E shtune, 27.04.2024, 10:54 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Xhafer Leci e Kadri Mani: U vranë tre emigrantë jugosllavë

E shtune, 17.01.2009, 09:00 PM


NË ATENTATIN KUNDËR VËLLEZËRVE GËRVALA DHE KADRI ZEKËS KANË MARRË PJESË TRI SIGURIMET E SHTETEVE: SHQIPTARE-JUGOSLLAVE-GJERMANE!!!

U VRANË TRE EMIGRANTË JUGOSLLAVË

Nga Xhafer Leci e Kadri Mani

(Stuttgarter Zeitung- Gazeta e Stuttgart-it ,19 janar 1982)

Nga anëtari i redaksisë sonë Untergruppenbach, rrethi i Heilbronn-it

Në Untergruppenbach, afër Heilbronn-it - shërbimi sekret jugosllav përgjegjës?

Vendi i vrasjes së Jusufit, Bardhit e Kadriut, në veturën BMW të Bardhit, Heibronn-Untergruppenbach
Në një atentat, me siguri të motivuar politikisht, në natën e së hënës, në Untergruppenbach, afër Heilbronn-it janë qëlluar për vdekje tre jugosllavë që jetonin në egzil. Kur diku rreth orës 22, 15 h, tre të huajt nga një shtëpi në Untergrupenbach, deshën të largohen me automobil, për në vendbanimin e afërm për të telefonuar, janë qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur. Dy udhëtarë vdiqën në vend, ndersa i treti vdiq disa orë më vonë në spital, i cili arriti të thotë se përgjegjës për vrasjen është shërbimi sekret jugosllav. Të tre të vrarët ishin jugosllavë, me prejardhje shqiptare, të cilët angazhoheshin për pavarësinë e Kosovës, provincë kjo e shqetësuar në kufi me Shqipërinë. Vrasësit janë zhdukur pa gjurmë. Dëshmitarët duket të kenë parë, menjëherë pas atentatit, dy meshkuj duke ikur. Sipas njoftimit të shërbimit shtetëror për kriminalistikë në Stuttgart, bëhet fjalë për viktima nga Jugosllavia që jetonin në egzil. Fjala është për Bardhosh Gërvallën (31), vëllain e tij Jusufin (36) dhe gazetarin e radios Kadri Zekën (28), që jetonte në Zvicër. Ata nga fillimi i vitit të kaluar, banonin në një shtëpi në Untergruppenbach, përafërsisht 40 m. nga dera e garazhit, janë qëlluar me armë dhe në vend kanë mbetur të vrarë, vozitësi dhe personi afër tij, ndërsa Jusufi që ishte i ulur në karrigën e prapme, ishte i qëlluar rëndë në pjesën e epërme të trupit, vdes në mëngjës në spita1. Gërvalla, sikur vëllau i tij, jetonte si refugjat politik në Gjermani nga viii 1979. Qeveria jugosllave i kishte akuzuar të dy vëllazërit se janë pjesëtarë të një organizate që vepronte kundër shtetit jugosllav. Jusuf Gërvalla ishte cilësuar udhëheqësi kryesor i kësaj organizate. Sipas një njoftimi të policisë, Kadriu jetonte në Zvicër, ku kishte marrë strehim politik. Bardhoshi punonte si punëtor social, në AWO-në e Ludwigsburgut. Policia fare nuk ka njohuri për kryesit e këtij krimi. Në vendin e krimit nuk janë gjetur armë. Dy meshkujt që janë parë nga dëshmitarët kanë ikur këmbë nga vendi i krimit. Gjithashtu, policia nuk e di se sa herë kanë qëlluar vrasësit. Jusuf Gervalla, që ishte i lënduar rëndë, ishte goditur nga dy plumba në pjesën e epërme të trupit. Baden Würtemberg gjithnjë ishte fushë e parapëlqyer për konfliktin në mes të refugjatëve kroatë dhe shtetit jugosllav. Deri tash sulmoheshin kryesisht refugjatët konservativë kroatë, kësaj radhe janë goditur papritmas, kundërshtarët e shtetit jugosllav. Për atentatet e deritashme mbi diplomatët jugosllavë, si të akuzuar paraprakisht ishin pjesëtarët e Këshillit Nacional Kroat, organizatë kjo që në vitet e kaluara e kishte përqëndruar aktivitetin në Stuttgart, në Mannheim, në Karlsruhe në rrethinën e Freiburgut, Lörachit, Offenburgut, si dhe në liqenin e Bodense-së. Qëllimi kryesor i organizatës ishte krijimi i shtetit të pavarur kroat, edhepse në të kaluarën brenda organizatës kishte konflikte të ashpra rreth asaj se a duhet ky të jetë një shtet i organizuar në baza socialiste apo të një demokracie parlamentare. Herën e fundit KNK-së i është dëgjuar zëri, atëherë kur Jugosllavia kishte kërkuar dorëzimin e tetë kroatëve, në shkëmbim të katër terroristëve gjermanë. Atëherë u organizuan  disa protesta nga KNK-ja kundër kërkesave të qeverisë jugosllave, të cilat qeveria gjermane nuk i përfilli.

Nga gjermanishtja: Tefik Ramadani-Qarri                      

DHUNA

(Bild Zeitung-Gazeta ditore, 20 janar 1982)

Vrasja e tre refugjatëve jugosllavë në Heilbronn, të rikujton analizën e ministrit te brendeshëm Baum, të paraqitur në opinion në mënyrë shqetësuese në fund të verës së kaluar, në të cilën bëhej fjalë për një rritje të dukshme të terrorit shtetëror në Republikën Federale të Gjermanisë. Se a bën pjesë vrasja e trefishtë në këtë kategori, është ende çështje e hapur. Njëri prej viktimave, pak para vdekjes për atentatin e ka bërë përgjegjës shërbimin sekret jugosllav (UDB-en).Hedhja e fajit nga njëra palë tek tjetra, në mes të përfaqësuesve zyrtarë të shtetit jugosllav dhe organizatave ekstremiste të refugjatëve Jugosllavë për vrasje dhe terror, është pjesë e repertoarit tanimë të njohur. Sipas përvojës së deritanishme, kjo nuk është vetëm "propagandë tmerri", sepse që disa vjet, vazhdimisht ndodhin sulme misterioze dhune me viktima nga të dyja anët. Nga e gjithë kjo, ka një dallim. Nuk është njësoj, kur një organizatë terroriste e refugjatëve jugosllavë e vret një diplomat jugosllav, sikur atëherë kur shteti jugosllav, nëpërmjet shërbimit të tij sekret, në mes të territorit gjerman, praktikon sulmet vdekjeprëuse dhe vrasjet. Për ne është e papranueshme që shërbimet e huaja sekrete të dërgojnë vrasës tek ne. Kjo vlen njësoj, sikur për revolverashët e shërbimit sekret të Shahut, ashtu sikur për figurn e errtë të Gadafit dhe vlen, natyrisht edhe për ekzekutorët e Beogradit.

Nga gjermanishtja: Tefik Ramadani-Qarri 

                    
TERROR POLITIK

Një dëshmitar kishte vëzhguar vrasësit (gazeta e Stuttgar-tit)

Dy plumba ishin në gjoksin e tij. Jusuf Gervalla (36) kishte gjakderdhje të madhe. Ai gjendej i shtrirë në një batanije, në rrugën e mbuluar me borë "Auf der Habichtshöehe" në Untergrupenbaeh. Ai mundi t`i thoshte policisë, se përgjegjës për sulmin vrastar ishte UDB-eja. Të dielën mbrëma, rreth arës 22,15 h, u dëgjuan shumë të shtëna në lagjën e re. Plumbat kishin shpuar dritaren e djathtë anësore të BMW -së 316, ngjyrë të gjelbër dhe vranë në vend Bardhoshin (31) vëllaun e Jusufit dhe Kadri Zeken (28). Një mësues e kishte vëzhguar atentatin: "Unë dola në ballkon, që të thith pak ajër të pastër. I pashë tre jugosllavët (vëllazërit Gërvalla dhe Kadriun) duke dalë nga garazha me BMW-në e tyre, duke vozitur nga prapa shpejt, rreth nja 40 m. deri në udhëkryqin e afërm. Kështu bënin ata gjithnjë. Kur vetura u ndal tek drita e rrugës, nga punishtja e afërme doli një mashkull dhe iu aftua veturës. Pastaj i dëgjova 5-8 të shtëna. Vetura lëvizi përpara me shpejtësi dhe u përplas për derën e një garazhi. Ai që qëlloi dhe një mashkull tjetër me shpejtësi u larguan nga vendi i krimit." Vëllazërit Bardhosh dhe Jusuf Gervalla, jetonin me gratë e tyre dhe pesë fëmijët në shtëpinë familjare në "Habiehtshöehe". Këta burra luftonin kundër rrethanave politike në Kosovë, në vendin që ndodhet në mes të Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Në këtë shtëpi, si duket, ishte redaksia e gazetës "Zëri i Kosoves". Të shtunën në mbrëmje, erdhi nga Zürihu në Untergrupenbaeh Kadri Zeka, i cili ka të ngjarë të ishte kryeredaktor i kësaj reviste. Një zyrtar i policisë thotë kështu: Ata të tre donin të shkonin në kabinën telefonike, sepse në shtëpinë ku banonin nuk kishte telefon. Krejt kjo vepër kriminale, duket se ishte një ekzekutim. Rreth orës tre të natës, pas një operacioni urgjent Jusuf Gërvalla vdiq në spitalin e Heilbronn-it. Policia: "Dyshohet se arma me të cilën u krye krimi ishte një automatik i kalibrit 7,65 mm." Angazhimi i zgjëruar për kapjen e kriminelëve mbeti pa rezultat.

Nga gjermanishtja: Tefik Ramadani-Qarri                      
  
SULM TERRORIST NË HEILBRONN

(Stuttgarter Nachrichten- Lajmet e Shtutgartit, 20 janar 1982)

Vrasësit ishin profesionistë Heilbron, 20, janar 1982

Dymbëdhjetë plumba ishin zbrazur në Heilbron-Untergrupenbach. Vozitësi i BMW-së, Bardhosh Gervalla (31), vdiq nga goditja me gjashtë plumba, ndërsa vëllau i tij Jusufi (36) dhe Kadri Zeka u goditën me nga dy plumba.
Komisioni i jashtëzakonshëm i zyrës shtetërore të krimeve, sipas zonjës Lamblin, ka konstatuar me sa vijon: "Këtu bëhet fjalë për vrasës profesionalë. Që të dytë kanë përdorur automatikët e kalibrit 7,65 mm." Qeveria e Stuttgartit e kishte dënuar dje këtë atentat.
Kryeministri Späth, kishte ftuar konzulin jugosllav në Stuttgart, Dimitrijeviç, që t`i shpreh shqetësimet e tij, se kjo mund t`i dëmtojë marrëdhëniet e mira në mes të Baden Würtembergut dhe Jugosllavisë.

Nga gjermanishtja: Tefik Ramadani-Qarri 
                    
DORA E GJATË E BEOGRADIT SHTRIHET DERI NË REPUBLIKËN FEDERALE
Heilbronner Nachrichten- Lajmet e Heilbronn-it, 21 janar 1982)

korrespondenti ynë: Horst Zimmermann

Edhe përkundër marrëveshjes komandotë vrasëse godasin sërish në mënyrë të përgjakshme
BONN/ HEILBRONN

Nga Pas vrasjes së tre refugjatëve jugosllavë në Untergruppenbach afër Heilbronit, shtohen dyshimet te organet gjermane të sigurimit se shërbimi sekret jugosllav (UDB-ja), angazhon sërish forca të shtuara të agjentëve vrasës në Gjermani, kundër refugjatëve ekstremistë jugosllavë, që jetojnë në egzil. Marrëveshja e fshehtë e arritur në mes të ministrit të brendshëm federal Baum, pranverën e kaluar dhe kolegut të tij nga Beogradi, Franjo Herleviq, është e pavlefshme, sepse Beogradi nuk po i përmbahet. Z. Baumi ia kishte bërë të qartë Herleviqit se veprimi i komandove vrasës të Beogradit në territorin e Republikës Federale nuk mund të tolerohet më (më gjatë).
Herleviqi la të kuptohet që Beogradi do të përmbahet nga marrja e masave vetjake për mbrojtje kundër aksioneve terroriste të refugjatëve jugosllavë, nëse organet gjermane janë në gjendje t`i marrin nën kontroll organizatat radikale të refugjatëve jugosllavë. Në kuadër të marrëveshjes së arritur, ishin zotuar për të marrë masa të rrepta të mbikëqyrjes për rreth 1600 refugjatë jugosllavë që konsideroheshin si ekstremistë, që nga ndalimi i marrjes me veprimtari politike e deri te kufizimi i qarkullimit.
Gjithashtu personat e cilësuar si posaçërisht të rrezikshëm, u vunë nën mbikëqyrjen e policisë. Menjeherë pas takimit Baum-Herleviq, u pa qartë se Beogradi në asnjë mënyrë nuk dëshironte t`i përmbahej marrëveshjes. Më 14 maj të vitit të kaluar në Frankfurt u qëllua Rasim Zenelaj (33), refugjat me prejardhje kombëtare shqiptare nga krahina e shqetësuar e Kosoves dhe për pasojë mbeti invalid i përjeteshëm.
Njëzet e katër vjeçarja Zorica Aleksiq, e ka pranuar se kishte qëlluar me armë, me urdhër të shërbimit sekret-UDB-së. Që në mesin e vitit të kaluar, u panë shenjat e ashpërsimit të raporteve të ndërsjella. Organizatat e refugjatëve jugosllavë grumbullonin në sasi të mëdha armë dhe mjete shpërthyese.
Baum njoftonte për shenjat e shtimit të dukshëm të sulmeve të terrorit shtetëror. Konflikti i ndërsjellë në mes të organizatave të refugjatëve jugosllavë dhe shërbimit sekret (UDB-a), në këto 20 vjetët e shkuara, ka lënë gjurmë të gjata gjaku në Gjermani. Policia ka numëruar deri tash rreth 20 kufoma nga të dy palët.
Që nga Igo Kühe këtu vlen motoja nga testamenti i vjetër "dhëmb për dhëmb, sy për sy". Njëherë shkojnë bombat paketë në Zagreb ose në trenin e shpejtë "Helas-ekspres", herën tjetër noton një kufomë e një refugjati në Rajnë. Pas atentateve dhe sulmeve kundër punëtorit të konzullatës në Stuttgart, Milovanoviç, ose vicekonsullit, Topiq në Düseldorf, vinin gjuajtjet me armë ndaj refugjatëve radikalë jugosllavë. Një zyrtar i sigurimit na tha "Në fshehtësi ka filluar armatosja intenzive".
Momentalisht si duket, posaçërisht të rrezikshëm, sipas organeve gjermane, janë anëtarët e grupit që grumbullohen rreth revistës "Revolucioni kroat".

Nga gjermanishtja: Tefik Ramadani-Qarri                                                         


HEILBRONN: TRE REFUGJATË JUGOSLLAVË U VRANË NATËN E KALUAR
(Stuttgarter Nachrichten - 19 janar 1982)

Nga një anëtar i redaksise sonë, Heilbronn/Stuttgart (Ppu)

Tre jugosllavë në egzil u vranë të dielën mbrëma, në Untergrupenbach, afër Heilbronn-it, pas një sulmi, sipas te gjitha gjasave me motive politike, e nuk përjashtohet mundësia që në prapavi të jetë kjo vepër e shërbimit sekret. Sipas njoftimit të prokurorit në Heilbron, njëri prej tri viktimave, i cili vdiq nga pasojat e qëllimit me armë, pas katër orësh për gjakderdhjen e mbrëmshme. Për shkak të motivit politik të krimit të mbremshëm, hetimet për këtë rast i ka marrë përsipër zyra shtetërore e krimeve në Stuttgart. Viktimat, në mesin e tyre dy vëllezër, janë jugosllavë, me përkatësi kombëtare shqiptare, të cilët kishin bërë përvojë në kundërshtimin e rrethanave politike në Kosovë, në kufi me Shqipërinë, duke u angazhuar për themelimin e Republikës së Pavarur të Kosovës. Emrat e tyre janë Bardhosh Gërvalla (31 ), Jusuf Gërvalla (36) dhe Kadri Zeka (28). Jusuf Gërvalla gjendej në Gjermani nga dhjetori i vitit 1979 si refugjat politik dhe së bashku me vëllanë e tij, duket të jenë fajësuar nga organet jugosllave si anëtarë udheheqës të një organizate antijugosllave. Kadri Zeka, gazetar i radiotelevizionit kishte jetuar në Zvicer.

Nga gjermanishtja: Tefik Ramadani-Qarri  
                   
NJOHURI MBI VRASJEN E JUGOSLLAVËVE 
(Südwestdeutsche Zeitung, 30 janar 1982)
 

Stuttgart: Banesa e të huajve ishte vështruar kohë të gjatë para veprës

Dymbëdhjetë ditë mbas vrasjes së tre mërgimtarëve jugosllavë në Untergruppenbach të Heilbronn-i, Enti Kriminal Federal (EFK) Baden Württemberg ka marrë njohuritë e para mbi vrasësit e mundshëm dhe ka filluar kërkimet. Organet hetuese i kërkojnë dy burra në moshë prej 30 dhe 35 vitesh, të cilët qysh se disa ditë para atentatit, duket e kishin vështruar banesën e dy vëllazërve të vrarë Bardhosh dhe Jusuf Gërvalla. Përpos kësaj organet hetuese kërkojnë një jugosllav të moshës 30 vjeçare, i cili në gusht të vitit 1980 ishte burgosur me dyshim të veprimtarisë për shërbimin sekret jugosllav, mirëpo i cili ishte liruar përsëri, mbasi që atij asgjë nuk mund t'i dëshmohej me siguri.viktimat e atentatit, deri më tash më të rëndë në shtetasit e huaj në Baden-Württemberg, me prapavi të mundshme politike apo shërbim sekret, janë mërgimtarë jugosllavë me kombësi shqiptare, të cilët kanë vepruar për themelimin e një Republike të Pavarur të Kosovës në Jugosllavi. EFK ka referuar në informata, në bazë të cilave 28 vjeçari Kadri Zeka, poashtu i vrarë gjatë atentatit, është dashur që të shtyhet për t'u kthyer në Jugosllavi. Në rast që nuk pranon, ai është kanosur se do të vritet. Edhe banesa e vëllazërve Gërvalla kishte qenë vëzhguar qysh moti, jo vetëm shkurtimitsht para atentatit. Ata dy burrat, të cilët kinse, shkurtimisht para atentatit e kanë vëzhguar benesën e dy vëllazërve, kanë bartur në bazë të njohurive të EFK, kësula të zeza. Posa sërish kishte rënë në sy edhe dallimi i gjatësisë i të dy të dyshuarëve edhe veshmbadhja e çuditshme e njërit prej tyre, i cili kishte veshur një pallto ngjyrë kafendryshk, me jakë gëzofi të errët dhe pantollona të kuqe të ngushta. Është e mundur se ata kanë qenë duke udhëtuar me një veturë të markës Citroen Cx. Personi i tretë (shikoje fotografinë), ka " ndryshuar qarkullimin" e postave të bashkatdhetarëve me një mashtrim, dhe e ka përvehtësuar atë. Me ç`rast ai ishte mundur edhe për letrat e vëllazërve Gërvalla, të cilët mbi këtë çështje i kishte informuar policia.

Riza Salihu, Fotografija e dpa-së
Policia e kërkon jugosllavin Riza Salihu, i cili në vitin 1980 kishte sjellë në pronsinë e tij postën e bashkatdhetarëve të tij dhe kundër së cilit ekziston edhe fletarresti edhe për delikte tjera. 

Nga gjermanishtja: Xhafer Leci


Der Spiegel (Revista pasqyra) Nr. 4/1982

E  TËRA DUKET SI NJË EKZEKUTIM

Masakër ndaj shqiptarëve: Si siguron shërbimi sekret jugosllav detyra për vrasje në Republikën Federale ( Gjermani, shënim i përkthyesit )
Vrasës të panjohur vranë, në afërsi të Heilbronn-it, tre jugosllavë. Për organet gjermane të sigurimit, është kjo masakër një kulminacion në luftën e nëntokës, të cilën e bëjnë shërbimet sekrete jugosllave kundër kundërshtarëve të regjimit të shtetit shumëkombësh në Republikën Federale. Mbas mërgimtarëve kroatë tash regjimi i Beogradit, si po shihet i ka shpallur luftë të përgjakshme mërgimtarëve shqiptarë nga Republika e Kosovës. BMW-ja e gjelbër 316 voziti mbrapa prej garazhi. Vozitësi nuk deshi që të kthehej në borë dhe drejtoi veturën mbrapa 40 metra gjatë, deri te një udhëkryq. Kur vetura për një kohë të shkurtër u ndal te një dritë rruge, u paraqit një burrë nga vendpunishtja në anën e djathtë dhe prej një distance, përafersisht tri metra qëlloi në brendi të veturës. Një burrë i dytë qëlloi poashtu, u ndal pastaj pranë veturës që nëpërmjet dritares së thyer anësore, të mund të bindej për ndikimin e goditjeve. Fqinjët, të frikësuar nga zhurma e të shtënave i panë dy burrat duke ikur. Mizershëm, çka dëshmuan banorët e lagjës "Habichtshöhe" të komunës së Untergruppebach-it, në afërsi të Heilbronn-it, të shohin pastaj natën e së hënes të javës së kaluar: Katërcilindriku punonte ende me tërë rrotullimin, shoferi e kishte ende këmbën në këmbzën e gazit. Pastaj, si duket, ai e lëshoi kupllungin, ai vdiq. Automjeti ngiste pa shofer në një gjysëmqark në të majtë dhe u ndesh me një derë të mbyllur të garazhit. Rrotat e nxitjes ishin gropuara thellë në dëborë, motorri ishte fikur, ishte qetësi. Në brendi të automjetit policia gjeti vozitësin Bardhosh Gërvalla 31 vjeçar jugosllavi  i qëlluar nga gjashtë të shtëna, qëndronte i mbështetur mbrapa timonit, Bashkëvozitësin e tij Kadri Zeka, 28 vjeç, i vrarë nga dy të shtëna në pjesën e epërme të trupit, dhe vëllaun e vozitësit, Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, i qëlluar poashtu nga dy të shtëna të rrezikshme për jetë.Vendi i ngjarjes në Untergruppenbach: dhjetë goditje në zemër, në mushkëri dhe qafë. Këto tri viktima u identifikuan dhe u klasifikuan politikisht shpejt: Mërgimtarë jugosllavë me prejardhje shqiptare nga Krahina e Kosovës në jug të shtetit ballkanik dhe të tre agjitatorë kundër qeverisë në Beograd. Edhe për dorasit kishte menjëherë njohuri. Qysh në vendin e ngjarjes, Jusuf Gërvalla i pëshpëriti policisë, i cili më vonë vdiq: "Këtë e bëri SDB"-ja Shërbimi Sekret Jugosllav-"Sluzba Drzavne Bezbednosti." Dymbëdhjetë herë ishte goditur nga dy revole të kalibrit 7,65 në tre burrat, dhjetë goditje e kishin goditur atë në zemër, mushkëri dhe qafë. Një polic në vendin e ngjarjes: "E tëra duket si një ekzekutim". "Ishte ky verprim i përdorshëm i shërbimit sekret, sikur u shpreh Sigfried Hübner, instruktori policor dhe snajperist nga Stuttgart-i; katër goditje duhet të godasin, "tri që ta shtangin viktimën apo, nëse qëndron, ta rrëzojnë dhe ta bëjnë të paaftë për luftim, pastaj goditja e duhur vijuese, vdekjepruese". Edhe kjo tregon për SDB. Që disa vjet zhvillojnë shërbimet sekrete jugosllave dhe kundërshtarët e regjimit, luftë të përgjakshme në botën e jashtme. Në shumë raste kanë sulmuar dhunshëm mërgimtarët militantë jugosllavë: ambsadat, konzulatat dhe përfaqësuesit e vendit të tyre. Beogradi reagonte në vdekje dhe terror, gjithënjë me të njëjtën mënyrë.
Vendveprimi i Shoot-out'it balkanik ishte gjithenjë Republika Federale dhe policia ishte deri më tash e pafuqishme që ta përfundonte këtë çështje. Me këtë rast janë përgjegjësitë të njohura. Beogradi iu frikësohet grupeve të angazhuara të mërgimtarve si vatër trazirash në shtetin shumëkombësh dhe lufton kundër tyre.Vrasësit e shërbimit sekret i kishin drejtuar revolet e tyre deri më tash, para se gjithash kundër kroatëve mërgimtarë. Në të shumtën e rasteve të vrasjeve në mërgimtarët kroatë pjesëmarrja e Beogradit është dëshmuar qartë. Për shembull: kur kroati Franjo Goreta, një burrë i dikurshëm i shërbimit sekret, me detyrë për vrasje në Republikën Federale, u shkëput dhe e vrau një oficer drejtues, dërgoi Beogradi një komando.
Posa Goreta e përfundoi dënimin me privim lirie, e kryen njerëzit e SDB-së një atentat, të cilit Goreta mezi iu shmang. Në procesin vijues kundër të tre veprimtarve, shkroi gjykatësi një apel në vendimin gjyqësor, deri më tash të kotë, drejtuar Bonnit: "Nuk mund të pranohet, që në tokën tonë të zbatohen detyra për ekzekutim, të cilat porositen nga shtetet e huaja, për t'i kryer problemet e tyre ndërshtetërore". Pranë kroatëve në ndërkohë kanë rënë edhe mërgimatarët shqiptarë në shënjestër të organeve shtetërore jugosllave. Prej se në pranverën e kaluar qendresa në Autonominë Shqiptare të Kosovës në Jugosllavi është zmadhuar në trazina të përgjakshme, ka konkluduar Beogradi, se mbrapa tyre ekzistojnë të huajt, që i tërheqin fijet prapa skenës. Konflikti dirigjohet prej shtetit fqinj, Shqipërisë dhe shërbimeve komuniste besnike ndaj Moskës, por edhe kështu, politikanët nga Beogradi, në masë të madhe nga Republika Federale. Me të vërtetë jetojnë vetëm në Baden Württemberg përafërsisht 2000 mërgimtarë shqiptarë nga Jugosllavia, pjesa dërmuese e tyre me azil politik. Mbi aktivitetet e tyre konzulata e Stuttgartit nuk është ankuar vetëm një herë.
 
28 Vendi i vrasjes së Jusufit, Bardhit e Kadriut, në veturën BMW të Bardhit, Heibronn-Untergruppenbach

Nga gjermanishtja: Xhafer Leci

f.168-177

P.S. Ky shkrim në Revisten Der Spiegel (Revista pasqyra) nuk është i plotë mungon faqja tjetër, ua kam dhënë shokëve me lexue, nuk ma kanë kthye më e kanë humbë.
Fotografin e Riza Salihut nuk e kam në libër, pasi që ai është lirue në munges te dëshmive.

KUSH E VRAU JUSUF GËRVALLËN

LETËR VËLLAZËRORE HYSEN GEGËS

Në numrin 2 të muajit shkurt të këtij viti në "Zërin e Kosovës" që botohet në Zvicër (Organ i LPRK) është dhënë intervsita e B. Elshanit me ish-të burgosurin politik Hysen Gegën, në të cilën, përveç tjerash, mëtohet të jipen shpjegime se si u bënë përgatitjet nga UDB-a jugosllave për vrasjen e vëllazërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës.
Në redaksinë tonë këto ditë erdhi letra-reagimi i Hysen Gërvallës, vëllait të madh të Jusufit dhe Bardhosh Gërvallës, i cili kërkon shpjegime dhe sqarime më plotësuese, më të sakta nga i intervistuari (Hysen Gega) për vrasjen e vëllazërve të tij dhe të Kadri Zekës. Jusuf Gërvalla ka qenë gazetar i "Rilindjes" dhe informacionet rreth vrasjes së tyre për këtë gazetë janë me interes shumë të madh, madje jo vetëm për këtë gazetë. Rreth vrasjes së këtyre tre dëshmorëve të lirisë, është folur dhe flitet mjaft. Megjithatë, ende e vërteta rreth vrasjes së tyre nuk u tha publikisht. Nuk është kontestuese asnjëherë se UDB-a jugosllave bëri regjinë e vrasjes, për çfarë flitet edhe në intervistën me Hysen Gegën, por është gjithnjë dilema e madhe se kush tjetër është i përzier në këtë vrasje? Reagimin e Hysen Gërvallës po e japim në tërësi, me dëshirë që kjo vrasje politike të sqarohet deri në fund. Redaksia e "Rilindjes" pret edhe reagime tjera nga të gjithë ata që dinë e dëshmojnë për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës.Para se ta lexoja artikullin, disa herë më përfitoi vështrimi në emrin që përsëritej në intervistë: Jusufi, Jusufi, Jusufi.. Asnjëherë nuk më shkoi ndër mend që ta lexoj edhe mbiemrin, në mënyrë që të shihja se për cilin Jusuf në të vertetë është fjala. Nuk e llogarita se Hysen Gega mund të flasë edhe për ndonjë Jusuf tjetër, pa sqaruar atë që e di për Jusuf Gërvallën.
Plot trembëdhjetë vjet prita, në heshtje që të dalë në dritë e vërteta e vitit 1980, të cilën ti e di shumë mirë, përherë i bindur në gjestin tënd trimëror e të guximshëm që e bërë asokohe në Shtutgart të Gjermanisë. I pata parasysh edhe fjalët e atyre që ju njohin për së afërmi Ty dhe vëllezërit e mi. Gjatë këtyre trembëdhjetë vjetëve, të cilat më janë më të rënda se e tërë pjesa tjetër e jetës, u ndesha me provokime të ngjyrave të nduarnduarta, lloj-lloj kabinetesh ndërsyen veglat për të ma blerë mendimin. Me përpjekje të stërmundimshme, përballova dëshirën dhe detyrën time: kurrë nuk kam botuar asnjë shkronjë të vetme rreth vrasjes në Shtutgart, duke qenë i vetëdijshëm se çështja kombëtare është mbi të gjitha dhe se, njëkohësisht, më mbante shpresa dhe bindja se, herëdokur, pasi që të dalësh nga burgu, ti ke për të më kërkuar dhe ke për të më gjetur kudo që të ndodhem. Ndonjëherë, ore vëlla, tmerrohesha nga frika se nuk do të dalësh i gjallë nga burgu. Gjithmonë pata frikë se edhe po dole i gjallë, do të dalësh i dëmtuar në atë masë saqë nuk do të dijsh ta thuash as emrin tënd. E, ky tmerr i fundit, shpeshherë më ka lënë netë të tëra pa gjumë. Të vetmin ngushëllim, shpresë edhe bindje kisha: Ti do ta gjëje njeriun, i cili besnikërisht do ta transmetonte të vërtetën dhe amanetin që ia ke thënë Ti. E ti, për fat të mirë dole i gjallë dhe shëndosh nga burgu. Për këtë u gëzuan shumë zëmra. Për këtë u gëzova shumë edhe unë dhe mbarë familja ime. Trembëdhjetë vjet nuk m’u lëkund aspak bindja se je prej njerëzve të rrallë, me të cilin do të kem mundësi të ngujohem në një skutë dhe ashtu së bashku të qajmë me lotë, e lotët tona të mos na i sheh askush: as armiqtë, të cilët do të kënaqeshin, e as miqtë e shumtë, të cilët dhembjen tonë do ta ndanin më ne. Këtë ndjenjë që pata për Ty, pa rezervë dhe me sukses ia përcolla familjes sonë të gjërë, e cila si unë, ushqen respekt të jashtëzakonshëm ndaj Teje. Isha i bindur se edhe Ti ke nevojë të vijsh, të ulemi dhe të bisedojmë, jo vetëm si më vëllaun më të madh, por edhe si me prindin e diçka më tepër që më kishin Jusufi dhe Bardhosh Gërvalla.
E Ti, fatbardhësisht dole nga burgu, dole gjallë dhe shëndosh. Të dërgova të fala, nuk m’u përgjigje.Të kërkova, por nuk të gjeta. T’u dha rasti të dalish në Gjermani dhe në Zvicër, por nuk e pa të udhës që të trokasish në derën time. Ani, e drejtë e jote është që të mos më kërkosh e as që të më vijsh në konak. Por, burrë i fortë, më lejo që t'i kërkoj disa sqarime nga Ti. "Asgjë nuk harrohet"(?!) Kështu, i madh dhe premtues dukej titulli i intervistës tënde, të botuar në "Zërin“ (e LPRK-së, nr. 2, shkurt 1993), me titull "Asgjë nuk harrohet". E, vetëm Ti mund ta marrish tani me mend se çfarë kam pritur të lexoj nën atë titull aq të njerëzishëm, aq premtues.
Për një moment, duke u bazuar vetëm në titullin, e pa e pasur të qartë përmbajtjen, hoqa nga supet barrën trembëdhjetëvjeçare, thirra anëtarët tjerë të familjes dhe u thash „ E vërteta ka zënë që të dalë në shesh...Ti je ndër njerëzit e rrallë, i cili duhej ta dinte se sa e madhe është dëshira jonë që të marrim vesh qoftë edhe fijën më të hollë, e cila do të na ndihmonte për zbulimin e së vërtetës së 17 janarit 1982, vrasjen në Shtutgart të Gjermanisë. Isha i bindur se ngjarja e vitit 1980, është ngjarje e cila të rëndon më së shumti dhe e cila ka lënë mbresa të thella në vetëdijen dhe ndërgjegjën tënde, sepse Ti vendose të takoheshe me "viktimat" (Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën), para se t'i vritje me urdhër dhe vendim të "Komitetit", të cilit i takoje edhe vetë. Pas bisedës së shkurtër që pate me vëllazërit, Ti bërë gjestin e rrallë burrëror, i cili të përkujton gjestet e atentatorëve që ishin ngarkuar për vrasjen e Hasan Prishtines në Vjenë, të Demë Ali Pozharit në Stambolll, etj... Ti në vend që ta zbatoje vendimin e Komitetit tënd, ia dorëzove armën Jusufit, i përqafove vëllazërit dhe ua fale jetën përgjithmonë Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës. Armën tëndë ia bashkove penës-armës së tyre, në luftë kundër okupatorit serbosllav. Unë dhe shumëkush tjetër e pritëm fjalën tënde, sidomos rreth këtij rasti, të thënë publikisht. Sqarimet, të vërtetën dhe amanetin ia ke borxh kombit, historisë dhe sidomos Jusufit, i cili e shkroi me gjak edhe artikullin, në të cilin flitet për burgosjen tënde, kurse Ti ende nuk e pa të udhës që të s’qarohesh në disa çështje dhe pyetje: Kush dhe përse të ngarkojë që t'i vrasësh Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën në vitin 1980? Cili "Komitet" ishte ai që e mori këtë vendim dhe kush ta dha detyrën në emër të Komitetit? Në emër të kujt dhe të çkafit duhej të kryhej vrasja? Kur dhe si ua fale jetën Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës? Kush dhe përse të dërgojë në Kosovë (kjo u bë pa dijën dhe pas shpinës së Jusufit)? A e di Ti se dërgimin tënd në Kosovë Jusuf Gërvalla e ka konsideruar akt tradhëtie? Merre pra guximin, vëlla i dashur dhe thuaje të vërtetën publikisht, sepse të gjitha këto ndodhën para burgosjes tënde, para 31 dhjetorit 1980, pa dijeninë dhe prapa shpinës së Jusuf Gërvallës. Këtë e dëshmon kryeartikulli i tij me titull: "Kështu na uron UDB-ja Vitin e Ri"
Beso se populli shqiptar edhe më tutje pret që të përgjigjesh, në rend të parë për këto pyetje, e më vonë të mirresh me ndonjë çështje tjetër, e nëse dëshiron, pse jo, pastaj mund të mirresh edhe me Jusuf Buxhovin. Ofertë për vrasjen e vëllazërve Gërvalla, siç deklaron Ti, në intervistën tënde, pate edhe në burg, por këtë herë këtë ofertë ta bëri UDB-ja. Ti deklaron se UDB-ja t'i ofrojë 100.000 marka gjermane, po që se pranon që ta zbatosh atentatin. Ti thua se t'u ofruan edhe 100.000 marka gjermane të tjera, po që së e merr përsipër likuidimin e Ibrahim Kelmendit (?!) Por, vallë, për Kadri Zekën a nuk ta ofruan asnjë metelik?! Kadriun as që ta paskan përmendur, e megjithatë edhe ate e vranë..! E vranë Kadri Zekën bashkë me Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën A thua, ta merrë mendja se UDB-ja Kadriun e vrau rastësisht?!!! Sa më përket mua, pas gjithë atyre që ndodhën, kam bindjen se UDB-ja ishte e përsosur dhe shumë-shumë precize. UDB-së nuk i huçnin atentatet e planifikuara. UDB-ja e dinte se cilin pa tjetër duhej vrarë. Dhe, kështu është.

Hysen Gërvalla 45, Rte du 23-Juin 2764 Courrendlin  Zvicër
"Rilindja", 11 Maj 1993
f.182-189

 

Komenti ynë:

Vrasësit e dëshmorëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe të Kadri Zekës, ndoshta kurrë nuk do të zbulohen. Si edhe shumë vrasje tjera, si e dëshmorit Vehbi Ibrahimit, i cili u vra me 10 tetor 1981 në Bruksel të Belgjikës. As Darko Ashanini deri më sot nuk u dënua për vrasjen e Enver Hadrit më 25.01.1990 në Belgjikë dhe as që bëri ndokush përpjekjen më të vogël nga shqiptarët që krimineli D. Ashanin të dënohet. Së paku ta angazhojnë ndonjë avokat për ndjekjen e tij. Më që isha në rrjedhat e shumë ngjarjeve të kohës dhe pak a shumë i njoh personalisht Hysen Gërvallën, poashtu dhe Hysen Gegën, siç i kam njohur edhe dëshmorët e kombit Jusuf e Bardhosh Gëvallën e Kadri Zekën, me këtë rast dëshiroj të jap komentin tim rreth vrasjes së tyre. Unë e kam lexuar shkrimin origjinal të Hysen Gegës në "Zëri i Kosovës", edhe reagimin e Hysen Gegës, pas letrës së Hysen Gërvallës, por nuk më kujtohet krejt se çka është shkruar e thënë atëherë pasi ato shkrime nuk i posedoj më. Ata numra "Zëri i Kosovës", m`i kanë marrë njerëzit dhe nuk m`i kanë kthyer. Atë e kishte sjellë tekstualisht në reagimin e tij Hysen Gërvalla, i shtron pyetjen H.Gegës kështu: „Kur t’i dhanë 100.000 DM për ta vrarë Jusuf Gërvallën dhe më pas edhe 100. 000 DM për ta vrarë Ibrahim Kelmendin, pse nuk t’i dhanë edhe 100.000 marka tjera për vrasjen e Kadri Zekës?" Ndoshta për atë që Kadriu jetonte në Zvicër dhe unë nuk e di a e ka njohur fare H. Gega Kadri Zekën? Pse nuk është shkuar Hysen Gega, t’i shprehë ngushëllime Hysen Gërvallës, posa ka dalë nga burgu shumëvjeçar dhe sidomos, pasiqë e paska ftuar H. Gëvalla, kjo është për t’u habitur!? Unë e kam studiuar këtë moment, por nuk e kam kuptuar mosshkuarjen e H. Gegës për ngushëllime? Sipas asaj që thotë në reagimin e tij  H. Gërvalla, ndokush mund të dyshojë në sinqeritetin e  H. Gegës? Mirëpo meqenëse personalisht e njoh, nuk dyshoj aspak se Hysen Gega mund të ketë qenë i përzier në vrasjen e tre dëshmorëve tanë, për këto arsye: Hysen Gega ishte dhe është një atdhetar dhe trim i dëshmuar kombëtarisht
Asnjë njeri i marrë nuk do të tregonte nëse i janë ofruar para dhe ai është angazhuar në ndonjë vrasje. Hysen Gega është njeri shumë i sinqertë, por jo edhe aq intelektual që ta peshojë mirë secilën fjalë që thotë. Pra, dikush ka mundur t’ia shtrembërojë ndonjë fjalë apo fjali në shkrime apo intervista, për t’i dhënë kuptim ose kahe tjetër, sidomos ata në "Zëri të Kosovës", ku shkruanin disa ekstremistë majtistë, që për opinionin mund të ketë lënë vend për dyshime. Jo vetëm unë, por gjithë ata që e njohin Hysen Gegën, kanë të njëjtin mendim sikur unë se H. Gega më parë do ta vriste vetën sesa Jusuf Gëvallën. Njerëzit që kanë vuajtur shumë vjet burg nëpër kazamatet serbe, kanë dalë të lodhur fizikisht dhe psikikisht dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjithë, anipse disa nuk e pranojnë këtë fakt.
Unë në vitet e `90-ta kam lexuar diku në gazetat gjermane, por që më kanë humbur. E di se në to shkruante se Darko Ashanin, pas vrasjes së një serbi në Beograd e kishin liruar nga burgu organet sekrete serbe, me kusht që ta vriste Enver Hadrin. Jam shumë i sigurtë se Darko ishte vrasësi i E. Hadrit, por që me siguri se dikush nga shqiptarët e shitur e ka shoqëruar atë, sepse serbët pa ndihmesën e ndonjërit nga tradhtarët tanë nuk kanë mundur që ta vrasin atë, sepse ata janë frigacakë në këso rastesh. Enver Hadri dhe bashkëveprimtarët e tij  Reshat Sahitaj, Gani Azemi  dhe Behar Rexhepi, formuan komitetin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe më ketë arriti që me argumente të hapë dyert e kancellarive e evropiane: Paralamentit të Evropës, Këshillit te Evropës, Qeverisë Belge, Bundestagut Gjerman, qeverisë Angleze dhe asaj Fanceze dhe përfaqësive të tjera në Brucksel, duke dënocuar dhunën dhe gjenocidin sebosllav ndaj shqiptarëve ne Kosovë. E. Hadri me punën dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe të bashkeveprimtarëve te tij, Parlamenti Evropian në vitin 1989 harton dhe miraton rezolutën e parë për Kosovën dhe gjykon dhunën  ndaj shqiptarëve të Kosovës. E. Hadri ështe botues i disa veprave.  Po përmendi vetëm një prej tyre " Kosova, gjaku im që nuk falet". Kjo na përkujton se gjaku i dëshmorëve e matirëve shqiptarë nuk falet. E. Hadri pa dyshim që e ka vendin në mesin e burrave të mëdhenj. Për vrasjen e Enverit, Reshat Sahitaj thotë se e vranë tre komandosët e UDB-së Darko Ashanin, Adria Llakoviq dhe Vesko Vukotiq, të urdhëruar nga shefi i UDB-së së atëherëshme Stanishiq. Unë kam lexuar nëpër revita e gazeta të huaja vetëm për Darko Ashaninin. Unë kam thënë edhe në raste tjera, se shqiptarët ishin përherë të përzierë në vrasjet e vëllezërve të vet. Ne poashtu kemi lexuar të gjithë libra të ndryshme, se më 1910-1918, 1941-1945, 1998-1999, mjerisht shumë nga shqipfolësit shqiptarë ishin në shërbim të okupatorit sllav. Spiunazhi sekret serb ka liruar shumë kriminelë serbë nga burgu, vetëm për të vrarë burrat, trimat, intelektualët, patriotët, nacionalistët dhe atdhetarët më të devotshëm shqiptarë. Dhe pikërisht sot duhet kërkuar nga „shqiptarët" (lexo: udbashët shqiptarë), të cilët punonin në shërbimet sekrete shtetërore serbojugosllave, që të na tregojnë se cilët ishin bashkëpunëtorët e UDB-së serbo-jugosllave që vrau shumë shqiptarë pa gjurmë dhe nishan, sepse ata e dinë mirë këtë punë, edhe pse është e kuptueshme se ata nuk do të tregojnë asgjë për këtë, por së paku duhet bërë të gjitha përpjekjet që t’i detyrojmë që të flasin dhe, me në fund duhet hapur gjithsesi edhe dosjet sekrete të secilit individ të dyshimtë. Dhe kjo për zbulimin e të gjitha vrasjeve të shqiptarëve, pas LDB-së e deri në fillim të vitit 1998, por edhe për zbulimin e të gjitha vrasjeve të pas luftës në Kosovë. Se sa jemi angazhuar ne shqiptarët në përgjithësi në këtë drejtim, mund të thuhet shumë pak ose fare, kur e dimë faktin se pa ndihmën e tradhtarëve nga radhët tona, ka qenë e pa mundur që të kryhen gjithë ato vrasje „enigmatike" të shqiptarëve!?                                  
f.187-189



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora