Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Adio Jugosllavijo-mirësevjen Shqipëri etnike-e krishterë
E enjte, 31.03.2011, 06:59 PM
Tregim historik
Adio Jugosllavijo-mirësevjen Shqipëri etnike-e krishterë
Evropë, ndërgjegjen ku e ke?- nëna ime e lashtë, njerka ime e re! /Sulejman Lokaj/
Nga Kadri Mani
Në ditën e 20-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë; për nder të 100- vjetorit të krynegritjes më të lavdishme të historisë së Malësisë së Madhe – Kryengritjes së Malësisë së Madhe të vitit 1911; kujtim institucioneve kompetente mbarëkombëtare: më 2013 bëhen 1700 vjet të zyrtarizimit të krishtërimit shqiptar-KONSTANTINI I (i Madh) (Caius Falavius Valerius Aurelius Constantinus), /274 – 337/[1]- i shpallur “serb” nga Kisha-anti-Krisht e serbëve rrenacakë të pa fe e të paatdhe, referuesi tha se e kemi për detyrë që t’i njoftojmë me kohë institucionet tona kompetente, në radhë të parë Ipeshkvitë tona, Akademitë, Institutet e Historisë e të Albanologjisë... dhe kushdo që do e mund të japë kontribut në këtë fushë të dijes: që në ndërkohë të mbahen Simpoziume për këtë përvjetor të rëndësishëm të historisë tonë, figurë kjo të cilën shovenistët serbë do ta përvetësojnë! Po planifikuakan që në Nish ta ngritin një kryq gjigand prej 80 metrash! Aty e paskan ftuar të marrë pjesë edhe Papa, i cili e paska konfirmuar pjesëmarrjen!
Dihet sheshit se serbët s’kanë histori, andaj vjedhin në të akatër anët: Car Lllazari është shqiptar, Milosh Kopili (Miloš Obiliqi) shqiptar, Hajduk Stanko e hajduk Velko, vllehë... serbët kanë tentuar të na e vjedhin edhe Skënderbeun... maqedonasit kanë tentuar të na e vjedhin Nënën Tereze, duke e mbiqujtur Gonxhe Bojaxhievski!
Diskutimet për vënie-heqje të shamisë së yllkave tona në shkollat kombëtare, janë tepër të ulta e mizerabël.
Evropa ka dy data të shenjta:
-Vitin 1492 kur është tërhequr Sulltani i fundit nga Spanja dhe
-Vitin 1683 kur ka dështuar synimi i fundit i Sulltanit për ta pushtuar Vjenën.[2]
Mbahu nëno mos ke frikë
Se ke xhematin n’Amerikë
Vetëm na dërgoni dollarët
Se ne jua vrasim ushtarët!
Kosova u dërgon një imam
Tok n’parajsë o n’hamam!
“HUMNERA DHE BEDENI I LASHTË
Në kohën kur gjatë formësohej fati i kroatëve (kah mbarimi i viteve njëzetë i shekullit tonë), aktualizohet më tepër se kurrë ideja e Shufflay-t mbi popullin kroat në mbrojtjen e njerëzishmërisë perëndimore, e cila duhet prezentuar opinionit evropian.
“Kur ai tipar historik krejtësisht qartë vërehet”, shkruante Shufflay, “çdo kroat inteligjent, e madje edhe filozof, do ta ketë krejtësisht të qartë që nacionalizmi kroat është shumë më tepër se çdo nacionalizëm i cilitdo popull kufitar, se është më i lartë dhe njerëzisht më i dobishëm nga integrimi jugosllav.
Derisa ekziston bedeni i kahershëm në mes të mesdheut Lindje e Perëndim e hapet edhe fort më larg humnera midis Azisë dhe Evropës, derisa nga Ballkani përgjatë 500-vitesh lufte bizantino-turke fugon shek. 14 – nacionalizmi kroat shënon një nga bedenet më të rëndësishme të njerëzishmërisë perëndimore.
Dhe derisa kjo është rrezikuar, dhe sot po, nacionalizmi kroat nuk domethënë vetëm dashuri ndaj trollit dhe shtëpiave kroate në të. Ai nuk domethënë atdhetarizëm lokal, por shërbim lokal i tërë Perëndimit të bardhë, dhe për këtë është apsolutisht pozitiv.”
Për këtë “truri i kroatit më të arsmuar, nga motivet etnike më të larta sesa është nacionalizmi, ta dëgjojë zërin e vet, gjakun kroat. Ngase në skaj të Ballkanit, në kufi midis Lindjes e Perëndimit, katolicizmi e ortodoksizmi, kultura evropiane dhe barbaria – emri kroat, gjaku kroat nuk domethënë vetëm kombi! Gjaku kroat aty domethënë qytetërim. Kroatishtja aty është sinonim për krejt çka është e bukur dhe e mirë që krjoi Perëndimi evropian.”
Është e kuptueshme prandaj, nga kjo të rrjedhë që “katolikët kroatë perëndimorë nuk kanë se çka kërkojnë në Ballkanin ortodoks”, po që se edhe “thyhet mbretëria e Dushanit dhe krijohet federata, ajo do të jetë kreautrë e thjeshtë ballkanike. Në të kroatët do të humbnin atë që është në ta më e mira, do ta humbisnin kuptimin për qytetërimin e njerëzishmërinë për perëndimin.”
I tillë do të ishte fati kroat po që se do të mbetej në ndonjë bashkësi apo jetesë të përbashkët me serbët.”[3]
Fati kroat e fati shqiptar kanë qenë dhe janë një e të pandarë.[4]
Në 3-vjetorin e pavrësisë së Kosovës e në prag të 100-jetorit të pavarësisë të Shqipërisë, nuk na kanë hije sjelljet prej kalamajsh:
Femi Cakolli: Kosovë, përkujtohet Sulltan Murati
E Enjte, 12-08-2010, 08:59pm (GMT)
A është kjo Kosova e shqiptarëve apo e turqeve?
A jemi në Turqi apo në Kosovë?
A jemi në mesjetë apo në shek. XXI?
Historikisht unë nuk bëj asnjëlloj dallimi mes Sulltan Muratit dhe Sllobodan Millosheviqit. Që të dy kanë qenë pushtues të Kosovës dhe të shqiptarëve. Ne si shqiptarë kemi luftuar edhe kundër Sulltan Muratit edhe kunder Millosheviqit, por dallimi është se sulltan Muratin e ka vrarë një shqiptar, i besimit ortodoks, nga Drenica, i quajtur Millosh Kopiliqi, emër të cilin kot e mban komuna e Obiliqit, kurse Millosheviqi ka vdekur si i akuzuar për krime kundër njerëzimit në Hagë.
Zyrtarët e komunës së Obiliqit, nëse do të kishin menduar mirë, mbarë dhe arbërisht, në vend se të ndërtojnë/përurojnë shtëpi për nder të Muratit I, do të ishte më mirë me ndërtue/përurue shtëpi për Milosh Kopiliqin. Rrotullimi i historisë dhe i vlerave kombëtare nuk lejohet askund në botë. Ky fenomen mes shqiptarëve nuk quhet ndryshe pos riosmanizim i shqiptarëve.
Paramendoni që pas 600 vjetësh të shkojnë në Prekaz zyrtarët e komunës së Skenderajt, dhe jo vetëm se ata nuk do të merreshin kurrë më me emrin e Adem Jasharit, por aty ku ai ka rënë dëshmor, të ngritet shtëpi për Sllobodan Millosheqin. Dhe pastaj të dalë edhe një "hamdi" tjetër me shkrimin "Kosovë - përkujtohet Millosheviqi".
Ju kërkojmë falje me përulësi revolucionarëve amerikanë, libianë, e të tjerëve të ngjashëm me ta, që nuk e përdhosen sikur ne, revolucionin e tyre sikur ne “shqiptarët”; po do të na kuptoni kur ta keni parasysh pushtimin tonë shumëvjeçarë: skamja, servilizmi, rrëgjimi i racës vise-vise, plogështia... bari i shkelur me zor ngritet, por bimët e reja gjakojnë prejardhjen tonë pellazgo-ilire... por jo komplet kombi ynë, ama na morën nëpër këmbë bastardët “tanë” dhe me sjelljet të tëhuajësuara të tyre bizare, na qitën hije të zezë- zemërzinjtë. Ne nuk jemi vjedhës as vrasës, ngase nuk na e lejon kujtesa historike, edukata jonë e krishterë, qysh përpara Anglisë e Gjemanisë...
Zot, mos i falë, se e dinë çka bëjnë!
[1] (Sinan Gashi: “Mençuria iliro – shqiptare nëpër botë (botim i dytë i plotësuar)) Prishtinë, 2007 , f. 60-63.
[2] Hasan Jashari në bisedë me autorin e këtyre radhëve.
[3] Darko Sagrak:”Dr. Milan pl. Šufflay: „HRVATSKI ARISTOKRAT DUHA“, Zagreb, 1998, f. 43.
[4] FLORA DOZAN: “Ilirja”, Prishtinë,