E hene, 09.12.2024, 02:16 PM (GMT)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Njeriu Skofiar

E hene, 22.06.2009, 08:35 PM


Haxhi Krasniqi /22.6.1928-.2.2002/
Haxhi Krasniqi /22.6.1928-.2.2002/
Me rastin i ditëlindjes së ‘81-të, të të ndjerit Haxhi Krasniqi


NJERIU SKOFIAR

/Jeta dhe vepra e Haxhi Krasniqit/

Autorë: Dr. Mehmet Halimi, Dr. Adem Zejnullahu, Dr. Daut Bislimi, Dr. Naser Pajaziti, Prishtinë, 2004, f. 348
Haxhi Krasniqi u lind më 22 qershor 1928 dhe ndërroi jetë më 26 shkurt 2002;

Nga Kadri Mani 

Dhe redaksia jonë “Shqipëria etnike”, ku Haxhi Krasniqi ishte përkrahës e bashkëpunëtor, tok me familjen e të ndjerit, e përkujtojmë me pietet, me dhembje e krenari që e patëm të tillë: familjar shembullor, mësues i popullit, humorist spirituoz zenitor... me një fjalë ashtu sikur edhe e kanë cilësuar shkencëtarët e Institutit Albanologjik: NJERIU SKOFIAR.

Haxhi Krasniqi, po i ruanate numrat e revistave e të gazetave që nga numri i parë: kur redaksitë do ta festoni përvjetorin, vraponin te Haxhiu numrin e parë që ta siguronin! Domethënë: Haxhiu ynë i ndjerë ishte më institucion se vetë institucionet!! E lumja familja, i lumi populli që e pati njeriun skofiar!
Mbi të gjitha Haxhiu ishte humoristi më spirituoz: tregonte anekdota e barcoleta, mesele e batuta... dhe dinte të qeshte me zemër e këndshëm sa s’ka..
Unë isha arsimtar në shkollën fillore “Rilindja” në Keqekollë kur e patëm nxjerrë fletushkën “Ylli i parë”, dhe ia patëm botuar fjalët e urta të mbledhura nga Haxhiu. Pastaj shkova në Prizren në Shkollën e Lartë Pedagogjike për rikualifikim, e shoqëroheshim tok me Haxhin, i cili punonte Drejtor në bibliotekë, dhe më jepte literaturë të ndaluar nga Shqipëria: aty për herë të parë në një kënd, si kaçak, e lexoja gazetën “MËSUESI”...
-Si u patën pritur ato fjalët e mia të urta te fletushka juaj?- dhe mund ta dalloni ndonjërën?
-Fort mirë përgjithësisht, në veçanti ajo e famshmja: Mos me pasë gjuhën, kullotë bar!
-Hahahaha!- lopë e gjallë!
Haxhiu ynë humoret i tregonte në mënyrë fort të kënshme dhe dinte të qeshte; i kishte hije veshja dhe vendi, ishte burrë odash e burrë zakoni, e lumja familja dhe i lumi populli në që e pati dhe trashëgoi kaq visere e kaq thesare.

Haxhi Krasniqi

UKU BIFUKU KAJDE MINUKU
Popullore-(Prizren)

Ballina: Kulla historike e Lidhjes së Prizrenit
Ballina: Kulla historike e Lidhjes së Prizrenit
Moti ishin takuar uku bifuku kajde minuku dhe dashi bifashi kajde minashi. Uku bifuku kajde minuku, i kishte pasë keq punët, sepse kishte pasë qëlluar shumë i unët dhe kishte shumë dëshirë dashin me fshirë. Uku bifuku kajde minuku i tha dashit bifashit kajde minashit:

"Mos ma turbullo ujin, bifujin kajde minujin, se vallaha, bilaha, tallaha kam me të hangër, bifangër, kajde si në andërr?!
Dashi bifashi kajde minashi i tha për së rrafshi ukut, bifukut, kajde minukut:
"Ku bifu kajde minu, po ta turbulloj unjin, bijujin, kajde minujin, kur je ti lart, bifalt, kajde si fjalt, unë jam poshtë, bifoshtë, kajde minoshtë?!
Atëherë uku, bifuku kajde minuku edhe më fort është idhnuar bkifuar e i tha dashit bifashit kajde minashit:
"Mos më bon pallavra, manavra, se të bëj copë e grimë paçavra, e të fshi unë tye këmbë e krye?! Atëherë dashi bifashi kajde minashi, mbasi pak mendoi, planin e rregulloi, e tha vetë më vete tash unë ujkun në kokërr të shpinës e rrëzoj. I tha ukut bifukut kajde minukut:
"He, uk, bifuk, kajde minuk, mbasi je merakli për mish bifish kajde minish, bash  si baci Durmish; ti mbështetu në lis bifis, kajde minis, në dash me hangër mish hape gojën bifojën kajde si lojën, unë po hy në gojën tande bifande mbasi që mishi po të kande. Uku bifuku kajde minuku e luti për së nguti dashin:
Të lutëm dash bifash kajde minash fol edhe një herë si është më mirë për mua.
"Pa dëgjo mirë o uk, bifuk, kajde minuk, unë tash po foli shkurt si në Shkup, në dash me u ngi mish e me fry e me ba tullum, me kënaqur gojën e me ba shkumë, mbështetu mirë në lis, dhe mbylli sytë, e unë drejt po të vi në gojë, kjo fjalë e vërtetë e nuk po bëj lojë. Atëherë uku bifuku fort është gëzua e tha:
"Lum për mua kam me hangër mish sa të dua"!- Dashi bifashi kajde minashi i tha ukut bifukut kajde minukut, rri urtë e butë, mos ik, bënu besnik dhe mbylli sytë, se unë tash po vi, e ti lehtë e shpejt si me automobil, sytë ti hiç mos i çil. Uku, bifuku, kajde minuku sytë i mbylli e hapi gojën. Atëhrë dashi, bifashi kajde minashi edhe edhe një herë foli:
"He, uk, bifuk, kajde minuk, marakli mish me shnuk, mbasi e ke hap gojën po e filloj unë lojën edhe i ke mbyllur sytë, po vi te ti duke fishkëlluar: tyt, tyt, tyt mos u frigo, nuk kam me të mbyt?! Shihe dashi, bifashi kajde minashi, ashtu për së rrafshi, po merr turr e bifurr kajde si burrë, e tym bifym kajde bytym, ta tërrc e rrëzoi ujkun në rruzë të shpinës, ashiqare e jo tinëz. Uku bifuku kajde minuku mbet i coftë krejt o i ngrodhtë në kokërr të shpinës, ishte shtri edhe dhëmbët i kishte zgërdhi. Vetë e lypi vetë e gjeti, aty mbet për ibret.
Një fjalë e urtë popullore thotë: - Kush ia bën varrin tjetërkujt, hyn vetë brenda.

ZEQIRI E BEQIRI    

Ishin kanë Zeqiri e Beqiri
Nuk kishin llama kallshin qiri.
Kishin shkue bashkë ushtarë,
Mas tri vjete u panë n’pazar.
Zeqiri ish shurdhan,
E s’nijke me qit tupan.
Beqiri pi thotë:
"Qysh e kije plakin?"
"E shita cjapin!"
"More a jini tanë shnosh?"
"Po e shita 35 grosh!"
"Po më vjen mirë e hosh,
Si me hangër rrush n’kosh,
Si në Bukosh!
Si në Bukosh afër Vraniqi
Marakli për mish viçi.

(Sipas revistës për fëmijë "Fidani" nr. 2/2004, f. 13, marrë nga libri "Njeriu Skofiar"-
 Jeta dhe Vepra e Haxhi Krasniqit- botuar kohë më parë, shkrime posmortum)


(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora