Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Selim Jashari një trim i rrallë-Keqekollë
E premte, 10.06.2011, 08:00 PM
Kadri Mani
01.01.1920
Selim Jashari një trim i rrallë-Keqekollë
O tek len dielli-o e praron hana
Selim Jashar-o ma nuk-o ban nana!
Selim Jashari-o bre tungjatjeta
O po ju
Nuk dëgjon ai-o për hyqmet-e
Derrin Draganit-o po ia vret-e!
O po ia mbytë- o bre me qytë shati
O kurrë-o nuk bahem-o i huaj argati!
Selim Jashari në ushtri po ban garë-e
Syrin pishë-o merr në shenjë nagantin
Nuk duronte Selimi ndërkëmza
Dhe po shkon-o te Xhevdet Hamza!
O këto livadhe-o që i kam me tapi-e
Dragan milici-o po m'i lavron me thi-e!
Jam i pashkollë-o por nuk jam i trentë-e
Nuk dua mbrojtje-o vetë jam avokat-e
O do të luftoj-o deri sa t’kem-o takat-e!
Ndër rrota t’qerres-o po ma futin-o spicën
Shkau për shqiptarin nën jastëk mban sakicën!
Zoti na bashkofë-o në parajsë përjetë-e
O sa t’jem gjallë kam me t’kënnue rahmet-e!
O Selim Jashari 2000 banka i ke stivë-e
O Lëshonaj oborrin-o për kooperativë-e!
O nuk i lëshoj-o kurrë trojet e babës
O as-o për hatër-o bre të “dërzhavës”!
O kjo qeveri-o bre ashtë-o e huaj-e
O as kemë himn-o bre as kemë flamur-e!
O boll u mundova Bacës t’ia jap hakun
Te Selimi në keqekollë-o e kemë-o konakun!
O e ka kullën-o plot bij e bija nipa e mbbesa
Kur jua merrnin armët-o luftonin me kmesa!
O po i mbrojnë trojet-o po mbrojnë-o shtëpia
O bash si në histori-o bre tek Ahmet-o Delija!