Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Letër e hapur socialist-stalinistit Bislim Elshani
E marte, 26.01.2010, 08:36 PM
Bislim el-shani, el-sahani, el-legeni, el-palareja, el-hyqmyrylah- tybeistikfa!
Nga Kadri Mani
Re: [tschameria] Fw: Kadri Mani është një
ndër prijësit e mëdhenj të Lirisë që e gëzon Kosova sot?
Von: |
tschameria@yahoogroups.com für Bislim Elshani (bislimelshani@hotmail.com) |
|
Möglicherweise kennen Sie den Absender nicht.Als sicher markieren|Als Junk-E-Mail einstufen |
Gesendet: |
Mittwoch, 20. Januar 2010 11:34:42 |
An: |
tschameria@yahoogroups.com |
Nga
ajo çfarë kam përjetuar vetë prej tij, dhe ndonjë nga miqtë e mi, si psh.
martiri i madh i Kosovës, Ukshin
Hoti, të cilin Kadri "Mani" e quan "dushman" të
shqiptarëve, në kohën kur ai vuante në burgjet serbe, them se ky person përfaqëson njërën ndër shfaqjet
më të shëmtuara të dy dekadave të fundit të historisë sonë. Zotërinj,
lexojeni me kujdes letrën
e një ish-luftëtari, Isa Hogoshtit, (të cilën po ua jap më poshtë) dhe aty do të zbuloni fytyrën e vërtetë të
këtij personi amok të skenës politike të Kosovës.
Bislim Elshani
Lexuesit e nderuar tanimë e dinë se shoku ynë
i ilegales ish-luftëtari,
Isa Hogoshti-Kastrati, është vra në luftën e UÇK-së, kurse Bislim
Palarea një rrugaç na e paraqet “përfaqësues” të Dëshmorit!!!
E se çfarë paska përjetuar Bislim Sahani prej
meje, meqë nuk tregoi ai vetë, po ju tregoj unë:
-e kam përzënë nga banesa e kolegut tim,
Besim Kastratit, në Durrës, ku do të banonte pa qira!
-e kam përzënë nga Bashkësia Shqiptare në
Zvicër, ku do të vinte si një kalimero, që me sqepin e vet të vredhë, ta
infektonte Bashkësinë, e ta pushtonte Kalanë nga brenda, për t’ia ngjtur
bandave vlonjate!
Dhe të gjitha këto e të tjera, vetëm pasi nuk
kam mund t’i ndihmoj që të bëhet demokrat, që të mos mbetet sakat!
Dhe sakati psikik ma paska vjedhur shprehjen
time- amok! Maniak Legeni i ka të stivuara shkrim-shkarravinat social-fashiste
kundër çdo përparimi e çdo lirie.
Bislimi (cimilimi!), nuk e ka pas “mik” Mr.
Ukshin Hotin filozof! Po në një rast të lajthitjes së Ukshinit, kur nga Burgu i
Nishin po e përshëndeste Fatos Nanon dhe “zjedhjet e lira” në Shqipëri, kam
reagur.
Kurse i paftyri ahmak-amok, Bislim Elshani,
për ta ngritur Ukshinin asocial (ndarja ma dy gratë!!), shpif Dr. Rugovën në
rolin e një gazetaruci minor!
Se çfarë ka hangër mut ai hut, po jua japim
të plotë artkullin e tij të turpit të botuar te Pashtriku, shtriku, shtrigat e
shtriganët.
Me një –gjersa!, në vend të- (derisa) Mandej- prononcohem! (në vend të:
deklarohem, përcaktohem), preferoj! (në vend të: parapëlqej), gomën!?!
Derisa
-Rugova ihste demokrat,
Ndërkaq
-Ukshini ishte socialist!
Derisa Rugova u plak me një gruar,
Ndërka
-Ukshini i lëshoi dy gra!!
Derisa
-Rugova u lidh me Amerikën,
Ndërkaq
-Ukshini shkonte qorras drejt Rusisë!!
-Ukshini i madh në fakultet, në burgun e
Mitrovicës ka kërkuar krevat- jogi!!
Bislim Elshani, mos na e përmend “moralin”,
sepse je i pamoralshëm deri në fund, dhe një hap nënfund! I pafëtyrë e kodosh e
sarhosh, ti në adresë të kreatorit të pavarësisë, të pavdekshmit Dr. Rugova, ke
paturpësinë të shprehësh:” Mirëpo gjestet e mëdha nuk janë për njerëz të
vegjël.”!!!
Lexoni e (mos) besoni!
Nga shtypi i kohës
RUGOVA PARA UKSHIN HOTIT
Shkruan: Bislim
Elshani - 29 tetor
1998 |
Kuptimi politik i dhënies së Çmimit “Saharov"
I. Rugovës
Kush do ta besonte se hija e Rugovës do ta
ndiqte Ukshin Hotin kudo, edhe në Kosovë, edhe në burgjet serbe, edhe në
Parlamentin Evropian?
E
dhëna e paradokohshme se Ukshin Hoti është ndër kandidatët kryesorë të
marrjes së çmimit Saharov nga Parlamenti Evropian,
pasi që më parë ishte kandiduar për këtë çmim nga Partia Transnacionale Radikale me seli në Romë, qe pritur si një
sinjal i mirë dhe si një satisfaksion që do të fitonte Ukshin Hoti për vuajtjet e tij nëpër burgjet jugosllave.
Do
të ishte ky në fakt një satisfaksion edhe për vetë elitën politike evropiane e
cila do të tregonte kështu se di të çmojë më në fund përpjekjet dhe sakrificat
e luftëtarëve dhe transmetuesve të vërtetë të vlerave qytetëruese
evroperëndimore në pjesën më të prapambetur të kontinentit.
Do
të ishte ky një satisfaksion edhe për vuajtjet e popullit shqiptar i cili do ta merrte vesh përmes një
gjesti të tillë se Evropa, ndonëse nuk mund të bëjë më shumë për Kosovën, së
paku i kupton dhe i respekton
synimet dhe aspiratat e popullit shqiptar për liri.
Do të ishte një satisfaksion edhe për gjithë
gjeneratën rinore e studentore të vitit 1981 që u ngrit kundër diktaturës
titiste duke dhënë kështu
(bashkë me polakët) sinjalin e parë në Evropë të shembjes së despotizmit të kuq
lindor.
Jo
rastësisht në faqen e internetit të kësaj partie, (PRT-së) figura e Ukshin Hotit është vënë përballë
asaj të Millosheviqit, me qëllim që tu japë mundësinë njerëzve për
krahasim dhe për të vendosur se kush është për në ferr dhe kush për në parajsë.
Mirëpo
ndodhi një gjë e turpshme: ky çmim iu nda Rugovës.
Nuk
do të ishte kjo një gjë e turpshme sikur përballë tij të mos kishte qenë
pikërisht Ukshin Hoti. Mirëpo preferenca e Rugovës karshi Hotit nuk mund t'i
shpëtojë rrezatimeve politike që bartin këta dy emra e që do të kenë qenë
përcaktues në përzgjedhjen e njërit dhe jo të tjetrit.
Por ç’rrezatime politike bartin në të
vërtetë këta dy emra?
Gjersa
- i pari rrezaton oportunizëm dhe dëgjueshmëri
- i dyti papajtueshmëri dhe vetëmohim.
Gjersa
- i pari rrezaton
aspiratat e një rrethi të ngushtë intelektualësh të Prishtinës,
- i dyti rrezaton
aspiratat e gjithë një populli.
Gjersa
- i pari rrezaton
autonomi dhe nënshtrim kolonial,
- i dyti rrezaton liri dhe pavarësi.
Gjersa
- i pari rrezaton një
pseudozgjidhje për Kosovën që do të mashtrojë popujt serbë e shqiptarë dhe që
do të vazhdojë agoninë koloniale të Kosovës,
- i dyti rrezaton paqen e
bazuar në drejtësi si parakusht themelor të zhvillimit të lirë të popujve të
Ballkanit.
Për
të parin nuk dinte kush se do ta merrte këtë çmim gjer para disa ditësh, ndërsa
pro të dytit ishin prononcuar,
përveç rinisë studentore prishtinase, edhe dy ndër figurat më të shquara
politike e intelektuale shqiptare, Ismail Kadare dhe Adem
Demaçi. Letrat mbështetëse për Ukshin Hotin të këtyre
të dyve janë botuar në faqen e parë të internetit të PRT’së.
Arsyetimi se i pari është kundër luftës është
hipokrit. Qysh para 7 vitesh Ukshin Hoti ka
paralajmëruar se politika e papërgjegjshme e Rugovës po e çonte popullin
shqiptar të Kosovës pashmangshmërisht drejt luftës (shiko shkrimin e tij të gjatë fejtonistik me titull “Republika
dhe lufta në kontekst të Evropës ” botuar në “Bujku”
më 1992).
Edhe Z. Demaçi për
shpërthimin e luftës në Kosovë fajëson, përveç palën kryesore, (që është
padyshim shovinizmi serb), edhe sjelljen e papërgjegjshme politike të udhëheqësve
LDK’istë, dhe sidomos të kryetarit të saj Rugova. Kështu që, përkundër besimit të përhapur mbi Rugovën si një gandist,
pacifist e jo’radikal, ai do të mbahet mend si një njeri që për të ruajtur
bythën e vet e çoi popullin e vet drejt luftës, dhe e kundërta, Ukshin Hoti do
të mbahet mend si një martir që preferoi të martirizonte veten dhe jo popullin e tij, ose së
paku, përpara popullit të tij.
Ndërkaq
mbetet për t'u sqaruar edhe një rrethanë: koha kur u kandidua njëri dhe kur tjetri për
këtë çmim.
Ndonëse
kandidimi i Ukshin Hotit u bë i njohur vetëm para një muaji, të gjithë ata që
kanë hapur faqen e internetit të PRT’së kanë mundur të vënë re se ky kandidim në të vërtetë është bërë që në
muajin shkurt të këtij viti.
Në qoftë se Rugova ka qenë kandiduar para
Ukshin Hotit, atëherë ç'nevojë ka pasur që t'i sigurohej një rivalitet i tillë
me një emër tjetër shqiptar dhe ta vinte Parlamentin Evropian para një dileme
të tillë të panevojshme?
Mirëpo
në qoftë se emri i Rugovës është ngritur si balon para hundëve të
Parlamentit Evropian në çastet e fundit, atëherë kur
fituesi i çmimit tashmë dihej dhe do të ishte me siguri Ukshin Hoti, turpi
i ngritësve të këtij baloni është i pafalshëm, sidomos po të jenë nga
Prishtina. Mirëpo s'është çudi që të jenë edhe nga Beogradi, sepse edhe
serbëve s'do t'u konvenonte shpërblimi i një njeriu të cilin ata e mbajnë në
burg…
Mbështetja
që i jep Parlamenti Evropian Rugovës në çastet e fundit para rrëzimit të tij
final shënon gomën
e shpëtimit për një të
mbytur në ujë. Mirëpo
Rugovën s'ka më kush ta shpëtojë. Mbase
do t'ia siguronte një kujtim të mirë vetes po të deklaronte: “Më falë Evropë, po Ukshin Hoti
është më i madh nga unë, prandaj unë do të tërhiqem!” Në këtë mënyrë edhe ato kërkesa të tij
të rralla verbale në konferencat e të premteve të shtypit për lirimin e Ukshin
Hotit nga burgu, do të tingëllonin të sinqerta dhe jo hipokrite.
Mirëpo
gjestet e mëdha nuk janë për njerëz të vegjël.
( Botuar në ZIK, 29 tetor 1998 )
BISLIM ELSHANI: UKSHIN HOTI DHE BAZAT MORALE
TË POLITIKËS