Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Valton Beqiri, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Kosovës
E shtune, 13.06.2009, 01:05 PM
Valton Beqiri, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Kosovës
Zotni Valton Beqiri me dy iniciale M-M: Muzikolog e Ministër- ishalla na kënaqë edhe me politikë sikur me muzikë!
''Pak javë më parë, qeveria e Kosovës zgjodhi ministër të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Valton Beqirin, njërin nga krijuesit më të njohur të artit muzikor në vend.
Ai u lind (15.03.1967) në një familje që ka kultivuar gjithnjë dashurinë për muzikën. Ka studiuar Akademinë e Arteve - drejtimi Piano, ndërsa ka magjistruar për kompozim.
Ka një krijimtari të pasur artistike. Veprat e tij janë interpretuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë dhe në Egjipt.
Për vite me radhë, Valton Beqiri ishte në strukturat udhëheqëse të Fakultetit të Arteve në Prishtinë.
Pasi u bë ministër i Kulturës, ai dha dorëheqje nga posti i prodekanit, por edhe më tutje vazhdon mësimdhënien.''
Nga Kadri Mani
Mnistri relativisht i ri, i pret palët me begeni, edhe kur nuk mund t’ua ploësojë kërkesat, nuk jua humb të gjitha shpresat! Se si është aq i afërt me palët, gati si i barabartë: flet pateklif për të gjitha punët e mira e të vështira... unë isha si palë, por edhe si gazetar! Ai nuk e dinte se do të shkruaja, ngaqë nuk po mbaja shënime, por çdo gjë po e regjistroja në rradakën time: ky njeri kaq pedant, por edhe dashamirës e shpresëdhënës, me energji e me vrull rinor për të arritur çdo proces, në çdo lëmi të jetës...
-E kuptoj, ju po e kntestoni Komisionin për sponsorizimin e librit, se e paskan anashkaluar Shtëpinë Botuese “Shqipëria etnike”?- ama ai Komision tanimë ka vendos?- mirë a keq, do të bisedojmë... mirë ke bërë që jua ke dërguar edhe ultimatumin! Thuajmi edhenjëherë titujt t’i marr shënim: Kadri Mani: “NGA BURGU NË BURG”, Gani Mmemeti: “MAVRIQI”, Esad Mekuli: KUJTIME”, Radovan Zogoviçi:”ARDHËSIT-DOŠLJACI»...
_______
Ministri Valton Beqiri dhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokri kanë qëndruar në Gjermani, nga ku kanë marrë përkrahje për anëtarësim sa më të shpejtë në arenën ndërkombëtare
Delegacioni nga Kosova merr përkrahje nga DFB-ja
Nga Veton Zymberi
Ministri për Kulturë Rini dhe Sport, Valton Beqiri dhe Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në kuadër të përpjekjeve për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës, në fundjavë janë takuar me nënkryetarin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), dr.Dr. Hans Georg Moldenhauer në Magdeburg të Gjermanisë. Ministri, Valton Beqiri, e ka njoftuar mikpritësin për përkushtimin e Ministrisë që ai drejton drejt gjetjes së rrugëve që sporti i Kosovës, me këtë edhe futbolli i Kosovës, të bëhet pjesë e mekanizmave dhe arenës ndërkombëtare. Ndërsa, kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri e ka njoftuar nënkryetarin e DFB-së, Moldenhauer, për zhvillimin, vështirësitë dhe synimet e futbollit të Kosovës, duke i kërkuar mikpritësit angazhimin e Federatës gjermane në pranimin ndërkombëtar të futbollit të Kosovës, por edhe ndihmë në edukimin e trajnerëve dhe gjyqtarëve që janë segmente me rëndësi vitale për një federatë. Ndërsa Dr. Hans Georg Moldenhauer, u ka premtuar përkrahje të plotë në të gjitha segmentet e nevojshme duke qenë gjithnjë në mbështetje të kërkesave të ministrisë dhe FFK-së.
-----------
Ministri Valton Beqiri pret Kristaq Skramin
E HËNË, 06 PRILL 2009 17:01
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, priti Drejtorin e Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Kristaq Skrami, i cili në këtë takim shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Arian Krasniqi.
Ministri Beqiri i shprehu mirëseardhje ansamblit të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, i cili me shfaqjen “Allegreto Albania” po qëndron si mysafir i Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë.
Ai, gjithashtu, shprehu mbështetjen e tij të drejtpërdrejtë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimit artistik midis teatrove kombëtare të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Më tutje, Ministri Beqiri tha se bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e artit e të kulturës ndërmjet dy vendeve nuk duhet të përkufizohet vetëm në një të ashtuquajtur muaj kulture, por, për shkak të lidhjeve të natyrshme, duhet të thellohet dhe zgjerohet gjatë gjithë vitit.
Ndërkaq, Kristaq Skrami, Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, pasi falënderoi Ministrin Valton Beqiri për pritjen, tha se bashkëpunimi artistik me Kosovën është konkretizuar me nënshkrimin e paradokohshëm të Memorandumit për Bashkëpunim dhe me fillimin e zbatimit të këtij Memorandumi.
Ai, gjithashtu, tha se ka kënaqësinë t’i shohë nga afër ndryshimet e mëdha në Teatrin Kombëtar të Kosovës, me menaxhmentin drejtues dhe artistik të të cilit ky bashkëpunim do të zgjerohet më tutje. /KosPress/