E marte, 16.07.2024, 07:26 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani & Hysni Bytyçi: Letër e hapur Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë

E enjte, 30.12.2010, 08:59 PM


Letër e hapur Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë

 

MËNYRA E JETESËS DIKTON MËNYRËN E MENDIMIT!

/Hoxhët rrinë me veshë në krahë se kur po vdes dikush!/ 

 

Nga Kadri Mani & Hysni Bytyçi

 

Të nderuar, në vend të paraqitjes paraprake se kush jam unë që po ju shkruaj, po e jap një pjesë të intervistës time, e cila botohet në numrin e ardhshëm të revistës “Letra e gjallë”, që e boton Kisha protestante e Prishtinës, anëtar i së cilës jam.

Pyetje: Deri tani keni botuar disa libra. Na i tregoni cilat janë ato dhe pak a shumë se çfarë flet secili liber?

Përgjigje: Deri tani kam botuar këto libra:

1.”Shqipja e lartësive” (kurorë sonetike), 1988; 2. “Falë të qoftë gjaku!” (poemë), Tiranë, 1977; ribotimi në Podujevë, 2008; 3. “Nënë Tereza e Shqipërisë” (kurorë sonetike), 1998; 4. “Shqiptarët janë atje!” (publicistikë), 1999; 5, “Nuset tona” (roman), 2003); 6. “50 vjet histori gjysmë e humur, bashkautor Kadri Mani & Shukrije Bunjaku- Mani; 7. “Nuset tona”, ribotim (roman dhe dramë), 2009. Kam mbi dhjetë libra në dorëshkrim.

Nga vetë titujt nënkuptohet përmbajtja...

Pyetje: Dihet se ne shqiptarët kemi dy religjione, të krishterë dhe myslimanë. Shumë burra e gra burrnesha të kombit janë marrë me këtë temë, por cili është mendimi i juaj për këtë çeshtje. A është një pasuri që i kemi disa fe apo një barrë?

Përgjigje: Dyfëtyrëshët thonë se disa fe janë pasuri dhe këtë e lustrojnë me kopshtin me shumë lloje pemësh a lulesh shumëngjyrëshe! Historia e popullit shqiptar është histoaria e Kishës e jo e xhamisë, apojo? Kushdo që flet (apo lutet) në gjuhë të huaj, e ka fituar ferrin nga vetë mallkimi i Fishtës: kush flet në gjuhë të huaj pa qenë nevoja, iu thaftë gjuha, iu thaftë goja!

Hoxha Dr. Shefqet Krasniqi (Imam nga Prishtina), Ibrahim MAKOLLI Deputet (AKR) e Naser RUGOVA Deputet (LDD) Debat - Mbulesa në Institucione Shkollore

Kur Imami thotë Nëna Tereze (në thonjëza) deputetët e dreqit vijonë debatin si shurdhmemecë!

Pyetje: E ke lexuar Biblën dhe Kuranin? Çka mendon për këto dy libra?

Përgjigje: Biblën e Kuranin i pata ble me kredi nga shitësit e Zagrebit në rrugë, pra në kroatishte: isha i interesuar t’i lexoja ngase në çdo ndejë andej sillej bseda, e mësuesi duhej të ishte i informuar. Shkencërisht është konstatuar se Bibla është më e vjetër se kurani, pra Kruani është plagjiat: Abraham (Ibrahim), Adami dhe Eva (Ademi dhe Hava)... Bibla është e pasur me fjalë të urta e me psalme apo vajtime. Një nga proverbat e bukura është: Ko žmirka o?ima, zlo kuje. (Kush i kapsallitë sytë, krime farkon.): kjo më pati hyrë në punë në Dob, në bisedë me drejtorin e burgut. Më ftoi ë bisedë në mbrmje, as me dritë të diellit dhe as me dritë të poçit elektrik! Kush e di se çka donte të krijonte farë misterioziteti feike?- ishte ulur në ballinë të një tavoline të gjatë në një sallë konferencash e mua ma bëri me nojmë dore e koe që të ulesha në kiç!

-Kush jeni ju?

-Unë jam i burgosuri politik, Kadri Osmani.

-Më tutje?

-Nuk e di se çka po më pyetni, por e di se çka po mendoni!

-Si mund ta dini se çka po mendokam!?

-Në bazë të një proverbi biblik: kush i kapsallitë sytë, krime farkon!

-E kemi përfunduar bisedën! (dola duke ia sha vetmevete shtatë nënat): ai mbase ka pritur që t’i thosha: unë jam i burgosur politik kundër Jugosllavisë...)

Kurse avokati i mirënjohur, zotni Hysni Bytyçi, ju ka shkruar:  

“Ju, Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë, fare nuk jeni korekt. Po mundohi që dalngadalë me këthye historinë mbrapa, por kot e keni.

Jo, zotërinj nuk është e obligushme mbulesaa e kresë për femeën të besimit Islam, por është e obligushme krejt trupi më u mbulue. A i shihni femrat në Saudi, Arabi, Iran e vende tjera të botës Islame? Ju po gënjeni kur thoni se kryet duhet mbulue!

Një praktikë të tillë e ka përdor dhe femra shqiptare deri pas Luftës së Dytë Botërorë. Kur e morën komunistat pushtetin e çliruan prej ferexhes e tmerrit femrën shqiptaare një here e përjetë. Asgje tjetër mos paçin bë komunistat, çlirimi i fëmres shqiptare është vepër kolosale...

Ju duhet ta kuptoni se shteti dhe feja nuk jënë një. Feja është e darë nga shteti. Shteti organanizon, shëndetësinë, shkollimin dhe shumë gjëra jetësore. Ai edhe me ligj i përcakton normat-rregullat se si duhët sjellë në institucionin publik që finansohet nga shteti. Këtu nuk mund të bëhën kurrfarë pazarllaku.

Nëse shteti i parasheh normat dhe të veshjes për ata që e ndjekin shkollimin në shkolla publike, ajo dhe duhët pa tjetëër me u respektue.

 Pra, ju nëse organizoni shkolla fetare dhe ju i finansoni, mundëni të parashihni çfaërdo veshje për nxënsit e asaj shkolle dhe mos përzihi në punë të shtetit se nuk ju takon. Mos dilni si mazi para pelës, si që thotë një fjal popullore!”

Dr. Hysni Bytyçi

 

Juve nuk po ju interesoka edhe aq shumë gjuha shqipe: Allah (Zot), e (ë), Musliman (Mysliman), patolerueshme (padurueshme)...

Ju (të diplomuarit!), çfarë keni bërë për shkollën shqipe? Për votimet, për ndasitë, për pajtimet?

Keni bërë edhe ndonjë Deklaratë paraprake për çëstjen kombëtare?- apo nga mërzia e punëve tuaja të kota, jeni kapur për shaminë, si pijanecët për hunj të gardhit!? Apo jeni të dehur pa raki, jua kanë përzdredhë trurin në Arabi!?

Poashtu, duke u kapur pas shehadetit, mbase edhe ju mohoni figurat kombëtare: Skënderbeun, Nënën Terezë...? Nëse jo, atëherë, a keni reaguar kundër Imamit Shefqet Krasniqi?

Në rrethet tona familjare e shoqërore nuk e duan shaminë, prandaj mos u thirrni në shumicë!

 

 (Lexoni e (mos) besoni!

 

Lidhja e Hoxhallareve te Shqiperise

 

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

D E K L A R A T Ë  

 Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë, një organizatë e pavarur kjo, që mbledh në gjirin e saj një numër të madh teologësh muslimanë të diplomuar, në lidhje me debatin publik për çështjen e shamisë islame, i nxitur nga projektligji për arsimin parauniversitar, e ndjen si detyrim fetar, moral dhe profesional të sqarojë se:

Së pari, mbulimi i trupit dhe i kokës (jo i fytyrës) për një besimtare muslimane, që ka arritur moshën e pubertetit, është një obligim i besimit dhe praktikës islame. Ky detyrim është i sanksionuar në Librin Hyjnor të Zotit, Kuranin, në udhëzimin Profetik dhe për të, ka një unanimitet solid, në mes të gjitha shkollave dhe interpretimeve teologjike islame, si ato tradicionale, ashtu edhe ato bashkëkohore. Aq i qartë dhe i pandryshueshëm është ky qëndrim, saqë ai konsiderohet shenjtëri e paprekshme e fesë islame, ashtu si shenjtëri të tjera të saj. Dëshmia më e mirë për këtë, është trashëgimia dhe tradita e pashkëputur e ruajtjes së kësaj shenjtërie në mesin e muslimanëve, kudo që ata kanë jetuar të lirë të ushtrojnë besimin e tyre.

Me këtë rast, ne rikonfirmojmë atë që është deklaruar edhe më parë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë se, shamia nuk është një simbol fetar, por pjesë e identitetit të besimit musliman. Për këtë arsye, kjo normë nuk lejohet të cenohet, as të tjetërsohet dhe është e panegociueshme. Kjo do të thotë se refuzimi kategorik, për të mos pranuar ndalimin e shamisë, në të gjitha institucionet arsimore publike, nuk është ekstremizëm dhe as fanatizëm fetar, por është pjesë e besimit dhe e zgjedhjes së lirë, të atyre muslimaneve që kanë vullnetin ta praktikojnë atë.

Së dyti, ne protestojmë për mënyrën diskriminuese, se si kjo çështje është trajtuar dhe vazhdon të trajtohet akoma edhe sot, nga ana e hartuesve, interpretuesve dhe zbatuesve të ligjit në këtë vend, kundrejt besimtarëve muslimanë. Megjithëse besimtarët muslimanë përbëjnë komunitetin fetar më të madh në vend, atyre tentohet t’u mohohet me ligj, një e drejtë legjitime e besimit, siç është mbajta e shamive në arsimin publik parauniversitar. E gjitha kjo, ne mendojmë se cenon barazinë shoqërore që pretendohet dhe do të penalizojë në praktikë, kryesisht vetëm një komunitet të caktuar, atë musliman. Gjithashtu, ne mendojmë se kjo gjë është e patolerueshme dhe krijon një atmosferë të tensionuar, sidomos në mes besimtarëve praktikantë dhe shtetit të tyre. Ne mendojmë po ashtu, se ndalimi i shamisë në arsimin publik parauniversitar, jo vetëm që përjashton një kategori të

rëndësishme të shoqërisë shqiptare nga e drejta e arsimimit, por ai dëshmon për përjashtimin e tyre nga jeta publike.

Së treti, ne kërkojmë që kërkesa jonë për të ushtruar të drejtën e shfaqjes publike të besimit, qoftë edhe nëpërmjet veshjes, dhe njëkohësisht, për t’u arsimuar në shkollat publike, apo për të punuar në institucione të tilla, të mos trajtohen si shprehje të një ekstremizmi fetar dhe si cenim i laicitetit të shtetit, por si të drejta legjitime për t’u plotësuar nga ana e tij.

Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë

 

LHSH

Adresa: Unaza e re, mbi Alfa Bank Kati i III

Tel: + 355 0 672304520  + 3550 672582271

E mail: lidhjahoxhallareve@yahoo.com

 



(Vota: 26 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora