E shtune, 27.07.2024, 03:16 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Përurimi i dështuar!

E merkure, 02.12.2009, 08:59 PM


PËRURIMI I DËSHTUAR!


Ky përurim vërtetoi katërçipërisht se si nuk duhet t’i shërebehet atdheut!

 

Verbëria e Bardhë apo Murtaja e Zezë e “Rimëkëmbjes”, Ndërkëmbjes, Ndërkryerjes, Nëpërkëmbjes, Nëpërdhëmbjes, Nëpërgojës, dhe kushdo që nuk preket nga kjo sëmundje, duhet të shtiret se edhe ai është i prekur, ngase e sulmojnë përse nuk është si ata, përse është i veçantë nga ata!?!

 

Nga Kadri Mani

 

Ditën e 28 të Nëntorit, ditë kjo që festohet nga pjesa demokratike e shqiptarëve (sepse pjesa tjetër socialaiste e festojnë 29 Nëntorin, bashkë me sivëllezërit e tyre jugosllavë!), në sallën e bibliotetës së Shkollën fillore “Hasan Prishtina”, u përuarua në mënyrën më të shëmtuar libri “Nji shkurtim kujtimesh për kryengritjen shqiptare të vjetit 1912”, i Hasan Prishtinës.

Organizatorët dhe folësit: Sinan Gashi, Gazmend Bërlajolli dhe Albin Kurti, e kishin ftuar sharlatanin e tiranin nga Tirana, Hysamedin Ferajn; shokun e Abdi Baletës, kundërshtarët e Nënës Terezë, kundërshtarët e çdo përparimi e të çdo lirie!

Në tavolinë kam gazetën Express, e hëne, 30 nëntor 2009, f. 22, ku në më tepër se një gjysmë faqe shkruan gazetari Afred Beka (alfred.beka@gazetaexpress.com), i cili shkon pas berihasë:”Më pas pati edhe diskutime të ndryshme lidhur me librin...”!- JO, o gazetar, s’pati asnjë diskutim nga të pranishmit, por vetëm organizatorët dërdëllitën mes tyre!

Njoftimi paraprak ka qenë se tubimi fillën në orën 11, pastaj në mënyrë tinëzare e kanë shënuar orën 12, duke bërë ftesa për kompaninë e vet, dhe sërish e shynë 15 minuta! Mbase kjo ndodhi për shkakun se u mahnit Gazmendi pas një harabeli (trumcaku) që ta përzite jashtë, sikur të ishte shqiponjë e t’ua nxirte sytë me sqep e me kthetra!

Ata po merrnin poza impozante përpara reporterëve, e çështja kombëtare po mbetej në hijën e organizatorëve!

Nadërsa Gemendi po lozte shou andejkëndej, Albini akuzonte qeveritarët e kolltuqet e tyre, në dëm të Hasan Prishtinës!?

Sapo e filloi diskutimin e mbrapshtë Hysamedini, u ngrita e protestova:

-Nuk është e vërtetë, kjo nuk qëndron!

Gazmendi (shoku im i studimeve!), më tha se do të ma jepte fjalën në fund, dhe as në fund, nuk lejoi asnjë diskutim! Gjë që është rasti i parë të ndalohen diskutimet!?- edhe nga kush?- nga “garda e re” me mëtime të sëmuara që ta zëvedësojnë gardën e vjetër! Kur hardallosjet e tyre u bënë aq të bezdisshme e të paduerueshme, kur filluan ta lëshonin sallën, e ndëprenë avazin e tyre vetëreklamues!

Gjatë koktejit, historiani Qerim Pllana po bisedonte me Hysamedin Ferin, të cilit i piskata:

-Pse po flet me tradhtarin!?

Kur m’u afrua Qerimi, i thashë: si ore nuk e ditke se Hysamedini ka qenë kundër Dr. Rugovës!?- kundër Nënës Terezë”!?

Qerimi qyqi më tha:

-Nëna Terezë ka udhëtua me 300 ushtrë anglezë!?!

-Ani çka?

-I ka kënaqë 300 ushtarë!

Plakareci po trumbetoka ditenat propagandën socialfashiste të hydajet hysenëve me kompani!

Dr. Hysamedin Feraj në librin e vet: “Skicë e mendimi politik shqiptar”, Shkup, 1999, ku tenton ta nxjerrë Skënderbeun tradhtar e Hamzanë atdhetar!*

 "Por Rugova bëhet njëlloj si Berisha, Nano dhe barazohet me ta, e ndoshta bëhet më i dëmshëm kur barazon Shqipërinë me Serbinë. Ky barazim bëhet shpesh nga Rugova i cili e ka bërë zakon të shprehet: "Kosova e hapur njëlloj si ndaj Shqipërisë dhe ndaj Serbisë", "Kosova e pavarur nga Serbia dhe Shqipëria", "Kosova të ketë simbolikën (flamurin, himnin, stemën etj.) e veçantë nga Shqipëria" etj. Pse këto ide, ndjenja dhe veprimtari janë edhe të gabuara, edhe të dëmshme për shqiptarët?" - ta barazosh Dr. Rugovën me Fatos Nanon dhe të tentosh ta hedhish edhe më poshtë, konkretish don të thotë të jeshë sharlatan në katror e në kub, ose i shitur kokë e këmbë!?!**

 

 

*Dr. Hysamedin Feraj në librin e vet: “Skicë e mendimi politik shqiptar”, Shkup, 1999, f. 49-

 

**Kadri Mani: Polemikë me shkencëtarin sharlatan-Hysamedin Ferajn!- Hysamedin Feraj nga shkenca ra në sharlatanizëm politik!!!- 11.05.2003 - Trepca.net

 



(Vota: 17 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora