E hene, 29.04.2024, 01:26 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Udha e sukseseve e nuseve tona

E shtune, 25.07.2009, 01:10 PM


Kadri Mani

UDHA E SUKSESEVE
E NUSEVE TONA

Rruga e shkrimtares Rozi Theohari
drejt suksesit letrar nëpër SHBA-të
nuk përputhet me pandehma agrari
se do të merrnim fund në mërgatë!

Të kanë quajtur kulake e borgjeze
por ti nuk i vëje në rabush as rrip
vijove të shkruaje n’gjuhën angleze
sikur edhe në gjuhën e nënës shqip!

E të doli zëri i mirë për vepra e bama
si dikur si artizane, filigrane dhe oja
madje të përshëndeti dhe zoti Obama
se e solle jehonën e nuseve nga Troja!

Me vullnet të paepur për profesionin
fugove shigjetë çehreqeshur në gara
nderove Shqipërinë e tëndin personin
na mbushe me vrulle e hove t’papara!

T’gjurmoje t’parët nuk t’u ndal yryshi
katërmbëdhjetë buqeta stoli ndër varre
ku derdhën djersën gjyshi e stërgjyshi
nusja jonë suliote që nuk njohën marre!

Vlerëson komunitetin shqiptaro-amerikan
aktivitetetet e tyre atdhetare të larmishme
si një faktor për ta mbajtur gjallë një vatan
prandaj kyçet në ato veprime të shijshme!
 

Ndaj dhe kjo vjershë është meritë jotja
që më ngazëlleve e shkrova duke qeshë
përndryshe do t’ngelja me punë të kota
pa e ndjerë jehonën e famës me peshë!
 
Prishtinë, më 25. 7. 20009


(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora