovarët” se Kryeqyteti i “i tyre” është- Beogradi!?- gjuhustër.)
PRESIDENTI MEIDANI
dhe K O S O V A
Përmbledhje intervistash fjalimesh dhe njoftimesh shtypi
Përzgjedhur dhe komentuar nga Mentor Nazarko
Ballina: Rexhep Meidani duke përkundur dy djepe!!
Tiranë,
Vampiri njeh lugatin!! (socialfashistët e Tiranës me socialfashistët e Prishtinës)
MOS NA ZHGËNJE, SI NANO, ZOTI PRESIDENT!
(Letër e hapur Rexhep Mejdanit)
Në emër të gjakut të derdhur në Kosovë, në emër të mishit shqiptar që po grihet në kasaphanën e Millosheviqit, në emër të ekzodit shqiptar që mund të krahasohet vetëm me eksodin të kohës së nazizmit, ose atë hebraik të kohës së Egjiptit të faraonëve, mos na zhgënje si Fatos Nano.
(Jusuf Ferizi:”KOSOVA NUK ËSHTË SERBI”,
dhe gazeta “Albania”, 6 maj 1999, Tiranë)
EDHE SA HERË DO TË “LËVIZË” BUKOSHI?
/Shqipëria etnike nr.2/2002, f. 42-43/
Shkruan: Jusuf Ferizi
“Koha mund të jetë e maskarenjve, por Shqipëria (lexo:Koova) është e shqiptarëve”/ (Ali Asllani)
“Kur pashë Bujar Bukoshin si urimtar në përvjetorin e lindjes së një gazete traktesh që del në Prishtinë, jo rastësisht m’u kujatua ai trakti antirugovë (dhjetor 1977) i Bajram Kosumit e Hidajet Hysenit: “Ne duam ta lëvizim lëvizjen që nuk lëviz”! Ishte ajo koha kur krahu nano-qosist kishte arritur t’i përvetësojë (lexo:t’i grabisë) aksionet e armatosura të luftëtarëve të lirisë së Kosovës. Atëbotë ai që nuk “lëviz” ishte ia aderueshëm.
Kush i quante “heroizma” atentatet në Burrat e Dheut?
Pas këtij traktati “kushtrimtar” ndodhën arrestimet, siç ishte ai i 13 veprimtarëve të Republikës së Kosovës nga e ashtuquajtura “polici ushtarake” e UÇK-së si dhe atentatet në Burrat e Dheut, siç janë: Azem Hajdari, Ahmet Krasniqi, Enver Malohu, Sabri Hamiti etj. Dhe pas atyre arrestimeve, “Bota e re”, e cila studentëve kmerkuq të Prishtinës, në shtatir 1998, komentonte: “UÇK-ja arretoi politikën prishtinase, për ta ndëshkuar më vonë, varësisht, si ajo e meriton”!!! Dhe, duke mbrojtur ekzekutorët e atyre atentateve, gazetaari snajperist i “Botës së re”, pasi i qnuante “heroizma” këto atentate, , dhe “heronj” ekzekutorët e tyre, konkludonte: “Duke filluar me atentatin e njërit prek liderëve demokratë në Shqipëri, Azem Hajdarin, për ta përfnduar me shkrimtarin e njohur Sabri Hamitin, mund të thuhet se lufta e pëmjegullt e atentateve, ndoshta enigmatike ka filluar t’ia dridhte këmbët tejet sekretisht lëvizjes mbarëkombëtare” (fund i citatit). Atëbotë, u pa qartë se ata që donin ta “lëviznin lëvizjen që nuk lëviz” (1997), pas përvetësimit (lexo: grabitjes) të aksioneve të armatosura të luftëtarëve të lirisë, jo vetëm menduan, por edhe filluan ta bëknë këtë duke likuiduar idetorët kryesorë të lëvizjes së ardhshme të Kosovës. Gazeta prishtinase e trakteve, ku asistoi si risimtar Bujar Bukoshi, është trashëgimtarja e vetme e “Botës së re”, të viteve 1997/98. Kur e pashë Bujar Bukoshin duke e inauguruar “Partinë e tij të Re”, jo rastësisht m’u kuajtua shkrimi im “Blloku (antirugovë) i Bukoshit që përqëndrohej në traktin: “Ne duam të lëvizim partinë që nuk lëviz”, i botuar në gazetën “Bujku” (9 janar 1998), ku pata elaboruar disa “lëvizje” enigmatike të Bujar Bukoshit. Elaborimi i kësaj teme aktuakizohet sërish, posaçërisht pas divorcit eksplicit të ish-kryeministrit në ekzil me presidentin e Kosovës. Andaj, me rastin e inaugurimit të “Partisë së re” të Bukoshit është me interes të rishihen edhe njëherë disa “lëvizje” të tij që nga koha kur u zgjodh kryeministër i parë legjitim i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Së pari dihet mirë se një krizë e pa bërë publike asnjëherë në relecionin Rugovë-Bukosh, ka funksionuar gati gjatë tërë kohës sa ishte Bukoshi kryemnistër. Është thënë tani publikisht se lidhje sekrete të Bukoshit me anti-institucionalistët e andej e këndej kufirit, me marksistë-leninistët nano-qosistë pra, kanë vepruar dukshëm që nga fillimi i revolucionit demokratik të Qosjes, madje-madje edhe në mërgim që nga ajo marrëveshja famëkeqe e Cyrihut (mars 1993), KUR Bukoshi bëhet vazal i asaj marrëveshje, përkundër asaj që ishte marrë vesh më herët me Grupin Koordinues për Diasporë, që udhëhiqej nga Sali Çeku, Adem Jashari e Zahir Pajaziti se do t’i ndihmonte materalisht njësitë guerrile që vepronin në kuadër të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.
Alenaca e Bukoshit me puçistët nano-qosistë
Afrimi i Bukoshit me Demaçin e Qosjen, urimi që i dërgon Qosjes kryeministri në ekzil me rastin e formimit të partisë së tij “të re”, e cila mezi arriti të tubojë një autobus njerëz, si dhe çorbë e hidhur që gatoi Bukoshi me lpëkëistët, të gjitha këto ndodhi të viteve 1997/98, dëshmojnë se Bujar Bukoshi, jo vetëm që ishte pajtuar, por edhe kishte marrë edhe obligime financiare për ta zbatar pikë për pikë marrëveshjen e Cyrihut (mars 1993). Kjo marrëveshje parashihte ndihmën RECIPROKE mes stalinistëve të Tiranës dhe atyre të Prishtinës për ta rikthyer, së pari, së pari, në pushtet PSSH-në e Nanos në Shqipëri, dhe më vonë, LPK-në e Qosjes në Prishtinë. Siç e bëri publike para sa ditësh analisti i njohur Jashar Strofci, në miratimin e kësaj marrëveshje puçiste në Cyrih morën pjesë, nga ana e Tiranës: Fatos Nano, Namik Dokle, Kastriot Islami, S ervet Pëllumbi, Sabit Brokaj e Ilir Hoxha, ndërsa nga ana e Prishtinës: Xhavit Haliti, Ibrahim Kelmendi, Emrush Xhemajli, Ali Ahmeti, Bedri Islami. Alenaca e Bukoshit me puçistët nano-qosistë filloi të funksionojë në kohën më tragjike npër të cilën kalonte Kosova, në kohën kur Serbia, pas përmbytjes së Shqipërisë ’97, përgatitej që Kosovën ta shndërrojë në tokë të djegur. Siç dihet, marrëveshja e Cyrihut e bëri Shqipërinë një Liban të dytë, ndërsa Kosovën nuk arriti dot ta bëjë Palsetinë, siç ishte pashikuar, falë intervenimit të NATO-s, të udhëhequr nga Amerika e Klintonit. Bujar Bukoshi është i pari personalitet i Kosovës që vrapo t’ia urojë detyrën homologut të tij në Tiranë. Ndodhi kjo pas përmbytjes së madhe të Shqipërisë kur kryeministër i dhunshëm u instalua Fatos Nano. Edhe më enigmatik është takimi i dytë i Bukoshit me Fatos Nanon në Tiranë, menjëherë pas takimit të këtij të fundit me Millosheviqin në samitin famëkeq të Kretës. Këtë herë opinioni i Kosovës priste me të drejtë se kryeministri ynë do t’ia thoshte vërejtjet për tradhtinë e madhe që kishte bërë Nano në Kretë. Paradoksalisht, komunikata që doli nga ky takim ishte vetëm një dëshmi për njofarë miqësie perverse në mes dy kryeministrave shqiptarë. U tha qartë: të dy kryeministrat u “mirëkuptuan” për bisedat (Nano-Millosheviq) në Kretë. Bllokun antirugovë që e kryesonte Bukoshi në vitet e mbrapshta 1997/98, mbështetja që i jepte ai Qeverisë së Nanos që lavdërohej nga Beogradi, Athina e Shkupi, dhe e cila qeveri, siç thoshin atëherë analistët e jashtëm, e kishte sosur ta shiste pavarësinë e Shqipërisë, e mbështesin edhe sot qarqet enveriste-staliniste në Kosovë.
Si në vallen e maskarenjve
Duke e “lëvizur” lëvizjen sipas shijes së regjimit të Tiranës kuislinge, Bukoshi jo vetëm e ndihmoi rënien e pushtetit të Sali Berishës, por me “lëvizjet” e tj i solli shumë të zeza Kosovës gjatë viteve 1998/99. A e di, vallë Bujar Bukoshi se Azem Hajdari u vra menjëherë pas denoncimit që i bëri banditizmit shtetëror të armëve nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, e të cilat shiteshin në favor të grupit të bashkuar ideologjikisht e që quheshin “UÇK-istët nano-qosja? A e di, vallë Bujar Bukoshi se Ahmet Krasniqi u vra për të penguar institucionakliizimin e UÇK-së? A pajtohet Bujoshi se ky ishte atentat në shtetësinë e Kosovës? Bujar Bukoshi do të ishte qytetar i obliguar (jo i detyruar) të përgjigjej edhe në këto pyetje: pse nuk u dekretua Ahmet Krasniqi ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës më 8 mars 1998? Kush e pengoi zyrtarizimin e subjektit ushtarak të Kosovës në Tiranë? Pse nuk u njoftua opinioni për marrëveshjen e Osllos Krasniqi-Demaçi mbi domethënien e FARK-ut? Kush e ndaloi “Revistën Ushtarake” si organi i FARK-ut?... Elaborimin e “lëvizjeve” të Bukoshit po e përfundojmë me një thënie të shkrimtarit Ali Asllani: “Koha mund të jetë e maskarenjve, por Shqipëria (lexoë: Kosova) është e shqiptarëve”. Sipas të gjitha gjasave, Bujar Bukoshi me partinë e tij do të rraset edhe më thellë në vallen e maskarenjve. Sa është i vetëdijshëm Bukoshi ndaj rrezikut të rishfaqjes eventuale të skenarit të Kretës famëkeqe në Kosovë, dhe sa është në dijeni për rolin prej kozmopoliti të proletarizuar nano-qosistë që do t’i duhet ta luaj ai dhe partia e tij, mbetet të shihet.”
Rexhep Meidani dhe Adem Demaçi dekorohen nga Jakup Krasaniqi
Prishtinë, 26 nëntor, NOA - Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar me dekorata e medalje një varg personalitetesh të njohura.
Mes listës së të dekoruarve bien në sy dekorata për ish-presidentin Rexhep Meidani dhe personalet të jetës publike dhe politike në Kosovë.Ish-presidenti Meidani është nderuar me çmimin “Medalja e Lirisë”.
“Jemi në prag të Festës Kombëtare, Festës së Flamurit, Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, Festës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar dhe konsiderojmë se është festë e lirisë, është festë e pavarësisë, është festë e dinjitetit të shqiptarëve, është festë e shumëfishtë, festë që popullit shqiptar gjithnjë i ka dhuruar liri, dinjitet, i ka dhuruar prosperitet”, theksoi Krasniqi, duke folur me këtë rast. Në vijim, ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka sqaruar përmbajtjen e secilës dekoratë dhe medalje, ndërsa më pas ka bërë ndarjen e tyre për individët pjesëmarrës dhe familjarët e të dekoruarve.
Duke folur për dekorimin e veprimtarit Adem Demaçi me medaljen “Hero i Kosovës”, Krasniqi tha se kësaj radhe kemi bërë një të veçantë. “Konsiderojmë se ideatori i lëvizjes kombëtare për bashkim dhe çlirim të Kosovë, njeriu që me jetën dhe veprën e vet frymëzoi dhe mobilizoi gjenerata të tëra për liri, e meriton këtë titull për së gjalli”, tha ai.
Personalitetet e dekoruara Dekorata Heroi i Kosovës
1. Hamëz Jashari
2. Adem Demaçi
3. Shaban Shala
4. Fazli Grajçevci
5. Jusuf Gërvalla
6. Kadri Zeka
7. Bardhosh Gërvalla
8. Rexhep Mamla
9. Nuhi Berisha
10. Xhavit Haziri
Medalja “Adem Jashari”
1. Tahir Meha
2. Nebih Meha
3. Shkelzen Haradinaj
4. Hafir Shala
5. Gursel Sylejmani
6. Bajram Sylejmani
7. Remzi Ademi
8. Isë Kastrati
9. Agim Bajrami
10. Tahir Sinani
Medalja e Lirisë
1. Rexhep Mejdani
2. Ukshin Hoti
3. Naser Hajrizi
4. Asllan Pireva
5. Murat Mehmeti
Medalja “Artist i Merituar”
1. Ahmet Brahimaj
2. Hadi Shehu
3. Engjëll Berisha
Medalja “Mësues i Merituar”
1. Skender Riza
2. Nadire Dida
3. Gani Luboteni
Idriz Zeqiraj: Abuzimi me ndjenjat e njerëzve pas amëshimit
E Merkure, 08-06-2011, 07:59pm (GMT+1)
ABUZIMI ME NDJENJAT E NJERËZVE PAS AMËSHIMIT
(ME SHKAS NGA SHKRIMI I LAURAT MULLIQIT: "VDIQ DHE U VARROS NË PEJË ISUF DASHAJ")
Shkruan: Idriz Zeqiraj
fisnikzeqiraj@hotmail.de
"Nga shkrimi i botuar më 27 maj 2011 veçojmë: "Në moshën 17 vjeçare Isuf Dashaj e gjejmë tok me Cufë Sokolin (Nikçi) në luftën e Moknës, me pushkë në dorë, plis të bardhë në kokë".
"Në vitin 1981, kur lëvizja studentore u shua me gjak, Isufin e gjen në përkrahje të tyre dhe në vijën e Enver Hoxhës, i cili atëbotë që më i zëshmi në mbrojtje të tyre, vi të cilën e ndoqi gjatë gjithë jetës, edhepse ishte i rrjeshtuar në forcat e djathta politike, madje edhepse në vitet `90-a qe kryetar i NDSH për Rugovë."
Bacën Cufë Sokoli e njoh qysh në vitin 1963, madje familjarisht. Ai nuk kishte asnjë konsideratë për komunistët shqiptarë dhe Enver Hoxhën. Isuf Dashaj, shok armësh i bacës Cufë, mësues në Rugovë e Karadak të Gjilanit; përkrahës i demonstratave 1968, 1981; kryetar i NDSH më 1990, i rrjeshtuar në UÇK-e në Rugovë më 1998, si mund të ishte në "vijën e Enver Hoxhës", filosllav komunist dhe kriminel e vrasës i pa tejkalueshëm i popullit të vet, madje i prirë në krime në konkurencë me sivëllezërit e tij jugosllavë?!
Është larg çdo logjike që një mësues, nacionalist qysh në Luftën e Dytë Botërore, madje me armë në dorë kundër komunizmit, kryetar i NDSH-së, parti ekstremisht e djathtë, të vazhdojë të jetë "në vijën e Enver Hoxhës" edhe në maj të vitit 2011!!!
Në kushtet e sotme, të mbijetesës të gazetave, është vështirë të financohet një staf i nevojshëm, për të redaktuar dhe kontrolluar të gjitha shkrimet e bashkëpunëtorëve të gazetës. Por, ata që shkruajnë, duhet të jenë konseguent në vërtetësinë logjike të shkrimeve, duke mos demantuar vetën brenda vet radhëve të shkrimit. Madje, kur shkruajmë për ata, që, tashmë, janë në amëshim, duhet pasur kujdes që mendimet dhe ndjenjat tona personale, të mos ua veshim atyre që nuk frymojnë më, siç është rasti për të shumë respektuarin atdhetar Isuf Dashaj.
Enver Hoxha ishte një matrapaz komunist alla jugosllav, rus, kinez e aziatik. Ishte një vrasës unikat i shqiptarëve të Shqipërisë dhe po kaq armik i shqiptarëve të kudondodhur.
Reagimin për demonstratat e vitit 1981 Enver Hoxha e ka bërë pas 27 ditësh, dmth. pas të gjithë botës, bile edhe pas Bangladeshit! Ai ishte i interesuar t`i heshte ato, siç i heshti demonstratat e vitit 1968! Por, jugosllavët, për demagogji reaguan të parët, edhepse e dinin mirëfilli se Shqipëria nuk kishte asnjë lidhje me ato. Demagogjia e tij ishte e lexueshme. Në atë kohë torturonte dhe masakronte rininë shqiptare në 11 burgjet politike, krimet e dy prej tyre: Spaçit të Mirditës dhe të Qafë Barit të Pukës, i shpalosi shkrimtari i dënuar Visar Zhiti, këto ditë në "Bota sot". Në konkurrencë të ethshme me represionin jugosllav mbi rininë e Kosovës, Enver Hoxha u sul egërsisht mbi brezin e tretë dhe të katërtë, përkatësisht, nipër e stërnipër të ballistëve shqiptarë. Dhe, kontigjenti masiv i të burgosurëve u pagëzua "Kontigjenti Kosova", mëqe kjo rini e burimit nacionalist ia kujtoi Enver Hoxhës me shokë idealet atdhetare, për Kosovën - Shqipërinë Etnike, të gjyshërve dhe të stërgjyshërve të tyre si dhe tradhtinë e madhe të Hoxhës me shokë ndaj Kosovës.
Enver Hoxha mezi ka pritur goditjen e Kosovës, ngecjen e saj arsimore, politike dhe ekonomike. Ngritja e gjithanëshme e Kosovës në vitet `70-a e vuri në siklet të madh udhëheqjen rrugaçe e diktatoriale të Tiranës. Shkëmbimet kulturore Shqipëri - Kosovë, agjitacioni figurativ faktik, me vetura, veshje të mirë dhe shëndet të bollshëm të kuadrove të Kosovës, flisnin për mjerimin ekonomik të "Shqipërisë të lulëzuar në brigjet e Adriatikut"! Në organizatat e partisë flitej për këta njerëz që i dërgon UDB-a, i financon enkas për të treguar se sa mirë jetohet atje, në Kosovë dhe Jugosllavi. Por, edhe kjo sikur nuk mjaftonte. Deputetja Vito Kapo, bashkëshortja e Hysni Kapos, zëvendës i Enver Hoxhës, u thoshte zgjedhësve të saj, në qytetin e Lezhës, se "kosovarët hanë bukë e qepë, ndërsa këta që vijnë këtu e kapardisën, financohen nga UDB-a, me qëllime të caktuara, për të bërë agjitacion figurativ"!
Etiketimet si njerëz të UDB-ës nuk kufizoheshin vetëm për kuadrotë e Kosovës, por edhe për njerëzit e thjeshtë, familjarë që vinin për t`i vizituar të afëmit e tyre, që nuk i kishin parë dekada me radhë. Kulmor është etiketimi i plakës 70 vjeçare nga Rakoshi, sepse takoi mbesën dhe dhëndërrin, i cili rastisi të ishte oficer!
Një histori me vete përbën Bije Vokshi, halla e Xhafer dhe Asim Volshit. Në shtëpinë e Motrës Bije, në Tiranë, buzë unazës, afër stacionit të trenit, ishte themelua Rinia Komuniste Shqiptare. Nexhmije Xhunglini ishte strehuar aty dhe me Enver Hoxhën ishin njohur dhe fejuar po në atë shtëpi.
Bije Vokshi vizitonte Shqipërinë pas 25 vitesh. Çifti Nexhmije dhe Enver Hoxha nuk e ftuan as për kafe në shtëpi, e lëre më për drekë apo darkë! Nipi i saj, Xhafer Vokshi, pas burgut, vazhdonte internimin. Hipokrizi klasike komuniste: Ndërkohë që Motra Bije ende ishte mysafire në Tiranë, Sigurimi i Hoxhës shkoi në burgun e Burrelit, për t`i kërkuar Sytki Hoxhës nga Gjakova, shok i Xhaferit, dëshmi kundër Xhafer Vokshit, me qëllim arrestimin dhe dënimin e tij të sërishëm! Sytkiu vuajti dënimin prej 37 vjetësh burg, kryesisht në Burrel dhe ishte i gatshëm t`i linte kockat aty, por, kurrë të dëshmonte kundër Vokshit apo kujtdo tjetër.
Përgjatë asaj kohe të vizitës Bije Vokshi veçsa nuk pëlciste nga mërzia, për jetën plot privacione e mjerane të nipit të saj Xhaferit, bashkëshortës të tij ideale Agetina Jakova me fëmijë. Për Motrën Bije, tashmë, Xhaferi ishte njeriu më i afërt dhe më i dashur. Gjendja shëndetësore e Saj u përkeqësua, u sëmurë dhe u shtrua për kurim në spitalin numër 2 të Tiranës. Për të survejuar e përgjuar bisedat që mund të bënte Ajo me vizitoret e rastit, e që, kryesisht, ishin djem Kosove, i futën në dhomë një motër medicinale, të një spitali tjetër, të shëndoshë si molla, por që luante rolin e të sëmurës. Motrës Bije i ndeja pranë, pasditeve, gjatë qëndrimit të Saj në spital. Ishte e mrekullueshme. Motra Bije ishte plakë e zgjuar dhe me përvojë jete, andaj kuptoi gjithëçka. Edhe ashtu ishte natyrë e heshtur, shumë e matur në bisedë, kur ishte një i tretë. Si pjesëmarrëse aktive në LDB, kishte parë dhe dëgjuar shumë, madje nga të dy shtetet komuniste. Edhepse kishte kaluar një pjesë të jetës në Shqipëri, mezi priste shërimin dhe largimin, për të mos u kthyer kurrë më në Shqipëri. Dhe, ashtu ndodhi. Por, gjithnjë zemërplasur, sepse po e linte nipin e shumëdashur, Xhafer Vokshin, në gojën e ujkut.
Xhafer Vokshi ka një histori të veçantë në Shqipëri, si i burgosur nga fashistët italianë gjatë luftës; si kuadër i lartë, pas luftës, në Kosovë dhe përsëri si kuadër i lartë, në vitet `50-a në Shqipëri; si luftëtar trim për demokraci, në kohën e diktaturës në Shqipëri; si i burgosur dhe i internuar në dekada dhe si i përndjekur dhe i survijuar i përjetshëm. Gjenerali mirditor, Gjin Marku, i cili, pas vuajtjes të 19 viteve burg në Burrel, u vra, shok i burgut të Xhafer Vokshit, duke folur për personalitetin e tij, thoshte: "Të gjithë ne, në raste të rënda frike dhe tmerri, mund të lakohemi. Por, Xhafer Vokshi kurrë. Ai është i pathyeshëm, madje në çfarëdo rrethane dhe për këtë ka dhënë prova. Çdo shtet demokratik i botës do të krenohej po ta kishte president të vendit Xhafer Vokshin".
Të gjitha këto nuk janë të thëna apo të dëgjuara, por, të para dhe të përjetuara.
Kësaj pranvere, për dy muaj radhazi, u përkujtua 30 vjetori i demonstratave të mars - prillit 1981. Nga ai lumë fjalësh e shkrimesh, askush nuk e vuri pikën mbi "i", për të thënë të vërtetën absolute të këtyre demonstratave: Si nisën dhe si mbaruan; dobia dhe dëmi i tyre.
Nisja ishte shprehje e pakënaqësisë për cilësinë e ushqimit në menzën studentore. Pas një jave u infiltrua UDB-a dhe i eskaloi qëllimshëm nga kërkesa ekonomike, në ato politike. Titua ishte shua një vit më parë dhe revanshin zhvillimor të Kosovës në përgjithësi, në arsim në veçanti, duhej ndërprerë. Ishte në vlug spastrimi i qetë dhe i natyrshëm i Kosovës nga kolonët e rinj, madje edhe të vjetër serbë e malazezë. Dhe, kjo sa ishte e shëndetshme për Kosovën, ishte po kaq shqetësuese për nacionalizmin serbo-sllav.
Për ndryshim nga demonstratat e vitit 1968, të cilat realizuan flamurin, universitetin e deri ke amandamentet kushtetuese të autonomisë të zgjeruar të vitit 1974, demonstratat e vitit 1981 shënuan regres, duke mos sjellur asnjë përfitim shtesë, përkundrazi, ngecje dhe kthim prapa. Sepse sllavët në përgjithësi, serbët në veçanti, mezi kishin pritur shuarjen e Titos, për t`u revanshuar kundër shqiptarëve.
Është një gënjeshtër e kulluar, një pacipëri e skajshme, të falsifikosh deri në atë shkallë, sa ta shtrish ndikimin dhe lidhshmërinë e demonstratave të vitit 1981 me nismat demokratike të viteve `90-a dhe luftën, më sakt, masakrën e vitit 1998 - 1999.
Nisma e proceseve demokratike në Ballkan dhe Evropën Lindore fillon me Solidarnostin e Polonisë, për të kulmuar me rënien e Murit të Berlinit. Ndërsa lufta e Kosovës është rrjedhojë e shpërbërjes të Jugosllavisë, presionit të shtuar të Serbisë për boshatisjen e Kosovës nga shqiptarët, rrjedhimisht të rezistencës të popullit, thirrja e Presidentit Rugova për "mbrojtjen e pragut të shtëpisë", aktivizimi i grupeve guerile e deri ke rrjeshtimi në forcat e armatosura, por, pa arritur asnjëherë konsolidimin e një ushtrie çlirimtare, siç u pëlqen të vetëquhen , sidomos, ata që nuk ishin pjesë e luftës, por, që duan të hynë dhunshëm në histori!
Vlen të theksohet se megallomania e ndoca pjesëmarrësve në demonstratat e vitit 1981, të zhytur në llumin e ideologjisë sllavo-komuniste, duan ta privatizojnë historinë, duke i mohuar të gjitha ngjarjet tjera historike, me qëllim të lansimit të një ng jarjeje të vetme, ku ata kanë qenë pjesëmarrës të rëndomtë, madje duke e ndërlidhur qëllimshëm me ngjarjet tjera historike, edhepse logjika e fakteve i demanton. Këta batakçinj, të instruktuar nga Sigurimi komunist shqiptar dhe të organizuar në SHIK-un ilegal, me dajak e gjak, u katapultuan në pushtet dhe po ia bëjnë gjëmën Kosovës.
Qershor, 2011
Komenti:
KREJTË ËSHTË E VËRTETË Z. ZEQIRAJ | |
Musa Prushi |
08-06-2011, 10:22pm |
|
Reagim ndaj një njoftimi të zotit Albert Zholi
Nga Prof.dr. Eshref Ymeri
eymeri@yahoo.com
Emocionin e parë na e zbulojnë mjetet e informimit masiv të Athinës në fillimpranverën e vitit 1997, kur mbarë klasa politike greke, mbarë kisha shoviniste greke dhe mbarë opinioni publik grek, po ngazëllonin për katrahurën që kishte shpërthyer në Shqipëri, katrahurë ajo që po përfundonte me një zgjidhje "fatlume" për ta - me "krijimin" e "Republikës Ortodokse Greke",pra, me "zgjerimin" edhe më shumë të hapësirave territoriale greke në fundin e shek. XX. Ja se si e përcillnin këtë emocion mjetet informuese athinjote, të shkruara dhe pamore:
“Oficer? verioepirot? drejtojn? kryengrit?sit e Kiço Mustaqit, ish-Minist?r i Mbrojtjes i Shqip?ris?. Ngrihet flamuri grek p?r 15 dit? dhe shpallet autonomia n? Himar? e Tepelen?. Shtabi i andart?ve t? Epirit t? Veriut b?n thirrje: “Tani autonomi, mos na tradh?toni prap?”. Oficer?t tan? veriepirot?, dikur n?n arm? n? ushtrin? shqiptare, tani po e marrin situat?n n? dor?. Ata po marrin n?n kontroll anije luftarake t? Shqip?ris?...”. (Citohet sipas: Gazeta “Stohos”. 5 mars 1997)
“Ushtarak?t q? drejton Kiço Mustaqi e kalojnë shifrën e 400 luft?tar?ve... Q?llimi i tyre ?sht? t? shkaktojn? hakmarrje p?r t? kaluar n? veprime tragjike...”. (Citohet sipas: Gazeta “Ta Nea”. 7 mars 1997).
“Shtat? qytete jan? tani n? duart e kryengrit?sve: Gjirokastra, Saranda, Delvina, Himara, Vlora, Tepelena dhe Memaliaj... Synimi ?sht? t? marrim n?n kontroll Fierin dhe Ballshin. N? k?t? m?nyr? do t? kontrollojm? gjith? Shqip?rin? e jugut”. (Citohet sipas: Kanali televiziv “Antena”. 10 mars 1997).
Emocioni i dytë që kaplon keqas klasën politike greke, kishën shoviniste greke dhe kryeshovinistin grek Janullatos në Tiranë, është me të vërtetë drithërues për ta, sepse i detyron që t'i kapë "lodra e fëmijës" kur kujtojnë katrahurë shqiptare të vitit 1997. Burimi i atij emocioni drithërues vinte nga Ankaraja, e cila e bënte Athinë që t'i dukej ferra Brahim. Asokohe nga Ankaraja vinin ca njoftime që i bënte mbarë grekët ta ndienin veten sikur pantallonat u kishin rënë në qafë të këmbëve.
Ja cilat ishin ato njoftime:
M? dat?n 17 mars 1997, Kryeministrja e Turqis?, zonja Tansu Çiller, deklaroi para gazetar?ve n? Ankara:
“Turqia nuk do t? q?ndroj? spektatore ndaj p?rpjekjeve p?r t? p?rçar? Shqip?rin?. P?r ruajtjen e tër?sis? territoriale t? Shqip?ris?... Turqia do t’i jap? Shqip?ris? t? gjitha ndihmat e nevojshme, si n? planin politik, ekonomik ashtu edhe ushtarak”. (Citohet sipas:Gazeta turke “Hyriet”. 18 mars 1997).
“Greqia po k?rkon q? t? ndaj? Shqip?rin? me q?llim q? t? themeloj? nj? Republik? Greke Ortodokse n? disa pjes? t? saj. Sipas Agjencis? s? Mar?dh?nieve Nd?rkob?tare (INAF), veprimtarit? e fshehta greke kan? q?n? n?n survejimin e Sh?rbimit t? Fshehtë Turk”.(Citohet sipas: Gazeta “Zaman”. 16 mars 1999).
Këto dy emocione të fuqishme, por krejt të përkundërta, mbarë grekëve të shkretë po ua shkakton zoti Albert Zholi, me prezantimin e librit të vet në Athinë, kushtuar Kiço "trimit". Gjynah. Grekëve të gjorë, sikur të mos u mjaftonin emocionet që u ka shkatuar kriza e rëndë ekonomike, për shkak të borxheve të pallogaritshme që kanë marrë nga bota për t'i shpenzuar për ndërtime kishash, varrezash, memorialesh dhe manastiresh për ca ushtarë të vetë, të rënë në Shqipëri si agresorë, për pagesa pensionesh për shqiptarë që s'kanë punuar në Greqi as edhe një ditë të vetme, si edhe për blerje do shqiptarësh pa identitet për vetëdeklarim të kombësisë, zoti Albert Zholi, me librin e vet, shkon e u nxit të tjera emocione, edhe më të fuqishme, por me kahe krejtësisht të kundërta, të cilat mund të rezultojnë me infarkte miokardi.
03 qershor 2011
kadri Mani: Të gjithë kundërshtarët e Dr. Rugovës, ose janë armiq ose budallenj
E Hene, 14-12-2009, 10:58pm (GMT+1)
TË GJITHË KUNDËRSHTARËT E DR. RUGOVËS, OSE JANË ARMIQ OSE BUDALLENJ
Nga kadri Mani
Kush ia "vjedh" autorësinë dhe kush e censuron Ibrahim Rugovën?!
Por është e mjaftueshme vetëm të cek faktin sesa konfliktualë me vetveten jemi ne shqiptarët, sa të zgjuar dhe të aftë jemi ta mohojmë vetëveten e të ngjizemi pas të huajit. Ky ves i keq na ka lanë ndoshta 100 vjet prapa popujve dhe kombeve të tjerë të rajonit tonë. Por që kjo periudhë e zezë të marrë fund e të mos zgjasë më, ndoshta ka ardhur koha që të kthehemi me vendosmëri te ajo që quhet politikë dhe mendim i sinqetë, i lirë, demokratik dhe parimor. Ndshta ka ardhur koha që kur 10 herë në ditë përmendim parimet e Rugovës, të "mos e vjedhim" më atë, të mos ia fshehim autorësinë, ose së paku të mos vazhdojmë zyrarisht që ta lëmë vetëm pronë e zemrave të shqiptarëve. Ai praktikisht është pronë më së pari e qeverisë, sepse i ka lënë asaj trashëgiminë e drejtmit të shtetit. Ndaj duhet trajtuar si i tillë, ndryshe e nesërmja do ta gjykojë ashpër Prishtinën zyrtare të sotme.
(Enver Bytyçi)
Biografia
Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë afër Istogut. Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain dhe gjyshin.
Rugova diplomoi në Degën e Albanologjisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa një vit akademik qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare. Doktoratën e letërsisë e mori në Universitetin e Prishtinës më 1984. Më 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës. Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.
Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72) që botoheshin në Prishtinë. Për afro dy dekada punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut. Është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin serb në Kosovë. Si një ndër themeluesit e partisë së sapoformuar, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rugova u zgjodh kryetar i saj më 23 dhjetor 1989.
Pas zgjedhjeve parlamentare që atëbotë nuk pranoheshin ndërkombëtarisht, më 24 maj 1992 Rugova zgjedhet kryetar i Republikës së posashpallur të Kosovës. Nën udhëheqjen e tij shqiptarët e Kosovës ndërtuan strukturat e veta paralele të administratës, shëndetësisë dhe të arsimit, ndërsa Rugova vetë angazhohej për zgjidhje të çështjes së Kosovës me mjete paqësore dhe për njohjen ndërkombëtare të çështjes të Kosovës.
Pas shpërthimit të luftës në Kosovë, Rugova qëndron në distancë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ndërsa vazhdon të kërkojë zgjidhje paqësore të problemit. Gjatë sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, Rugova fillimisht qëndron në Prishtinë me familjen e vet, ndërsa më vonë detyrohet të paraqitet në televizionin serb në një takim me Sllobodan Millosheviqin. Në fillim të majit 1999 ai largohet për në Itali prej nga kthehet në korrik, pas përfundimit të luftës.
Në zgjedhjet parlamentare të organizuara nga administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara, partia e Rugovës fiton shumicën, ndërsa ai vetë zgjedhet kryetar i Kosovës më 4. mars 2002. Në këtë funksion ai vazhdon ta potencojë miqësinë dhe politikën e bashkëpunimit me SHBA dhe vendet evropiane nga të cilat vazhdimisht kërkon pranimin formal të pavarësisë së Kosovës. Në vitin 2005 rizgjedhet kryetar.
Më 5 shtator 2005 Ibrahim Rugova njofton opinionin që është i sëmurë nga kanceri i mushkërive. Përderisa ai e dorëzoi postin e kryetarit të LDK-së, funksionin e Presidentit të Kosovës ai e kryen deri në ditën e vdekjes më 21 janar 2006. Ibrahim Rugova kujtohet si simbol i luftës paqësore të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ibrahim Rugova ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë.
Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:
- 1995, Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
- 1996, Doktor Nderi i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.
- 1998, Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
- 1999, Çmimi për paqe i qytetit Mynster (Münster)
- 2000, Çmimi për paqe i Unionit Demokratik të Katalonisë, në Barcelonë, Spanjë.
- 2003 Çmimin Senator Nderi i Evropës.
- 2004 Doktor Nderi i Universitetit të Tiranës.
- Qytetar nderi i Venedikut, Milanos dhe Breshias (Itali).
Kënga "Kërkoj liri", më e pëlqyera në Gjermani pas rënies së Murit të Berlinit
Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës
08-11-2009
Në verën e vitit 1989, para rënies së Murit të Berlinit, ishte muzika e një artisti amerikan që konkuronete në krye të listës me këngët më të mira në Gjermaninë Perëndimore. David Hasselhoff ishte i mirënjohur në Shtetet e Bashkuara për serialet televizive “Knight Rider” dhe “Baywatch”, por në Gjermani ishte kënga “Looking for Freedom”, “Kërkoj liri”, që e bëri atë të famshëm.
Kënga ishte një version i hitit gjerman të viteve 70-të "Auf Der Strasse Nach Suden", “Liria” dhe me ndryshimin e pejsazhit politik në Evropë, gjermanët e bënë atë këngën e tyre. Pothuajse brenda natës, kënga u bë hit dhe qendroi në vend të parë për 8 javë radhazi. Hasselhoff kishte qënë disa herë në Berlinin Lindor para rënies së Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989. Tani, pas 20 vjetësh, ai kujton bisedat me njerëzit në rrugët e Berlinit Lindor.
"I pyeta ‘Si më njihni?’. Ata më thoshin 'David Hasselhoff, David Hasselhoff, dua të kem firmën tënde’. Pa tjetër, por si më njihni? Nga filmi Knight Rider, makina që flet? Ata më ngulën sytë si të isha i çmendur. ‘Makina që flet’? ‘ Jo. Ne të njohim si njeriu që këndon për lirinë’, më thanë. Iu bëra anjë pyetje tjetër: ‘A keni qënë ndonjëherë në Berlinin Perëndimor’? Ata thanë jo. ‘A mendoni se do të shkoni ndonjëherë atje’? Ata u përgjegjën ‘Jo’. A mendoni se do të shkoni ndonjëherë?, vazhdova. Ata thanë: ‘Ndoshata jo. Jo sa të jemi gjallë".
Kur Muri i Berlinit ra, një ndjenjë e fuqishme e shtyu Hasselhoff-in të merrte pjesë në festimet dhe për kënaqësinë e tij të papërshkruar ai u ftua të merrte pjesë në koncertin e vitit të ri.
“Vetëm nëse këndoj tek Muri”, iu përgjegj ai ftesës. Dhe kërkesa e tij u pranua.
Hasselhoff këndoi himnin e tij të lirisë i hipur në pjesën e Murit që kishte mbetur pranë Portës së Brandenburg-ut, një imazh që shumë ende e mbajnë mend nga festimet e atij viti të ri. Ai shkoi edhe në Berlinin Lindor për koncertin e vitit të ri. Ai thotë:
"Ngava makinën për 35 minuta deri në Berlinin Perëndimor dhe shkova në studio. Ajo ishte e mrekullueshme, me dritat, skenën dhe kamerat më të bukura, por jashtë pejsazhi i ngjante atij të Luftës së Dytë Botërore. Ende kishte shënja plumbash nëpër mure, gropa në rrugë. Në qytet binte shi acid. Ushqimi ishe i keq. Atyre u duhej të prisnin dy vjet për të vënë telefon në shtëpi. Ju duhej të prisnin 10 vjet për të pasur makinë”.
Hasselhoff ka mjaft suvenire nga ajo kohë dhe tani me rastin e 20 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, ai ndodhet atje. Kur mbëriti në Gjermani më 4 nëntor, u prit nga dashamirësit e tij entuziastë në aeroport dhe në hotel që këndonin këngën e tij “Looking for Freedom”. //mm//
E aktualizuam Murin e Barlinit, për t’i përgënjeshtuar donkishitët e sançopançot e atëhershëm e të sotëm:
„Ky është një vendim që shpreh tendencat e qarqeve sunduese të Bonit për t`u vënë vizë marrëveshjeve të Postdamit dhe marrëveshjeve të tjera të përfunduara pas luftës së dytë botërore lidhur me çështjen gjermane, për të revizionuar e ndryshuar kufijtë e pasluftës në interes të planeve të veta ekspansioniste, duke filluar me aneksionimin de fakto të Berlinit Perëndimor, pastaj me gllabërimin e RD. Gjermane“.
Nga artikulli i sharlatanit Tafil Duraku, shkëputëm këtë pasus:
“Dhe, shikuar realisht, shumica prej tyre kanë mbajtur qëndrim të drejtë karshi veprimtarisë “kombëtare” të Dr. Ibrahim Rugovës&Co (si, Paskal Milo, Rexhep Qosja, Sabri Godo, Behxhet Shala, Mehmet Bislimi, Sheradin Berisha, etj.), por, ka pasur dhe ka të atillë që Ibrahim Titën e tyre të dashur (si, Sali Berisha, Sabri Hamiti, Kadri (Os)Mani, Pal Shtufi, Xhavit Beqiri, Kujtim M. Shala, Selim Hasanaj, Agim Gashi, etj.), kanë dashur, deshën dhe duan, madje, me çdo kusht, ta bëjnë, siç thonë ata, “patriot shqiptar”, dhe duan ta vënë në krye të të gjitha Lëvizjeve shqiptare dhe në krye të të gjithë patriotëve të vërtetë shqiptarë, siç i ka mësuar, porositur e stimuluar Tito i tyre i dashur “shqiptar”...”- dhe që nuk janë ata shumica e ne pakica, por krejtësisht anasjelltas, po i radhisim poetët tanë naga libri SIMFONIA E DARDANISË, Prishtinë,
Kadri Mani
Don Kishtota Sanço Pança
Jua ka ngrënë qullin maca!
Pjesën tjetër tok me dacin
Ejani në vete sytë ju plaçin!
Në ditë pazari ju u marrofshi
Kurrë në jetë mos u gëzofshi
Po përse dolët ju kundër lirisë?
Po pse ia bëni qejfin Serbisë!?
A keni pirë t’nënës kuslloshtër?
Po si u bërët ju kaq të poshtër!?
Edhe u bërët ju si fort stalinistë
Që të dukeni tërësisht të pistë!