Kadri Mani: Ju paraqesim shkrimtarët tuaj - Abdullah Konushevci
| E marte, 28.07.2009, 04:58 PM |
 |
Abdullah Konushevci |
Ju paraqesim shkrimtarët tuajZOTNI ABDULLAH KONUSHEVCI NË SKENËN TONË KOMBËTARE-NDËRKOMBËTARENga Kadri ManiAbdullah Konushevci, shkrimtar e shnecëtar i mirënjohur në vend dhe në botë, u lind (1958) dhe u rrit në Prishtinë, ku mbaroi edhe shkollimin fillor, të mesmë dhe të lartë. Studio letërsinë krahasimtare në Universitetin e Zagrebit dhe punoi mbi 20 vjet si gazetar në “Bota e Re” dhe “Rilindja”.Duke qenë relativisht i ri, ka arritur të botojë me qindra artikuj dhe recensione për letërsinë e shkruar dhe gojore, artikuj e studime për gjuhën shqipe, si dhe ka përgatitur për shtyp (radhitje, faqosje) një numër të madhe veprash e revistash letrare. Shumë poezi të tij janë përkthyer anglisht, gjermanisht, spanjisht, holandisht, rumanisht, sllovenisht, kroatisht, sllovakisht dhe turqisht. Për poezinë e Abdullah Konushevcit kanë shkruar: Sylejman Syla, Xhemail Mustafa, Ibrahim Rugova, Hysni Hoxha, Ali Aliu, Sabri Hamiti, Ramadan Musliu, Rushit Ramabaj, Milazim Krasniqi, Ismail Belaj, Ismail Syla, Salih Bytyçi, Medi Memishi etj.Vëllimet me poezi:Pasqyrë dhe diell (1979)Rënia e mollës (poezi, 1981), Pad jabuke (serbisht, 1982), Qerrja e diellit (poezi, 1983), Loja e strucit (poezi, 1987), Të qenët të mosqenë (poezi, 1990), Pikat AD (poezi, 2002) Gjuha shqipe XI (tekst shkollor, "Dukagjini", 2004) Përkthimet nga anglishtjaRabindranath Tagore: Gitangjali dhe Mbledhja e frutave (“Rilindja”, 1988); Ernest Hemingway: Dielli lind përsëri (botoi “Rilindja” në vazhdime, 1989); Ikona e lotëve (film dokumentar” (2006), përkthyer nga shqipja në anglisht Ludo Huperts: Tregime nga Kosova (2006). Ludo Hupperts: Për rininë time të thyer (botoi “Zëri” në vazhdime, 2009).Përkthimet nga kroatishtjaTeofrasti: Karakteret (“Rilindja”, 1983), M. Slaviçek: Pse të mos jemi derisa jemi (“Rilindja”, 1990) dhe Grup autorësh: Historia e letërsisë botërore, V (“Rilindja”, 1989) Marrë nga : www.sq.wikipedia.org
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.