E hene, 29.04.2024, 02:14 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Risimtaria në gjuhën shqipe

E enjte, 17.09.2009, 09:26 PM


RISIMTARIA NË GJUHËN SHQIPE

Nga Mr. sc. Kadri Mani

 

Këtë titull timin ia fal çdokujt që dëshiron të merret me risimtari, pa pasur të drejtë askush që ta quaj dikë plagjiator për këtë. Sikurqë mund të ketë shumë persona me emrin- Kadri, ama secili dallon me biografitë e veta dhe me origjinalitet e veta, le të jenë të tillë edhe në shkencë!

Pse e them këtë?- sepse kemi të bëjmë me një ndërmarrje të madhe, me një ndërtimtari, ku duhet të angazhohen shumë projektues e shumë arkitektë dhe ndërmarrje ndërtimtare, se kështjellë e pambarim është kjo, andaj uzurpimi neologjizmës time- risimtari, do të ishte i dëmshëm, apojo!

Mendoj se Risimtaria në gjuhën shqipe duhet të zhvillohet në disa linja:

 

a) Duke përzgjedhur falët nga vetë fjalori FSHS Tiranë 2002, si dhe në masmedia e në të folurit e përditshëm:

 

Jo -tung, por- tungjatjeta; jo- dhunti, por dhanti, jo- prononcohem, por- deklarohem, përcaktohem; jo- adekuate, por- gjegjëse, përkatëse; jo- dominoj, por- mbizotëroj; jo- retherotull, por- rretherrotull; jo- përshtypje, por- mbresa; jo- dot, po- do të; jo- divergjencë, por- ndëranësim; jo- konvergjencë, por- ndërafrim; jo-kamionçinë, por-kamionth, jo- e i, por- dhe i, jo- e u, por- dhe u, jo- do donte, por- do të donte... të gjitha këto e të tjera të ngjashme, për shkaqe përparësie, risimtarie e muzikaliteti.

b) Duke i përngjitur fjalët, të formohen kompozita, sikur edhe te gjuha gjermane:

KOMPOZITAT: Gjuha shqipe ka bukur shumë fjalë të përbëra, por, mundësitë e shqipes në këtë plan, janë shumë më të mëdha; mendoj se shqipja ka aftësi të barabartë me gjermanishten  e rumanishten për krijim fjalësh të bërbëra e kompozita: dhomëfëmijësh, numështëpie, dhomëpune, dhomëgjumi, dhomëfjetje, çerekshekulli, Herëpashere, Njëripërtjetrin, Njëripastjetrit-(Pasnjëritjetrit?), Krahasnjëritjetrit, kundërefektet, Mendjeprishësì, Kundërasimilim, Kundërefekt, Pasmuri, Pasmali, Këtejkodre, Pasdërrasëszezë, Paraepokalè, Kopshtfëmijësh, Kopshtlulesh, Kopshtkulmi, Kopshtpemësh, Kopshtperimesh, Kopshzarzavatesh, Autoburg, Autoambulancë, Polickomunikaciaoni, Shenjëkomunikacioni, Fatkeqësikomunikacioni, Orëdore, Orëxhepi, Orëzgjimi, Trennate, Trendite, Gurthemel, Gurmegje, Nëtëkatëranët, Lafshagjakosur, Kandërrkatërdhjetëkëmbëshe, Shitësgazetash, Pushimoremalore, Pushimorefushore, Pushimoreverore, Pushimoredimërore, Agjencitelegrafike, Agjenciatelegrafikeshqiptare, Grupfolklorik, Grupfolklorikmuzikor, Flotajrore, Postajrore, Akordiminstrumentesh, Akullnajëmalore, Sinjalalarmi, Pijealkoolike, Jashtëzakonshëmfuqiplotë, Problemekurorëzimesh, Modëburrash, Modëgrash,

Çantudhëtimi, Mantelçante, Çantëdore, Çnatëparash, Drejtoriafinancave, Pijetorestudentësh, Pijetorepunëtorësh, Specialitetevendase, Specialiteteresporantesh, Specialiteteshtepishë, Anëshiu (jugu), Anëbore (veriu), Anëtetrupit, Ngabjëraanë, Ngatjetraanë, Ngaanaeanës, Ngatekatëranët, Gjyqtaranësor, Fjalimmbajtësi, Fundjava, Fabrikëletre, tavolinëshkrimi,  Vendplotësimi, Frikërespekt-(skr.strahopostovanje), Luleakshami. Luleakulli, Lulealle, Luleargjendi, Lulebalsami, Luleblete, Barblete, Lulebualli, Luledielli, Luledimri, Luledjathi, Luledushku, Luledylli, Luleethesh, Lulefieri, Lulefloriri, Lulefshese, Lulegishti, Lulegomari, Lulegjarpri, Lulegjize, Lulekashte, Lulekumbone-(as Këmbore as Kambane!!), Lulekungulli, Lulelepuri, Lulembrëmjeje, Lulemëngjesi, Lulemisiri, Lulemosmëharro, Lulemosmëprek, Lulepeshku, Luleplepi, Lulepranëvere,  Lulepreshi, Luleqeni, Luleqengji,  Lulerezhde, Lulesahati: e që FSHS f. 639 i ka të ndara!

KOMPOZITA NGA FSHS: akullthyes, ballafaqe, bashkatdhetar, gurgdhendës, asnjëherë, domosdo, kurdoherë, ndonjëherë. f. 596.

KOMPOZITA NGA SHABAN DEMIRAJ: buzoprapaqiellzorja, largvajtëse, shkallëshkallshëm, parashkrimore, paraqiellzore, prapaqiellzore, buzoparaqiellzore, qiellzorizimi, bashkëpërputhur, çqiellzorizimi, bashkëpërkime, paralelizma, paargumentuara, pavetëmjaftueshëm, pathemeltë, papërngjitur, pandryshueshëm, jovepror, riorganizuar, gramatikalizuar, shumëkuptimshëm. “GJUHA SHQIPE DHE HISTORIA E SAJ”-Tiranë, 1988.

---------------------------------------

 KOMPOZITA NGA “ILIADA”: kollçikbukur, syvezulluese, turiqen, faqetrëndafile, zemërlepur, faqebukur, stuhimbledhësin, qindaduarshin, mendjeshumin, zëushtuesi, rrufeflakëruesi, kuajshalues, parzmakflakruesi, flakvetuese, shpirtgrymët, togzëtundësi, regrumbulluesin, këmbëshpejti, këmbëngathti, këmishëçeliktë, potkonjmbëdhenj, faqebukura. “ILIADA”, SHTËPIA BOTUESE “NAIM FRASHËRI”, Tiranë-1979.

 Gjuha shqipe, sikur edhe gjuha gjermane, ka mundësi fjalëformimin e kompozitave, fjalëve të përbëra-( e që FGJS nuk i ka,- shih f. 433): Hop për hop!-(hoppërhop), nga çasti në çast!-(ngaçastinëçast), herë pas here!-(herëpashere), tashti për tashti!

-( tashtipërtashti), hë për hë!-(hëpërhë)...

c) Duke krijuar neologjizma: unë kam rreth 100 neologjizma.

d) Duke i luftuar depërtimin e fjalëve të huaja: -akciza! -reperkusione! -pastiçeri! -rostiçeri!

-kinkaleri! –impenjim! –verdikt!

 

Nga trashëgimia ime familjare dhe e mjedisit

 

Fshati im i lindjes, Makreshi i Poshtëm, komuna e Artanës, ish-Novobërda[1], i krahinës së Gallapit, është një vendbanim kodrinor-malor[2] dhe kufi meskrahinor, që ndan krahinat Gallap e Moravë.

Nga kjo pozitë gjeografike meskrahinore, ku fshatarët kishin të bënin me popullatën e të dy anëve ndërkrahinore me lidhje të shumëfishta kontaktesh: bujqësi e blegtori, argati e tregti e miqësi të ndërsjella si dhe krushqi reciproke. Këtu janë gërshetuar dialektet Gallap-Moravë dhe diskutimet për gjuhën e të folmet e ndërsjella kanë qenë të pashmangshme dhe të përhershme, pa harruar edhe faktin  e lartësisë mbi detare prej 1000 metrash!

Mira e Metit

 

E ndjera Mihrije Mehmet Ukshini, një fqinje e bashkëçobaneshë jona, e që ne barinjtë e quanim shkurt- Mira e Metit, ka qenë një vashë e zgjuar, e cila shpesh na mësonte: Duhet me folë ngadalë e kuptueshëm dhe jo shpejt e pakuptueshëm... dhe e merrte shembull për të keq një fjali: Rushit u shit s’u shit capin ktheje në shtëpi! Tashti- thoshte ajo- Rushiti nuk mund ta ketë të qartë pse duhet ta çojë capin në pazar kur përsëri duhet ta kthejë në shtëpi!? Dhe na e sqaronte se si duhet thënë drejt, me pushime: Rushit, u shit, mirë, s’u shit, capin ktheje në shtëpi.

Ajo si analfabete, natyrisht që nuk mund të thoshte “presje”, por- pushime, që është e njëjta gjë, e që sot e kësaj dite shumë intelektualë- nuk e dinë!?

 

Daja Rexhë (Kllokoqi)

 

Daja Rexhë vinte shpesh te ne dhe e ka pasur zakon që të gjitha fjalët t’i ndryshonte: jo stufë, por- kallzjerme! Jo qyng, por –ngrehtyme! Jo kryelanë, por –filhalle! Jo flia, por –vakarrime!... e ne fëmijët mburreshim që e kemi dajën “gjuhëtar”, paçka se ai ishte-gjuetar!

 

GJUHA E KUMBUESHME

 

Ata që japin kontribut për gjuhën, ata japin kontribut për vetëdijen kombëtare. Në qoftëse e bëni gjuhën poetike dhe të këndshme; në qoftëse e bëni gjuhën të kumbueshme si zëri i gjyles së topit apo i kumbonës; në qoftëse e bëni gjuhën të qartë, të mençur, elastike, kuptimisht të plotë, të logjikshme, të rrjedhshme,- ta dini se këto virtyte i keni inkuadruar edhe në vetë vetëdijen e popullit.

Poama, në qoftëse gjuha juaj është e rëndë, konfuze, e paqartë, e patrajtë, e rreme,- atëherë të mallkuar qofshi, meqë kështu cenoni vetë qenien shpirtërore të popullit.[3]

 

ATENTATORËT E GJUHËS TONË

 

Gjuha është trashëgimia më fisnike, sepse është shenja e parë e kombësisë që na mban e na lidhë me stërgjyshërit tanë e që na bashkon gjithmonë me njerëzit e me vendin tonë.
"Gjuha - thotë De Amicis - është mëndesha e jonë mendore, të marrit frymë e mendjes dhe e shpirtit tonë. Është lidhja më e fortë e bashkimit tonë si popull, është kumbimi i kohës së shkueme dhe i kohës tonë, është zëri i të pritmes tonë, është qenësia e shpirtit të atdheut".

Prandaj, me të drejtë thuhet se "një popull i robëruar që mund ta ruajë gjuhën e vet, ka mundur ta ruajë çelësin e burgut të vet".

Gjuha është mjet i përbashkët për një bashkësi folëse (në rastin tonë për shqiptarët), prandaj individi në ligjërimin e tij nuk ka të drejtë të sillet në mënyrë shpërfillëse ndaj saj. Për fat të keq, disa, madje jo pak, po bëjnë atentat ndaj  gjuhës sonë, duke e përdorë atë në mënyrën më nënçmuese.[4]

 

FJALORI (SEPARATIST) I SHQIPES SË SOTME-2002

 

Letërsinë shqipe e përbën tërësia e saj

 

Në kohën e lëvizjeve të mëdha kulturore, në kohën e konkurrencës së madhe planetare të dijes e të vlerave, ne vazhdojmë të merremi me njishat dhe me prejardhjet sociale e politike të tyre. Në hapësirën shqiptare dhe në shtypin më të popullarizuar shqiptar, mendja perverse e kulturës shqiptare viteve të fundit ka sjellë shembullin më skandaloz që ka njohur kultura historike shqiptare, me të cilin vlerësohen jo veprat dhe krijuesit, jo krijuesit por qendrat urbane ku jetojnë ata, madje jo vetëm qendrat ku jetojnë ata, por edhe krahinat prej nga kanë ardhur, pastaj familjet, barqet, fiset e kështu me radhë!

Në kohën kur Amerika dhe përgjithësisht Evropa Perëndimore, kur nën rrogoz e kur krejtësisht hapur importon njerëzit dhe dijen edhe nga Azia e largët, ndër ne ka disa vjet që në disa rrethe klanore, duke u paraqitur madje edhe nën ombrellat institucionale, ka filluar të ulëritët për rrezikun e prejardhjes së disa prej intelektualëve dhe kulturave “të importuara” nga rrethet skajore të vendit: nga Shkodra në Tiranë, nga Presheva e nga Malësia e Malit të Zi në Prishtinë etj.!

Letërsia e shekullit XIX dhe e fillimit të shekullit XX integrohej gjuhësisht, kombëtarisht, estetikisht, ndërsa letërsia shqipe e fundit të shekullit XX dhe e fillimit të shekullit XXI vazhdon të lëviz në të kundërtën pa një strategji kombëtare. A mund të bëhet në këto rrethana përfaqësimi i letërsisë kombëtare në botë? Si është e mundur që sot nuk gjendet një librari në Tiranë, e cila do të pranonte gjithë botuesit brenda dhe jashtë Shqipërisë, në përmasën që ato pranohen në dy librari të Prishtinës? Po shtëpitë botuese, me këtë përvojë të vogël që kanë, çka mund të bëjnë?[5]

E shkëputëm citatin e sipërm të dy bashkëshortëve shkencëtarë, relativisht të rinj, kosovarë, nga tërësia e punimit të tyre të lakmueshëm shkencor, për ta ilustruar gjendjen alarmante të ngushticave ideologjike, lokaliste meskine, që po lëshon rrënjë përpara syve tanë!?

Dhe për këtë zgjodhëm ta vejmë në thumb të kritikës tonë:”FJALORI (SEPARATIST) I SHQIPES SË SOTME” nga AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË, INSTITUTI I GJUHËSISË DHE I LETËRSISË-BOTIMET TOENA, TIRANË, 2002.

Ripunuar e plotësuar nga prof. dr. Jani Thomai, prof. dr. Miço Samara, prof. as. dr. Josif Kole, porf. as. dr. Pavli Haxhillazi, prof. as. dr. Hajri Shehu, prof. as. dr. Thanas Feka, eKornelja Sima.

Dhe shkencëtarët e lartpërmendur i kanë nxirosur faqet e fjalorit dhe faqet e veta të galme-separatiste!

Dr. Nuhi Veselaj, shkencëtar i mirëfilltë nga Reçani i Therandës (ish-Suharekë), pati shkruar një kritikë shkencore me mbititull:” Me rastin e (ri)botimit të veprës Gramatikë e gjuhës shqipe 1. Tiranë 2002, dhe me titull:

PARAQITJE JO E KËNAQSHME E STRUKTURËS FOLJE-FORMUESE TË SHQIPES NË GRAMATIKËN E AKADEMISË”- dhe nuk dimë që të ketë pasur reagime as deri më sot!? Ja  nëntitujt e vërejtjeve nga Dr. Nuhi Veselaj:

I.       Ndryshime e plotësime bërë tekstit të mëparshëm

II.    Gabime shtypshkrimi e lëshime të karakterit grafoteknik dhe të metodës së punës që duhet mënjanuar

III. Lajthitje gjuhësore e kuptimore nga teksti të cilat duhet mënjanuar

IV.  Konstatime të diskutueshme nga teksti që lypsen rishikuar, korrigjuar e përpunuar

V.     Plotësimi i strukturës foljeformuese të shqipes me fakte të reja  dhe masat për thjeshtëzimin e spastrimin e saj

VI.  Kërkesë- porosi në vend të përmbylljes

Dhe në vend që të kërkojnë falje për gabimet dhe mangësitë e veta, dhe ta ftonin shkencëtarin kosovar, Dr. Nuhi Veselajn, për bashkëpunëtor, ata me kryeneçësi vijojnë të nënçmojnë e të mohojnë personalitete të mirënjohura dhe treva të tëra, duke varfëruar kështu shkencën gjuhësore![6]

NEOLOGJIZMA TË MIAT

ABËCËDISHT, ndajf. FSHS nuk e ka: të vihet në vendin përkatës, midis ABETAR/E dheABCË-JA (f. 1)

AMNISTI, ~A, FSHS f. 18, të shlyhet e të zëvendësohet me fjalën: AMNESTI, ~A.

Në 18-19 të FSHS kemi fjalën AMORAL, ~E dhe AMORALSH/ËM (i), ~ME (e); si dhe në f. 448 IMORAL, ~E dhe IMORALITET, ~I: Komisioni duhet të përcaktohet vetëm për njërën.

ANESIM~I shih ANIM~I, shihej se kjo fjalë ka mbetur jashtë përdorimit. Duke e vjelë nga djerrina dhe duke ia shtuar fjalën fjalëformuese-NDËR, kam krijuar fjalën e re që e zëvendëson plotësisht fjalën e huaj- Divergjencë. Po në këtë mënyrë e kam nxjerrë edhe barasvlerësin e konvergjencës me kuptim të përkundërt- Ndërafrim-e.

AUTOMOBÍLTH, ~ I m. sh. ~ A, ~ AT. Automjet me madhësi e forma të vogla (si mikrobusi, kamionthi, vetura etj.); makinë. Rrugëz automobilthi. Uzinë automobilthash. Nget automobilthin.

ADEKUAT, ~E mb. libr. Që përputhet plotësisht me diçka tjetër, që i përshtatet a i përgjigjet plotësisht asaj. Shprehje adekuate. Pasqyrim adekuat.FSHS f. 23.

Në vend të këtij mbiemri joshqip, duhet të përdorën dy të tjerë shkëmbyerazi:

GJEGJËS, ~E mb. që FSHS nuk e ka! Dhe:

PËRKATËS, ~E mb. që FSHS e ka, por  është shpjeguar keq, duhet të përputhet me mb.ADEKUAT, ~E mb. libr. Që përputhet plotësisht me diçka tjetër, që i përshtatet a i përgjigjet plotësisht asaj. Shprehje adekuate. Pasqyrim adekuat.FSHS f. 23.

 ANTROPOLOG/U m. sh., ~Ë, ~ËT. Specialist në fushën e antropologjisë.

HABITSHMËRÌ, ~A f. sh. ~A, ~TË,  që FSHS nuk e ka, mungon.

ÇUFK/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT. Gaz me erë të keqe, që nxjerr njeriu a kafsha nga poshtë me pak zhurmë; me zhurmë mesatare midis pordhës e fendës.

ÇORODITSH/ËM, ~E (i, e) mb. Sjellje, bisedë, veshje e çoroditshme.

ÇNGUL kal., ~A, ~UR. 1. Nxjerr nga vendi një gjë që është ngulur diku; nxjerr me gjithë rrënjë një bimë; nxjerr me vrull e me forcë diçka nga vendi; kund. Ngul. Çngulëm qepët. I çnguli pendët këndesit. Çnguli gozhdët. Çnguli një dhëmb. 2. E heq menjëherë me forcë, e shqit nga vendi; tërheq diçka me forcë gati sa nuk e këput. Çnguli derën. Ia çnguli veshët. 3. fig. Ia heq dikujt krejtësisht një mendim të ngulitur, një ndjenjë etj.; e bëj që ta harrojë fare diçka; çrrënjos; kund. Ngul. Ta çngulim të keqen nga rrënjët. Nuk ia çkulën dot nga zemra. 4. fig.E detyroj dikë të ngrihet e të ikë, e përzë, e ndjek; e marr me vete me zor. I çkulën nga vatrat e tyre. Mezi i çkulën nga vendi. 5. fig. Ia dal t’ia këput dikujt një gjë; e bëj që të flasë; largoj, shkëput. Nuk i çkulën dot asnjë fjalë. Nuk ia çkulte sytë. 6.  fig. Më lodh e më mërzit me të thirrura ose me zhurmë, më bën që të më dhemb koka. Na çnguli nga mendtë (mendjen e kokës). 7. E bëj të qeshë fort, e gajas, më mundon. Na çnguli gazit. E çkuli kolla.

*Ngul hunj* e çngul hunj. I çnguli dhëmbër* dikujt. I çnguli veshët*. Më çnguli zorrët*.

DEMUSH, ~I m. sh. ~A, ~AT. Dem i ri e i shëndoshë. FSHS, f. 222.

Shih MËZ/ÀT, ~ÀTI m. sh. ~ÈTËR, ~ÈTËRIT.

Sepse Demush, është emër përkëdhelës për- Adem: Dema, Demushi.

DIVERGJÉNC/Ë, ~A f. Sh. ~A, ~AT. 1. libr. Mospërputhje e mospajtim mendimesh a pikëpamjesh për një çështje; mosmarrëveshje. Divergjencë ideologjike. 2. spec. Veçimi a largimi i diçkaje nga drejtimi kryesor, nga prejardhja e përbashkët etj.; thellimi i dallimeve ndërmjet dy a më shumë dukurive; prirje e ndryshme a e kundërt. Divergjenca e vektorit/mat. Divergjenca e tipareve/biol. Divergjenca e dialekteve/gjuh. FSHS, Tiranë-2002, f. 246.

 DIVERGJÉNT, ~E mb. Spec. 1. Që veçohet a largohet nga drejtimi kryesor, nga prejardhja e përbashkët etj.; që shkakton këtë veçim a largim. Rreze divergjente/fiz. Zhvillimi divergjent. Zhvillimi divergjent i gjuhëve/gjuh. Pasqyrë (thjerrë) divergjente. 2. libr. Që nuk përputhet e nuk pajtohet me një tjetër. Mendime (qëndrime) divergjente. FSHS, Tiranë-2002, f. 246.

Këto dy fjalë të huaja, emër e mbiemër, i kam zëvendësuar me fjalë shqipe:

NDËRANËSIM, ~I m. sh. ~E, ~ET. 1. libr. Mospërputhje e mospajtim mendimesh a pikëpamjesh për një çështje; mosmarrëveshje. Ndëranësime ideologjike. 2. spec. Veçimi a largimi i diçkaje nga drejtimi kryesor, nga prejardhja e përbashkët etj.; thellimi i dallimeve ndërmjet dy a më shumë dukurive; prirje e ndryshme a e kundërt. Ndëranësimi i vektorit/mat. Ndëranësimi i tipareve/biol. Ndëranësimi i dialekteve/gjuh.

 NDËRANËSIM, ~E mb. Spec. 1. Që veçohet a largohet nga drejtimi kryesor, nga prejardhja e përbashkët etj.; që shkakton këtë veçim a largim. Rreze ndëranësime/fiz. Zhvillimi ndëranësim. Zhvillimi ndëranësim i gjuhëve/gjuh. Pasqyrë (thjerrë) ndëranësimi. 2. libr. Që nuk përputhet e nuk pajtohet me një tjetër. Mendime (qëndrime) ndëranësimi.

Fjalori i Gjuhës Sotme Shqipe është një kurorë e kulturës shqiptare. Lexuesit e mirëfilltë Fjalorin duhet ta lexojnë sikur roman,- kurse ata të cilët mëtojnë të merren me shkrime, Fjalorin duhet ta lexojnë me zell e vetëmohim, në rolin: e lexuesit të pasionuar, të korrektorit, të lektorit dhe të risimtarit.

Në këto role e kam përpunuar Fjalorin- 1954 këtu e para një dekade-(këto janë shënime nga burgu-(10.10.1990), kurse FGJSSH, tash frik, dhe pa e përfunduar na  e rrëmbyen tok me tekstet tjera, me rastin e transferimit nga burgu i Leskovcit në burgun e Nishit.

DHUNTÌ, ~A f. sh. ~, ~TË. Dhurëti. Dhunti morale (shpirtërore, artistike). Ka dhunti. (FGJSSH-f. 250).

E kisha vërejtur kaherë se një fjalë të keqe, e kishin keqësuar e katranosur fare, por në bisedë e sipër,  Ali Lajçi tha se i pëlqyeka fjala dhurëti, nga dhuratë. Unë pata reaguar.

Ali Lajçit i erdhi në ndihmë Emin Krasniqi, dhe atypëraty e shpiki (shpifi)- dhuroj dhe nga kjo dhurëti;- duke e përkrahur vetveten (Emin-entin!) dhe të gjithë eminentët tjerë, e duke i sulmuar diletantët e surrogatet- me aludim të hapur në mua!!

Dhe sërish nuk po ma merr mendja se kjo fjalë është zhvilluar kështu: emër-folje-emër? Dihet se këtu s`ka pasur punë rotacizmi, sepse bashkëtingëllorja-n, nuk është ndërzanore. Thjesht, mua nuk më pëlqen rrënja e përbashkët- „dhun“ edhe për-Dhunë,- e edhe për-Dhunti?

  DHUNTÌ, ~A f. sh. ~, ~TË. Dhurëti. Dhunti morale (shpirtërore, artistike). Ka dhunti morale (shpirtërore, artistike). Ka dhunti. FSHS, Tiranë- 2002, f. 290.

Kemi: Dhanore mb. gjuhë. 1. Rasa dhanore...(jo, pra: dhunore-dhurore!?) Këtu as rotacizmi s`ka mund të prek. Pra, ekskluzivisht të përdorët fjala e vjetër gege (në formën e saj të ngurosur:

DHANTÌ, ~A  f. Sh.  ~A, ~TË. Dhanti. Dhanti morale (shpirtërore, artistike). Ka dhanti.Dhantia e natyrës: prirja kryesore e personit për një veprimtari.

 Dhe po në këtë faqe është trajtuar edhe emri DHURÁT/Ë, nuk e kuptojmë përse fill pas këtij emri futet (kontrabandë) edhe emri tjetër (i vjetruar!) DHURËTÍ, ~A!?! Në mos për ta katranosur përfundimisht!?

As Ndre Mjedja nuk e ka hetuar se fjala e vjetër gege ka qenë-DHANTI (e natyrës, e zotit), skr. DAR ( prirodni, božji). Mbase ndonjë shurdh fjalën e bukur- Dhanti, e ka bërë- Dhunti, dhe të gjithë të tjerët, të cilët s`kanë intuitë as kahe për risimtari, e kanë përdorur gabimisht dhe edhe e kanë futur në fjalor- duke e „rotacizuar“ dhunshëm në- dhurëti!?

 

Nëpër ograjë po këndojnë bylbylat

Si tu`u përrallë me shoqi shojnë

Drandofilave zymbylat

T`kandshmen erë dhunti ju çojnë

 

(Ndre Mjedja)

 

FILLIKÁT ndajf. Vetëm, pa asnjë njeri tjetër;fill. Jetonte (mbeti) fillikat. FSHS Tiranë 2002, f. 334. Ngaqë nuk pajtohem me këtë konstruktim të dyshimtë, po e jap variantin tim:

FIJEKALLI ndajf. Pra, kjo ndajfolje duhet të përdoret: Fijekalli. Pse?- sepse ka një kuptim dhe përparësi ndaj asaj tjetrës pa asnjë kuptim. P.sh.: ara ka shumë kallinj, e nuk është e natyrshme kur në arë ngel vetëm një kalli? Edhe njeriu jeton në bashkësi familjare, andaj kur ngel vetëm, themi se ngeli- fijekalli. Kurse FILLI+KAT, le të na e shpjegojnë autorët e fjalorit?

FENDOS/Ë, ~A f. sh. –Ë,-AT bot. Lloj kërpudhe e rrumbullakët, e cila kur piqet mbushet me një pluhur të errët. FGJS f. 238. Kur e kam pa fillimisht këtë në Fjalor,- kam qeshur e jam gajasur: po nuk desha ta bëja çështje, duke pandehur se ky emër nuk përdoret shpesh. Por dreq o punë! Çohet një letërnxirës dhe për titull të tregimit të vet e zgjedh pikërisht këtë emër: FENDOSA!

Në veri i thonë: Pufkë,- natyrisht nga onomatopeja pëlcitëse-„puf“. Kurse vendit të djegies a përvëlimit të lëkurës duhet thënë: flluskë;- kështu që të mos ngatërrohen.

Fjalëve që mund t`iu përzihet kuptimi e të keqkuptohen,- duhet hedhur si leckë.

GOMIST, ~TI f. sh. ~Ë, ~ ËT...dhe

GOMISTERÌ, ~A f. sh. ~, ~TË... FSHS, f. 397.

Nuk themi se përpiluesit e Fjalorit s`kanë qenë në nivel: por themi se tek ata ka ndikuar rrethi me prirje të çoroditura të kthimit të gjinisë femërore në gjini mashkullore!-( për Kosovën kjo anomali nuk është e njohur as tek asnjë shtresë shkollore as analfabete). Kurse në Shqipëri mund të dëgjosh: Ai furri i bukës! (Ajo furra e bukës), Çukit kosin! (cokat kosën), Lagji! (lagjja): këtë anomali e ka në vulën katrore Ibrahim Daut Hoxha për Shtëpinë Botuese “Hoxha Tahsini”

GOM/Ë, ~A f. sh. ~Ë, ~AT... FSHS, f. 397; mund të thuhet:

GOMËNDREQËS, ~E në ngjashmëri me: Bukëpjekës, Armëndreqës...por jo edhe t`i ndërrohet gjinia për ta krijuar një fjalë, deri në atë masë h i s t e r i k e- Gomisteri!?!

Veriu e ka internacionale: Vullkanizer.

GJÈllËZ, ~A f. Kripër gjelle. FGJS f. 378.

Mrekulli!-kripë=gjellëz!!

Pra, fjala Gjellëz- është një fjalë e bukur lypë e gjetë për ta emërtuar „fërgesën“(miell a qepër t skuqura...) që ia hedhim gjellës. Pra: gjella e madhe dhe gjella e vogël- gjellëza. Kaurdis gjellën. A ia hodhe gjellzën gjellës?

HIJEHOLLË mb. Që e ka hijen e hollë; kund. hijetrashë. Drurë (pemë) fijehollë.

HIJETRASHË mb. Që e ka hijen e trashë; kund. hijehollë. Drurë (pemë) fijetrashë.

HIJEMIRË mb. 1. Që ka hije të mirë a të lehtë (për drurë si ahu, plepi, mështekna etj.). 2.fig. Që ka pamje të mirë e të çeltë; hijemirë. Njeri hijemirë, çehreqeshur.[7]

JOJOJ, imerf. (Fjalori nuk e ka, pra është neologjizmë imja) Them jo-jo sa për sy e faqe, p.sh.: a hëngri bukë mysafiri?- jojonte, pastaj hëngri. Thotë jo-jo, për dy arsye: a po e lusin me gjithë mend, dhe a ka mjaft ushqim, a po mos po jua ha ushqimin fëmijëve; kur i thonë me ngulm: urdhëro-urdhëro!- ja ka ushqim për të gjithë! Atëherë „joja“ formale bie, pikërisht pse ishte formale, e jo e vendosur.

JASHTËPARTIAK, ~E mb. FSHS nuk e ka: të vihet në vendin përkatës, midisJASHTËPARLAMENTAR, ~E dhe JASHTËQENDROR, ~E (f. 465)

Që të mos i zëmë ngoje të gjitha anomalitë e frymës socialiste, po përmend vetëm fjalën JATAK- f. 465, ku nën 2 „shpjegohet“- keqësim!

FSHS f. 503 fjalën KAURDIS nën 2 „ e shpjegon“: Pjek kafenë në qebab!?- pa e pas shpjeguar „qebab“in!?

KOMBNGRËNËS, FSHS nuk e ka, të futet midis fjalëve KOMBLIK, ~U dhe KOMÇ/Ë,~A (f. 537)

KRAHËPËRKRAHË, FSHS nuk e ka, të futet midis fjalëve KRAHËMARRJ/E dheKRAHËPRERË (f. 551)

KUNDËRASIMILIM, ~I m. sh. ~E, ~ET. FSHS nuk e ka. Kundërfushatë mbrojtëse kundër fushatës asimiluese; pikëpamje, ndjenja kombëtare kundërasimiluse. Të futet midis fljalëveKUNDËRAJROR dhe KUNDËRFETAR (f. 571)

KUNDËREFEKT, ~E. FSHS nuk e ka; të futet midis fjalëve KUNDËRASIMILIM dheKUNDËRFETAR.

KUPTIMNJËJTË, FSHS nuk e ka; të futet midis fjalëve KUPTIMOR, ~E dheKUPTIMPLOTË (f. 574)

 Fjalori i Shqipes së Sotme, Tiranë 2002, në vendet përkatëse nuk i ka këto dy fjalë:

KÓDËRZ, ~A, f. sh. ~ A, ~AT. Pjesë toke e ngritur, më e vockël se mali i ulët, me pjerrësi të butë. Kodërz shkëmbore. Rrëzë kodërzës.

KÓDËRZVARR, ~I m. sh. ~ E, ~ET. arkeol. Kodërz e vockël, e formuar nga dheu e nga gurët që hidhnin të vjetrit mbi varrezat e të vdekurve. Kodërvarrezat ilire.

KAMIÓNTH, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT. Automobilth me ose pa karroceri të hapur, që shërben për të mbartur mallra etj. Kamionth vetëshkarkues.

KAMBÀN/Ë, ~A dhe KËMBOR/Ë, ~A...FGJS f. 486 dhe 511.

Të shlyhen këto fjalë të kota e të përgazta e të trajtohen: Kumbona-Kumbon-Kumbonare. Poashtu të shlyhen edhe fjalët në lidhje me këto të deritashmet:

KAMBANÀR, ~I; KÀMBANÒR/E, ~JA dhe KAMBANÒRE, ~T: Fjalori i cituar f. 486,- dhe të zëvendësohen me fjalë gjegjëse pas shembullit: Kumbona-kumbon-kumbonare;- të formuara nga onomatopeja Kum-Kum. Kështu, ngase është qesharake përzierja e kuptimeve: këmborë=këmbët n` borë!!

LAVDAÇ, FSHS nuk e ka; të futet midis fjalëve LAVD, ~I dhe LAVDËRIM, ~I (f. 595)

MEAZALLAH ndajf. FGJS f. 693.

Se nga cila trevë është marrë?- le t`ia gjejnë çarën përpiluesit e Fjalorit: ne as s`e kemi gjetur gjëkundi as kurrë në jetë? Por e gjejmë kudo: Mozo, Mozomëkeq?- gjë që mendojmë se është krijuar si shkurtim e shprehjes: Mos Zot?- dhe zot-i është dyfishuar me shprehjen turko- arabe:Allah? Pra: Mos-zot-Allah? Pra, përfundimisht: Mozo, mozomëkeq.

MENDJEPRISHËSI, ~A f. Që i është prishur mendja dhe është dhënë pas ligësive (SGJS- nuk e ka).

MBATH kal., ~A, ~UR. 1. Vesh në këmbë (këpucët, çorapet, etj) ose në trup nga mesi e poshtë...FGJS f. 679:pështjellim i panevojshëm dhe i dëmshëm, mishmash që sjell pakuptimësi e telashe në marrëveshje mes biseduesve!- rekrutëve iu dhanë veshmbathje, pas nesh, iu dhanë setër e pantallona dhe këpucë; kurse pas FGJS kjo mund “të kuptohet” se rekrutëve iu dhanë setër e pantallona,- por ngelën zbathur!!?-prandaj, “mathje” duhet të quajmë ekskluzivisht pajisjen e me këpucë e me çorape. Pikë.

NDËRANËSIM, ~I m. sh. ~E, ~ET. 1. libr. Mospërputhje e mospajtim mendimesh a pikëpamjesh për një çështje; mosmarrëveshje. Ndëranësime ideologjike. 2. spec. Veçimi a largimi i diçkaje nga drejtimi kryesor, nga prejardhja e përbashkët etj.; thellimi i dallimeve ndërmjet dy a më shumë dukurive; prirje e ndryshme a e kundërt. Ndëranësimi i vektorit/mat. Ndëranësimi i tipareve/biol. Ndëranësimi i dialekteve/gjuh.

 NDËRANËSIM, ~E mb. Spec. 1. Që veçohet a largohet nga drejtimi kryesor, nga prejardhja e përbashkët etj.; që shkakton këtë veçim a largim. Rreze ndëranësime/fiz. Zhvillimi ndëranësim. Zhvillimi ndëranësim i gjuhëve/gjuh. Pasqyrë (thjerrë) ndëranësimi. 2. libr. Që nuk përputhet e nuk pajtohet me një tjetër. Mendime (qëndrime) ndëranësimi.

MENDJESHUAR mb. Matufosje totale, nga pleqëria apo papunësia, mosushtrimi i trurit mund të krahasohet me mosushtrimit trupit.

ZELLSHUES mb. Jo vetëm që vetë s’ka zell, por me biseda pesimiste e të zymta edhe te të tjerët e shuan zellin për punë.

 NOVATOR, ~I dhe NOVATORIZ/ËM, ~MI...FGJS f. 799: duhet të shlyhen e të zëvendësohen me shprehjet e reja: Risimtar, Risimtarì.

Është befasuese se si Fjalori e „shpjegon“ fjalën RISÌ,-A, f. 1. Shih RINI,-A!?

Të shlyhet „varianti“ i dytë i panevojshëm, i ngatërruar dhe jopopullor.

NJËRIPASTJETRIT pakuf. Ushtarët /fëmijët) vargevi njëripastjetrit. kr. Me gjerm. Hintereinander.

PASNJËRITJETRIT pakuf. Ushtarët /fëmijët) vargevi pasnjëritjetrit.

PLEQNÁR, ~I m. Ai që është zgjedhur si plak për punët e fshatit, plak. E vunë pleqnar. FSHS f. 1015.

Pleqnarët ekskluzivisht janë të mençur, të cilët kanë dhanti të rralla natyrore për zgjidhjen e çështjeve më të ngatërruara e më të koklavitura,- pa zgjidhjen e të cilave edhe bëhen gjaqet. Gjyqtar popullor.

Ata nuk „zgjidhen“, por vetëzgjidhen, mbivëhen me mençurinë e tyre. Është e çuditshme se si përpiluesit e Fjalorit nuk paskan dëgjuar për Binak Alinë as për Ramadan Shabanin, për Xhemajl Obrijën, për Feriz Depcën, për Mehmet Dyzin, për Din Mehmetin as për Anton Çetten!?!

 QÌM/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET. –tok me nja 27 rrjedhoja,- deri te QIMOSHE-QIMUSHI!-(FGJSSH-f. 995-996).

Të shlyhen që të gjitha komplet, dhe të zëvendësohen me: KIM/E,-JA f. sh. ~E, ~ET.

Krejt kjo për t`i ikur keqshqiptimit dhe keqkuptimit me këmbimin e mundshëm të shkronjave Ç-Q në mjedise te ndryshme.

RRÚGËZ, ~A f. Sh. ~A, ~AT. Rrugëz për mjete të vogla të transportit, sikur që janë: motorët, veturat, mikrobusët, kamionthat.

 TËRË (i,e) pakufi. I gjithë.... FGJS f. 1237.

Te Fjalori i vitit 1954 e kemi: Unjì. Kurse në trevat Gjilan-Kamenicë-Suharekë...e hasim: Tungjì. Është apo s`është turqizëm, kjo fjalë e mbulon fjalën serbikroate- ceo dhe fjalën gjermane- ganze (gance). Është përhapur dhe e ambientuar gjithandej.  Dhe së fundi: shqiptohet me l e h t ë s i. Fjalët që shqiptohen me vështirësi, janë jopopullore dhe antipopullore. Pikë.

NOVATÓR, ~I  m. sh. ~Ë, ~ËT. Ai që paraqet dhe vë në jetë metoda ose ide të reja e përparimtare në një fushë të prodhimit, të shkencës etj. FSHS, Tiranë 2002, f. 872.

NOVATORI/ZËM, ~MI m. Vetia e asaj që është e re dhe përparimtare në një fushë;të qenët novator; veprimtari e novatorit. Novatorizmi i artit (i letërsisë).

RISI, ~A  f. 1. Të qenët i një moshe të re (për një dukuri), vetia e diçkaje që ka pak kohë që është shfaqur. 2. edhe sh. ~,~TË. Dukuri e re: Risi në gjuhë. FSHS, Tiranë, 2002, f. 1114.

Pra, sikur që shihet, vetë emri: RISIMTARI/A f.. sh. ~, ~TË. Është neologjizmi imja.

QÌM/E, ~JA f.sh. ~E, ~ET. -tok me gjitha rrjedhojat, FSHS f. 1078,- Të shlyhen që të gjitha komplet, dhe të zëvendësohen me emrin: KIM/E, ~JA f.sh. ~E, ~ET.

Krejt kjo për t`i ikur keqshqiptimit dhe keqkuptimit me këmbimin e mundshëm të bashkëtingëlloreve Q-Ç në mjedise të ndryshme.

NEGATIVITET~I mb. -E, ~ET. që FSHS nuk e ka, mungon.

MENDIM/OJ kal., ~OVA, ~UAR libr. 1. Mendohem e rimendohem e stërmendohem për një çështje të koklavitur, që është zor t`i japish dum, që kërkon një

rropatje me procedurë më të gjatë sesa-MENDOJ. Krahaso skr.MISLIM-RAZMIŠLJAM. Le të konkurrojë kjo folje krahas asaj tjetrës-MEDIT/OJ kal.,~OVA, ~UAR. Natyrisht duke pasur për bazë etimologjinë.

MYJOR, ~E mb. Kryesor, në krahasim me pjesën e brendshme të drurit, zemrën e drurit. Çështje (veçori), anë) myjore. Dallim (ndryshim) myjor. Është myjore.

Le të konkurojë ky mbiemër krahas atij tjetrit-THELBËSOR, ~E.

ULTËSÌ, ~A f. FSHS, f. 1405: është shpjeguar tepër ngushtë, nuk i është dhënë edhe kuptimi i poshtërsisë, krahaso me skr.-niskosti?

AUTOKRITIK/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT. Vetëkritikë. Autokritikë parimore (e shëndoshë). Bëri autokritikë. FSHS, f. 67.

Kaq thuhet dhe asgjë më!?! Pra, me çdo kusht ruhet fjala e vjetër dhe pasivizohet fjala e re, duke mos e trajtuar te shkronja-v: VETËKRITIKË.

TEORICIEN, ~I m. sh ~Ë, ~ËT. Ai që merret me përgjithësimin teorik në një fushë të caktuar të shkencës. Teoricien i shquar. FSHS, f. 1335.

Përse të mos merret forma sipas shembullit:   

MATEMATIKAN~I m. sh. ~Ë, ~ ËT?

KOLESTERIN/Ë, ~A f. Lëndë organike me përmbajtje dhjamore, që gjendet me shumicë në yndyrnat, në të verdhën e vezës etj. Dhe shkakton sëmundjen e arteriosklerozës. FSHS, Tiranë-2002 A, ~AT. (…) FSHS, f. 787.

Përveç:”që gjendet me shumicë në yndyrat, në të verdhën e vezës etj.”-duhet shtuar: derrorja-89%, margarina-249%, mëlçia-320-370, e verdha e vezës-1360%, veshkët-30.000%... 

MINIÉR/Ë, ~A, f. sh. ~A, ~AT. 1. Pus i thellë në tokë për të nxjerrur minerale; vendi nën dhe ose në sipërfaqen e tokës ku nxiren minerale (së bashku me pajisjet e nevojshme); xehe. Miniera e qymyrgurit (e hekurit, e bakrit, e kromit, e bitumit). Miniera e Memaliajt (e Bulqizës). 2.  fig.Burim shumë i pasur e i pashtershëm për diçka. Minierë të dhënash (njohurish, diturish).

“Shpjegohet” se miniera nuk na qenkësh njëkohësisht edhe-XEHERORE!?

As te shpjegimi i emrit FAVOR e as te shpjegimi i emrit VOLI,- nuk është shpjeguar kuptimi i kundërt!?- dhe në mungesë të këtij shpjegimi të nevojshëm e të domosdoshëm, po përdoret- disfavor!

Poashtu, FENOMENI, shpjegohet me DUKURI, kurse DUKURIA sikur nuk ështëFENOMEN!?

FSHS nuk i trajton as fjalët: DYKULTUROR, SHUMËKULTUROR?

FSHS nuk e ka NDËRKOMUNIKIM?

MËNDESHË, ~A f. sh. ~A, ~AT Grua që i jep gji një foshnje të huaj; tajë. FSHS, f. 776.

TAJ/Ë,-A f. sh. -A,-AT. Grua që ushqen një foshnjë të huaj, mëndeshë. E ka tajë. FSHS, f. 1321.

NANSHOR/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Mëndeshë, tajë. FSHS, f. 825.

Vërejta jonë: Derisa dy trajtat e sipërme: MËNDESHË dhe TAJË, jepen dhe lidhen me njëratjetrën, kjo e fundit- NANSHORE, nuk jepet në asnjërin rast!?! Kështuqë kjo formë mund të gjendet rastësisht ose duke e lexuar fjalorin sikur roman! Emër ky i cili duhet të ketë përparësi ndaj të tjerëve, ngase tingëllon më shqip dhe duket më popullor.

NIP, ~I m. sh. ~A, ~AT dhe ~ËR, ~ËRIT. 1. Djali…FSHS, Tiranë-2002, f. 869.

Në vend « Djali », duhet « Biri »…

USHE?, ~JA f. sh. , ~TË. Shih USHE/Ë, ~A 1’2’

Ruaj ushenë të të vijë gjahu! / fj. u. (Ruaj ushenë të  vijë gjahu?- dhe a e ka vendin këtu apo tek i dyti shpjegim:Kasolle?

DIVORC, ~I m. sh. ~E, ~ET libr. Zgjidhje e martesës; ndarje. FSHS, f. 246.

KURORËZIM~I  m. sh. ~E, ~ET. 1.  Veprimi sipas KURORËZOJ, KURORËZOHEM.2. Ceremonia fetare e martesës; ceremonia që bëhet për të kurorëzuar një mbret, një perandor etj.

KURORËZOHEM vetv. 1. Martohem me dikë me ceremoni fetare. 2. vet. veta e III fig. Përfundon mbarë një punë etj.

KURORËZOJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. I vë kurorë një çifti në kishë. 2. fig. Përfundon me sukses një punë etj. FSHS, f. 636.

SHKURORËZIM, ~I m. sh. ~E, ~ET. 1. Veprimi sipas SHKURORËZOJ. 2. drejt. Zgjidhja e martesës me vendim të gjykatës, ndarje.

SHKURORËZOHEM vetv. drejt. Zgjidh martesën me vendim të gjykatës.

SHKURORËZOJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. drejt. Bëj zgjidhjen e martesës së dy bashkëshortëve sipas ligjit, ndaj. 2. libr. I heq dikujt famën; I jap fund lavdisë së tij, duke ia kaluar në diçka a duke e mundur; bëj që të tjerët të mos besojnë më në një mendim, në një ide etj. FSHS, f. 1264-1265.

Këtë mishmash kanë mund ta bëjnë vetëm autorët e Fjalorit separatist të Tiranës: dhe sipas tyre, "divorci" na qenka shul shqip (sic!) zgjidhje e martesës; kurse- kurorëzim, vetëm ceremoni fetare!! Ndërkaq sërish- shkurorëzim, bëj zgjidhjen e martesës me vendim të gjykatës!?!

Ata as kanë nuhatje risimtarie në gjuhësi: divoci flaket krejtësisht, si e panevojshme dhe ngatërrestare; dhe ngelin dy antonimet: Kurorëzohem-Shkurorëzohem.

CINGËR/OJ jokal., ~OVA, ~UAR. 1. vet. veta III. Nxjerr një zë të hollë, të zgjatur dhe si të çjerrë; kuis, pingëroj (për kafshët e kandrat); qaj me zë të hollë e vajtues (zakonisht për fëmijët e vegjël). 2. fig. Ankohem për diçka, qahem. 3. Më kumbon në vesh një tingull i hollë e i zgjatur. Më cingëroi veshi. FSHS, Tiranë 2002, f. 173.

Kaq "shpjegon" fjalori. Për autorët e fjalorit nuk cingëruaka: ora e zgjimit, zilja e derës, zilja e biçikletës!?

VETËSHFAROSJ/E, ~A f. sh, ~ET usht. Luftë civile, vetëshkatërrim, vetëshpartallim.

VETËSHKATËRRIM,-I m. usht. Luftë civile, vetëshfarosje, vetëshpartallim.

VETËSHPARTALLIM, ~I m. usht. Luftë civile, Vetëshkatërrim, vetëshpartallim.

KONFORM?-përse është shlyer nga fjalori, pa e dhënë zëvendësimin përkatës!?

PAKUPTIMSISHT. ndajf. Në mënyrë të pakuptueshme, e folur apo e shkruar në mënyrë të pakuptimtë, do interpretim e qartësi tëpëotë.

MOSHAPJE. ndajf. I heshtur, enigmatik në hetuesi etj.

SHKËNAQEM. ndajf. Më prishet qejfi, bëhem çartaqejf, nga një sjellje jokorrekte apo nga një lajm i keq.

ARANÇAT/Ë, ~A  f. Pije freskuese, e përgatitur me lëng portokalli. FSHS, f. 49. (E pse jo-PORTOKALLATË!?

ABËCËDISHT. ndajf. FSHS nuk e ka: të vihet në vendin përkatës, midis ABETAR/E dheABCË-JA (f. 1)

GËRHÀN/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT. Krehër leshi a liri. (FSHS f. 385- Tiranë, 2002)

GRABÙJ/Ë,-A f.sh. –A,-AT. Krehër për të mbledhur barin, kashtën etj.; dhëmbës.(FSHS f. 399- Tiranë, 2002).

HABITSHMËRÌ, ~A  f. sh. ~A, ~ TË. Topitje, amulli, harrestari, pakujdesi.

KATUNDAR, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT. 1. Fshatar. Fem. ~E, ~JA sh. ~E, ~ET. 2. Kryetari i katundit: çelnik. (FSHS f.559). Ky xhevahiri i fundit-çelnik!- nuk është trajtuar te rendi alfabetik-ç?- dhe mendojmë se është fjalë serbe!?

KËRPAÇ!-( FSHS f. 575), edhe serbokroatisht është: krpaç!?!

KRÈH/ËR, ~RI m. sh. ~RA, ~RAT. 1. Mjet i thjeshtë prej briri, prej plastike etj., me një vargdhëmbëzash të holla, që përdoret për të krehur flokët. Krehër i shpeshtë (i rralë). 2. Diçka që ka trajtën e këtij mjeti; vegël bujqësore me bisht druri për të mbledhur barin e tj.; gërhanë. 3.Pajisje e emetaltë e një arme, që mban fishekët; sasia e fishekëve që mban kjo pajisje. Krehër pushke (mitralozi). (FSHS f. 610).

KONFORM?-përse është shlyer nga fjalori, pa e dhënë zëvendësimin përkatës!?

NEGATIVITET~I mb. ~E, ~ET. Veprimet, sjelljet e këqija të dikujt.

PASANIK, ~U m. sh. ~Ë, ~ ËT. vjet. Ai që i shkonte pas një njeriu të pasur a me rëndësi per ta shoqëruar, për ta ruajtur etj.; bishti i një njeriu. (FSHS f. 937). Përderisa qenka fjalë e vjetruar, dhe sot s`ka bishta të tillë, përse nuk jepet fjala e re që e zëvendëson, me shenjën- shih f. kaq?

QÌM/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET. -tok me mbi 20 rrjedhoja, FSHS, f. 1078-1079).

Të shlyhen që të gjitha komplet, dhe të zëvendësohen me: QIMEASHPËR-KIMEASHPËR, QIMEBARDHË-KIMEBARDHË, MJEKËRBARDHË, FLOKËBARDHË. MUSTAQEBARDHË për njerëz e për shtazë e për shpezë dhe insekte: LESHBARDHË, PUPLABARDHË, FLATRABARDHË.

KIM/E, ~JA  f. sh. ~E, ~ET. Fije e hollë prej lënde të brirtë, që rritet mbi lëkurën e njeriut, kurse te kafshët quhet-lesh;  përmb. Tërësia e fijeve të holla që mbulojnë trupin e një njeriu; fijet e mjekrës e të mustaqeve dhe të flokëve. Lesh kali, (derri). Lëkurë me (pa) kime. I dolën kimet e bardha filloi të thinjet. E ka kimen të ashpër. I bie kimja. S’i ka dalë kimja  ende nuk ka filluar të rruhet. 2. Fije e hollë leshi; kryes. sh. Fije të holla e të forta nga bishti i kalit, që përdoren për furça etj. Kimet e qilimit. Furçë me kime kali. 3. bot. Fije e hollë që del në rrënjët e kërcellin e disa bimëve. Kime thithëse. 4. kryes. sh. anat. Zgjatime të holla si fije në cipën e një organi të trupit. Kimet e zorrëve. 5. tek. Fije e hollë metali, e përdredhur në mekanizmin e një ore. Iu këput kimja. 6. Shih KIMËZ, ~A.

Krejt kjo për t`i ikur keqshqiptimit dhe keqkuptimit me këmbimin e mundshëm të shkronjave Q-Ç, në mjedise te ndryshme.

RASHQEL, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT. krahin. Krehër, grabujë. (FSHS f. 1094-Tiranë, 2002).

Te veprat e Hivzi Sulejmanit e kemi vetëm-rashqel, kur është fjala për « grabujën » serbokroate; kurse- krehëri, është një mjet për krehjen e flokëve. Mekanizmi i armës për vendosjen e fishekëve quhet-Karrikator. Pra, pështjellaqët kot së koti i kanë zier e përzier këto katër emërtime, për t`i tollovitur shqiptarët e tollovitur!?!

Urojmë dhe kërkojmë që ky rast të jetë skandali i fundit i veprimtarisë tendencioze separatiste dhe vandaliste ndaj Letërsinë e Gjuhësisë shqiptare që e përbën tërësia e saj, ngase specialistë të tillë, dhe madje edhe më të mirë, kanë të gjitha trevat shqiptare gjithandej në: Kosovë, Kosovën Lindore, Çamëri, Kalabri, Mal të Zi, Maqedoni dhe në Botë. Dhe këto punë të kryhen me ekipe e komisione të përbashkëta, apo edhe me konkurse.

SEKRET/ON kal. ÒI, ~ÙAR. fiziol.(...),- pas kësaj foljeje kalimtare, mungon fjala: -SEKRETOR, - pavarësisht se po në këtë faqe-(FSHS f. 1169), është trajtuar mbiemëri-SEKRET, ~E,-por kjo nuk mjafton; krahaso me skr.:TAJNO dhe TAJANSTVENO, TAJANSTVENOST, apojo?

TOTEM, ~I m. sh. ~E, ~ET. mit.(...) dhe

TOTEMIZ/ËM, ~MI m. mit. (…)-sikur te FSHS, Tiranë, 1984, f. 1247; dhe mungon një trajtim:

TOTOLESH, ~E mb. (...)- sikur te FGJSSH, Tiranë, 1980, f. 2010. E, pra, nuk bën të hiqet asnjë fjalë, pa shpjegim apo zëvendësim, me sinjalin-„shih“ faqe kaq e kaq, apojo?

ULTËSÍ, ~A  f. FSHS, f. 1405: është shpjeguar tepër ngushtë, nuk i është dhënë edhe uptimi i poshtërsisë, krahaso me skr.-niskosti?

PIKËKTHES/Ë  f. sh. ~A, ~AT. Vendi ku bëhet kthesa, në gjeografi dhe në histori; kthesat tona.

NACIONALISHT ndajf. Kombtarisht, në mënyrë kombëtare, orientim atdhetar.

PRIZMIM,~I m. sh. ~E, ~ET. Veprimi sipas PRIZMOJ, PRIZMOHET. 1. Vijë e vogël që bëjnë ujërat, kur rrjedhin. 2. fig. Mendimet e qëndrimet e njerëzve për t’u puqur.

PARALELÍSHT ndajf. 1. Në drejtim të paraleles. E prenë paralelisht.

PËRDËLLÝES, ~E mb. Mëshirues, ëndërrues, keqardhës.

AVOKATÍM, ~Í m. sh. ~E, ~ET. 1. Veprimi sipas AVOKATOJ, AVOKATOHEM. 2.Këshillë. Pas avokatimeve të juristit.

PËRKTHIMOR/E, ~JA  f. sh. ~E, ~ET. 1. Krijimtaria përkthimore. 2. Zyra e përkthimeve.

STATISTIKISHT ndajf. Në mënyrë statistikore, konstatime statistikore.

MATEMATIKISHT ndajf. Në mënyrë matematikore, llogari precize matematikore; me përpikëri matematikore.

SINTAKSISHT ndajf. Në mënyrë sintaksore, analiza sintaksore.

PANGJIZUR ndajf. Që nuk është mpiksur.

ASOCIATIVISHT ndajf. Në mënyrë asociative, shoqërore.

VËRRÍ, ~A f. sh. ~, ~TË dhe ~JA, ~JAT. 3. Vërrija,vërrijat, vërrijave.

TRUNGTRASHË mb. Lis (ah) trungtrashë.

TRUNGHOLLË mb. Lis (ah) trunghollë.

NDËRMJETVETE ndajf. Konsiderata reciproke, shkojnë mirë (keq) ndërmjetvete.

NDËRVËLLAZËROR, ~E. mb. Marrëdhënie ndërvëllazërore.

NDËRMOTROR, ~E. mb. Marrëdhënie ndërmotrore.

NDËRAKADEMIK/E mb. Komision ndërakademik, marrëdhënie (shqyrtime, rezultate) ndërakademike.

 

Për mënjanimin e dublimeve (dyfishimeve) të shprehjeve

të panevojshme dhe të shprehjeve të zorshme jopopullore

 

Shembuj:

GISHT, ~I m. sh. ~A, ~ AT dhe~ ËRINJ, ~ ËRINJTË. FSHS, f. 389.

Varianti i dytë: ~ËRINJ, ~ËRINJTË,- duhet të shlyhet, ngaqë është i zorshëm dhe i panevojshëm, dublim (dyfishim) i kotë dhe i ngatërruar. Është jopopullor, alias antipopullor.

Autorët e fjalorit në fjalë çuditërisht iu japin përparësi fjalëve më të këqija që ngatërrohen mesjete ndaj fjalëve më të mira:

SHERMASHÉK, ~U m. sh. ~Ë, ~ËT. bot. Urth. (ja, kështu e kanë shpjeguar dhe kanë mbetur gjallë!): në vend se ta krahasojnë e ta shpjegojnë me- përpajnën, përkatësisht t’ia përshkruanin vetitë e emrit-Urth, ngase rrafsh 3 (tre) fjalë janë të ngjashme-urth, pra:

 SHERMASHÉK, ~U m. sh. ~Ë, ~ËT. bot. Shkurre kacavarëse me kërcell të bardhemë, me gjethe gjithmonë të gjelbra, me lule të vogla, të bardha në të blertë, që bën kokrra të vogla sa një qiqër dhe që rritet si bimë zbukuruese.

Pra, sinonimi-urth-shlyhet, që të pakësohen ngatërrimet edhe me dy-urth-a të tjerë:

URTH, ~I m. bujq. Sëmundje, e cila shkatërron kallinjtë e të lashtave, duke i mbushur ata me një pluhur të zi që mban erë të keqe. E prishi grurin urthi. (dhe):

URTH, ~I m. Djegësira që ndjejmë në grykë nga thartira që vjen prej stomakut. I vjen urth.FSHS f. 1411.

Dhe këto tollovitje i zbulova gjatë leximit të veprave të tjera të ndryshme, jo nga fjalori, sepse fjalori separatist as e thekson emrin-shermashek te emri- përpajnë, as e thekson emrin-përpajnë te emri-shermashek!!

 

REFORMIMI I DISA SHPREHJE KUNDËRKEQKUPTUESE E KUNDËRKEQTINGËLLUESE

 

Divergjenca-Konvergjenca!

Ka më së dy dekada që këto dy fjalë të huaja i kam rregulluar në fletore: Ndëranësime-Ndërafrime.

 “Sa hap e mbyll sytë!”

Vijimisht po shkruhet: “sa hap /çel/ e mbyll sytë”. Kjo nuk është e drejtë, pra as e logjikshme. Duhet thënë anasjelltas: “sa mbyll e hap sytë”. Pse? Sepse vijimisht i mbajmë sytë të hapur, e herë pas herë rrahim në qepalla, pra mbyllën e hapen sytë dhe mbeten të hapur, jo të mbyllur.

Ndërkaq kur është fjala për persona të shtrirë në shtrat /për fjetje ose sëmurje/, ndryshon puna: “NN i hapi dhe i mbylli sytë”.

 

“Ta ndajmë shapin nga sheqeri!”

 

Në vend të kësaj shprehje “të ngulitur” duhet thënë: “ta ndajmë egjrën nga gruri”. Pse? Sepse shapi është kripë minerali, ndërsa sheqeri prodhim industrial dhe rrjedhimisht nuk përzihet gjatë procesit të prodhimit, përse të përzihet e tevona të ndahen!?, pavarësisht se fjala NDAJ ka kuptimin d a ll o j.

Dhe më tej: shapi si i tillë nuk është i njohur në masë, po as mënyra e prodhimit të sheqerit. Ndërkaq, për grurin dhe egjrën dinë shumica absolute e popullatës. Dhe këto përzihen në mënyrë të natyrshme, e po nuk u qërua egjra nga gruri, na dhemb koka!

Që të dy shprehjet na japin të njëjtin kuptim figurativ: të ndahet e keqja nga e mira, pavlera nga vlera.

Ja ku na doli edhe VLERA! Përderisa shapi është i nevojshëm, domosdo ka edhe vlerë. Kurse egjra s`ka asnjë vlerë, pra aq më mirë e simbolizon të keqen dhe luftën për liri!

Kështu /gabimisht/ është përdorur përgjatë tërë luftës së Dytë Botërore dhe askujt nuk ia ka vrarë veshin!

 

“Për femrën tonë”

 

e mashkullit. E pra, mjerisht, e gjejmë të shkruhet: “Në ndërmarrje apo fabrikë punojnë kaq punëtorë e kaq femra” ose “Në shkollë ka kaq nxënës e kaq femra”, “Emancipimi i femrave” etj.

Përse, vallë, të varfërojmë fjalorin tonë, kur çdo fjalë /emër/ e gjinisë mashkullore e ka barasvlerësin e

 e vet në gjininë femërore: burrë-grua, punëtor-punëtore, mjek-mjeke, mësues-mësuese, nxënës-nxënëse, bari-bareshë, djalë-vajzë, çun-gocë...

Rexhep Hoxha shkoi edhe më larg duke titulluar libërthin e vet “Për femrën tonë”!!

Meqë nuk thuhet “Për mashkullin tonë”, përse të thuhet “Për femrën tonë”!? Kjo shprehje përdoret më tepër /në mos ekskluzivisht/ për bagëti: mashkull a femër? Kurse për njerëz thuhet çun apo gocë?

Kështu dhe vetëm kështu e përdorin fshatarët tanë, kurse të shkolluarit jo!?

 

Emërtimi i Muajve të Vitit-(Kalendar i Ri)

 

Nistor, Shkurtor, Larcor, Bleror, Lulëzor, Qershor, Korrtor, Veror, Frytor, Verdhor, Brymor, Dimëror.

Terminologjia gjuhësore shqiptare që filloi me shkrimet e para shqipe, merr një shtysë të fortë me Kristoforidhin e Samiun, si dhe hov vendimtar me rilindësit tjerë, për të mos u ndalur kurrë. Në këtë ndërtesë të kulturës tonë çdokush ka te drejtë ta vë nganjë gur të latuar.

Romakët deri në shekullin e VII-të të p. e .r. e kishin kalendarin me 10 muaj. Pastaj ia shtuan edhe 2 /dy/ muaj. Jul Qezari 46 vjet para erës së re bëri disa reforma. Më 1582 Reformën definitive e bëri Papa Gregori XIII- Kalendari Gregorian ose Kalendari i Ri, të cilin e përvetësoi gati gjithë bota.

Emrat e gjashtë muajve të parë të Kalendarit kanë prejardhje të drejtpërdrejtë nga mitologjia antike, ndërsa muaji i gjashtë dhe i tetë mbajnë emrat e dy sundimtarëve romakë. Për nder të Jul Qezarit muaji i deri atëhershëm “quintilius”/muaji i pestë me radhë i kalendarit të vjetër romakë/ ka marrë emrin e këtij perandori, ndërsa më vonë ish muaji “sextilius”/d.m.th. i  gjashti/ ka marrë emrin e perandorit August. Katër muajt e tjerë janë shënuar me numra rreshtorë 7, 8, 9, 10,- por sipas renditjes së hershme romake. Mujai “sextilius” në kohën e hershme ka pasur vetëm 30 ditë. Por që të mos mbetët muaji i Augustit më shkurtër se i Cezarit, i është një ditë/31/, që është marrë nga fundi i vitit, d.m.th. nga shkurti  cili ka pasur, sipas kalendarit julian 29 e 30 ditë. Ndërkaq, në përdorimin e vet të këtij kalendari shqiptarët kanë bërë një ndryshim të vogël: kanë ndryshuar emrin e muajit të dytë me emrin shqip-shkurt, pastaj muajin e gjashtë me- qershor dhe muajin e shtatë me- korrik. Edhe emrat e katër muajve të fundit janë shqipëruar me: shtator, tetor, nëntor, dhjetor.

Me rastin e riemërtimit kam pasur parasysh edhe mënyrën e emërtimit të muajve në kroatishte: [sije?anj, velja?a, ožujak, travanj, svibanj, lipanj, srpanj, kolovoz, rujan, listopad, studeni, prosinac] që janë origjinalë dhe për lakmi. Por unë ndoqa rrugën origjinale, qoftë duke vjelë fjalët nga fjalorët, qoftë duke krijuar neologjizma apo edhe me adaptim, ose edhe duke vjelë ato populloret: rrethi i Tiranës gjithandej nëntorit i thonë- brymor.

Besoj se opinioni do ta përqafonte ketë mënyrë të re emërtimi të muajve, meqë është mënyrë e re progresive dhe ka epërsi të pakrahasueshme ndaj mënyrës së njehsimit të deritanishëm. 

Nuk pajtohem dhe protestoj kundër mendimeve konservatore se nuk duhet ndryshuar emërtimin e muajve, meqë qenkan “ngulitur” e “rrënjosur” me kohë!

Shumëçka është ngulitur e rrënjosur /madje edhe robëria!/, por njerëzit revolucionarë do të çngulitin e çrrënjosin çdo gjë të vjetër duke çarë kështu drejt ardhmërisë pa pengesa e pa pengimtarë![8]

 

INSTITUTI I SHKENCAVET

SEKSIONI I GJUHËS E I LETËRSISË

 

F J A L O R

I

GJUHËS SHQIPE

 

T I R A N Ë 1954

 

E punoi një komision i përbërë nga:

 

K. Cipo [Kryetar],

 

E. Çabej, M. Domi, A. Krajni, O. Myderrizi 


Do të ishte megalomani e shfrenuar vetëm po të më fekste në mendje që ta “tejkaloja” Komisionin e nderuar e të respektuar, pjesëtarët e të cilit kanë qenë personalitete të larta, dhe me siguri, njohës të mirë të shkencës gjuhësore dhe të gjuhëve të huaja; ama ja që ndodh të përmirësoj diçka, sikur në citatin dhe vetë titullin- “e i”, ku krijohet një keqtingëllim dhe ai keqtingëllim zbutet po ta zëvendësonim lidhësen-e, me lidhësen-dhe,-dhe i (LETËRSISË), apojo?

Në këtë plan dhe sipas ftesës të Komisionit në fjalë, do të vijoj të hedh ca gurë të latuar në Kullën tonë të përbashkët të Gjuhësisë Shqiptare.

 

FJALORËT DUHET TË LEXOHEN SIKR ROMANET

(kush po kthjellon e kush po turbullon?)

 

Fjalorët janë vepra të pakryera.

 

(Dr. Shefkije Islamaj)

 

„Për këtë dhanë ndihmën e tyre edhe mjaft bashkëpunëtorë të jashtëm, sidomos arsimtarë“ (VI), Fjalori i jep fjalët e huaja në mënyrë mjaft të kufizuar...“ (IX) „Grupi hartues është i vetëdijshëm se, sidomos në këtë botim të parë, ky fjalor ka edhe të meta e zbrazësi, (...). Jemi të bindur se për se për këtë do të ndihmojnë shumë edhe lexuesit e këtij fjalori, me vërejtjet e sugjerimet e tyre, si edhe me fjalë e shprehje që nuk përfshihen në këtë vepër“(X-XI).[9]

 

KOMPOZITAT: Gjuha shqipe ka bukur shumë fjalë të përbëra, por, mundësitë e shqipes në këtë plan, janë shumë më të mëdha; mendoj se shqipja ka aftësi të barabartë me gjermanishten  e rumanishten për krijim fjalësh të bërbëra e kompozita: Dhomëfëmijësh, Numështëpie, Dhomëpune, Dhomëgjumi, Dhomëfjetje, Çerekshekulli, Herëpashere, Njëripërtjetrin, Njëripastjetrit-(Pasnjëritjetrit?), Krahasnjëritjetrit, kundërefektet, Mendjeprishësì, Kundërasimilim, Kundërefekt, Pasmuri, Pasmali, Këtejkodre, Pasdërrasëszezë, Paraepokalè, Kopshtfëmijësh, Kopshtlulesh, Kopshtkulmi, Kopshtpemësh, Kopshtperimesh, Kopshzarzavatesh, Autoburg, Autoambulancë, Polickomunikaciaoni, Shenjëkomunikacioni, Fatkeqësikomunikacioni, Trennate, Trendite, Gurthemel, Gurmegje, Nëtëkatëranët, Lafshagjakosur, Kandërrkatërdhjetëkëmbëshe, Shitësgazetash, Pushimoremalore, Pushimorefushore, Pushimoreverore, Pushimoredimërore, Agjencitelegrafike, Agjenciatelegrafikeshqiptare, Grupfolklorik, Grupfolklorikmuzikor, Flotajrore, Postajrore, Akordiminstrumentesh, Akullnajëmalore, Sinjalalarmi, Pijealkoolike, Jashtëzakonshëmfuqiplotë, Problemekurorëzimesh, Modëburrash, Modëgrash,

Çantudhëtimi, Mantelçante, Çantëdore, Çnatëparash, Drejtoriafinancave, Pijetorestudentësh, Pijetorepunëtorësh, Specialitetevendase, Specialiteteresporantesh, Specialiteteshtepishë, Anëshiu (jugu), Anëbore (veriu), Anëtetrupit, Ngabjëraanë, Ngatjetraanë, Ngaanaeanës, Ngatekatëranët, Gjyqtaranësor, Fjalimmbajtësi, Fundjava, Vendplotësimi, Frikërespekt-(skr.strahopostovanje), Luleakshami. Luleakulli, Lulealle, Luleargjendi, Lulebalsami, Luleblete, Barblete, Lulebualli, Luledielli, Luledimri, Luledjathi, Luledushku, Luledylli, Luleethesh, Lulefieri, Lulefloriri, Lulefshese, Lulegishti, Lulegomari, Lulegjarpri, Lulegjize, Lulekashte, Lulekumbone-(as Këmbore as Kambane!!), Lulekungulli, Lulelepuri, Lulembrëmjeje, Lulemëngjesi, Lulemisiri, Lulemosmëharro, Lulemosmëprek, Lulepeshku, Luleplepi, Lulepranëvere,  Lulepreshi, Luleqeni, Luleqengji, Lulerezhde, Lulesahati: e që FSHS f. 639 i ka të ndara!

KOMPOZITA NGA FSHS: akullthyes, ballafaqe, bashkatdhetar, gurgdhendës, asnjëherë, domosdo, kurdoherë, ndonjëherë. f. 596.

KOMPOZITA NGA SHABAN DEMIRAJ: buzoprapaqiellzorja, largvajtëse, shkallëshkallshëm, parashkrimore, paraqiellzore, prapaqiellzore, buzoparaqiellzore, qiellzorizimi, bashkëpërputhur, çqiellzorizimi, bashkëpërkime, paralelizma, paargumentuara, pavetëmjaftueshëm, pathemeltë, papërngjitur, pandryshueshëm, jovepror, riorganizuar, gramatikalizuar, shumëkuptimshëm. “GJUHA SHQIPE DHE HISTORIA E SAJ”-Tiranë, 1988.

---------------------------------------

 KOMPOZITA NGA “ILIADA”: kollçikbukur, syvezulluese, turiqen, faqetrëndafile, zemërlepur, faqebukur, stuhimbledhësin, qindaduarshin, mendjeshumin, zëushtuesi, rrufeflakëruesi, kuajshalues, parzmakflakruesi, flakvetuese, shpirtgrymët, togzëtundësi, regrumbulluesin, këmbëshpejti, këmbëngathti, këmishëçeliktë, potkonjmbëdhenj, faqebukura. “ILIADA”, SHTËPIA BOTUESE “NAIM FRASHËRI”, Tiranë-1979.

 Gjuha shqipe, sikur edhe gjuha gjermane, ka mundësi fjalëformimin e kompozitave, fjalëve të përbëra-( e që FGJS nuk i ka,- shih f. 433): Hop për hop!-(hoppërhop), nga çasti në çast!-(ngaçastinëçast), herë pas here!-(herëpashere), tashti për tashti!

-( tashtipërtashti), hë për hë!-(hëpërhë)...

 

Gazetaria ( e folmja) në relacionin Tiranë-Prishtinë

 

Gazetaria e Prishtinës është më në nivel sesa gazetaria e Tiranës.

Gazetaria e Prishtinës duhet t`i mënjanojë tri-katër fjalë: hezitoj!-(ngurroj), atëbotë!-(atëherë), maltretoj!-(torturoj, keqtrajtoj)...

Kurse Tirana duhet të mënjanojë një mori fjalësh: pastiçeri-rostiçeri-kinkaleri!!!-(ëmbëltore-çebaptore-çikërrimëtore), pa ekuivoke!-(pa mëdyshje), stakoj!-(shkyçem), prononcohem!-(deklarohem, përcaktohem), djali tënd!-(djali yt), Jugu thotë: siri-pilli!!- (Veriu thotë: syri-pylli), simjet!-(sivjet), shparë!(qëparë), ene!-(edhe), qile!-(kile, kilogram), ik!-(shkoj), një çikë!-(një grimë, pakëz, edhe pak, mënjanohu, lëshoma rrugën, shtyju tutje: ata të cilët  e përdorin së tepërmi dhe ekskluzivisht fjalën „një çikë“) dhe asnjë tjetër nga gjithë ai bagazh, gjuhen e tyre e sjellin në krrokatje shpezësh a bretkosash kukurike. Lëre tani: shofer, mbaje makinën të zbres një çikë!-JO, njeriu ose zbret komplet, ose nuk zbret fare, nuk mund të zbresësh çika-çika, pjesë-pjesë!!), gazermë-gabinë-gravatë!!! (kabinë-kazermë-kravatë), gjynaf!-(gjynah), xherraf! (xherrah), rraf! (rrah), lef! (leh), proçedurë! (procedurë), Tritan!-(Dritan), dakort! (pajtohem), dakortohem/ dakordohem!! (pajtohem me...), Filan Fisteku and companny! (Filan Fisteku me kompani), prononcohem! (deklarohem, përcaktohem), ndofta! (ndoshta, mbase), pa ekuivoke! (pa mëdyshje), kinkaleri! (çikrrikëtore, dyqan çikërrimash), genocid! (gjenocid), Shtutgat!-(Shtutgard), Gravatë! (Kravatë, Kollare),

-guzhinë! (kuzhinë), gazermë! (kazermë), mos na çaj bythën! (mos na çaj kokën), koqe! (kokërr), vënd! (vend), kuvënd! (kuvend), mënd! (mend), zëmër! (zemër), kjoskë! (qoshk, qoshqe), divorc-„çdivorc„! (kurorëzim-shkurorëzim), genocid! (gjenocid),

agente! (agjenete), difekt! (defekt), cmirë! (smirë),

------------------------------------------------------------

 

Kadri Mani:”Shqiptarët janë atje!”, botoi “KOHA” Tiranë 1999, f. 164-169)

 

 Por e folmja (dhe sintaksa) e Tiranës është më e mirë se ajo e Prishtinës. Tirana e ka a-në të hapur: Ermali, Tirana... kurse Prishtina: Ermâli-Tirâna!!

Kurse shprehjet shtetas-qytetar: Prishtina e përdor drejt, Tirana shtrembër: qytetari është vendas, shtetasi ekskluzivisht i huaj. Këtu kanë ngatërruar punë përpiluesit e fjalorit dhe praktika gjyqësore e Tiranës.

 

Labi me grupin e vet muzikor- nën çdo nivel kulturor!

 

Në TV-21, sot është e diele më 20.8.2006, na shkënaqën e na shastisën me paraqitjen e tyre joserioze dhe nën çdo nivel kulturor, por edhe me bastardimin e gjuhës: qaty, qashtu, qanej, qiknej, a je bo nonë? Po, jam bo nonë! Sa fmi e ke menen me i bo? kam me i bo 4-5 fëmijë... U përmendën emrat: Labi, Edi, Rifadija, Iliri, Shakira, Enisi, Sadiku, Hakiu, Avni Gjinovci, Agron Vula...-te butiku “Labi”!

Përmendnin dofarë, provimesh, maturash!?- personat krejtësisht trashamanë dhe pa pikë kulture gjuhësore as sjelljesh normale? Ata nuk po shënuakan as ditarin e jetës as po plotësuakan Leksikonin? Ata vetëm qeshen pa shkak dhe qeshen me ilaritet!? Pra përmendin dofarë videoklipesh? Dhe i përshëndesin adhuruesit e vet të shumtë!?

Bisedojnë e pyeten ndërvete se ku do t’i kalojnë pushimet: në plazhet e vendit apo në ato ndërkombëtaret!? Don të thotë se çojnë jetë të shfrenuar, duke u talluar me gjuhën shqipe!!

Habitemi nga TV-21, se si ka rënë në këto nivele të ulta, sepse kemi menduar, në bazë të disa intervistave me veteranët nacionalistë, sikur që ishte Rexhep Bunjaku etj., se ëeshtë një institucion me renome!?

Kurse me RTV-në e Veton Surroit as habitemi fare, ajo s’ka pasur kurr nivel! Aga ajo Radiotelevizion kemi dëgjuar edhe: ça ka 3? (Çfarë ka të re?) Profesori ynë i nderuar, Vesel Nuhiu, me humor të lehtë atë groteskë e kishte groteskuar edhemë: ça ka 3, 8? (Çfarë ka të re tete (teze)!![10]

“Sprovë për një fjalorth praktik Kosovë-Shqipëri

Duke shikuar paralelisht televizionet e Kosovës dhe të Shqipërisë, kuptojmë se një numër fjalësh dhe togje të fjalëve me përdorim të gjerë në njërën hapësirë, nuk kanë të njëjtin kuptim në hapësirën tjetër. Komunikimi i këtillë intensiv po bën njësimin e gjuhës shqipe në të gjitha rrafshet dhe standardizimin e saj të qëndrueshëm...
Nevoja për hartimin e një fjalorthi praktik shqip-shqip nuk është nevojë edhe aq ngutshme, por një fjalorth i tillë gjithsesi do të ndihmonte të kuptuarit më të mirë të medieve, para së gjithash të medieve televizive, në hapësirën mbarëshqiptare. Ajo që e bën gjuhën televizive të dallohet nga gjuha e medieve të shkruara është komunikimi i saj i drejtpërdrejtë, i pandërmjetëm, shpesh edhe ndërveprues (interaktiv) me teleshikuesin, ndryshe nga mediet e shkruara, ku autori i shkrimit dhe lexuesi janë të ndarë nga njëri-tjetri në kohë dhe në hapësirë. Gjatë ndjekjes së një emisioni në televizion, çfarëdo qoftë ai, teleshikuesi nuk ka mundësi të “kërkojë” në fjalorë të ndryshëm domethënien e fjalëve që nuk i kupton, ngase në të shumtën e rasteve nuk i lejon koha se rrezikon t’i ikën jo vetëm një fjalë, por fjali të tëra. Por nga ana tjetër, përfytyrimi a shprehja pamore që ofron televizioni shpesh i mundëson teleshikuesit të “deshifrojë” me mjaft sukses domethënien e fjalëve e të togjeve të fjalëve që është duke i dëgjuar për të parën herë apo kuptimin e të cilave nuk e di qartë. Nga ky këndvështrim, roli i televizionit në ngritjen e nivelit të kulturës gjuhësore, po dhe në njëjësimin e gjuhës në të gjitha rrafshet dhe në standardizimin e saj më të qëndrueshëm është i pamohueshëm, ndaj dhe duhet shfrytëzuar. Programet televizive mbarëkombëtare edhe janë duke e luajtur këtë rol, herë me më shumë sukses e herë me më pak sukses.


Tashmë i kuptojmë...



Kosovarët dikur parapëlqenin të shikonin televizionin në terr, ndaj çuditeshin (= habiteshin) kur dëgjonin se si dikush në Shqipëri nuk ka mundur të shohë (= shikojë) një emision në televizion ngase në atë kohë i kishin “ikur dritat”, por tani (= tashti, tash) kjo u duket normale ngase e dinë se bëhet fjalë për “shkyçje (= ndërprerje) të rrymës elektrike”.

Nga konteksti, telespektatori kosovar nuk e ka vështirë të kuptojë se kur qytetarët e Shqipërisë “psonisin” (greq.), ata në fakt “bëjnë pazar” (turq.) dhe se kur blejnë “gjela të detit”, ata në fakt blejnë “bibanë” apo “qukanë” a “quranë”, si u thonë në Kosovë, e jo “karkaleca të detit”.

Nga ana tjetër, po ashtu nga konteksti, as shqiptari i Shqipërisë nuk ishte dashur ta ketë të vështirë të kuptojë se kosovari në “shitore” (= tregtore, dyqan) shkon për të blerë (e jo për të shitur, e as për të shituar) ndonjë mall.

Shumica e kosovarëve tashmë e dinë çka do të thotë “Portokalli” (me theks në ‘i’), e disa prej tyre thonë se e dinë edhe çfarë do të thotë “Fiks fare”. Ata që e dinë anglishten e deshifrojnë lehtë kuptimin e fjalës “pirdhu”, jo sipas foljes së shqipes “pjerdh”, por sipas foljes së anglishtes “fuck you”, e të tjerët e ‘përkthejnë’ si “bahu” (= zhduku). Disa bëjnë përpjekje ta gjejnë kuptimin edhe të fjalës “trap”, por hasin në vështirësi ngase nuk janë të sigurt se a duhet përkthyer si “hajvan”, “kastravec”, “gomar”, “hu” a “shul”, apo, në disa raste, edhe sipas kuptimit të fjalëve të anglishtes “dick” apo “prick”. Teleshikuesit kosovarë që nuk e dinë anglishten, ndërkaq, e kanë edhe më vështirë ta gjejnë se “e shpifur” do të thotë “e neveritshme, e gërditshme”.

Nga shikimi i emisioneve të televizioneve shqiptare (= nga Shqipëria), kosovari e sheh se “rezervuarit” (fr.) po i thënkan “serbator” (it.), por ky vazhdon t’i thotë edhe më tej “rezervuar” kur e çon “kerrin” (= makinën, automobilin) e tij te automekaniku (= mekaniku i automobilave), ngase ai vetëm kështu e kupton se çfarë ky kërkon. Por, aty vëren se disa prej mekanikëve kanë filluar të bëhen gjithnjë e më “finë” (= të stërholluar) dhe në vend të “shrafcigerit” (gjerm.) kanë filluar të përdorin kaçavidën (ital.), prandaj vendos që edhe ai të bëhet ‘fin’ dhe ta dërgojë veturën e tij (= e vet) në “lavazh” (fr.), por nuk gjen kund në Prishtinë (këtu i thonë: “autolarje”, term ky që në shikim të parë do të mund të perceptohej si “vetëlarje”, por që në fakt është “lajtore e automjeteve”).

Kosovarët, nga moderatorët televizivë të Shqipërisë tashmë kanë kuptuar se “varësja” nuk shërbyeka vetëm për të varë në të “teshat” (= rrobat), por se atë mund ta varësh edhe në qafë, si “qafore”, “gjerdan” a “zinxhir”, sidomos nëse është prej ari ose prej argjendi. Ata tashmë po ashtu e kanë kuptuar se “patjetër” do të thotë “pa asnjë dyshim, me siguri” e jo “pa qare”.

Edhe ata na kuptojnë...

Por edhe moderatorët nga Shqipëria do të duhej ta kuptonin se kur kosovari a kosovarja flet për “patundshmëritë” mendon në “pasuritë/pronat e paluajtshme” (me të cilat në Shqipëri merren “agjencitë imobilare”), si u thonë ata, e kur flet për “pemët” mendon në “frutat”, e jo në drurin e tyre dhe se kur thotë se “u kyç” në diçka (përdorim i gabueshëm ky, që duhet flakur) mendon se “u përfshi, u inkuadrua” në diçka a në një proces, e jo se u “mbyll me kyç (= çelës)” dhe se me “qasje”, sipas kontekstit, herë kupton “mundësinë për të hyrë”, pra “aksesin” (angl. “access”), e herë “mënyrën e trajtimit” (angl. “approach”) të diçkaje a të një teme.

Nga shikimi i emisioneve televizive, besoj se kosovarët tashmë e kanë kuptuar se mbiemri “shqiptar” lidhet jo vetëm me shqiptarët, po edhe me Shqipërinë dhe se një sportist shqiptar, bie fjala, mund të jetë me prejardhje vllahe a maqedonase, siç mund të jetë një sportist grek a gjerman me prejardhje shqiptare. Nga ana tjetër, shqiptarët kudo qofshin, ishte dashur ta kenë të qartë tashmë se mbiemri “kombëtare” në togfjalëshat si “biblioteka kombëtare”, “banka kombëtare” etj. ka më shumë kuptimin “shtetërore” (lexo: e Shqipërisë – në Shqipëri; e Kosovës – në Kosovë)”.

Njerëzit në Shqipëri mbase nuk do të mund ta kuptonin si një “njeri i trashë”, mund të jetë “i zgjuar” (= mendjemprehtë), mirëpo nëse do ta shikonin serialin e Kohavizionit “Tre gjermanët e trashë” do ta shihnin se këtu bëhet fjalë për “njerëz të shëndoshë”, si u thonë ata. Nga ana tjetër, njerëzit në Kosovë ndoshta nuk do të mund ta kuptonin si një “njeri i shëndoshë” mund të jetë “i sëmurë”, mirëpo nëse do t’i shikonin emisionet e televizioneve të Shqipërisë, do ta kuptonin se në këtë togfjalësh “i shëndoshë” do të thotë “i trashë”, siç i thonë kosovarët, e jo “i shëndetshëm” (= me shëndet të mirë).

Kur tiranasi vjen në Prishtinë sheh se “medikamentet” (= barnat, ilaçet) mund t’i bleka, përveç në “farmaci”, edhe në “barnatore” dhe se “pasta” (= ëmbëlsira) mund të ngrënka, përveç se në “pastiçeri”, edhe në “ëmbëltore”. Ai po ashtu vëren se njerëzit në Prishtinë e kapërcejnë rrugën kur në semafor të jetë ndezur drita “e gjelbër”, e jo drita “jeshile” dhe se “rrokaqiejt” e Prishtinës qenkan të ngjashëm me “qiellgërvishtësit” e Tiranës. Kur prishtinasi shkon në Tiranë sheh se “pallatet” qenkan në të vërtetë “ndërtesa banimi”, e jo “pallate mbretërore” dhe se edhe atje paska “bërllok”, si në Prishtinë vetëm se ata po i thënkan “plehra”, e kështu po i thënkan edhe “njeriut të keq e të urryer për shoqërinë”. Kur një “motër nderi” dhe një “motër medicinale” nga Prishtina shkojnë në Tiranë do ta ‘zbulojnë’ se s’janë kurrfarë motra, veçse njëra “murgeshë” e tjetra “infermiere” e mikja e tyre që në Prishtinë ka kryer studimet për “solo këndim” do të kuptojë se në fakt ka mbaruar studimet për “kanto”.

Prandaj jemi njësh

Nëse një i ri prishtinas i drejtohet një të riu tiranas me “tung”, ky do t’ia kthejë me “tjeta”, – që të dyja këto nga “tungjatjeta (tungatjeta)”, e sipas modelit të anglishtes ‘haj’ (“hi”) e ‘baj’ (“bye”, kjo nga: “good-bye”, e kjo e dyta nga përngjitja e “God be with ye”: “Zoti qoftë me ju” = “mbetsh mirë” a “mirupafshim”: ‘pafshim).

Nëse një prishtinas do ta pyetnin në Tiranë se a i pëlqejnë “luleshtrydhet” me sheqer, ai do të “habitej” (= çuditej), se çfarë qenkan ato lule që këtu po u qitkan (= hedhkan, shtënkan) sheqer, duke mos e ditur se është fjala për “dredhëza”.

Nga televizioni shikuesi do të shohë se ne Shqipëri paska ekrane “40-polëshe”, të njëjtë me ata “40-inçësh” në Kosovë [nga ital. ‘poliçe’, përkatësisht angl. ‘inç’ = pëlqyer – masë gjatësie e barabartë me 2,54 cm] dhe se filmi “20000 lega nën det” qenka krejt si romani “20000 mila nën det” i Zhyl Vernit [nga ital. ‘lege’, përkatësisht angl. ‘mile’ – masë gjatësie, e barabartë me 1852 m].

Në Shqipëri, fëmijët “kartonat” (= filmat e animuar) i shohin (= shikojnë), ndërsa në Kosovë fëmijët “kartonat” (= kartuçat) i presin, që nga ata të bëjnë figura. Natën e Vitit të Ri fëmijët tiranas stolisin “pemën e Vitit të Ri” dhe dhurata u sjell “Plaku i Vitit të Ri”, e ata prishtinas stolisin “bredhin e Vitit të Ri” dhe dhurata u sjell “Babadimri”. Më të vegjlit në Tiranë kënaqen me përrallën mbi “Borbardhën dhe shtatë xhuxhët” apo me “Hirushen” e ata në Prishtinë me përrallën për “Borbardhën dhe shtatë shkurtabiqët” apo me “Të përhiturën”. Në Shqipëri njerëzit “vaktet” (3) i hanë (rëndom në shtëpi, por dhe në restorant), ndërsa në Kosovë njerëzit “vaktet” (5) i falin (rëndom në xhami, por dhe në shtëpi).

Eksodi i fundit dhe hapja e kufijve, jo vetëm për njerëz e mallra, por dhe për ide, kulturë e edukim/arsimim ka bërë që shqiptarët më mirë ta kuptojnë njëri-tjetrin kudo dhe kurdo që të takohen. Ata, më në fund, e kanë parë dhe me gjasë dhe do ta kuptojnë e do të binden se vërtet janë njësh dhe se duke u ndarë dysh nuk bëhen dy, nuk bëhen më të fortë a më të mëdhenj, por vetëm dy gjysma më të vogla e më dobëta të një të tëre, bëhen gjysmakë.”[11]

Terminologjia, emrat personalë, toponimet

Shqipëri Etnike: Kjo shprehje e drejtë, nga armiqtë e huaj dhe nga bastardët shqipfolës, shpesh po zëvendësohet me shprehjen joshkencore dhe qëllimkeqe,- Shqipëria e Madhe!

Pra, themi Shqipëria Etnike, Serbia e Madhe, Maqedonia e Madhe, Bullgaria e Madhe, Greqia e Madhe... sepse: ne duam Shqipërinë kompakte me territor e  popullsi mbi 50%, kurse fqinjët tanë kanë tendenca shoviniste për pushtimin e popujve e të tokave të huaja ku, vetë serbët, maqedonasit, bullgarët, grekët... do të ishin pakicë kombëtare!!! Ky, pra, është ndryshimi i theksuar dhe thelbësor, dhe intelektuali e njeriu me mend në kokë, nuk duhet të gabojë: kurse lëpushkat shovene serbe vijojnë me të vjetrën: shiptari! Kosmet!...

Jua tërheqim vërejtjen që t’iu përmbahen shprehjeve konstante shkencore: allbanci-Kosovë, ndryshe, për revansh, ne do t`i quajmë: servi-cervi!!-(krimba!).

Kalket

Dihet se administrata në Kosovë është zhvilluar në gjuhën serbokroate deri në Plenumin e Brioneve më 1966, kur ra nga funksioni Aleksandër Rankoviqi dhe kur u dënuan publikisht torturat e keqtrajtimet dhe diskriminimi i popullatës shqiptare dhe i gjuhës shqipe.

 

Por e keqja më e madhe është te vetë shqiptarët të pa vullnet!

(Diskutim (në formë të shkurtër, sepse koha ishte e kufizuar në vetëm tre minuta) në SEMINARIN e XXV NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE, e Enjte, 24 gusht 2006)

KUSH PO E VAZHDON TRADITËN E RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE E KUSH PO E SHKEL ME DY KËMBËET ATË TRADITË!?

“... unë them,-shkruan ai më 1944- se ai që nuk kujdeset e nuk interesohet sot për gjuhën e vet, ai nuk don as kombësinë e vet, se gjuha është shenja më e dukshme e saj dhe urojma e saj; pra nuk mund të jetë edhe nji shqiptar i mirë, kur difton një mospërfillje, nji pakujdesi për gjuhën e vet, tue i thanë vetes shkrimtar, arsimtar e intelektual, qi do të jetë vakan i pafarëkujdesshëm për interesat kombëtare...”. E po aty: “Për me e ditë mirë sot gjuhën shqipe, sa me pas nji thesar të math fjalësh e frazeologjish e me u ba i zoti me hartue e me përkthye mirë, duhet një munxë e madhe, tue u studiue e tue u rrmue të vjetrit e ti rë rijt ndër libra e fletore me mbledh landë gjuhësore gjithandej, edhe prej popullit vetë, në të folurit e të cilit asht ruejt mjaft nga pasunija e gjuhës e pavëzhgueme edhe”.[12]

 

Quhem Kadri Osmani, shkurt-Mani, kam qenë në burg (i dnuar politik me 25 vjet burgim, prej të cilave i kam vuajtur 17 vjet, me tri përsëritje), andaj studioj me vonesë, kam edhe dy provime që të magjistroj në temën: NEOLOGJIZMAT NË GJUHËN SHQIPE. Kam rreth 100 neologjizma të mijat. Poaq ka edhe poeti Lasgush Poradeci, por të tijat nuk hyjnë që të gjitha në standard, por vetëm për t’i zbukuruar e për t’ i ngritur vlerat e vjershave të veta:

 

Mbledhur shoqet në një qoshe

Diç m’ju flisje, diç m’ju thoshe

Gushë-e-llërë-e gji-bardhoshe

 

(“Kush ta fali bukurinë”)[13]

 

Këtu po përmend vetëm një, nga frika se mos sakaq ma rrëmbejnë plagjiatorët (lexo- kusarët) në relacionin Prishtin-Tetovë-Tiranë!!! Fjala është për neologjizmin tim:

RISIMTAR/I m. sh. ~Ë, ~ËT. Si dhe:

RISIMTARÌ/A, ~TË.

RISIME/T mb. Që ka të bëjë me risi e me risimtari në gjuhë e në çdo lëmi tjetër.

Ky neologjizëm imi duhet ta zëvendësojë atë të flamosurin në Fjalorin sepratasit:

NOVATÓR, ~I  m. sh. ~Ë, ~ËT. Ai që paraqet dhe vë në jetë metoda ose ide të reja e përparimtare në një fushë të prodhimit, të shkencës etj. FSHS, Tiranë 2002, f. 872.

NOVATORI/ZËM, ~MI m. Vetia e asaj që është e re dhe përparimtare në një fushë; të qenët novator; veprimtari e novatorit. Novatorizmi i artit (i letërsisë).

Ishte dikur “Rilindja” të cilën e patën mbyllur serbishtfolësit dhe vijoojnë ta mbajnë të mbyllur shqipfilësit: e ka pasur institucionin KËRKIM FALJE-NDREQJE GABIMI, që gati për çdo ditë zbatojhej në praktikë, veçanërisht kur ishte fjala për shkrimet e Dr. Fehmi Aganit. Tash atë institucion e kanë shlyer nga gazetat e veta të shlyerit skrupujsh njerëzie dhe sikur bëjnë gara se cili bën gabime më të rënda!

Në Shqipëri kam qëndruar që nga maji i vitit 1992 e deri në fund të vitit 1996: me të gjithë ata intelektualë të shumtë që kam biseduar për emërtimet e foshnjave dhe të toponimeve, askush nuk e ka marrë me seriozitet; e vetmja e ndjera Besa Bajraktari, mësuese veterane dhe shkrimtare, e merakosur dhe e zverdhir dyllë në fëtyrë, ka thënë: pas 100 vjete, pas 300 vjete... do të vijnë shkencëtarë të botës dhe do të studiojnë varrezat e Shqipërisë, ku do të konstatojnë- këtu shqiptarë s’ka pasë!?!

Statistika thotë se në Kosovë 95% të emërtimit të foshnjave janë burimore shqiptare dhe anasjelltas, në Shqipërinë tonë, as nënë as njerkë, 95% të emërtimit të foshnjave janë të huaj!?!

Ne në Kosovë, duke qenë nën tutelën serbiane, megjithatë kemi bërë diçka: Gornja e Donja Dobreva, janë kthyer shqip në Miradija e Epërme e Miradija e Poshtme; Dobri Dub, Lismiri, Uroshevac në Ferizaj, Gjeneral Jankoviq, Hani i Elezit etj. Ndërkaq në Shqipëri askush nuk e ka lëvizur as gishin e vogël, anadaj sot e kësaj dite kemi: Sllova, Kamenica, Velipoja, Golemi, Çorovoda... Porto-Romano e Porto-Palermo!!

Dhe kjo pëbën në budallallëk, një turp dhe një vepër të rëndë penale. Kjo është shkelje e traditës në mes të ditës.

Të kthehemi tash te standardi (paçka se edhe këto që u thanë, për standardin ishte fjala!): S’ka shkelje mëe të rëndë të standardit, me të drejtë ka konstatuar Akademik Rexherp Ismajli, se sa të thuhet e të shkruahet: vënd, mënd. Kuvënd, zëmër... dhe kur do të hiqen këto te shkencëtarët e Shqipërisë?- kurrë!

E kur do të hiqen këto?- vetëm po të hiqeshin 3.000.000.-(tremilionë) koka të shqiptarëve shevniostë të Shqipërisë- as nënë as njerkë!!

 Ata edhe sot e kësaj dite bëjnë- zbor!! Tamam si serbët e si rusët nga e kanë marrë dhe e kanë ngulitur në kokat e veta shoviniste dhe nuk e shqitin dot, ngase serbët e rusët i paskan shokë armësh!!

Gjatë qëndrimit në Shqipërinë tonë të keqe, kam ardhur në këto përfundime:shqiptarin e Shqipërisë e ka zhbërë sistemi enverist-stalinist-fashist; skamja-spiunazhi-martesat me të huajt. Dhënia e Çelësit të Artë të Bashkësisë të Tiranës këngëtarit serb Bregoviq, është turpi i fundit i Tiranës tiranike, i Shqipërisë të shkombëtarizuar e të shlyer skrupujsh njerëzie. Në njërën anë lavdërohen se iu kanë dhënë strehim “vëllezërve” kosovarë. Në anën tjetër solidarizohen me përfaqësuesin serb, të cilët kanë bërë plojë mbi kosovarët!?!

Prishje e zakoneve dhe e traditave tona shqiptare. “Zakonet e një kombi lënë gjurmë në gjuhë, dhe, nga ana tjetër, në një masë të gjerë, gjuha formon kombin.[14]

Ndërkaq, meqë është shkuar me anë të përkthimeve të konferencave e të akteve normative, në Kosovë kanë depërtuar shumë kalke nga serbishtja në gjuhën tonë shqipe. Këtë e ka vërejtur dhe e ka luftuar me një vjershë Selman Vokshi:

TA FLASIM SHQIPEN PA SLLAVIZMA

Ta duam, ta mësojmë, ta flasim e ta shkruajmë

Shqipen tonë të bukur, pa gabime e bastardime.

 

Për ju prindër shqiptarë,

Për ju nxënës shkollarë,

Kosovare e kosovarë,

Shkrova këtë poezi,

Me të vetmen porosi:

“Shqipen tonë të mrekulluar,

të dashur e të praruar,

sa më parë për ta liruar,

prej shkinishtës së tepruar,

që aq shumë e ka kapluar,

që më nuk duhet duruar,

pa pasur aspak nevojë,

për çdo ditë po e zëmë me gojë.”

Pse dërzhavë  e jo shtet?!

Pse zavodë e jo ent?!

Pse strujë e jo korrent?!

Pse kaish kur ai është rrip?!

Pse opshtinë e jo komunë?!

Pse vilushkë e jo pirun?!

Pse gollub e jo pëllumb?!

Pse tost e jo brumë?!

Pse rekë kur ai është lumë?!

Pse porez e jo tatim?!

Pse nagradë e jo shpërblim?!

Pse reshenje e jo vendim?!

E pse i thoni frizhider?

Kur ai është frigorifer.

Të flasim shqipen pa gabime

Kjo është porosia ime.

Pse sobë e jo dhomë?!

Kur e kemi shprehjen tonë?!

Pse gumë e jo gomë?!

Pse stanicë e jo stacion?!

Pse upravlaç e jo timon?!

Pse penzi e jo pension?!

Pse mast e jo yndyrë?!

Pse stub e jo shtyllë?!

Pse pivë e jo birrë?!

Kur tingëllon shumë më mirë?!

Pse carinë jo doganë?!

Pse zadrugë e jo kooperativë?!

Pse halinë e jo fustan?!

Pse pasosh e jo pasaportë?!

Po pse shargarepë e jo karrotë?!

 

Për të folur shqipen mirë

Duhet pasur shumë dëshirë.

Pse krevet e jo shtrat?!

Pse stomak e jo bark?!

Pse plloçë e jo pllakë?!

Pse grealicë e jo nxehëse?!

Pse pod e jo dysheme?!

Pse bubrek e jo veshkë?!

Pse breske e jo pjeshkë?!

Pse praznik e jo festë?!

Pse dnevnik e jo ditar?!

Pse konop e jo litar?!

 

Pse bollnicë  jo spital

Pse vazduh e jo ajër?!

Pse zejtin e jo vaj?!

Pse poziv e jo ftesë?!

Pse stan e jo banesë?!

 

Prandaj ta flasim me dëshirë,

Gjuhen tonë shumë të mirë,

Se ky fjalor i mallkuar

Pa nevojë i huazuar

Shqipen tonë e ka dëmtuar.

Ky fjalor i çoroditur,

Shqipen tonë e ka tronditur.

Shqipja jonë është shumë e pasur,

Është e ëmbël, është e dashur,

Është gjuhë e moderuar,

Është krejtësisht e njësuar,

Është në botë e respektuar.

Këtë kurrë s’duhet harruar.

Prandaj të flasim me dinjitet,

Me përkushtim e me vullnet.

Të flasim bukur, e të flasim lehtë,

Të flasim pastër siç e do ky vend.

Këto fjalë të huaja t’i hedhim në det.

Dhe t’i harrojmë, pra përgjithmonë,

Se nuk kanë vend më në shqipen tonë.

Ne se kemi aspak vështirë,

Që shqipen tonë ta flasim mirë.

Gjuhën e ëmbël, gjuhën letrare

Gjuhën e bukur - gjuhën amtare.

                                     Gjilan, maj 1998[15]

 

Në këtë vazhdë duhet punuar vijimisht e pandërprerë:

P.sh.: në atë drejtim! (nga skr.: u tom pravcu), rreth çështjes! (oko stvari), përndryshe! (inaçe)...

Pra, mund ta themi e ta shpjegojmë me fjalë tona shqip: për këto punë, për këtë çështje, po bisedojmë për anekdotat e Nasradinit, e jo: rreth anekdotave të Nasradinit! Pacienti duhet t`iu përmbahet këshillave të mjekut, përndryshe, nëse jo, në të kundërtën- pëson. Pra, aty ku nuk mund të përdoren ekuivalentet:nëse jo, në të kundërtën, nuk bën të përdoret as ajo- përndryshe: përndryshe si je!?(në të kundërtën si je!?- nëse jo si je!?!-(inaçe kakosi!!!)

Të mos flasim për sintaksën e ndikuar nga serbishtja: të ndikuar nga përkthimet, krahasimet e barazimet...

Derisa në trojet e robëruara emrat personalë të foshnjave 95% janë burimorë shqiptarë, në trojet „e lira“ anasjelltas, 95% të emrave të foshnjave janë të huaj!!!

Poashtu kur është fjala për toponimet, në trojet e robëruara vijimisht këmbëngulej që toponimet e sllavizuara t`i kthejmë në burimoret tona: Gornja-Donja Dobreva!!-(Miradija e Epërme-e Poshtme), Dobridub!-(Lismiri), Kosovo Polje!-( Fushë-Kosovë), Gjeneral-Jankoviç!!-(Hani i Elezit)...Kurse Tirana e tiranizuar as e ka këtë në rend të ditës!! Atje ka: Golemi! Çorovoda! Sllova!  Kamenica! Velipoje! Porto-Romani e Porto-Palermo!!...

Përfundimisht: kjo don të thotë të jesh i shlyer ndjenjash kombëtare, pikërisht sikur ka konstatuar në kohën e vet gjuhëtari e atdhetari Prof.Dr. Aleksandër Xhuvani, emrin e të cilit mban (formalisht!) Instituti i Lartë Pedagogjik i Elbasanit.

Dhe kjo përbën një budallallëk, një turp dhe një vepër të rëndë pemale.

 

NË SHQIPËRI

 

Unë isha palloi

e gruaja ime pavoda

nuk na ndalte përroi

na shtang- Çorovoda!

 

çanim drejt stuhisë

ishim vetë zgalemi

i bënim sfidë Serbisë

keq na step- Golemi!

 

qëndisnim me shkronja

kishim dhënë dhe prova

fugonim zellshëm kah shqiponja

flatrat na i preu- Sllova!

 

do të na vijë behari

do mbledhim boronica

në verë na ngrin acari

na vithis- Kamenica

 

t’lëvizim pra, hë mo

ç’na katandisi Nano

unë isha...

e gruaja...

hapnim pendët- erashkë

qëndrojmë ne dy bashkë!

 

 emalb.ch@bluewin.ch, m.elezi@bluewin.ch

 

 



(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora