E diele, 21.07.2024, 05:58 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Ju paraqesim shkrimtarët tuaj - Abdullah Konushevci

E marte, 28.07.2009, 05:58 PM


Abdullah Konushevci
Abdullah Konushevci
Ju paraqesim shkrimtarët tuaj


ZOTNI ABDULLAH KONUSHEVCI
NË SKENËN TONË KOMBËTARE-
NDËRKOMBËTARE

Nga Kadri Mani

Abdullah Konushevci, shkrimtar e shnecëtar i mirënjohur në vend dhe në botë, u lind (1958) dhe u rrit në Prishtinë, ku mbaroi edhe shkollimin fillor, të mesmë dhe të lartë. Studio letërsinë krahasimtare në Universitetin e Zagrebit dhe punoi mbi 20 vjet si gazetar në “Bota e Re” dhe “Rilindja”.
Duke qenë relativisht i ri, ka arritur të botojë me qindra artikuj dhe recensione për letërsinë e shkruar dhe gojore, artikuj e studime për gjuhën shqipe, si dhe ka përgatitur për shtyp (radhitje, faqosje) një numër të madhe veprash e revistash letrare. Shumë poezi të tij janë përkthyer anglisht, gjermanisht, spanjisht, holandisht, rumanisht, sllovenisht, kroatisht, sllovakisht dhe turqisht. Për poezinë e Abdullah Konushevcit kanë shkruar: Sylejman Syla, Xhemail Mustafa, Ibrahim Rugova, Hysni Hoxha, Ali Aliu, Sabri Hamiti, Ramadan Musliu, Rushit Ramabaj, Milazim Krasniqi, Ismail Belaj, Ismail Syla, Salih Bytyçi, Medi Memishi etj.
Vëllimet me poezi:
Pasqyrë dhe diell (1979)
Rënia e mollës (poezi, 1981),
Pad jabuke (serbisht, 1982),
Qerrja e diellit (poezi, 1983),
Loja e strucit (poezi, 1987),
Të qenët të mosqenë (poezi, 1990),
Pikat AD (poezi, 2002)
Gjuha shqipe XI (tekst shkollor, "Dukagjini", 2004)
Përkthimet nga anglishtja
Rabindranath Tagore: Gitangjali dhe Mbledhja e frutave (“Rilindja”, 1988);
Ernest Hemingway: Dielli lind përsëri (botoi “Rilindja” në vazhdime, 1989);
Ikona e lotëve (film dokumentar” (2006), përkthyer nga shqipja në anglisht
Ludo Huperts: Tregime nga Kosova (2006).
Ludo Hupperts: Për rininë time të thyer (botoi “Zëri” në vazhdime, 2009).
Përkthimet nga kroatishtja
Teofrasti: Karakteret (“Rilindja”, 1983),
M. Slaviçek: Pse të mos jemi derisa jemi (“Rilindja”, 1990) dhe
Grup autorësh: Historia e letërsisë botërore, V (“Rilindja”, 1989)

Marrë nga : www.sq.wikipedia.org 


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora