Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Femi Cakolli reformator
E merkure, 16.06.2010, 09:58 PM
FEMI CAKOLLI REFORMATOR
(1.3.1969)
O tek len dielli e praron hana
Femi Cakoll-o ma nuk ban nana!
Paska lind në ditën e pranverës
O me na e sjellë-o begatinë e verës!
Kur i pa hoxhët n’t’sorrës bishtin
O hapekrah-o e përqafoi Krishtin!
Qysh në moshën e vet ma t’re
O paska ba-o një të madhe be!
Ka vendosë-o të hudhet në garë-e
Ta kthejë kombin-o n’udhë të mbarë-e!
Ta ndjek mendjen e vet e jo t’babës
O t’i trasojë-o rrugën e kombëtares!
Të shkojë rrugës kah Martin Luteri
Si Naumi që shkroi Alfabetare
Femiu shkroi pamflete kishtare!
Nuk dëgjohen të hoxhëve avazet
O nuk kam kohë-o me i la xhenazet!
S’shkohet n’parajsë o kurrën e kurrën
Sipërfaqësisht-o duke e la lëkurën!
O me tendosje nga tepja në thembër
O ç’do pastrim-o fillon në zemër!
Fillon në zemër-o nga brendia
E këtë e sheh nga lart Perëndia!
O pishtar-o pastor Femi Cakolli
Lum e lum-o Perëndia ty të solli
Unë për ty zotin vetë e përbeva
Pse ta pa hajrin katuindi Krileva!
Ta pa hajrin edhe fshati Makreshi
Hoxha na mbante-o për kërpeshi!
Ty të solli-o bre vetë Perëndia
Me ta pa-o hajrin gjithë njerëzia!
Jemi lutur në gjuhën e Azisë
Anshklaur shqipen e Perënisë!
Edhe Gjergj Fisha vetë e ka thanë
Na ka mallkuar bre përgjithëmonë!
Ju thaftë gjuha-o bre edhe ju thaftë goja!
Nxënësit e mi, prindër edhe ju shokë
T’i çojmë mendtë nga bytha në kokë!
Gabimi shekullorë neve kurr s’na falet
Për shqiptarë Zoti Shqipërianë e bani
Përveç Pastorit kë n’botë mos dëgjoni!
6.6.2010