E shtune, 27.04.2024, 10:28 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Ditari i Jetës 2009 (Janar)

E diele, 22.02.2009, 12:45 AM


Kadri Mani duke redaktuar revistën ''Shqipëria Etnike'' që nga 10.08.1999 (Foto: Ilir Xhemshiti, 02.02.2009)
Kadri Mani duke redaktuar revistën ''Shqipëria Etnike'' që nga 10.08.1999 (Foto: Ilir Xhemshiti, 02.02.2009)
Kadri Mani

 

DITARI I JETËS 2009

(Për janar)

E enjte, 1 nistor 2009

 

Zgjimi si zakonisht, moti me borë dhe acar.

Mendimoja ta vazhdoj apo ta ndërpres mbajtjen e Ditarit për sivjet: jo-po-jo-po-jo-jo!! Ama kur miku ynë Abdurrahim Kelemendi-Durri, shef i Firmës SOLID Company; tel. & fax.: + 381 38 249 885. mob: + 377 44 501 885, +377 44 276 071; e-maili: solidcompany@gmail.com . www.solidcompany,org; ma dhuroi një çantë me: kalendarin e ndërmarrjes së tij, fletoren voluminoze të shënmeve dhe tre lapsa, dy jojat e vogla u bënë një- PO e madhe dhe po e filloj DITARIN E JETËS 2009, të arrij deri ku të arrij!?

I njoftoj lexuesit e mi se për momentin jam mirë, ama i kam bërë 70-vjet dhe jam i bërë operacion nga zemra (1970), dhe sado që njëherëpërnjëherë ilaçet po më mbajnë mirë, vjen një kohë kur edhe ilaçet e humbin efektin apo kombinohen sëmurjet dhe dobësohet organizmi, apo edhe për çfarëdo sëmundje, gripi a kolla, mjaftojnë që ta ndërprejnë frymëmarrjen!

Paçka se nuk dëshiroj të vdes pa i botuar fjalët e mia të reja e ndonjë libër përgjithësisht, e në veçanti Monografinë për albanologun kroat, Dr. Milan Shuflajn.

Ditari i sivjetmë do të jetë më i mirë nga ai i vitit të kaluar, pasiqë do ta shfrytzoj edhe përvojën e kolegut tim të nderuar, Halil Xani.

Sot me gruan time e me çunin tonë, me veturën tonë u nisëm për në Prizren te bija jonë, por kthyem në Sopi për ngushëllime te zotni Hamit Sadikaj: mbesa e tij e vogël (bija e Xhavitit) e ka humb jetën në komunkacion, dhe po mërzitën fort. Aty gjetëm mbi 10 burra, e gruja ime thotë se edhe në dhomën tjetër kishte pasë shumë gra. Zaten edhe qëllimi i ngushëllimeve është që me vizita e me biseda e rrëfenja të llojllojshme për raste të ndryshme, familjes së mërzitur t’ia zhdavarrit mërzinë...

Në Prizren e gjetëm mirë dhe u gëzuan për vizitën tonë, vetëm plaku Ismail dergjet nga sëmndjet e nga pleqëria, me 87-vjet mbi supe. Edhe vëllai ynë, Ramizi, i ka 88 vjet...

Aty i gjetëm edhe kushëririn e tye, Fatmirin me bashkëshorten e vet e më vëllain e vogël, Virgjinin, i cili ma dha e-mailin për komunikim: xhini_152@hotmail.com.

I telefonova zotit Adnan Abrashi, jurist ( 21.12.1957) dhe ardhi në takim: ia fala tri revista “Shqipëria etnike”, dhe biseduam për vebfaqen tonë zemrashqiptare, ku jemi bashkëpunëtorë.

Me ne për në Prishtinë erdhi dhe mbesa jonë, Shega. Rrugës binte borë e madhe dhe kishim frikë për ndonjë ngecje, por u kthyem pa telashe.

Dhe sapo hyra në shtëpi, ia filloj punës në kompjuter e në lexim: për mua çdo ditë është ditë pune, pavarësisht të shtunave e të dilave, festave kombëtare-ndërkombëtare a fetare!

 

Sfidat e zhvillimit të Kosovës në vitin 2009

 

Edona Demaj
Zëri i Amerikës
01-01-2009

Autoritetet në Kosovë janë optimistë se viti 2009 do të sjellë përmirësime në ekonominë e vendit. Kosova radhitet ndër vendet më të varfëra në Evropë. Por, ekspertë të ekonomisë në Prishtinë paralajmërojnë se viti i ri nuk pritet të sjellë ndonjë mrekulli në zhvillimin ekonomik të vendit.

-----------------

Shtëpia e Bardhë dhe konflikti izraelito-palestinez

Jeffrey Young
Uashington
01-01-2009

Që nga koha e Presidentit Xhimi Karter në vitet ‘70, Shtëpia e Bardhë është përpjekur të sjellë paqen mes Izraelit dhe palestinezëve. Por deri tani, asnjë president amerikan nuk ia ka dalë ta realizojë një gjë të tillë. Vështirësia aktualisht ka të bëjë jo vetëm për shkak të operacionit ushtarak izraelit në Gazë, por edhe si rezultat i politikës së brendshme izraelite dhe palestineze. 

Më 20 janar, administrata pro-izraelite e Presidentit Bush do të zëvendësohet nga ajo e presidentit të zgjedhur Barak Obama, për të cilin shumë vetë në botën arabe shpresojnë se do ta ndihmojë më shumë çështjen e tyre.

Presidenti Bush ka folur shpesh për nevojën që Izraeli dhe palestinezët të punojnë së bashku dhe të arrijnë një paqe të qëndrueshme.
    
Por gjatë dy mandateve, Shtëpia e Bardhë e Presidentit Bush, megjithëse organizoi bisedimet e paqes të 2007-ës në Anapolis, ka treguar një mbështetje të fortë për Izraelin dhe operacionet e tij ushtarake kundër ekstremistëve palestinezë.

Goditjet e fundit izraelite kundër Hamasit në Gaza nuk përbëjnë përjashtim, siç e bëri të qartë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Gordon Xhondro.
    
“Hamasi e tregoi edhe një herë se është organizatë terroriste që nuk pranon as të drejtën e Izraelit për ekzistencë. Që dhuna të ndalet, Hamasi duhet të ndërpresë goditjen me raketa në Izrael dhe duhet të respektojë një armëpushim të qëndrueshëm”.

Disa vëzhgues besojnë se Izraeli filloi të bombardonte Gazën, sepse donte mbëshetje nga Presidenti Bush, por edhe për të përgatitur terrenin para ndryshimit të administratës. Paul Schram është analist në Institutin e Lindjes së Mesme.
    
"Kështu Ehud Barak, Ministri izraelit i mbrojtjes, një ish-gjeneral, në një farë mënyre, duke u përpjekur të përfitojë nga situata. Kështu kur Barak Obama të marrë detyrën, Izraeli do të jetë në një pozitë më të favorshme”.

Shumë palestinezë dhe arabë shpresojnë që Barak Obama t’i mbështesë më shumë palestinezët dhe një shtet palestinez, se sa Presidenti Bush. Një nga organizatat që kërkon qëndrim më të ekulibruar është Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike. Drejtori
ekzekutiv është Nihad Awadi.
    
“Amerika duhet të marrë një rol udhëheqës. Dhe ekipi i Barak Obamës nuk duhet të përsërisë gabimet e Xhorxh Bushit, ose të Bill Klintonit. Ne kemi nevojë për ndryshim të ri dhe duhet të ushtrojmë presion ndaj Izraelit”.
    
Në fushatën e tij presidenciale, Barak Obama shkoi në Jeruzalem dhe shprehu solidaritet me Izraelin.
    
“Jam këtu për të rikonfirmuar marrëdhënien e veçantë mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara”.

Zoti Obama përkrahu gjithashtu të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur.
    
“Nëse dikush godet natën shtëpinë time, ku flenë vajzat e mia, unë do të bëja gjithçka që mundesha për ta ndaluar një gjë të tillë”.

Që pas zgjedhjes së tij, zoti Obama nuk ka thënë asgjë tjetër, përveçse ka përsëritur dëshirën për t’u përpjekur për dy shtete, atë hebre dhe atë palestinez që të jetojnë përkrah
njëri-tjetrit në paqe.

Shibley Telhami është analiste e Lindjes së Mesme në Institutin Brookings.
    
“Ai duhet të ketë kujdes të mos thotë gjëra që mund ta pengonin kur të marrë detyrën”.


Zoti Obama e ka bërë gjithashtu të qartë se Amerika ka vetëm një president dhe këtë detyrë e ka ende Xhorxh Bush. //ii

Qëndrimi ynë:

VËLLAI I SHPENDIT

/Palestinës/

 

Kur ta dëgjoi këngën ishte në kafaz,

ia filloi këngës për lidhje miqësore,

e shkundi dremitje mos i zë maraz,

vëlla kurban t’u bëfsha të rrokemi për dore!

 

 

Era e vendlindjes ia puhisë dy fejzat,

çiftelinë dëgjon me shpirtin e vrarë,

kur këmbët vëllait ia grimcojnë breshkat,

është gjysma e zemrës për mjedis e çarë.

 

 

Me një krah të thyer, por ti je në vi’,

as varret e të parëve nuk i kem turpëruar,

njajze vëllai yt i mbërthyer në singi,

brenda brinjësh t’hekurt duke qarkulluar.

 

 

Ngroht të përqafoj, prej teje s’frikësohem,

bota nuk ju mbyti, por vetëm një pjesë,

unë me përrallën tënde mburrem e krenohem,

që kur të dhashë fjalën dhe t’shqiptarit-Besë.

 

 

 

Jam vëllai i vogël i Poetit t’mjerimit,

dhe vëllai i Shpendit, o Halid poeti,

me shpresë t’madhe n’rrugë t’shpëtimit,

me këto copa zemre papritur prej ngjeti.

 

 

 

E ka një Atdhe, por vetë është në mërgim,

pjesë e këtij planeti, një Tar Al Zaatar,

por kokave t’hekurta duhet dhënë një mësim,

se edhe ne hamë bukë e nuk kullotim bar.

 

Një ligj e ka era e tjetrin furtuna,

mituria piqet e n’çerdhe flamuri valon,

pasi fryhet Vjosa e të derdhet Buna,

ia beh behari dhe trualli  b l e r o n !

 

i qullur në djersë dhe i larë në lot,

me emrin tënd bukën e ha si me sheqer,

as është koprrac, as e çon kohën kot,

dhe mbi Palestinë ëndërron një ylber!

 

Në lojë të pandërprerë mund të japish golin,

n’fluturim n’lartësi e kemi shpëtimin,

kur të vi te ti do ma jep simbolin,

kur të vish tek unë t’jepi sinonimin!

 

  (Burgu i Mariborit 1979)

 

E premte, 2 nistor 2009

Zgjimi si zakonisht, moti me borë dhe acar.

Këmbejmë urime për Vitin  e Ri, me miq e me budallenj! Fjalamanë, gjysmanalfabetë, dembelë, ma marrin kohën, me ngrijnë gjakun...

Ndërron jetë ish senatori Kleirborn Pell

Zëri i Amerikës, Uashington
02-01-2009

Ish senatori amerikan Kleiborn Pell, i cili vdiq dje në moshën 90-vjeçare, ishte themeluesi i një programi grantesh që ndihmoi miliona të rinj të ndiqnin shkollën e lartë. 

Senatori Pell lindi në vitin 1918 në qytetin e Nju Jorkut dhe vinte nga një familje me tradita politike. 5 anëtarë të familjes së tij, duke përfshirë të atin, kanë shërbyer në Kongresin amerikan. Senatori Pell u zgjodh për herë të parë në senat në vitin 1960, qendroi për 6 mandate radhazi dhe u largua në vitin 1997. Ai do të mbahet mend si një politikan që mishëronte idealet më të larta të shërbimit publik.

Senatori Pell ka qenë kryetar i komisionit të punëve të jashtëme të senatit dhe në këtë funksion ai ka treguar interesim të veçantë për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët. Zoti Pell e filloi karrierën si diplomat dhe e mori emërimin e tij të parë për të shërbyer në Shqipëri në vitin 1946. Por për shkak të politikës së regjimit komunist ndaj Shteteve të Bashkuara, ai nuk u lejua asnjëherë të shkonte atje. 

Në vitin 1991, Senatori Pell qendroi 4 ditë në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet, në kohën kur regjimi komunist ishte në rënie. Ai shkoi pastaj në Maqedoni ku u takua mes të tjerash me udhëheqës të shqiptarëve të Kosovës. Në një raport që hartoi rreth kësaj vizite senatori Pell përshkroi në mënyrë të mprehtë problemet me të cilat ndesheshin shqiptarët dhe kërkesat e tyre për shkëputje nga Beogradi. Në rekomandimet e tij për administratën amerikane, senatori hidhte idenë që Shtetet e Bashkuara të ngrinin një qendër kulturore në Prishtinë dhe të mbanin në Kosovë një prani të përhershme. //rd//

E shtunë, 3 nistor 2009

Zgjimi si zakonisht, moti me borë dhe acar.

Nuk dal fare. Punoj në komputer, lexoj. Skllopi i qenit vijon ta humb kohën në mesengjer! Kurse fatkeqësitë në komunikacion, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, jo vetëm që nuk më shqetësojnë, por më acarojnë nervash për shkak të barbarisë së tyre.

Vdes në moshën 115 vjeçare njeriu më i vjetër i botës

Zëri i Amerikës
03-01-2009

Maria del Xhezu

Në Portugali vdiq në moshën 115 vjeçare gruaja më e moshuar e botës. 

Maria del Xhezu vdiq dje gjatë rrugës për në spitalin e qytetit Tomar. Zonja del Xhezu, e lindur para dy luftërave botërore dhe zbulimit të radios, mbante titullin e njeriut më të moshuar që nga vdekja e amerikanes Edna Parker më 26 nëntor. 

Sipas njoftimeve, Maria del Xhezu kishte jetuar më gjatë se 3 nga 6 fëmijët e saj dhe kishte qenë në spital vetëm një herë. 

Ajo asnjëherë nuk pinte alkohol, kafe apo duhan. Dieta e saj përbëhej kryesisht nga peshku dhe perimet.//lk

Komenti ynë

Shënimet për plakën qindvjeçare nuk mjaftojnë: lexuesit i intereson edhe profesioni dhe jeta kulturore e saj, çka ka lënë në tashëgiminë kulturore-atdhetare? Njeriut aktiv i nevojitet kohë e gjatë jetese, njeriut pasiv i mjafton edhe e shkurtëra!

Mitrovica veriore tronditet nga shpërthime dhe protesta

Zëri i Amerikës
03-01-2009

Policia në Kosovë thotë se shpërthime dhe protesta kanë tronditur qytetin e ndarë të Mitrovicës, në vazhdën e tensioneve etnike që morën shkas nga plagosja me thikë e një serbi në fillim të javës.

Shpërthimet e para ndodhën të premten jashtë një kafeneje, duke dëmtuar makina por pa shkaktuar viktima. Ato u pasuan nga një shpërthim tjetër sot në mëngjes nga i cili u plagosën 6 vetë, duke përfshirë zjarrfikësit që po shuanin një zjarr në lagjen boshnjake.

Në fillim të kësaj jave, sipas policisë, serbët që protestonin dogjën disa dyqane, pronë e shqiptarëve.

Një zëdhënës tha se paqeruajtësit e NATO-s shtuan praninë e tyre në Mitrovicën veriore pas plagosjes së serbit dhe dhunës që pasoi këtë incident.

Policia arrestoi dy të rinj shqiptarë pas incidentit të së martës dhe sipas agjencisë franceze të lajmeve, që të dy ata janë liruar pasi u morën në pyetje ndërsa viktima është jashtë rrezikut.

Ndërkohë, në një deklaratë të përbashkët, K-FOR-i dhe EULEX-i thanë se nuk do të lejojnë dhunën në Kosovë. K-FOR tha se po e rrit praninë në Mitrovicë, ashtu sikurse edhe EULEX-i në veriun e Kosovës. Si KFOR, edhe EULEX, i bënë thirrje popullit të Mitrovicës të ruajë qetësinë dhe të ndalë çdo veprim të dhunshëm. //ii

E diel, 4 nistor 2009

Zgjimi si zakonisht, moti me borë (deri në gju!) dhe me acar. Popullata e kamur gëzohet se do të mbushet bazeni nga furnizohemi me ujë, skamnorët dëshpërohen se s’kanë për sot as strehë, as ngrohje dhe as bukë as ilaçe!!!

Pasdreke vizitova: miqtë e mi në një oborr: Rrhamanin e Safeten, Afrëditën e Danin, Sylejmanin e Naxhijen; Dr. Nuhi Veselajn, Sedat Didën, Hajriz Demakun.

Sfidat e drejtësisë në Kosovë gjatë vitit 2009

Leonat Shehu
Zëri i Amerikës, Prishtinë

Sistemi i drejtësisë në Kosovë është kritikuar shpesh për mangësi të shumta dhe vazhdon të mbetet një nga sfidat për institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare edhe per këtë vit. Autoritetet besojnë së me shtrirjen e Misionit të Bashkimit Evropian do të krijohen më shumë mundësi për kapërcimin e problemeve që ishin edhe pjesë e kritikave në raportin e Komisionit Evropian për Kosovën. Në këtë raport gjithashtu kërkohet të bëhen më shumë përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

E hënë, 5 nistor 2009

Zgjmi si zakonisht, moti me borë dhe acar.

Kur ta bënjë me hile/Ti jua lë ngile!/Hile-ngile/Burrat pleq/Flokëthinjur/Vesedreq!

Reagime të Tiranës për gjendjen në Mitrovicë

Ilirian Agolli
Zëri i Amerikës, Tiranë
05-01-2009

Ministria e jashtme e Shqipërisë u bëri sot thirrje qytetareve te Kosoves të ruajnë qetesinë, nderkohë që institucionet e Prishtinës janë angazhuar në rendin dhe sigurinë e vendit. Ministria e jashtme dhe opozita socialiste bënë thirrje për qetësi.

Komenti yanë

Tirana ka qenë dhe ka ngelur- tiranike! Qyqe- mynafike!  Qe sa dekada na i kanë përsëritur këto proçka!?! Po ne nuk do të çliroheshim kurrë po t’i dëgjonim, ama kurrë nuk jua kemi varë!!

E martë, 6 nistor 2009

Zgjmi si zakonisht, moti me borë dhe acar.

Dola dhe e fotokopjova në 4 kopje dramatizimin e romant tim NUSET TONA, nga dramaturgu dhe artisti i madh Sulejman Lokaj, ama në teatër nuk e gjeta zotin Bekim Lumi që t’ia dorëzoja.

E mërkurë, 7 nistor 2009

Zgjmi si zakonisht, moti me borë dhe acar, atmosfera -5.

Pjek kafet për vete e për gruan time.

Tensionet në Mitrovicë dhe e ardhmja e veriut të Kosovës

Erjon Kruja
Uashington
07-01-2009

Incidentet e ditëve të fundit në veriun e Mitrovicës kanë nxitur debat mbi praninë e EULEX-it dhe forcave të policisë së Kosovës atje.  

Por Mitrovica, ndonëse e një rëndësie jetike për stabilitetin e rajonit, duket sikur po humbet gjithnjë e më shumë interes për bashkësinë ndërkombëtare. Kolegu Erjon Kruja foli me ekspertin e Ballkanit, Daniel Server dhe ish shefin e UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen mbi situatën e krijuar dhe të ardhmen e Mitrovicës.
            
Incidentet e fundit në veriun e Mitrovicës po testojnë fuqinë e misionit më të ri ndërkombëtar në Kosovë, EULEX-it dhe zbatimin e planit 6 pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun. Ndërsa tensionet në pjesën veriore të qytetit, që funksionon si i ndarë që prej 9 vjetësh, janë rritur ndjeshëm, e ardhmja e kësaj pjese të Kosovës duket gjithnjë e më e paqartë.

Prishtina pretendon dhe synon të ushtrojë autoritet të plotë në të gjithë Kosovën, ndërsa Beogradi vepron sikur pavarësia e Kosovës nuk ka ndodhur kurrë. Në një situatë të tillë, popullata vendase gjendet para sfidave gjithnjë e më të vështira të sigurisë.

Siç thotë eksperti i Ballkanit në Institutin Amerikan të Paqes në Uashington, Daniel Server, institucionet paralele atje nuk duhet të ishin lejuar të ekzistonin.

“Lejimi i institucioneve paralele ishte gabim i madh. Kjo do të thotë se kush a ka pranuar planin 6 pikësh është pro ndarjes së Kosovës. Duhet të ishte thënë se Kosova është e pandashme dhe Mitrovica është pjesë e saj.”
 
Sipas zotit Server fakti që Mitrovica veriore vazhdon të drejtohet nga Beogradi pa asnjë kundërshti nga Bashkimi Evropian apo Shtetet e Bashkuara ka një efekt negativ politik.

Zoti Server sqaron se bashkësia ndërkombëtare duhet të qartësojë se cili do të jetë statusi i veriut të Mitrovicës dhe të vendosë nëse kjo pjesë do të mbetet brenda Kosovës. Ish kryeadministratori i Kosovës, Soren Jesen Petersen pranon se situata në veri mbetet e vështirë. Por siç thotë ai:

“Mendoj se BE-ja dhe misioni i EULEX-it e kuptojnë mirë sesa delikate është situata në veri. Ndaj besoj se ato do të veprojnë me shumë kujdes.”

Autoritetet e Kosovës kanë bërë thirrje për qetësi në veri të Kosovës, ndërsa Beogradi zyrtar ka thënë ditët e fundit se situata e krijuar vjen si pasojë e provokimeve nga pala shqiptare. Rindezja e polemikave e vështirëson akoma më shumë gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë për qytetin që aktualisht funksionon si i ndarë. Daniel Server thotë se vetëm bisedimet dypalëshe mund të sjellin këto zgjidhje.

“Ka ardhur koha që Prishtina dhe Beogradi të zgjidhin në mënyrë direkte problemet e tyre dhe jo përmes Nju Jorkut. Nuk më duket se ka nevojë për ndërmjetësues nëse të dyja palët do të uleshin në të njëjtën tavolinë si dy shtete sovrane.”
 
Por Beogradi nuk e njeh Kosovën si shtet sovran, ndërsa Prishtina thotë se i sheh bisedimet me Beogradin si hap prapa. Ndërsa duket qartë se të dyja palët kanë ende nevojë për ndihmën e negociuesve ndërkombëtarë, do të jetë e vështirë që diçka e tillë të ndodhë në një nivel të lartë.

 “Sot në botë nuk ka as kohë e as energji për Kosovën duke marrë parasysh krizat e tjera. Këtu në SHBA, Kosova shihet si çështje e zgjidhur dhe jo si problem. Problemi qëndron në faktin që Evropa, e cila duhet të merrej me këto çështje, nuk ka rënë dakord as mbi të ardhmen e Kosovës”.

Zoti Server thekson faktin se të dyja palët duhet të bisedojnë. Ai thotë se qeveria e Prishtinës duhet të vendosë sovranitetein e vet në veriun e Kosovës pa trembur popullatën serbe por duke nxitur besimin se Prishtina i mbron interesat e tyre. 

Ndërsa ish kryeadministratori i Kosovës Soren Jesen Petersen beson se vetëm e ardhmja evropiane do t’i zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemet e Mitrovicës.

“Mendoj se pas një apo dy vjetësh shumica do të kuptojë se situata po stabilizohet dhe qytetarët mund të presin ditë më të mira. Kam besim se prania e EULEX-it në Kosovë do të sjellë edhe perspektivën e anëtarësimit në BE. E njëjta gjë vlen edhe për Serbinë,” thotë zoti Petersen.

Por perspektiva evropiane duket shumë e largët për qytetarët e Mitrovicës. Për momentin, ata kërkojnë nga përfaqësuesit lokalë dhe ata ndërkombëtare vetëm mundësinë që të punojnë e jetojnë në një ambjent të qetë e të sigurt. //ii

E enjte, 8 nistor 2009

Zgjmi si zakonisht, moti me borë dhe acar, atmosfera -5.

Në orën 7 e 30 shkoj te stacioni i autobusëve, dhe meqë nuk kishte ardhur autobusi nga Gjakova, u vozita me autobsin e Jznikut deri te ura e Klinës: konduktori Ilker, m’i mori 2 euro e 50 centi, kurse kolegu i tij m’i pati marrë 4 euro deri në Restelicë!?! Nga aty me një veturë për në Gjakovë, te artisti Sulejman Lokaj: shkova ta falenderoja për dramatizimin e romanit, dhe ia çova një kantë rasoj! Ia përcolla të falat e drejtorit të Tatrit Kombëtar, zotit Arian  Krasniqi, për çka u gëzua dhe e lavdëroi Drejtorin e mirë të Teatrit, dhe poashtu e përshëndeti përzemërsisht. Edhe zotin Bekim Lumin po e njihte dhe poashtu e përshëndeti. M’i dhuroi dy librat e tij: “EVROPË, NDËRGJEGJEN KU E KE?!”. “INTERVISTË ME PROMETEUN”.

Tash një lajm të keq, Sulejman Lokajt për Vitin e Ri ju kishte djegur Kampshtëpiza: nuk po dihet nga fishekzjarret apo vjedhëcit?- dhe poashtu nuk e mora vesh në e ka pasë të siguruar?

Presidenti Topi në Prishtinë

Zëri i Amerikës
08-01-2009

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë, tha sot në Prishtinë se Ballkani Perëndimor nuk duhet të jetë arenë e luftërave ndëretnike, ndërsa incidentet e fundit në veri të Mitrovicës tha se kanë prapavijë ultra nacionaliste serbe. Ai i bëri thirrje Beogradit për respektim të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ashtu siç i respekton Kosova të drejtat e komunitetit serb.

E premte, 9 nistor 2009                   

Zgjmi si zakonisht, moti me borë dhe acar, atmosfera -5.

Sot pata një marshutë të vështirë- pa biletë autobsi!

Shkova në spital për ta bërë trombotestin. Nga aty në shtëpi për të ngrënë mëngjes. Sërissh dal e shkoj te shtypshkronja Lena-graf për kopërtinën e librit, dhe zotni Hajdari me të birin ma bëjnë kopërtinën fort të bukuar dhe ma japin të inizuar e të fotokopjuar.

-Sa ju kam borxh?

-Për të tjerët 50 euro, për ty 10 euro!

I falënderoj dhe dal e shkoj në takim te Teatri, por nuk del në takim, zotni Kadri Preniqi!? Nga aty shkoj te kompjuteristi ynë, zotni Besnik Mehmeti dhe e incizon.

Në mbrëmje në orën 20 në teatër: unë dhe bashkëshortja ime vazhdimisht i kemi biletat falas: jemi mysafirë të drejtorit, zotit Arian Krasniqi! Pamë komedinë në regjinë e dramaturgut Bekim Lumi:”Çifti Martin”, luajnë: Astrit Kabashi, Gresa Pallaska, harmonikisti Agon Xharra- artistë të përkryer!!!

Intervistë me botuesin e Temës, Mero Baze

Intervistoi Arben Xhixho
Zëri i Amerikës
09-01-2009

Gazeta Tema, pra rrezikon që, që nga dita e nesërme(10 janar) të mos dalë më. Polica ka rrethuar mjedisin ku ndodhet objekti ku botohet gazeta, pas një vendimi të qeverisë të muajit dhjetor, që e shpall zonën si objekt të rëndësisë së veçantë dhe në mënyrë të njëanshme ndërpriste kontratën e qerasë me gazetën.

Botuesi i gazetës Mero Baze iu drejtua gjykatës, e cila vendosi të pezullojë urdhërin e Ministrisë së Ekonomisë deri në përfudim të procesit gjyqësor. Policia ka ndërhyrë mbrëmë dhe sot e ka vënë objektin nën kontrollin e saj. Gjate emisionit televiziv Ditari ne biseduam me botuesin e gazetës Tema, zotin Mero Baze. Për transparencë, po themi që në fillim që zoti Baze ka qënë korrespondent i Zërit të Amerikës në Shqipëri në vitet '90.

Komenti yanë:

Më herët e kem përkrahë Mero Bazen, kurse sot nuk dua t’ia shoh bojën! Bërtet u deformua keq: nuk m’u përgjigj në janë te motra e tij në Golem 600 copë libra to mija: “SHQIPTARËT JANË ATJE!”?- as në telefon nuk përgjigjet, as në e-mail!?! E bart djali dhe e boton artikullin e Dr. Musa Ahmetit me emrin tim!?! Sërish nuk përgjigjet elefanti!

E shtunë, 10 nistor 2009

Zgjmi si zakonisht, moti me borë dhe acar, atmosfera -5.

 Para dreke shkova të fotografi Ilir Xhemshiti ia dërgova katër fotografi dhe pas dreke shkova imora me incizim, që më kushtuan 4 euro.

Erdhi zonja Hajrije Shaipi, dhe pas ndejës, shkova bashkë me të deri te zoti Adem Krasniqi, ku e takova zotin Milazim Abazindhe pimë nganjë gotë raki me meze ne tre: duke shfaqur mendimet tona për situatat e ndryshme politike dhe humoristike!!

I dashur Abdurrahim Kelmendi- Durri, mirëmëngjesi!

Sot konstatova se DITARIN E JETËS 2008, si dhe DITARIN E JETËS 2009 i paskam filluar me emrin tënd dhe të firmës tënde!! 

Vetë ke "faj"!

Kur jemi takuar për herë të parë, pos humoreve tjera, ti po na tregoje të vërteta humoristike-fantastike për ndërtimtarinë në Shqipërinë tonë katastrofike!! Kur ju ke thënë në Durrës: Nuk ndërtohet kështu, ndërprene në vend, se vjen e ndrëton tjetërkush!

Oh, pata thënë vetmevete: t'i hëngsha sytë si rrush!/ Sytë si rrush e si filxhana/ të lumët prindërit që të kanë/ baba e nana!

E një të metë po ta përsërish përsëri: pse bre burrë nuk u more edhe me gazetari!?- urimet tona për "SOLID Company"!

Kosova dhe tregtia me Serbinë dhe Bosnjen

Leonat Shehu
Prishtinë
10-01-2009

Autoritetet serbe qe prej një muaji nuk lejojnë kalimin e mallrave të prodhuesve të Kosovës nëpër Serbi dhe as importimin e tyre në tregun serb. Bosnja, po ashtu, ka vënë kushtëzime, që sipas afaristëve të Kosovës po e dëmtojnë ekonominë e vendit. Prishtina është duke shqyrtuar mundësinë e vënies së masave të ndërsjella ndaj këtyre dy vendeve.

E diel, 11 nistor 2009

Zgjimi si zakonisht, moti me borë dhe acar, atmsfera -10.

Punë në shtëpi: më ndihmoi mbesa jonë, Shega Bytyçi, që t’i shkruaj dy tekste: artikullin e Hajriz Demakut: INATET PARTIAKE, DËMTOJNË ÇËSHTJEN KOMBËTARE, që u botua në ballinë te Zemrashqiptare; dhe artikullin:

Bashkëshorëve Dida në vend të urimit për Vitin e Ri 2009!

Ndahet nga jeta dr.Zekeria Cana, studiues i shquar shkencor

Besim Abazi
Zëri i Amerikës
11-01-2009

Dr.Zekeria Cana 15.1934-11.1.2009

Në Prishtinë u varros dr. Zekeria Cana, një nga historianët më të shquar dhe veprimtar i njohur i çështjeve shqiptare. Ai ishte 75 vjeç. Dr. Cana u shqua si studiues shkencor, sidomos i zhvillimeve historike të shekullit të 20-të. Gjatë viteve të 90-ta ai ishte një nga përfaqësuesit e përpjekjeve për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë. Doktor Cana do të mbahet mend ne veçanti për ndihmesën e dhënë në periudhën e fillimit të viteve 90-të kur shqiptarët e Kosovës organizuan një aksion në shkallë të gjerë për t'i dhënë fund gjakmarrjes. Përfaqësues të lartë institucionesh politike, shkencore e arsimore morën pjesë sot në homazhet dhe ceremoninë e varrimit të doktor Zekeria Canës duke e cilësuar atë si njërin ndër historianët dhe veprimtarët më të shquar të çështjes politike, humanitare dhe kombëtare në Kosovë dhe kudo në botën shqiptare.//mm//

E hënë, 12 nistor 2009

Zgjimi si zakonisht, moti me borë dhe acar, atmsfera -10.

Pos kafeve të mëngjesit, unë as gruaja ime nuk jemi terjaqinj: as në pije as në ushqime... S’kemi unaza nëpër gishta... lexojmë dhe flemë si qengja!!

E martë, 13 nistor 2009

Zgjimi si zakonisht, moti me borë dhe acar, atmsfera -3.

Të hëneve në mbrëmje, nëna ime e ndjera i mbyllte kërhanët me forcë- çkrrap! Dhe shtonte: ju mbylltë goja ujkut e dushmanit!! Dhe të marteve nuk punonte punëdore, sepse a martja konsiderohej ditë terse! Për ujkun e dija, na e rrembente nganjë qengj, dele... por nuk dija gjë për dushmanët?

-Shkiet e pitë, biro, shkiet e pitë!!

E sot ca më të poshtër e më të ndytë se ujqit e se shkiet, o hajmedet, janë rrugaçria në internet: ju vdekshin babë e nënë e vëlla e motër/ djalë as çikë mos ju leftë në votër!!

Hillari Klinton para senatorëve në seancën e konfirmimit


13-01-2009

Hillari Klinton e emëruar në postin e Sekretares së Shtetit në administratën e ardhshme, tha sot gjatë seancës së konfirmimit në Senat se administrata e Presidentit Obama do të theksojë diplomacinë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ku diplomacia do të luajë rolin kryesor.

Zonja Klinton ishte thirrur sot për të dëshmuar në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Zonja Klinton nuk i bëri ndonjë kritikë të drejtpërdrejtë administratës së Presidentit Bush, por ajo la qartazi të kuptohej se kjo administratë ishte e ideologjizuar së tepërmi dhe mbështetej forca ushtarake, në vend që të mbështetej tek diplomacia, për të ushtruar ndikimin amerikan në botë.

Në komentet e saj para Komisionit të senatit për Marrëdhëniet em Jashtë, Sekretarja e emëruar e Shtetit tha se administrata e re e Presidentit Obama do të synojë të krijojë një botë me “më shumë partnerë dhe me më pak kundërshtarë”.

Zonja Klinton tha se Presidenti i zgjedhur Obama beson se politika e jashtme duhet të bazohet në një kombinim parimesh dhe tek pragmatizmi dhe jo tek ideologjia e ngushtë, emocionet apo paragjykimet.

“Ne duhet të përdorim atë që është quajtur “forca e mençur ”, diapazonin e gjerë të mjeteve që kemi në dispozicion, ato diplomatike, ekonomike, ushtarake, politike, ligjore, kulturore duke zgjedhur mjetin e duhur ose kombinimin e duhur, për çdo situatë. Diplomacia do të jetë në krye të politikës sonë të jashtme. Kjo nuk është ndonjë ide radikale. Poeti romak i lashtësisë Terrence, ka theksuar se në çdo përpjekje, rruga e përshtatshme që duhet të ndjekin në fillim burrat e mençur, është bindja. E njejta vlerë, vlen edhe për gratë e mençura”.

Zonja Klinton la të kuptohet se ajo do ta forcojë më tej trupin diplomatik, duke theksuar se Sekretari i Mbrojtes, Robert Gejts, republikan, i cili do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë edhe në administratën e re, ka theksuar se Departamenti i Shtetit dhe agjencitë e tjera civile amerikane që veprojnë në vende të tjera, kanë pasur mungesë të theksuar fondesh dhe personeli për një kohë shumë të gjatë.

Sekretarja e emëruar e Shtetit, parashtroi parimet e përgjithshme të administratës së re, por dha pak hollësi konkrete, duke thënë se çështje të tilla jetike, si ideja e hapjes së një misioni diplomatik amerikan në Iran, është ende në shqyrtim.

Zonja Klinton theksoi vazhdimin e angazhimit amerikan në përpjekjet për paqe izraelito-palestineze, duke shprehur shqetësim për viktimat në radhët e civilëve nga të dyja palët si rezultat i konfliktit të fundit në Gazë.

“Presidenti i zgjedhur dhe unë e kuptojmë dëshirën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur në kushtet aktuale dhe dëshirën që të mos bëhet objekt sulmesh nga raketat e Hamasit. Megjithatë kemi parë edhe koston tragjike humanitare të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe jemi prekur nga vuajtjet e civilëve izraelitë dhe palestinezë. Kjo nuk duhet të bëjë tjetër veçse të rrisë vendosmërinë tonë për një marrëveshje, për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, që i sjell Izraelit siguri të vërtetë dhe marrëdhënie pozitive dhe normale me fqinjët e tij; dhe nga ana tjetër pavarësi, përparim ekonomik dhe siguri për palestinezët në shtetin e tyre”.

Zonja Klinton tha se administrata e re do të kërkonte marrëveshje bashkëpunimi me Rusinë, pa hequr dorë nga normat dhe vlerat amerikane, duke theksuar nevojën për të përshpejtuar përpjekjet për një traktat të ri për pakësimin e armëve strategjike me Moskën për të zëvendësuar traktatin që skadon në fund të vitit.

Ajo po ashtu u shpreh për marrëdhënie pozitive dhe bashkëpunimi me Kinën, të zhvilluara në një formë të tillë, ku të dyja palët mund t’i analizojnë haptazi mospajtimet mes tyre, duke aluduar se suksesi varet në një masë të madhe nga zgjedhjet që do të bëjë Pekini.

Zonja Klinton tha se shpreson të organizojë një koalicion ndërkombëtar më efektiv, që përmes rrugëve diplomatike Irani të mos lejohet të shtjerë në dorë armë bërthamore, por ashtu si administrata e Presidentit Bush, ajo tha se Presidenti i ardhshëm Obama nuk do të eliminojnë asnjë opsion, duke lënë të kuptohet se edhe alternativa ushtarak mbetet mundësi.

Senatorja nga Nju Jorku u vlerësua nga anëtarët e Komisiontit të të dyja partive dhe duket se konfirmimi i saj nga ky Komision të enjten është i sigurtë. Por një numër anëtarësh kanë shprehur shqetësim për aktivitetet për grumbullim fondesh që fondacioni i bashkëshortit të saj, ish-Presidentit Bill Klinton, ka zhvilluar jashtë vendit.

Republikani më i lartë në Komision, Senatori nga Indiana, Riçard Lugar tha se do të ishte më mirë që fondacioni të mos pranonte më para të huaja, për të shmangur shqetësimet për konflikt interesi.

“Fondacioni Klinton ekziston si një joshje për çdo entitet apo qeveri të huaj, që beson se mund të sigurojë favore përmes një donacioni. Po ashtu, u hap rrugën problemeve të mundshme në mënyrën si perceptohen veprimet që bën Sekretarja e Shtetit në lidhje me donatorët e huaj apo vendet e tyre”.

Kandidatura e zonjës Klinton si Sekretare e ardhshme e Shtetit pritet të miratohet nga i gjithë Senati të martën e ardhshme, menjëherë pas inaugurimit të Presidentit Obama, në një sesion të shkurtër në Senat dhe të nesërmen, ajo fillon detyrën si Sekretare e Shtetit.  (ze)

E mërurë, 14 nistor 2009

Zgjimi si zakonisht, moti me borë dhe acar.

Të arrestohet banda e internetit e të bugoset e të kalbet nëpër burgje ose nëpër çmendina. Të njollosen përjetësisht familjet e tyre, vetëm nëse nuk distancohen nga ata bastardë e mjeranë që hije të zezë po i qesin popullit tonë faqe botës së qytetëruar.

Hyn në fuqi ligji i dosjeve pa firmën e presidentit Topi

Armand Mero
Zëri i Amerikës, Tiranë
14-01-2009

Në Shqipëri presidenti Bamir Topi vendosi sot të mos hedhë firmën e tij mbi ligjin e dosjeve duke bërë kështu që ai të hyjë në fuqi automatikisht. Presidenti duket se ka zgjedhur këtë formë për të evituar një përplasje të fortë me shumicën e udhëhequr nga kryeministri Sali Berisha. Ligji i dosjeve i mbështetur vetëm nga të djathtët u shoqërua me polemika dhe kritika të forta të përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar sipas të cilëve ai ngre shqetësime serioze kushtetuese dhe ligjore.

Edhe një tjetër lajm:

Kosovë: Forca e re e sigurisë fillon të veprojë javën e ardhshme

Zëri i Amerikës
14-01-2009

Forca e re e sigurisë e Kosovës, e stërvitur nga NATO-ja fillon të veprojë javën e ardhshme, pothuajse një vit pas shpalljes së pavarësisë.

Një zëdhënës i NATO-s tha sot se forca e Kosovës do të zëvendësojë Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Forca e re me 15 mijë anëtarë do të kryejë përgjithësisht detyra policore dhe nuk pritet të veprojë në rolin e një ushtrie tradicionale.

Zëdhënësi tha se NATO-ja do të luajë një rol në menaxhimin (qeverisjen) e forcës së re të armatosur lehtë, për t’u siguruar që ajo do të kontrollohet në mënyrë demokratike dhe të jetë shumetnike, si edhe të ruajë mandatin e vet të qartë paqeruajtës.   (ze)

 E enjte, 15 nistor 2009

Zgjimi si zakonisht. Moti në të zbutur, po pikin strehët.

Në teatër pamë shfaqjen BALETI “PERFORMANCE”: baletanë e balerina të shkathta për lakmi, u kënaqëm.

E premte, 16 nistor 2009               

Zgjimi si zakonisht, moti u zbut fare dhe po shkrihet bora.

Sonte nuk shkoj në teatër, ngase përsëritet shfaqja “ÇIFTI MARTIN”, regjia nga Bekim Lumi, të cilën e kam pa.

E shtunë, 17 nistor 2009

Zgjimi si zakonisht, moti u përmirësua fare, sikur pranverë!

Unë, gruaja ime dhe çuni ynë shofer, vozitemi për në Gjilan te kushëriri ynë Ismail Osmani, në ngushëllim për gruan e tij të ndjerë që papandehur i ka rënë pika në tru! E ndjera Nazmije ka qenë grua fisnike nga Krileva, dhe vinin shumë ngushëllues; por edhe kushtet e mira, shtëpia e madhe dhe me lokale të përshtatshme: dhoma me dy hyrje, me dy palë mysafirë që hynin e dilin pa pengesa, dhe me shëribime të shpejta nda dy djelmosha të shkathtë...

Pas një kohe, gruaja ime ngeli aty, e ne dy shkuam te nipi ynë Saqip Osmani, jurist. Gruaja e tij e mirë, nga Kmetovci, na e bëri drekën: kryelanë misri, kos, hirrë, speca, djath... Edhe  fëmijët po ju bëhën të mirë... rregull e pastërti... kanë dëgjuar se jemi aty, dhe ardhën të tria motrat e Saqipit: Zyhrija, Makfirja me burrin e vet, Adem Ademin dhe Miniverja, edukatore e papunë!

Në mbyrëmje u kthym në shtëpi.       

Në Tiranë zhvillohet Marshimi i Paqes

Ilirian Agolli
Zëri i Amerikës,Tiranë
17-01-2009

Një grup qytetarësh dhe politikanësh nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia zhvilluan sot në Tiranë një marshim paqësor nga sheshi Skënderbej, ne sheshin Nënë Tereza. Organizatorët e Forumit për Demokraci dhe Etikë vendosën lule dhe qirinj pranë monumenteve të Skënderbeut dhe Nënë Terezës, duke vlerësuar se këto figura janë pika referimi për gjithë shqiptarët edhe në shekullin e ri.

E diel, 18 nistor 2009

Zgjimi si zakonisht, moti u përmirësua fare, sikur pranverë!

 Sot në orën 12 kemi provat gjenerale teatrore përpara premierës!

Në prova mungoi profesori Musa dhe na pengoi fort!?

Ceremoni të ndryshme para betimit të Presidentit të ri

Zëri i Amerikës
18-01-2009

Presidenti i zgjedhur Barak Obama dhe nënpresidenti i zgjedhur Xho Bajdën vendosën sot në mëngjes kurora me lule pranë Varrit të Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit. Po sot, zoti Obama ngre siparin e festimeve për ceremoninë historike të inaugurimit me një koncert plot yje të muzikës i cili zhvillohet në shkallët e memorialit të ish presidentit Abraham Linkoln. Zoti Obama së bashku me gruan e tij Mishell pritet të jenë sonte në koncertin e titulluar “Ne jemi një” ku marrin pjesë yje të muzikës si Bijonse, Bono, Brus Springstin, Stivi Uondër, Tom Henks, Denzel Uashington, e të tjerë. Po sot aktorë, politikanë dhe shumë të tjerë marrin pjesë në Leximin e Kushtetutës në Muzeun e Lajmeve.

 Rripi i Gazës:Grupi Hamas shpall armëpushimin                       


18-01-2009
18-01-2009

Militantë palestinezë në rripin e Gazës kanë deklaruar armëpushim dhe thonë se do t'u japin një javë kohë trupave izraelite për t'u larguar nga territori. Udhëheqësi i Hamasit Musa Abu Marzuk tha sot se gjatë kësaj jave, grupet e armatosura palestineze do të respektojnë armpushimin. 

Izraeli ka deklaruar armpushim të njëanshëm që nisi dje. Por dhuna vazhdoi edhe pas këtij njoftimi. Militantë palestinezë  në Gazë të paktën 3 raketa kundër Izraelit, ndërsa avionë luftarake izraelitë goditën raketahedhësit e Hamasit.

Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, e quajti armpushimin në Gazë delikat dhe tha se Izraeli nuk do të hezitojë të kundërpërgjigjet nëse Hamasi vazhdon sulmet. Ai po kështu u tha gazetarëve se amrpushimi po vëzhgohet minutë pas minute.//mm//

E hënë, 19 nistor 2009

Zgjimi si zakonisht, moti u përmirësua fare, sikur pranverë!

Në ekranin e TV-së mysafir Hydajet Hysni! Pispilloset, lëpihet! Në pyetjen për enverizmin e dosjet, karkaleci kërcen te rankoviqizmi! Duhet të debatojmë, ama jo sot, njëherë tjetër, pse jo!?

“Të burgosurit politikë kanë qenë dhe janë kohezivë”!! Marr fjalorin dhe gjej fjalën, jo koheziv, por:

KOHEZION,-I m. fiz. Forca që mban të bashkuara fort molekulat e një trupi. Kohezioni molekular.

Me Hydajet Hysenin (Esmeraldën Falltore!) me kompani, jam nda që në burgun e Nishit më 1990 dhe me ta s’kam asgjë të prbashkët, unë jam demokrat, ata janë agresvë e primitivë: çfarë “force” kohezioni po na bashkoka aq “fort”- or gënjeshtarë të paturp!?!

Shtetet e Bashkuara kujtojnë Martin Luter Kingun

Zëri i Amerikës, Uashington
19-01-2009

Më 19 janar, amerikanët do të kujtojnë dhe festojnë trashëgiminë e udhëheqësit të vrarë të të drejtave civile, të përndershmit Dr. Martin Luther King i Riu me një festë vjetore me rastin e datëlindjes së tij, që është më 15 janar. I përndershmi King do të kishte mbushur 80 vjeç. Para më shumë se 50 vjetësh, Dr. Kingu organizoi një lëvizje në gjithë Shtetet e Bashkuara, duke u vënë në krye të marshimeve dhe demonstratave pa dhunë për të drejta të barabarta për afrikano-amerikanët. Në materialin në vazhdim bëhet fjalë për jetën e tij dhe ndikimin që ka pasur puna e tij në Shtetet e Bashkuara.

“Sot dua t’i them popullit të Amerikës dhe vendeve të botës se ne kemi filluar një lëvizje dhe asnjë valë racizmi nuk mund të na ndalë”.

Martin Luther King i Riu filloi veprimtarinë e tij si udhëheqës i të drejtave civile në vitin 1955 kur u vu në krye të lëvizjes për eliminimin e dallimit racial në autobuzët publikë në qytetin Montgomeri të shtetit Alabama.

“Ne negrit e Montgomerit jemi angazhuar në një protestë pa dhunë kundër padrejtësive, që kemi përjetuar në autobuzë për një numër vitesh”.

Në gusht të vitit 1963, fushata e të përndershmit King për të drejta të barabarta ishte shndëruar në një lëvizje kombëtare. Atë muaj më shumë se 250 mijë njerëz morën pjesë në një marshim në Uashington. I udhëhequr nga Dr. Kingu, ky marshim kishte për qëllim t’u bënte presion ligjvënësve që të miratonin një ligj për të drejtat civile që do t’i jepte fund diskriminimit racial. Ish aktivisti i të drejtave civile, Roger Wilkins, ishte atë ditë këtu në Uashington kur marshuesit u mblodhën përpara memorialit të Linkolnit.

“Ishte një ditë e bukur dhe e ngrohtë vere dhe njerëzit ishin të rinuar. Ekzistonte një ndjenjë e mirë se vendi po bashkohej. Për herë të parë në jetën time ndjeva peshën e ndërgjegjes së Amerikës”.

“Ëndërroj që një ditë katër fëmijët e mi të vegjël do të jetojnë në një vend ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës, por nga karakteri”.

Ishin pikërisht këto protesta pa dhunë dhe fjalimet e tij që çuan përpara lëvizjen për të drejtat civile dhe mbajtën të përqëndruar vemendjen e vendit në çështjen e barazisë.

Dr. Kingu fitoi çmimin Nobel të Paqes në vitin 1964. Po atë vit Presidenti Lyndon Johnson nënshkroi ligjin e të drejtave civile dhe një vit më vonë ligjin e së drejtës për të votuar. Këto ligje jashtëligjësuan ndarjen raciale në objektet publike si dhe praktikat diskriminuese, që i ndalonin zezakët të votonin.

“Lexoj diku se madhështia e Amerikës është e drejta që të protestosh për të drejta”.

Fushatën e tij të fundit Martin Luther Kingu e zhvilloi në Memphis të shtetit Tennessee në mars dhe prill të vitit 1968. Ai udhëhoqi një marshim në mbështetje të punëtorëve të shërbimit sanitar. Por protesta u përfshi nga dhuna kur ekstremistë të rinj filluan të plaçkisnin dyqane. Dr. Kingun e shqetësoi shumë kjo gjendje dhe u zotua të kthehej në Memphis për të kryesuar një marshim paqësor. Natën e 4 prillit 1968 ai u vra në hotelin Lorraine.

“Unë kam parë tokën e premtuar. Unë mund të mos arrij atje me ju, por dua që ta dini se si popull ne do të arrijmë në tokën e premtuar”.

Pas 40 vjetësh, jeta e Dr. Kingut përkujtohet dhe festohet me shumë ëndëra të tij të bëra realitet, përfshirë edhe zgjedhjen e Barak Obamës si presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara.//rd//

E martë, 20 nistor 2009

Zgjimi si zakonisht, moti u përmirësua fare, sikur pranverë!

Sot isha në Ambasadën e Shqipërisë: më priti si çartaqejfas zotni Xhevdet Mustafa! “Çfarë halli paskam”?- asnjë hall!! Unë s’kam halle private, po ato që pos ia thosha për kompletin e veprave të Dr. Milan Shuflajt, për të nuk ishin halle!?! Po televizioni shqiptar që na shurdhon çdo ditë me- retherotull!?! Po shkelja flagrante e normës letrare nga intelektualët e atjeshëm: mënd, vënd, kuvënd, zëmër...!?! Po emërfoshnjat dhe emërvendet!?!

Zotni Xhevdet Mustafa, përgjegjës për kulturë!- nuk e di se Kompletin e veprave të Dr. Mlan Shuflajt nuk e ka as Biblioteka Kombëtare në Tiranë, as Biblioteka Kombëtare dhe Universitare në Prishtinë, ama që të dya kanë disa libra e revista. “Pak diçka” ka edhe Instituti Albanologjik në Prishtinë, por (ah kjo- por!), edhepse Biblioteka “është për përdorim të brendshëm”- një apo disa duar të zeza i kanë nxjerrë jashtë dhe aty për momenti s’ka asgjë!?!

Biblioteka e Arkivit dhe e Institutit të Historisë për mua kanë “pak”!?! Biblioteka e Fakultetit Filologjik s’ka asgjë!!

Xhevdeti mbrohet kinse kanë nevojtore për palët!?! Merr pozicion mbrojtës, sikur unë të kisha pozicion sulmues!?! Dhe ngutej për një punë urgjente!?!

Shkova te regjisori dhe m’i dha 30 copë bileta pët shfaqjen tonë, komedinë: “Ali Hoxha-Hoxhë Alia”, që shfaqet në teatrin “DODONA” më 26.1.2009, në orën 16.

Barak Obama, Presidenti i ri i SHBA


20-01-2009

Presidenti Barak Obama u bëri thirrje amerikanëve të punojnë së bashku për të përballuar sfidat me të cilat ndeshet vendi në këto momente krize ekonomike dhe i përfshirë në dy luftra.

Pas betimit Presidenti i ri iu drejtua mbi një milion të pranishmëve që ishin mbledhur në Parkun Kombëtar në Uashington për të dëgjuar fjalimin e presidentit të 44.

Zoti Obama tha se vendi po ndeshet me një krizë ekonomike të shkaktuar nga grykësia dhe dështimi kolektiv për të marrë vendime të vështira. Gjendja e ekonomisë, tha ai, kërkon veprime të shpejta e të guximshme, për të hapur vende të reja pune dhe për të hedhur themelet e një zhvillimi të ri ekonomik.

Për politikën e jashtme, Presidenti Obama theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të luajnë përsëri rol udhëheqës dhe të bashkëpunojnë me botën. Ai u zotua t'ua lërë me përgjegjshëmëri Irakun vetë irakianëve dhe të vendosë paqen në Afganistan.

Shtetet e Bashkuara tha ai, po kërkojnë për rrugë të reja për të sjellë përparim në botën myslimane, bazuar në interesin dhe respektin reciprok. Ai u zotua të ndihmojë popujt e vendeve të varfëra për zhvillimin e tyre.

Zoti Obama, demokrat, është presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara. Ardhja e tij në pushtet, i jep fund, administratës 8 vjeçare të Presidentit republikan Xhorxh Bush. //mm//

E mërkurë, 21 nistor 2009

Zgjimi si zakonisht, moti i vrerët, me shi.

Pasdreke bëra këto vizita: te zotni Hajriz e Tahire Demaku, te gjuhëtari më i madh shqiptar sot, Dr. Nuhi Veselaj dhe te miqtë e mi, ka ardhuar mikesha jonë zonja Shukrije me bijën e vet, Blertën.

Topalli: Shqipëria ka si model demokracinë amerikane

Intervistoi Arben Xhixho
Zëri i Amerikës, Uashington
21-01-2009

Topalli: Shqipëria ka si model demokracinë amerikane

Intervistoi Arben Xhixho
Zëri i Amerikës, Uashington
21-01-2009

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë Jozefina Topalli, e cila ndodhet në Washington ku ndoqi ceremonitë e inaugurimit të presidentit të ri Barak Obama thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se Shqipëria e ka si model funksionimin e demokracisë amerikane. Zonja Topalli ishte sot paradite ne studiot tona. //iç//

 

E enjte, 22 nistor 2009

Zgjimi si zakonisht, moti i vrerët, me shi.

 U mora me shitjen e biletave për shfaqjen e komedisë tonë: “Ali Hoxha-Hoxhë Alia”, që dë të shfaqet më 26.1.2009, në orën 16 në teatrin DODONA në Prishtinë: ishte një rast i mirë që të shihet “kultura” e ca shqiptarëve llafazanë që dinë aq bukur të shesin mend! Por në fakt, janë koprracë dhe hiç konkret: duhanxhinj e rakishinj, nuk e blejnë biletën 2 euro!!

 E premte, 23 nistor 2009

Zgjimi si zakonisht, moti i vrerët, me shi.

E mora pensionin 75 euro dhe fill ia lava borxhin gruas time prej 35 eurosh!

Pavarësisht që ia pjek kafen e mëngjesit, gruaja ime te paratë nuk lëshon pe: i grumbullon njënganjë dhe në verë shkon tok me bujën tone në pushim-mjekim!!

 

Kadri Mani: Shovinizmit serb duhet t'i shtypet koka prej kanibali
Sunday, 01-02-2009, 07:55pm (GMT)

SHOVINIZMIT SERB DUHET T’I SHTYPET KOKA PREJ KANIBALI  

 

Tadiç proteston ndaj formimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës

Zëri i Amerikës
23-01-2009

 

Presidenti serb Boris Tadiç dërgoi një notë zyrtare proteste në Kombet e Bashkuara dhe në NATO në lidhje me Forcat e sapoformuara të Sigurisë së Kosovës.

Udhëheqësi serb e quajti këtë forcë një formacion të paligjshëm paramilitarësh e cila paraqet një kërcënim të drejtpërdrejt ndaj Serbisë dhe paqes e stabilitetit në Ballkanin perëndimor. Ai kërkoi që autoritetet ndërkombëtare ta shpërbëjnë menjëherë këtë forcë.

Forca e Sigurisë së Kosovës e filloi punën pardje. Ajo zëvendëson Trupat Mbrojtëse të Kosovës e cila përbëhej kryesisht nga ish guerrile shqiptare të cilët kishin luftuar kundër Serbisë në vitet ’90.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi thotë se forca e re do të jetë shumë-etnike dhe do t’u shërbejë komuniteteve të ndryshme të vendit.

Të paktën 200 pjesëtarë të ish Trupave Mbrojtëse të Kosovës demonstruan sot në Prishtinë duke protestuar ndaj vendimit të autoriteteve kosovare që hodhën poshtë përpjekjet e tyre për të hyrë në forcën e re. //ii

------------------------------------------------------

Presidenti serb Boris Tadiç, jo vetëm që nuk është normal, por ai qenka edhe kanibal: ende nuk qenka ngopur gjak shqiptari; derisa ne shohim në ekranin e vogël nxënësit tanë me rroba kombëtare duke vallëzuar e duke kënduar këngën e pavarësisë të Kosovës tonë të dashur e të shumëvuajtur nën robërinë e gjatë të thundrës gjakatare serbiaane, dhe derisa me këta gëzohemi e kënaqemi, por jemi të  pikëllur për moshatarët e tyre të shumtë që nga i griu Serbia fashiste, po shihet se Boris Tadiç qenka i brengossur dhe i etur ende për gjak shqiptari, dhe këta këngëtarë e vallëtarë ende i sheh si viktima të veta të mundshme!?!

Duke i urreejtur nënat shqiptare si “lavatriçe”!- që po lindin kaq shumë fëmijë, saqë as kama gjakaatare serbane nuk po mnd t’i grijë!!!

Dhe urren nënat serbe për të vetmin bir “sina jedinca”! Për shkaqe të të cilave po shuhen shkolla e fshatra njërapastjetërs.

Presidenti serb Boris Tadiç, nuk munt ta marrë me mendët e tija të zymta, se dhe ne shqiptarët të formojmë Shtet me të gjitha institucionet e veta, e lëre tanimë ta marrë me mend, me mendët e veta të shkreta, se ne jemi duke punuar intenzivish për Shqipërinë etnike, në një shtet të vetëm cep më cep ku i thuhet bukës- bukë dhe ujit-ujë.

 Projekti tamimë është përpiluar

 “Ka ardhur koha që bota t’i mbështesë shqiptarët në projektet e tyre për vetëvendosje dhe, pse jo, për RIBASHKIM NË NJË SHTET KOMBËTAR SHQIPTAR me madhësinë e Zvicrës, duke krijuar kështu një ekuilibër në zonën e Ballkanit, që historikisht është konsideruar fuçi baruti. Në këtë mënyrë shtetet e Gadishullit Ballkanik do të INTEGROHESHIN në mënyrë paqësore e të qytetëruar në Evropën e Bashkuar të së ardhmes...“

(Prof. Dr. Astrit Leka, Kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Solidestit për zhvillimin e vendeve të Lindjes: Diskutim i mbajtur në Kolokiumin Ndërkombëtar të vendeve të Evropës Juglindore të Kulturës për një „Evropë të Bashkuar“, bërë në Gjenevë, më 18 maj 1992. Shih: Shqiptarët dhe Evropa, „Lura“, Tiranë, 1993, f. 16);- (cituar sipas Prof. Dr. Mehdi Hysenit, te Letra e Hapur drejtuar gjyqtarit të Tiranës, zotni Fehmi Petku,- te Agjencia e Lajmeve „Iliria. net“, datë: e enjte, 08. Korrik, 2004).

  flamuri rrema-rrema/kush s’të do/i plastë zemra!

 I plastë zemra Presidenti serb Boris Tadiç, i cili po nxit një luftë të re, me oreksin e një përbindshi gjakatar-njeringrënës.

Turp e ndot sot e mot.

E shtunë, 24 nistor 2009

Zgjimi si zakonisht, moti i vrerët, me shi.

Prova teatrore.

Pas provave, shkova te zotni Burhan Kavaja në banesë: kishte qenë vetëm duke ngrënë darkë, dhe më ftoi dhe u ula e hangrëm bashkë. Biseda filloi për paraqitjen e Burhanit në TV, ishte në nivel të lartë profesinal në lidhje me resurset nëntkësore.

I bleu 2 bileta për shfaqjen tonë të kmedisë: “Ali Hoxha-Hoxhë Alia”. Pastaj shkova në restorantin “DARDANIA” te pronarit zotni Mursel. E thirra në telefon shkun tim Xhavit Dërmakun, por qëlloi në Gjilan dhe takimin e lamë për nesër kah mbrëmja.

E diel, 25 nistor 2009         

Zgjimi si zakonisht, moti në përmirësim.

Cingëron telefoni, befasia, lajmërohet Basri Musëmurati!?! I them se kam prova teatrore nga ora 12 e deri në orën 15.

Patëm prova teatrore, nessër sërish provën gjenerale-përfundimtare përpara premierës! Në orën 14 provat, në orën 16 shfaqja në DODONA.

Dhe në orën 15 na erdhi Basri Musëmurati. Pas një ndeje të shkurtër, shkuam te restoranti Daradania dhe hangrëm drekë: nga një pulë me bukë e me sallatë. Pastaj e thirrëm edhe Xhavit Dërmakun: i cili i bleu 2 bileta për teatrin e nesërm.

Kosovë: Situata në Veri të vendit, ende e brishtë

Edona Demaj
Zëri i Amerikës
25-01-2009

 Mbrëmë në pjesën veriore të Mitrovicës pati dy shpërthime të fuqishme, pa pasoja në njerëz por me dëme të vogla materiale. Zyrtarë të policisë thonë se situata e sigurisë në veri të Kosovës vazhdon të mbetet e brishtë. Policia bashkë me pjesëtarë të KFOR-it kanë shtuar kontrollin, ndërsa kanë nisur hetimet lidhur me shpërthimet. //mm//

E hënë, 26 nistor 2009       

Zgjimi si zakonisht, moti në përmirësim, me diell.

Protestë në Preshevë për lirimin e ish luftëtarëve të UÇK-së                                           

Zëri i Amerikës
26-01-2009

Mijëra shqiptarë protestuan sot në jug të Serbisë duke kërkuar lirimin nga burgu të ish luftëtarëve në luftën e Kosovës që dyshohen për krime lufte.

Protesta, të cilën mediat perëndimore e quajnë si paqësore,u zhvillua sot në Preshevë, një qytet me shumicë shqiptare në kufirin serbo-kosovar.

Policia serbe arrestoi muajin e kaluar 10 të dyshuar nga ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe i akuzoi ata për krime kundër civilëve serbë në qytetin e Gjilanit në vitin 1999.

Protesta e sotme u zhvillua një ditë pasi partitë politike në Preshevë firmosën një deklaratë të përbashkët ku kërkohej lirimi i menjëhershëm i ish luftëtarëve. Ata po kështu kërkuan që ish luftëtarëve që luftuan forcat serbe në vitet 2000 dhe 2001 t’u jepet amnisti.//rd//

E martë, 27 nistor 2009

Zgjimi si zakonisht, moti i përzier.

Punë në shtëpi.

Po bisedonin dy zotë shtpie:

-Si e ruajte ti autoritetin në familje, mua nuk po më përfill kurrkush?

-Sa herë shkon në dhomën e bukës?

-Për çdo dotë, pse?

-E po ti vetë qenke bërë monoton! Unë shkoj njëherë në javë dhe krejt anëtarët e familjes çohen në këmbë: merre babë shkëmbintim, merre babë shkëmbin tim...

Komenti ynë:

I zoti i shtëpisë duhet të rrijë larg familje, ngase mshat e ndryshme flasin gjithçka, që plakut nuk i bie rrafsh në terezi, dhe reagon e prishet me të gjithë!

E mëkurë, 28 nistor 2009  

Zgjimi si zakonisht, moti me shi.

Shkova e mora gazetën “Bota sot” dhe shkova për bukë, te furra KOSOVARJA buka e djeshit kushton 10 centi! Me 1 euro, marr dy strajca bukë!!

U ktheva dhe i rregullova dhe i dërgova për botim disa artikuj.

Gjykohet njëri nga përgjegjësit e masakrës së Krushës së Vogël

28-01-2009

Publicisti nga Kosova Veton Surroi dëshmoi sot në Gjykatën e Hagës në procesin kundër ish zyrtarit të lartë të Serbisë Vlastimir Xhorxheviç i akuzuar për krime lufte në Kosovë. Zoti Surroi në dëshminë e tij foli për rrethanat dhe zhvillimet politike në Kosovë, para dhe gjatë luftës së viteve 1998-1999. Ai vuri në pah se forcat serbe kanë ushtruar spastrim të organizuar etnik, duke vrarë civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish gjenerali i policisë Vlastimir Xhorxhevic, po përballet me akuzat për krime gjatë luftës në Kosovë. Fshati Krushë e Vogël është një prej dëshmitarëve të krimeve. I shtrirë pas hekurudhës, fshati Krushë e Vogël në Kosovën perëdimore ishte skenë e vrasjeve masive të shqiptarëve nga forcat serbe për të cilat prokurorët e Hagës akuzojnë ish shefin e përgjithshëm të policisë Vlastimir Xhorxheviç.

E enjte, 29 nistor 2009

Zgjimi si zakonisht, moti me shi.

Shkova në ambasadën kroate, por ata kishin dalë në terren dhe nuk i gjeta aty. Shkova te ambasada shqiptare, roja më thotë se ambasadori i ri ende nuk ia ka filluar punës! Atëherë shkova te regjisosu ynë, zotni Xhemail Luta për një konsultim dhe u ktheva në shtëpi.

 Shqipëri: Përsëri polimika në parlament për ligjin e dosjeve

Armand Mero
Zëri i Amerikës, Tiranë
29-01-2009

Në Shqipëri parlamenti u përfshi në polemika një ditë pas deklaratës së Bashkimit Europian ku shprehej shqetësimi për ligjin e pastërtisë së figurave në lidhje me disa aspekte si për procedurën ashtu edhe përmbajtjen. Opozita akuzoi të djathtët duke deklaruar se shqetësimi i partnerëve ndërkombëtarë ka të bëjë me synimin, sipas saj, që qeveria ka për të goditur drejtësinë. Por përfaqësuesit e shumicës, ashtu si edhe pas takimit të djeshëm me trojkën europiane në Tiranë, kanë mbajtur të njejtin qëndrim se po mbrojnë, sic shprehen, një kauzë të drejtë.

E premte, 30 nistor 2009

Zgjimi si zakonisht, moti me shi.

Punë në shtëpi, ama jo vetëm në kompjuter dhe lexim, por bëj edhe këto punë fizike çdo ditë: sjell dru nga baraka, ndez shporetin, pjek kafet e mëngjesit për vete e gruas time, shkoj e blej bukë të mbetur, me çmim 10 centi buka.

Shqiptarët në Serbi kërkojnë trajtim të njëjtë me serbët në Kosovë

Besim Abazi
Zëri i Amerikës, Prishtinë
30-01-2009

Përfaqësuesit e pushtetit lokal të tri komunave me shumicë shqiptare në Serbi, kërkojnë që trajtimi i tyre të jetë i njëjtë me atë të serbëve në Kosovë. Ata i bënë këto komente pas takimeve me udhëheqësit e Kosovës me të cilët diskutuan gjendjen në Luginën e Preshevës dhe tensionet që kanë nxitur atje arrestimet e dhjetë shqiptarëve nën dyshimet për krime lufte në Kosovë.

E shtunë, 31 nistor 2009

Zgjimi si zakonisht, moti me borë.

Patëm një konsultë: korrigjimi i gabimeve nga Premiera.

Ishim duke zhvilluar një konsultë ne të trupës teatrore, për ta vlerësuar premierën tonë të shfaqjes të komedisë: “Ali Hoxha-Hoxhë Alia”, përparësitë e të metat dhe mangësitë; kur më cingëroi telefoni dhe u paraqit shoku im Gani Mehmeti: ka ardhur nga Besiana dhe më pret në restotantin VENEZIA. Marr leje nga Regjisori dhe vrapoj ta takoj. Aty përreth tavolinës i gjej: Gani Mehmetin, Prof. Dr. Emrush Bajtullahun dhe Prof. Dr. Shefki Sejdiun; ata dy u çuan  dhe unë e Ganiu zhvilluam një bisedë të gjatë e të përzemërt, me informata reciproke: do të botojmë libra bashkë, duke filluar me poemën e Radovan Zogoviqit: ARDHËSIT-DOŠLJACI..., ku autori vërteton se shqiptarët janë autoktonë e serbët e malaziasit janë ardhacakë-zullumqarë.

Deputeti Riza Halimi komenton për tensionet në Preshevë

Ilir Ikonomi
Zëri i Amerikës
31-01-2009

Riza Halimi, deputet në parlamentin e Beogradit nga Lugina e Presheves ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të sensibilizuar zyrtarët e këtushëm lidhur me gjendjen në Serbinë jugore, ku në fund të dhjetorit u arrestuan 10 shqiptarë, ish luftëtarë të UÇK-së që akuzohen se gjatë dhe pas konfliktit të vitit 1999 në Kosovë kanë kryer vrasje dhe rrëmbime të banorëve serbë në rajonin e Gjilanit. Ai thotë se arrestimet e fundit ishin vetëm kulmi i veprimeve të tilla nga autoritetet serbe dhe se me këto veprime Beogradi përpiqet të justifikojë ruajtjen e pranisë së xhandarmërisë në Luginën e Preshevës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora