E shtune, 27.04.2024, 09:44 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Propozime

E shtune, 20.12.2008, 07:55 PM


Propozime

 

 

OJQ- SHOQATA E RISIMTARËVE RACIONALIZATORË

PËR STANDARDIZIMIN E GHUHËS SHQIPE

“Dr. Dhimitri Pilika”

ME SELI NË PRISHTINË-SHKUP-TIRANË

-As me ekstremistët për „gjuhën gege“ as me kongresmenët

 e ‚ 72-ës, të cilët i konsiderojmë si ilaçet pa banderola!

 

 

Nga Mr. sc. Kadri Mani

 

Këtu duhet të konstatojmë se krahas meritave të mëdha të autorit të këtij FJALORI FRAZEOLOGJIA E GJUHËS SHQIPE me 1166 faqesh tekst, ku ka bërë një punë të madhe prej pionieri në këtë fushë të re të dijes, Jani Thomai ka edhe këto gabime:

a/ ai ka bërë ndonjë përzierje frazeologjike që nuk bën të hyjnë në një thes; në f. 262, ka këtë tekst:

(Shkoi) për dhjamë qeni (dikush a diçka) shkoi kot, për hiçgjë, nuk i vlejti askujt, nuk hyri në punë; (shkoi) si qeni në vresht (në rrush); (shkoi, humbi) si sëpata pa bisht; (shkoi) lyrë leshi; (shkoi) dushk për gogla;  (shkoi) gur në ujë (në lumë); shkoi kurban.

E pra, frazeologjitë e sipërme s’kanë asnjë lidhje midis vete! Qeni në rrush shkon kot dhe e ha plumbin në vend të dhelprës dëmtare; dushk për gogla është mashtrim për mashtrim (pa plumb!) dhe kemi kurban të meleqeve e kurban të dreqërve, për cilët kurbane e ka fjalën Jani Thomai!?

 

b/ ai ka bërë përçarje ideologjike midis partizanëve “lule” dhe ballistëve “ferra”; në f. 284, ka këtë tekst:

(Është) ferrë ndër lule (dikush) është njeri i keq, që prish e dëmton, që nuk durohet në një mjedis të mirë.

-Edhe im atë, për fat të keq,  ban pjesë në këtë turmë të verbërish, që formojnë ballin pengues në zhvillimin e përparimin e shoqërisë sonë.

Këta janë ferra ndër lule. (Let. Art.)

E pra, mos ishte situata e anasjelltë: nacionalizmi ishte properëndimor-kombëtar, kurse socializmi ishte prolindor-antikombëtar!?! Një Shqipëri edhe sot e kësaj dite bëjnë- zbor!!!! Sepse serbët e rusët i kanë shokë armësh!!

c/ ai nuk është konsekuent në standard as në risimtari; në f. 308, pasusi i tretë, ka këtë fjalë:

-pathos! Paçka se edhe te FSHS-(separatist), ku edhe vetë është përpilues i Botimit dytë 2002: “Ripunuar e plotësuar” nga prof. dr. Jani Thomai, kand. shk. Miço Samara, prof. dr. Josif Kole, prof. as. dr. Pavli Haxhillazi, prof. as. dr. Hajri Shehu,  prof. as. dr. Thanas Feka, e Kornelja Sima.

Po këtë këngë antigjuhësore dhe antikombëtare ata apo sivëllezërit e tyre ideologjikë e këndojnë me të çjerrë edhe te sintaksa e tyre separatiste:

 

AKADEMIA E SHKENCAVE E

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

INSTITUTI I GJUHËS DHE I LETËSRSISË

 

Mehmet Çeliku, Mahir Domi, Spiro Floqi, Seit Mancaku, Remzi Përnaska, Stefan Prifti, Menella Totoni

 

GRAMATIKA E GHUHËS SHQIPE

 

Vëllimi II

 

SINTAKSA

 

Redaktor i vëllimit

Prof. Mahir Domi

 

Tiranë, 1992 si dhe në ribotim të vitit 2002, f. 82 kanë këtë tekst:

“Ballistët, të tmerruar nga sulmi i furishëm i partizanëve, u dorëzuan. E qartë: ballistët shqiptarë iu dorëzuan partizanëve shqiptarë  dhe partizanët shqiptarë ranë pre e partizanë-çetnikëve serbë!!

 

KONKLUZION

 

Meqë gjuha zhvillohet në gjirin e shoqërisë e shoqëria kalon nëpër sisteme të ndryshme, sistemet e planifikojë mbarë a mbrapsht dhe e vulosin fatin e gjuhës me vulën e hairit a të sherrit.

 

“SERKLI LINGUISTI I PRAGËS

 

Shoqëria aktivitetin e vet jashtëzakonisht të frytshëm e zhvilloi gjithsej nja dhjetë vjet (deri në okupimin e Çekosllovakisë nga Gjermania). Me vdekjen e Trubeckoit dhe me largimin e Jakobsonit nga Çekosllovakia “pragasit” humbën udhëheqësinë e tyre eminente. Për më se një dekadë vrulli i shkëlqyeshëm i Pragës linguistike qe ndaluar, aq më tepër se as rrethanat në kohën e okupimit të Hitlerit, as edhe ato në kohën e marrizmit dhe intervenimit të Stalinit në linguistikë, nuk kanë ofruar as gjysmën e kushteve.[1]

Ngjashëm me hitlerizmin e me stalinizmin, enverizmi e vulosi fatin e gjuhës shqipe njëanshëm dhe ngelën pasoja e pengesa shumëvjeçare, të cilave sot nuk iu dihet fundi?

PARTIKULARIZ/ËM, ~I m. libr. Prirje e krahinave të një shteti, zakonisht feudal, për t’u shkëputur nga qendra; përçarje krahinore. Fryma e partikularizmit.[2]

Pikërisht sikur me rastin e gjuhës tonë shqipe në udhëkryq!

“Natyra e ndryshimeve gjuhësore është e dyanshme: nga njëra anë, gjuha zhvillohet sipas ligjeve të saj të brendshme, në të cilat ekzistojnë mundësitë e ndryshimit në këtë apo në atë drejtim; nga ana tjetër nuk realizohen të gjitha ndryshimet e mundshme, sepse ato përcaktohen edhe nga faktorët shoqërorë.

Faktori që ka shpurë në shkallën e zhvillimit të sotëm strukturor të gjuhës sonë letrare kombëtare dhe në aktin që po ndërmarrim për vendosjen e rregullave të njësuara të drejtshkrimit, është rëndësia shoqërore, që merr gjuha letrare kombëtare e kësaj periudhe. Roli dhe rëndësia e saj shoqërore është zgjeruar shumë dhe afrohet gjithnjë e më tepër me gjuhën e përgjithshme popullore. Sa më i thellë të jetë procesi i zhvillimit shoqëror, aq më efektive dhe më të mëdha bëhen roli dhe rëndësia shoqërore. Socializmi ka rritur në shkallë të paparaparë këtë rëndësi dhe kërkon si domosdoshmëri objektive normalizimin, njësimin e mjetit të komunikimit. Pra faktorët funksionalë (të jashtëm) dhe strukturorë (të brendshëm), ngjishen, pleksen në mënyrë të ndërlikuar në procesin e formimit dhe zhvillimit të gjuhës letrare kombëtare.[3]

 Dhe kështu na kaluan 33 vjet përçarje e grindje, fyerje e sharje nga më banalet: për të cilat barabar janë fajtorë ekstremistët  me kërkesën e tyre për kthim para tok me nxitësit e tyre nga prapaskena, si dhe kompetentët e (mos)organizimi edhe të një kongresi të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, i cili nga kjo perspektivë do ta hiqte njëanshmërinë partiake partikulariste dhe do t’iu jepte fund tollovive dhe anomalive.

Këshilli ndërakademik s’ka punuar efektshtshëm dhe do të vazhdojë po me atë temp, për shkak të krahut separatist të jugor dhe për shkak të krahut të moderatorëve pacifistë veriorë: ata as kanë zëdhënës për informimin e opinionit, gjë që po vijon të shkaktojë tollovi pas tollovie!

Do t’i thërrasim me emër-apel injoruesit-injorantë të cilët e anashkalojnë gjuhëtarin më të madh aktual, Dr. Nuhi Veselajn, e mohojnë, e shpërfillin apo edhe e përbuzin, të gjithë ata që mendojnë se e rizbuluan Amerikën, duke përfunduar arbitrarisht se kinse, sipas indoevropianishtes, po shuheshka edhe asnjënëse në gjuhën shqipe; anasjelltas, Dr. Nuhi Veselaj ka gjetur mbi 200 forma të lulëzimit të asnjënësit në gjuhën shqipe! Dhe edhe pas botimit të 4 (katër) veprave për paskajoren shqipe, si dhe veprën e pestë në dorëshkrim, anarkistët vijojnë me kokëforësi t’i ruajnë pozitat dhe “famën” e rrejshme!!

Për këtë shkak, për të dalë nga ky qorrsokak, propozojmë që të formohet një OJQ- SHOQATA E RISIMTARËVE RACIONALIZATORË PËR STANDARDIZIMIN E GHUHËS SHQIPE “Dr. Dhimitri Pilika” ME SELI NË PRISHTINË-SHKUP-

TIRANË.

Në këtë grup nismëtarësh po i propozojmë (pa konsultim paraprak): Nuhi Veselajn, Edmond Ramadanin, Sami Repishtin, Kadri Manin, Lekë Përvizin... Apollon Baçe: Akademia si ka qenë, si është e si mendoj se duhet të jetë?
E premte, 19-12-2008, 11:38pm (GMT)

Ekskluzive

AKADEMIA SI KA QENË, SI ËSHTË
E SI MENDOJ SE DUHET TË JETË?

Nga Akademik Apollon Baçe

Ripërsëris se këto mangësi nuk i theksoj për të gjetur kush e theu gotën, por për të shmangur thyerjen e gotës së re.

Apollon Baçe

Ta parafrazojmë zotin Apollon Baçe, vetëm duke e zëvendësuar emrin-Akademia, me emrin-Gjuha si ka qenë, si është e si mendoj se duhet të jetë?- shkurt: kërkohet barazimi (balancimi) i dialektit gegë me dialektin toskë, të parit i është bërë me hile (duke ia lënë- ngile!) dhe i dyti ka mbizotëruar aty ku duhet e ku nuk duhet; detyrimisht të futet paskajorja gege: me punue, me jetue, e këndue, dhe jo: për të punuar, për të jetuar, për të kënduar... për të-për të-për të!!!

Poshtë Këshilli (i përgjumur-ilegal) Ndërakademik!! 



[1] Milka Iviq: DREJTIMET NË LINGUISTIKË-HULUMTIMET GJUHËSORE DERI NË SHEKULLIN XIX, Prishtinë-1977, f. 162-163.

[2] FSHS, f. 936.

[3] Doc. Munir Reso: DISA ÇESHTJE TË GJUHËS LETRARE KOMBËTARE SHQIPE DHE TË NORMËS SË SAJ, te KONGRESI I DREJTËSHKRIMIT TË GJUHËS SHQIPE 20-25 nëntor 1972, f. 513-514.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora