E shtune, 20.04.2024, 03:06 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Një libër panegjerik ku jovlerat mëtohet të shiten për vlera!

E marte, 19.10.2010, 09:58 PM


NJË LIBËR PANEGJERIK KU JOVLERAT MËTOHET TË SHITEN PËR VLERA!

Murteza Xajë Nura: “TEMPULLI “NËNA NAILE”, Gjakovë, 2010, f. 141

 

Nga Kadri Mani

 

Apostujt kaluan nëpër provën e vdekjes për të verifikuar vërtetësinë e asaj që ata shpallnin. Mendoj se mund t’i besoj dëshmisë e tyre më shumë se dëshmive të shumë njerëzve që i takoj sot, të cilët nuk janë të gatshëm as të kalojnë rrugën për atë që besojnë e jo më të vdesin për të.

 

(Josh McDowell: “MË SHUMË SE ZDRUKTHËTAR”, f. 53)

 

Vrasja e arkitektit Rexhep Luci

 

Në shtator të vitit 2000 në mënyrë qyqare u vra arkitekti Rexhep Luci kryearkitekti i Prishtinës. Vrasja e tij as që i bëri përshtypje të madhe opinionit publik prishtinas dhe kosovarë të atëhershëm, ndoshta edhe nga frika dhe moskultura e jetës urbane. Pos pasojave të pa riparueshme në fushën e urbanistikës në tërë Kosovën as që mundej të imagjinoheshin pasojat komplekse të kësaj vrasje. 
Kryearkitekti i Prishtinës, u mundua te parandalojë shkatërrimin e rifilluar të kryeqytetit, u ekzekutua mizorisht, e si rezultat kemi shkatërrimin e Prishtinës dhe Kosovës në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban në të gjitha vendbanimet tona. Prishtina ishte modeli urban të cilin e kopjuan të gjitha vendbanimet tjera kosovare pasi organet shtetërore, si duket me qëllim, nuk kanë vepruar nga viti 2002 kur u krijuan organet e përkohshme qeverisëse në Kosovë të cilën e sundonte UNMIK-u nga viti 1999. 

 

(Arch. Ylber Vokshi –Ylli)
 

Nga Wikipedia:

Murteza Xajë Nura (i njohur si Xajë Nura, lindur më (18)19 mars 1935, Gjakovë[1].) aktivist dhe shkrimtar i lirë e i ndaluar, shqiptar nga Kosova.

Xaja i takon grupit të shkrimtarëve të lirë po që në kohen e "patlixhonave të kuq"[2] ishte i ndaluar dhe i burgosur. Gjatë jetës së tij ka botuar numër të madhë të librashë por si pasojë e rrethanave në të cilat ka vepruar me tirazhë të vogël e më shpeshë dorëshkrime të lëna për botim.

Sipas shënimeve të mbledhura në internet[3] rrjedhë se emri i tij në botën e internetit fillon të paraqitet me informatat për datëlindjen e 75-të të tij. Një datëlindje e festuar me një njoftim për lexuesit me tri vepra të tij. Titujt e paraqitur më këtë rastë ishin : "Vitrazh i thyer","Jam udha e virtytit" si dhe përmbledhja nën titullin "E vërteta vjen virgjër". Ndër tjera nga shënimet gazetareske lë të kuptohet se, Xaja, ka 15 vëllime poetike, 5 romane dhe disa piktura si pjesë e "pakërcimeve" letrare. Me këto piktura, Xaja, është paraqitur pas luftës së fundit, për dashamirëve të artit figurativ në gjashtë ekspozita. Nga përcjellësit e veprimtaris së tij ai paraqitet si një figurë e lindur rebele dhe oponente e krijimtarisë artistike.

1.Maratona e prerë;

2.Pragoxhaku diellor;

3.Shtesë shqipe;

4.Mundimorja;

5.Dergja

6.Profil Brenge

7.Errësirë apostujsh;

8.Vorbulla e mynxyrës;

9.Rrëzë kalvarit;

10.Dita e vrasjes;

11.Klithja e metaforës;

12.Një jetë ndryshem;

13.Sizifi e kentaurët;

14.Traktat poetik:

15.Aktrimi i frymës;

16.Heshtja e biblave;

17.Muzgu në morg;

18.Vitrazhi i thyer;

19. Jam udha e virtytit;

20.E vërteta vjen e virgjer;

21.Tempulli “Nëna Naile”.

 

I njoftoj lexuesit e nderuar se nga të gjitha këto libra, vetëm këtë të fundit e kam lexuar! As vetë shkrimtarin Xajë Nura kurrë nuk e kam takuar, pos që në gezetën e burgut të Nishit emri i tij figuronte- redaktor! Prandaj edhe habia e kaosi: jashtë burgut i ndaluar, brenda në burg i favorizuar!?! Por dihet se në kohën e internetit s‘ka ndalesa!

Prandaj ia përkujtoj publikisht poetit Xajë Nura se mjekra e mustaqet janë (duhet të jenë!) shenjë e pjekurisë dhe e autoritetit, e kur nuk janë të tilla, janë thjesht-lesh!

Andaj, rebeli, disidenti, i burgosuri politik dhe shkrimtari me dy komplete veprash, nuk është dashtë të bjerë në provim në librin e vet të 21-të!!

Në raste të këtilla thuhet- shkrimtar i oborrit, aludohet në oborrin mbretëror, por Xaja u bë rob i oborrit privat të pasanikut dallaverxhi Sabri Novosella!

 

Vallë, për sa para do të jetë shitur Xaja, dhe sot sa i vlen jeta pas atyre titujve bombastikë!?

 

“E vërteta vjen e virgjër”- e pavërteta e shkërdhyer!

“Jam udha e virtytit”- përse u zhyte në vese!?

 

Nuk po e vëmë në dyshim që Nëna Naile të ketë qenë një nënë e mirë, si shumica e nënave shqiptare, por pa veprimtari shoqërore. Dhe edhe po të kishte veprimtari shoqërore, imazhi i saj do të zbehej kur burri i vet Ismaili që e mbyti njeriun me tullë në kokë, për çështje parkingu karrocash arabaxhinjsh apo borxhi, dhe e vuajti dënimin në burgun e Nishit.

 

Sejdi BERISHA:

 

DINJITETI DHE QËNDRESA E SHKRIMTARIT PËR SHPRESËN DHE LUMTURINË

 

U bë mire që u fut këtu kritiku i nderuar Sejdi Berisha, na vyen për dëshmitar. 

Që në fillim: “DY FJALË PËR MOTIVIN E POEMËS NGA AUTORI”, pasusi 2, f. 5:

“Nëna Naile është grua me bagazh thjeshtësie që lë gjurmë të thella si nënë e zellshme, me urtësi shembullore, e devotshme në çdo komunikim.”- si artizane apo mjelce e lopëve!?

Merita të tilla ka çdo nënë shqiptare; ja se ç’thotë fjalori:

Nënë heroinë titull nderi në vendin tonë për nënat që kanë lindur, rritur dhe edukuar tetë fëmijë e lart. (FSHS, f. 473)

Dhe në f. 10:

 

“Kjo Nënë është mishëruar në frymën e bijve të saj me mision dhe vizion në aspektin e formësimit shoqëroro-politik dhe kombëtar.”

Zotni Bedri Novosella tash quhet Bedri Prishtina: kush e di pse iu gërdit mbiemri- Novosella!? Edhe ky është ndërtimtar, por ndërton me leje dhe nuk është xhambaz sikur Sabriu e Selatini!!

Selatini që ishte futur në LDK për ta pushtuar kalanë nga brenda, ishte Kryetar i Këshillit të Emërgjencës, andaj edhe po e pyesim: a ka raportuar me evidencë hyrje-daljet?- sepse qyteti po pëshpërit, e ku ka zë, s’është pa gjë.

Kurse Selatini, Adil Pireva... na kanë gënjyer keq për 40 vjet se kinse ata me në krye Osman Dumoshin i kanë “menduar” demostratat e ’68!!!

Idetë e mëdha nuk lindin në koka kanarinash politike: Ideja ka ardhur nga Qendra Shkollore “Nikolla Teslla” në Obiliq, nga Ismail Dumoshi me shokë, ku janë kyçur edhe Metush Krasniqi e Hyrije Hana.

Si nuk i ditka poeti as në këtë moshë këto të dhëna?- apo mbase edhe i di, por për interese meskine mbyll të dy sytë!?!

 

Burracaku Xajë Nura polemizon e fyen personalitete pa emër e pa adresë!?

 

“Zotni Sabriu ishte burrë i forcës dhe i qëndresës, i devotshmërisë me verb të prirjes për t’i prirë karvanit të peripecive. Kjo e bëri kërkues, gjetës dhe prurës të vlerës në ambiente të Tempullit të “Nëna Naile” dhe rritet me riskun e madhështisë së dukshme, me prirje për të qenë nëpër gjenitë e rrugëtimit. Njeri që shkëndijshëm rrezeton vlera dhe ua shton përmasat e uratës. Nga Tempulli është me mision të mirësisë, nevojës dhe gjithësesi bukurisë. Ka përjetuar shumë kontakte edhe me dështakun e ngardheckur, mbase edhe shkërdhata shqipfolësh të humbur në mjegullën e disfatizmit. Mirëpo, fati i ka punuar për së mbari që mes të ndotit në asnjë rrethanë me ekuivoket e tyre, llumin e jetës e ka hedhur në fundërrinë e në plehra.” (46)

Mbase nuk i njoh të gjithë kundështarët e Sabriut, por i njoh disa: Ibrahim Rugova, Hysen Tërpeza, Aziz Vojnovci, Salih Kolludra, Kadri Mani...

Andaj, Xajë Nura, rrudh gojën e gjuhën e përdalë ore i ngratë, se ti vetë qenke një shkërdhatë! Pse e inportove këtë shprehje nga Tirana tiranike!?

Në shkrimet për Nënën Terezë s’ka shprehje të këtilla; me këtë ti e fyen edhe Tempullin edhe Nënën Naile!!

Ja cilën janë shokët e Sabriut: Abdi Baleta, Hysamedin Feraj, Eshref Ymeri... nga lëpushka e neveritshme “Rimëkëmbja”, të cilën e kam trajtuar:

Verbëria e Bardhë apo Murtaja e Zezë e “Rimëkëmbjes”, Ndërkëmbjes, Ndërkryerjes, Nëpërkëmbjes, Nëpërdhëmbjes, Nëpërgojës, dhe kushdo që nuk preket nga kjo sëmundje, duhet të shtiret se edhe ai është i prekur, ngase e sulmojnë përse nuk është si ata, përse është i veçantë nga ata!?!

 

Zotni Xajë Nura, kush ishin njerëzit e sakrificës dhe ata qelbanikët historikë!?!

 

“Zaten Nikoqiri (lexo-Sabriu-K.M.) nuk njihte njerëz tjerë përveç atyre të sakrificës dhe atyre, me nder me thënë, qelbanikëve historikë.”- në mos qofshin qelbanikë Nikoqiri dhe letërnxirësi i Tempullit- romuzexhiu!?! (57)

“NDSH-izmi me personalitete të forta historike rrymën dhe frymën në histori të përçuar prej brezave politikisht të pjekura e mendrisht të afta për t’ia artikulluar vlerat. karshi kësaj rryme bindjesh për t’i dalë zot vendit secila parti politike ka verdhësi e venitje për mungesë të kulturës politike, për mungesë të politikës historike, për mangësi të shumta zotëruese e programore.” (57-58)

Të nderuar lexues, dyfëtyrësia e cinizmi s’paska skaj as fund: pikërisht në këtë Tempull është bërë atentat mbi NDSH-në: ku nën patronazhin e Sabri Novosellës është mbajtur Kuvendi e separatistëve, duke u përdhosur edhe Tempulli!!

“Si mysafir i çastit të rrakadylur nëpër kohën mistrece me misteret e saj përcjellëse.”- (f.59)

JO!- Xajë Nura-JO! Ti me 21 vepra të botuara, nuk mund të ishe “mysafir i rastit”!! Ti ishe te Tempulli në grupin komplotist të atentatorëve në NDSH! Edhe në Gjakovë ke qenë prezent në krijimin e “degës”, dhe me cinizëm të paparë bashkë me Agim Gjakovën e keni thirrut në telefon kryetarin e degës, zotin Skënder Tullumi, i cili po pandehte se mos e keni ftuar në një orë letrare për përurimin e ndonjë libri! Kur ju po e nxirnit fëtyrën e pafëtyrë se do ta formoni degën e NDSH-së (duke qenë tanimë me dekada e formuar), Tullumi ju kundërvihet dhe demostrativisht del jashtë! Vjen në Qendër dhe raporton për grupin koplotist!!

Kryesia legjitime e NDSH-së, me në krye zotin Pashk Staka janë ankua: në KQZ, te Ombduspersoni, te Kryetari i Kosovës, te Kryeparlamentari dhe do të shkojnë edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Në të gjitha këto anale do të përmenden për të keq e për zi dy poetë gjakovarë, të cilët për interesa meskine bërën atentat në NDSH-në e prof. Dr.Ymer Berishës, të Prof. Dr. Selman Rizës e të Mulla Idrizit...

“Kujdestari i Tempullit, me sjellje humane, bën që kjo sintezë vlerash të shijohet prej çdo kujt, që frymon si njeri nevojtar, sepse madhështia e këtij njeriu matet me vlera konkrete.”-(64)

T’i thurish ode matrapazit të trojeve e të ndërtimtarit të egër, i cili e ka shëmtuar Petropolin e Kosovës, duke i futur banorët sikur në konzervë peshqish: pa garazha, pa hapësisra gjelbërimi...

Ti Murteza Xajë Nura si shkrimtar: a ke bërë hulumtime se kush bëri atentat në shefin e Ndërtimtarisë, Rexhep Lucin?- Ai ishte planifikuesi i Metropolës dhe po i pengonte fort ndërtimtarët e egër? Apo mos je shndërruar edhe ti në një egërsirë njerëzngrënës!? Tre të adhuruarit e Xajës: Sami Dërmaku, Sabri Novosella me të birin, Ilirin, e kanë pranuar se kanë qenë në repartet e pushkatarëve të SHIK-ut në relacionet Tiranë-Prishtinë, dhe nuk dimë pse ende nuk po përmenden në procesin e Nazim Bllacës?

 

Përse Xajë Nura është kaq kontradiktor e gënjesshtar!?

 

“Kurse kuratori, Nikoqiri i Tempullit (Sabri Novosella- K.M.), e do pastërtinë logjike e mendore si dhe shpirtërore te qenia njerëzore. I do idealet e aspiruara kristaline. Zhdërvjelljet i do në dritën e pastërtisë dhe me betim ndaj himnit e atdheut.”-(f. 67)

Në një përvjetor të Mulla Idriz Gjilanit, derisa po pritnim të fillone tubimi, polemizoja me Sabriun; ai thoshte se Rugova s’ka bërë asgjë... unë i thashë se mjafton që na pati lidhur me Amerikën.

-Jo, me Amerikën ju kam lidhur unë vetë- Sabri Novosella!

Ishte prezent edhe fqinji ynë, zotni Hajrullah- Hajra Berisha, i cili e kujton shpesh këtë proçkë të Sabriut, si humor gjuetie...

 Sabriu si shpesh heq shehadet dhe i përmend ligjet kuranore... poashtu si shpesh po thoshte: kush nuk e gjinon ramazanin është shtazë! I pati propozuar Abdi Baletës që të dilte në xhami ditën e bajramit, ngase me autoritetin e vet do të kthente shumë veta... Baleta e vështroi rreptë, pa fjalë, karikaturë pa fjalë, dhe Sabriu heshti.

Derisa unë i bëja pyetje dhe shprehja mospajtime me Baletën, Sabriu e imitonte si majmuni ose si papagalli!!

Baleta e baletanët e tij po e himnizonin Mbretin Zog, kurse unë i kundërshtoja në dy pikë: Migjeni në kohën e Zogut shkrojti këngët e mjertimit; Vasfi Vllamasi pati shkruar për tradhtinë e Zogut nda shokëve të vet...

Dhe ja tash argumenti: “Zëri”, e premte 15 tetor 2010, f. 21- fejtoni, Konica: “Ju tregoj për Mbretin Zog” (1), me titull:

 

Një përzirje e papajtueshme kontradiktash

Nëntitulli:

Unë e kam kritikuar Zogun kur ishte në fuqi, e kam blrë këtë papushim edhe nga viti 1922 deri më 1939, në fjalime të hapura dhe me shkrime të firmuara, madje edhe kur kam qenë ministër i tij, aq shumë sa kam pritur çdo ditë të më shkarkonte dhe njerëzit çuditeshin përse më kursente

 

NËNA NAILE

 

Mashështi e gamës së mrekullive

E mbirë mbi gjurmët e rrufeve

Që bënin plojë arenash

Në shtratin e perëndishëm të Kosovës

Ku frymohej nëpër pellgje gjaku

Ku pikëllimi si tenja brente shtratin

Gamë e madhe e bukurisë

Në mirësi mbarësie te “Nëna Naile”

Jetë me impilse të ringjalljeve

Sikur t’i ndezësh fanarët në diell

E ta shohësh imazhin e idelave

Madhështia e bart freskun e fatit       

Vlera e rrëfen jetën e kësaj shkëndije

të bekuar

Që dashuri e jetës të bëhet

Që i mbelton shijet, prehjen dhe dehjen...

Që shkëndijon e përndritur si e perëndishme

E mësojë prej “Nënës Terezë” alfabetin

E idealeve të ngrysur

U mishërua me kushtrim të shpëtimit

 

(kënga e parë)...

 

Kur Abdi Baleta Nënën Terezë e quante spiune të Romës, çfarë bënte Nëna Naile, Sabri Novosella, Xajë Nura!?!

Babai Nënës Terezë, Kolë Bojaxhiu, ishte deputet i popullit nga Shkupi, kurse babi i Sabriut ishte karrocier dhe e ka mbyt kolegun e vet me tullë në kokë dhe e ka vuajtur dënimin në Nish.

Gjuha që përdor Xaja: ekuivoke (pamëdyshje), aspiruara (frymëzuara), shëndrruar (shndërruar), fenomene e dukuri (ali hoxha-hoxhë alia!!), gjer (deri), promovim (përurim), kakofoni (keqtingëllim), dominojë (mbizotërojë), dërmuara (dërrmuara), Bjeshkëve të Nemuna (Bjeshkët e Namuna ose Alpet Shqiptare)...

 

Vijim i demaskimit të Xajë Nurës me kompani të grupit komplotist në NDSH:

 

XI

 

TAKIMI ME SABRI NOVOSELLËN TE AZIZ VOJNOVCI

 

-Dihet se në kohën sa keni qëndruar në Turqi kishte edhe mjaft aktivistë politikë nga Kosova që i përkisnin brezit të ri të emigrantëve. A keni pasur kontakte me ndonjërin syresh dhe çfarë përshtypjesh keni edhe sot për ta?

 

-Pasi që ndodhën gjërat në Kosovë të vitit 1981, dhe pasi që shpërtheu bomba në Tiranë,, shkova unë në Turqi. Në Izmir, sikur thashë, kisha një shok për kryekreje, Aziz Vojnovcin. Azizi e ka pasur bash dajë Ismail Goanin, vëlla të nënës, për shkakun tim është prishur me Ismailin. Azizi në Adapazar më tregoi se konsulata e Shqipëriasë në Stamboll ia kishte dërguar një emigrant politik nga Koosova. Ai emigant quhej Sabri Novosella. Sabri Nonosella kishte kaluar në Tiranë. Atëherë, Sigurimi i Shqipërisë me një anije e kishte transferuar në Turqi dhe e kishte dërguar drejt e tek Aziz Vojnovci.

 

-Pse tek Azizi?

 

-Shiheni, Azizi kishte afër dyzetë vjet që po ketonte në Turqi she është e afërmendshme se për të gjithë ato vjet, si  si emigrant politik që ishte, kishte krijuar edhe lidhjet e tij. Azizi i kishte ca lidhje edhe me policinë turke, kështu që ata të konsullatës shqiptare të Stambollit shpresonin se Azizi kishte mundësi dhe lidhje që Sabriut t’ia rrerullonte strehimin në Turqi. Kështu, kur shkova unë në Adapazar, e takova Sabriun. Ai, kur më pa, u gëzua shumë, Më tha se kishte dëgjua shumë për mua, se i kishte bërë përshtypje çështja e bombës në ambasadën serbe në Tiranë etj. Ndërsa Azizi këtë ma paraqiti si një mik më të largët. Unë në Adapazar kalova vetëm një natë, sa për ta takuar Azizin dhe u ktheva në Stamboll. Pas një kohe e mora vesh se Sabriu, me ndihmën e Azizit e kishte rregulluar qëndrimin e tij në Adapazar dhe më çoi fjalë pas dikujt dhe më tha se po të mos shkoja njëherë në Asapazar ta takoja, kurrë hallall nuk do të ma bante! Dhe, natyrisht unë nuk kisha arsye të mos shkoja. Kështu, rastisi që mu atë natë që u vra Mehmet Shehu, unë qëlloja në konakun e Sabri Novosellës në Adapazar. Ai në ndërkohë e kihste hapur një duqan ku po shiste këpucë. Në ndërkohë kisha biseduar me Azizin dhe ai ma kishte bërë me dije se Sabriu kishte lidhje me Konsullatën e Shqipërisë në Stamboll.

Asaj nate ai na qiti të pinim konjak Shqipërie. Unë nuk e pi rakinë kurrë, të thuash, por asaj nate vendosa ta ngre një gotë. Po i shkoja për herë të parë njeriut në konak.

“Ku e ke marrë këtë raki?, e pyeta.

“Në Stamboll ma ka dhënë një mik”, më tha.

Pastaj nisëm të bisedonim për mua, emrin dhe personalitetin tim.

“Po ti bre mixha Hysen, po ta shisje Amerikën nuk do të mundje ta bëje këtë emër që e ke bërë,  falë propagandës serbe për bombën e Tianës?, më tha.

“Po çfarë emri bre mixhë?”, ia ktheva. Unë  kurrë nuk kam punuar për emër,  po për komb!”- i thashë prerë.

Mirëpo, unë e hetova se ai dinte bukur shumë detaje për mua. Thënë të drejtën, më pastaj unë kam marrë vesh se ai asaj nate më ka pre në besë në konakun e vet.

 

-Si të ka pre në besë?!

 

-Thjesht, tërë bisedën që kemi zhvilluar asaj nate ai e ka regjistruar dhe e ka dërguar në konsullatën e Stambollit. Thënë të drejtën asaj nate disa herë më ngacëmoi me fjalë, por unë jam i durueshëm. Madje në një moment më tha:

“Ju kurrgjë nuk keni punuar për çështjen kombëtare këtu në emigracion. As ti as Agem Gllavica. Po ashtu nuk po punojnë shumë as këta të rinjtë: Kadri Zeka as Abdullah Prapashtica as Jusuf Gërvalla me të vëllain...”

Mirëpo unë nuk u preka. Fundja ishim në konak të tij dhe nuk kish çfarë t’i hidhërohesha. Aty ai mund të më thoshte çfarë të donte. Por ishte e dukshme se Sabriun për këtë destruksion e kishte cytue konsullata shqiptare e Stambollit, të cilës nuk i konvenonte t’i linte të bashkoheshin dy shqiptarë që dijnë të mendojnë me kokën e tyre. Po atë natë, Sabriu, më paralajmëroi se nga Turqia do të kalonte në Evropë.

“Atje do t’i rregulloj të gjitha punët! Do ta marr emigracionin tonë në duar dhe do t’i vendos gjërat  për së mbari”, më tha.

 

AKUZAT DHE PROVOKIMET E SABRI NOVOSELLËS NDAJ HYSEN TËRPEZËS

(PSE SALI KALLUDRA DESHI TË SHKONTE QË TA VRISTE SABRI NOVOSELLËN?)

 

Të nesërmen unë shkova në një lagje të shqiptarëve që ta takoja një nacionalist të moçëm, Salih Kolludrën. Salihu ka qenë komandant i njësive vullnetare në Prisshtinë gjatë luftës. Mirëpo, Sabriu insistoi që edhe atë natë të kaloja në konakun e tij.

 

“Nëse nuk do të rrish edhe sonte në konakun tim, unë edhe ti nuk do të përpiqemi kurrë”, më tha. Nejse.

Vendosa që edhe një natë ta kaloja aty. Mirëpo edhe asaj nate i zoti i shtëpisë vazhdoi me avazin e moçëm, me po ato llafe dhe akuza nga nata e mëparshme. Kur na e solli rakinë, unë atëherë i thashë:

“Unë e di ku e ke marrë këtë konjak. Ti m’i the disaa fjalë që nuk fliten, mirëpo unë duroj”.

Ai, natën e dytë i kishte shtuar bisedës së tij edhe këtë tekst:

“Po të bëhesha unë gjyqtar, ty, Azizin dhe të tjerët si ju do t’iu dënoja me burg të rëndë ngase nuk keni bërë asgjë”.

“Po u bëre gjyqtar”, ia ktheva, “pashë besën mos ngurro fare”.

Ë këtë çast cinëroi telefoni, Sabriu bisedoi me dikë. Fjalët e tij ishin të shkurta. Kryesisht ky i pohonte dikujt diçka. Unë e vura re se ishte çartur nga fytyra. Sapo e la kufjen u ul dhe nuk kanë kaluar as dy apo tre minuta e ai më tha:

“Unë, Hysen Tërpeza, kam dëgjuar se ti je takuar edhe me udbashë, këtu edhe në Amerikë”.

“Sigurisht se e more vesh nga unë, ngase rastin e Sherifit e tregova vetë, apojo”, ia ktheva.

“Jo, jo”, insistoi ai. “Filan Fisteku ka qenë në burg de kur ka dalur nga burgu i ka thënë dikush që të shkojë sepse po e thërriste një udbash, ndërsa ky i kishte thënë se me UDB-në e ndajnë plumbat”.

“Mirëpo unë nuk kam qenë i burgosur”, i  thashë butësisht që ta ulë temperaturën e bisedës.

“A e di ti se cili është njeiu më i komprometuar në lëvizjen tonë kombëtare?... Është Adem Demaçi, më tha.

Unë për Adem Demaçin kam respekt. Bile kur bëjmë demonstrata në Amerikë ne e nxjerrim fotografinë e tij dhe protestojmë për burgosjen e tij”, i thashë.

“Nuk keni nevojë ju që të protestoni për të. Ademi e ka zgjedhur rrugën e vet me vetëdije të plotë.”, më tha.

“Ngadalë he burrë”, i thashë butësisht.

“Mirëpo, nuk dua të gënjej, unë kam pasur dëshirë që Ademi të mos qëndronte në burg, por të rrinte jashtë si Ali Hadri dhe të shkruaj e të botojë libra. Sepse njeriu kur futet në burg është, si të thuash, i vdekur, sepse nuk e gëzon asnjë të drejtë të vetme”, i thashë.

“Po a e mban mend ti Ahmet Zogun në Tiranë?”

“Si nuk e mbaj mend”, i thashë.

Kur ka dalur Zogu nga Shqipëria unë kam qenë baba i tre fëmijëve”.

“Zogu ka përkrahr kosovarët”, më tha “dhe i ka bërë njëqind e një punë për neve, ndërsa këta të Shqipërisë e quajnë “satrapi Zog”,- fliste Sabri Novosella.

Thjesht, ata të Sigurimit të Shqipërisë e kishin shtirë që të ma bënte këtë provokacion për ta nxjerrur mendimin tim për Zogun. Mirëpo, unë, magjithatë, nuk rashë në këtë grackë, ngase e pandehja se diç nuk ishte në rregull. Por ende i flisja me fjalë zbutëse sa që ai nuk mund të konkludonte asgjë nga ajo që i thosha unë.

“Shiko”, më tha dikur. “Mua më ka thënë njeriu me shpirt se ti je i lidhur me shkiet”. Në konak të vet më ofendonte. Mirëpo ora ishte dymbëdhjetë, desha vërtet të çohem e të dal nga ajo shtëpi.

“Ndoshta bre”, i thashë. “Do të merret vesh kjo punë. Kurrgjë nuk mbetet pa u zbuluar”. U mundova rë përmbahem që të mos bëj ndonjë të zezë!

Por, të betohem se tërë natën asnjë minutë gjumë në sy nuk kam futur!Kur erdhi mëngjesi shkova te Salih Kolludra. I tregova fije për pe çfarë më kishte ndodhur.

“Mos pashë Zotin!”, më ta Salihu. “A ty të paska thënë kështu, a?Prit ta marr një çorape ta fus në kokë se po të bëj be kurrë nuk e lë pa e vra atë farë Sabri Noosellën”.

Dhe, më besoni se Salihu ishte në gjendje ta bënte atë gjë. Unë di se ai i ka pas hequr nga kjo faqe toke, nja katër a pesë netë! Salihu ka qenë burrë që nuk i frikësohej askujt, e as vdekjes! U ngrit në këmbë Salihu, e mori revolën dhe u bë gati që të shkonte që ta vriste Sabri Novosellën!

 

XII

 

TAKIMI I PARË ME FAMILJEN PAS 27 VJETËSH

 

-Dhe, a u nis Salih Kolludra që ta vriste Sabri Novosellën?

-Po, për besë! U nisë! Po, por unë i dola para, deh, i thashë se më parë mund të më vriste mua se sa Sabriun!

“Po a e di se çfarë ka thënë, o Hysen Tërpeza?!”, më tha Salihu.

“Le ta ketë në nder të tij”, i tashë, “e nuk mund të çoj dorë mbi shqiptarin, qoftë ai politikan apo terzi se Sabri Novosella”.

Salihu më shikoi drej në sy si me lutje.

“Por vetëm po më vjen keq se, po qe se do të dalë në Evropë ai, siç më tha, që ta marrë në duar udhëheqjen e emigracionit”, do ta bëjë atë rrush e kumbulla e dy vetë s’ka me i lënë bashkë!”.

Dhe, fatkeqësisht e tëra doli mu ashtu sikuR e kisha paramEnduar! Në vitin 1983 në Stamboll erdhi një Nexhmi Sherolli. Atë e njihja nga Stokholmi. Kur kam qenë atiej, në vitin 1971, një javë kam qenë mysafir në stpinë e tij. Ky është dëshmitar se edhe atij i kam thënë se, kur të vie Sabriu në Evropë, do ta thërmojë emigracionin dhe do të na dëmtojë shumë.

 

(MUSTAFË XHEMAILI: “HYSEN TËRPEZA Një legjendë për Kosovësn”, Prishtinë, 2004, f. 162-169)

==============

 

U përurua hapësira e re për xhami në Qendrën Rehabilituese – Shëruese “Nëna Naile” në Kllokot;

Ramadan Shkodra

U përurua hapësira e re për xhami në Qendrën Rehabilituese – Shëruese “Nëna Naile” në Kllokot

 Të premten, më 12 qershor, me faljen e namazit të xhumasë, u bë hapja e vendfaljës- xhamisë në Qendrën Rehabilituese – Shëruese “Nëna Naile”në fshatin Kllokot të komunës së Vitisë.

Në këtë manifestim qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, kryetari i këshillit të KBI-së së Vitisë, Muhamed Zuka, udhëheqësi i Kompleksit Shërues “Nëna Naile”, Sabri Novosela, imamë, alimë e pacientë të Kompleksit nga e tërë Kosova.

Në kuadër të Kompleksit “Nëna Naile” edhe më parë ka ekzistuar vendfalje, por me shtimin e kapaciteteve, menaxhmenti i Kompleksit e pa të udhës që të rriste edhe hapësirën për kryerjen e namazit për nevojat e besimtarëve mysliman.

Tani salla për faljen e namazeve gjendet në katin e parë të ndërtesës së re, që është në përfundim e sipër dhe ajo ofron kushte shumë të mira për kryerjen e namazit.

Shembullin e menaxhmentit të Kompleksit “Nëna Naile”, duhet ta ndjekin edhe kompanitë dhe institucionet e tjera, pavarësisht statusit të tyre, qofshin ato private, qofshin shoqërore, për t’u krijuar kushte për kryerjen e riteve të fesë, klientëve dhe të punësuarve në to.

Thirrja për namazin e xhumasë simbolikisht bëri përurimin e xhamisë,  dhe derisa thirrej, ezani pacientët e Kompleksit Shërues “Nëna Naile dhe qytetarët e rrethinës, mbushën xhaminë, dhe solli një kënaqësi e veçantë.

 Duke iu drejtuar të pranishmëve nga hytbeja e xhamisë, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, përveç të tjerash tha: “Vëllezër të nderuar! Ndihem shumë i kënaqur që sot jemi tubuar në këtë ambient shumë të mirë, të cilin, falë vullnetit të Allahut xh.sh., na e ka krijuar një vëlla i yni, një xhematli i yni, një njëri që e donë hajrin, e donë ardhmërinë e këtij vendi, një njeri, i cili ka luftuar me shpirtin e tij, me familjen dhe pasurinë e tij, që sot të jemi të lirë kështu si jemi, prandaj e lusim Zotin xh.sh. që vëllait tonë dhe familjen e tij ta shpërbej me Xhenet, e ky është z. Sabri Novosella”.

Myftiu Tërnava, Mban hytben në ditën e përurimit të xhamisë në Kompleksin "Nëna Naile"

Myftiu tha se shembullin e z. Novosellës duhet ta ndjekin edhe të tjerët, në mënyrë që besimtarët tanë të kenë mundësi të kryejnë ritet fetare edhe aty ku punojnë, studiojnë, shërohen apo pushojnë.

Ndërsa duke folur për rolin dhe rëndësinë e xhamisë për besimtarët, Myftiu Tërnava të pranishmëve ua kujtoi veprimin e Pejgamberit Muhamedit a.s. me rastin e migrimit nga Meka në Medinë, e i cili nuk pati dhënë asnjë urdhër dhe asnjë iniciativë para se të fillonte ndërtimin e xhamisë në periferi të Medinës.

Ndërsa Allahu xh.sh., kujtoi Myftiu Tërnava në ajetin kuranor ka thënë- “E drejta ekskluzive për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe mbikëqyrjen e xhamive u takon atyre që e besojnë Allahun xh.sh. dhe atyre që besojnë në Ditën e Gjykimit”.

Namazin e xhumasë e fali kryeimami i Kosovës Sabri ef. Bajgora.

Pronari i qendrës Sabri Novosella na tha: “Mund të them se një prej meritave më të mëdha është ajo e babait tim, i cili e ka dashur shumë fenë, e ka dashur shumë xhaminë. Ai gjatë jetës së tij ka bërë përpjekje shumë të mëdha për ta ndërtuar një xhami, ai qe angazhuar për ta ndërtuar një xhami në vendlindjen e tij në Novosellë të Maxhunit, por një gjë të tillë nuk arriti ta bënte sepse nuk ia lejoi pushteti.

Prandaj unë sot  ndihem i gëzuar që përuruam këtë xhami, por më vjen keq që këtë përjetim  dhe këtë ndjenjë nuk e ndau me mua dhe me ju, edhe rahmetliu babai im.

P.S.: sot më datën 19.10.2010, në orën 11 u mbajt mbledhja e rregullt e NDSH-së, nën dreejtimin e kryetarit tonë, z. Pashk Staka. Merrnin pjesë 10 anëtarë të Kryeisë, ku u raportua se z. Ferat Imeri, e ka pa se ka qenë i mashtruar dhe do të ik nga ata e do të vijë sërish me ne: u pranua njëzëri.

Kurse z. Fatmir Hoxha nuk do që të shkruhet kundër “Bacës Xajë”:

-Nuk dua të hap fronte, ne jemi në konflikt me Sabri Noovosellën...

-Prit pakëz, z. Fatmir, a ishim bashkë te Sabriu dhe a e more edhe ti librin, e pe se çka ka shkruar Xaja?

-Me nder me thanë, librin e kam hudhur në bërllog!

-Domethënë paske shpreh indinjatë (zemërim dhe urrejtje) dhe sërish...!?

-Ama, kuptomë, nuk mund ta dimë se në çfarë rrethana e ka shkruar Baca Xajë?

-Mirë, rri ti në marrëdhënie të mira bacën Xajë tëndin, kurse gazetaria e bën punën e vet.

U tha poashtu se i biri i Fatmir Sejdiut, Bardhyli, është bashkëfinancues me Sabri Novosellën te lëpushka “Prishtina Post”, prandaj Famiri ka amarrë anën e komplotistëve! Me këtë Fatmiri ka dalë edhe kundër babait të vet- Nexhit!

U përkujtuan dy figura me rastin e vdekjeve: Engjëll Berisha dhe Osman Krasniqi.

Lavdi e përjetsme! 



(Vota: 15 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora