Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Drejt rrugës për ndryshim
E premte, 16.07.2010, 08:03 PM
Sali Berisha, 15.10.1944
Kadri Mani
DREJT RRUGËS PËR NDRYSHIM
O tek len dielli e praron hana
Sali Berishë-o ma nuk ban nana!
O hap ekranin del Kryeministri
Me dy gishta-o drejt kah qielli!
O nga Kanada e Otava-o n’Istri
Vreshtë gjelbëroshe-o e ditë prilli!
O Kosova s’ka qenë e Serbisë
Po ka qenë shkëputur Shqipërisë!
E kanë nda-o bijtë e rrospisë
Për t’ia bërë-o qejfin Rusisë!
O Këshilli Traktatit i Atlantikut
Të zbresë pakëz-o majës fikut!
O të shohë hartën e Adriatikut
T’i pëlcasë zemra mynafikut!
O ja dy gishtat ngritur përpjetë
Të mos ketë-o errësirë përjetë!
O sikur qiriri-o i Naim Frashërit
Fshije bërllokun-o drejt farashit!
O nga është prijësi-o i lumtë goja
O nga malësia është nga Tropoja!
O vëlla besnik-o është i Rugovës
Pavarësinë me ia dhënë Kosovës!
O të rrijë sus çetnik Koshtunica
O gur në qafë-o po i rri Toplica!
O a jemi ne bre-o dy popuj miq?
Kur unë ha gorrica dhe ti ha fiq!
Or ti andarti-o bre dinak i Greqisë
Që ia ke vënë-o këmbën Çamërisë!
O porse prona-o bre e ka një zot
Lërini më llomotitjet-o e mos fol kot!
O nga lartësitë e majës së Hisarit
Po përkrah planin-o të Ahtisaarit!
O Udhëheqja politike-o e Kosovës
O do t’i marrë-o trojet e Mavrovës!
O dhe me vullnetin-o e shumicës
T’ia qesim-o bre rrethin Toplicës!
O t’i jepet fund-o gjendjes kritike
Për ta bërë-o Shqipërinë etnike!
O Beograd-o i bardhë ti qofsh i zi
Me shumë dimra-o ti na ke ngri!
O s’të bëri punë-o hiç kallaballëku
Tash me fat të qoftë-o pashallëku!
O Kryeministri i ka sytë të skuqur
O njësh me librat-o shkrirë e puqur!
O seriozisht-o jo si të tjerët hajgare
Gjendja historike-o dhe mesjetare!
O dhe me vetëdije-o të lartë kritike
O krijoi klasën-o t’re has politike!
O që t’na udhëheq-o e reja plejada
O të ikin haramët-o dhe arta dada!
O se s’jetojmë-o ma nën pesë shtete
Por do të dalim-o bre shtet më vete!
O tok me Evropë-o dhe me Amerikë
Se Kosova tashmë është Republikë!
O se mjaft gjat-o kemi ndejtë të ngratë
O edhe ne tash-o kemi një administratë!
O falë traditës-o babait edhe nanës
O gëzuashi Shtetin-o bre të Dardanës!
O për mëri t’Ramës-o dhe t’Arta Dadës
O presim shiritn-o bre të Autostradës!
O Sali Berisha-o bre ashtë një mrekulli
O si askush-o mbushur me plot energji!