Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Shaban Braha nga Prizreni – i dyshimtë në çdo pikëpamje
E marte, 08.09.2009, 08:46 PM
TRADHTARË SHQIPTARË
Shaban Braha nga
Prizreni – i dyshimtë në çdo pikëpamje
Nga Kadri Mani
Në tavolinë kam librin nga Shaban Braha (u lind më 1 janar 1928): “Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare
(1844-1990)”, Shtëpia Botuese “Lumi-T”, Gjakovë, 1991; ku në f. 485, pasusi
i fundit, ai na përralisë:
“Duke parë situatën, OZN-a jugosllave
nisi të infiltrohet në ato grupe të demokracisë nacionale, që
përhapeshin në Prizren, Prishtinë, Rahovec etj. Me ta bashkoheshin edhe
elementë që kishin qenë në shërbim të pushtuesit si: Hysen Rudi, Hajdar Maloku
(Planeja), Bajram Gashi, Ukë Berisha, si dhe patrioti Halim Spahia. Por,
askush prej tyre nuk kërkonte nazifashizmin, as tradhëtarët Xhafer Deva me shokë, nuk donin robëri të huaj në
Kosovë e vise, por kërkonin jetën e lirë shqiptare, një komb, një shtet
demokratik siç është Shqipëria dhe jo një shtet fashist, një shtet të pavarur
dhe jo të varur në federatën jugosllave e askund tjetër.”
Këtë faqe ia then fletën dhe ia
dhuron zotit Emrush Maloku, nipit të Hajdar Malokut! Emrushi më ka treguar me
lot përfaqe: “ja ku ma ka shpallur xhaxhain tim- tradhtar!?!”
E Hajdar Maloku (ngjashëm sikur edhe
Hysen Tërpeza), ditën punonte në xhandarmëri, natën ishte Kryetari i NDSH-së
për rrethin e Prizrenit!!
Me t’u kthyer nga Shqipëria në
Prizren, përçarësi Shaban Braha formon
Shoqatën për Luftëtarët e Rënë, paçka se tanimë kishte kohë që kjo Shoqatë po
funksiononte me sukses, dhe vijon të funsionojë edhe sot e kësaj dite, me këtë
Kryesi: Bajram Kurti, kretar, Begzad Baliu, nënkryetar dhe Kadri Mani,
sekretar. Kjo Shoqatë viojon të botojë broshurën në seri:”GJAKU I LIRISË”.
Shaban Braha, Salih Shatri... kanë
qenë sigurimca në Tiranë dhe i kanë futur nëpër burgje kosovarët. Kur nuk kanë
dashtë t’i pushkatojnë apo t’i helmojnë vetë nga pozitat e shtetit, i kanë vra
rrugës:
Sefedini- Sefa (llapjan): “Shaban
Braha m’i dha një grup të burgosurish t’i transferoja në një burg tjetër, po më
dolën bandat dhe m’i morën e m’i prenë, bile m’u dhimbtën”!!
Sipas Shaban Brahës dalin “tradhtarë”
edhe: Hysen Rudi, Bajram Gashi, Ukë Berisha, Halim Spahia dhe Xhafer Deva me
shokë!!!
E tash të shohim se kush është vetë
Shaban Braha, vëllai i Meriman Brahës:
“Nga dita që ai ishte larguar nga
maja e pushtetit, nuk kishte më të bënte me marrëdhëniet e mërgatës me
shtetitn, nuk i kishte rënë asnjë letër e Tushit. Ajeti (Haxhia- K. M.) thoshte
se ato shkonin në dorë të Shaban Brahës. Nuk kishte pasur më besimin e partisë
dhe kishte pritur dënimin deri në ekzekutim, madje dy herë, siç u kishte ngjarë
shumë të tjerëve. Ajeti kishte arritur ta rikthente deridiku besimin, për të
mos u mbështetur për muri. Herën e parë e ikshte rikthyer besimin e lëkundur,
kur ithsirnp agna kishte marrë disertacionin famëkeq të Çubrilloviqit[1] Në Shqipëri nuk kishin
ditur për ekzistencën e projekteve të tilla plotëisht fashiste. Enver Hoxha
kishte urdhëruar që të zbërthehej ai pamflet i tmerrshëm. Ajeti kishte arritur
ta zbërthente ekzistencën e tij e të tjera plane të tilla, këtë e kishte bërë
me nidhmën e kosovarëve të ikur në Shqipëri: Aziz Zhilivoda e vëllezërve
Gërguri. Andaj, Enver e kishte cakruar të punonte në kabinetin e tij.
Shaban Braha[2] e kishte zëvendësuar Ajet
Haxhinë, ai kish ikur nga Jugosllavia md gjasë më 1951. Nga bashkëpunëtorët e
tij, revolucionarë të mërgatës me prejardhje dardane, kishte mësuar për mikun e
Tushit, për mua, dhe dëshironte që të më takonte medoemos, por vetëm në
shtëpinë e tij. Me dhjetëra herë më janë përëritur kërkesat e tij me
ndërmejtësues për takim. Unë pranoja takimin, por në vend publik: në hotel, në
kafene, në prani të tjerëve, ose ballë për ballë, por kurrsei në shtëpinë e
tij. Përvoja ime me polici e me punëtorë të policisë ishte e hidhur. Vetëm një person
me mbiemër Krasniqi, kushëri i largët i Tushit, me gjak, ndërsa me pikëpamje politike
i kundërt plotësisht, më së apku dhjetë herë deshi që të më takonte me Shaban
Brahën,derisa adernte në partinë Balli Kombëtar me seli në Tiranë, por tani
gjithësesi të bëhej në shtëpinë e Shabanit. Shtëpia e Shabanit ishte në lagjen
“Allias” e rrethuar me mur të lartë. Edhe zonjën me gërsheta, midis shumë
tjerësh, ma dërgoi po për një takim. Atë kushëririn e Tushit arrita ta largoja
vetëm në mënyrë të vrazhdë, duke i thënë faqe tjerëve se ishte spiun.
Po, atëherë, atë kohë më ndodhi një
incident, gjoja i rastit. Një nga fansat, ndoshta më i afërmi i Shabanit më
ndaloi në rrugë pa më përshëndetur. Ai, me sa më kishin thënë të tjerët, ishte
një revolucionar që ngiste makinë të zezë pa tagra nëpër plazhin e Durrëist. Më
1992 me të më pat njohur një ferizajas, por nuk ndërruam asnjë fjalë të vetme,
derisa shoferi i tij me atë makinën e tij pa tagra më shpuri deri në Kavajë. Ai
farë Xhavit Haliti, i hskollës së Shaban Brahës, atë ditë që më ndaloi, paksa
me mellef e ironi më tha:”Pse po e zë ngoje panderprerë atë farë Tushin? Ai
ishte një agjent i CIA-s”. Ishte po e njëjta gjë, po e njëjta fjali, që ma pat
thënë Zonja me gërsheta pas kthimit të saj nga Shqipëria e në banesën e saj. Ky
revolucionar ma tha po atë fjali të mësuar nga i njëjti burim, por ma tha në
Tiranë, para kafenesë “Evropa”. Unë u befasova për mënyrën e ndalesës, por
fjalia e thënë më bëri esëll, sikur të bie një e rënë e tokmakut. Më detyroi,
ashtu, pa pasur kohë të mendoja, t’i bëja me dije se ati vetë, Xhaviti, mund të ishte person i ndonjë
hsërbimi të ngjashëm, ose i shumë syresh, por Tushi kurrsesi.
Me këtë farë “revolucionari të
kulluar” njiheshim aq sa mund të njihet njeriu në dukje ne parë, pordhuntia që
kanë revolucionarët e mërgaëts, të shkolluar nga sigurimi i Shqipërisë, është
mrekullia vetë e shkuar mrekullisë, në dukje vetëm me një mirëmëngjesi arrijnë
ta çmojnë asktë tjetrin, përndryshe me të nuk kishim pasur asnjëherë asnjë
bisedë, ndërsa a më njihte nëpërmjet ferizajsave të mir. Por, atë ditë u ndamë
mjaft keq, në mënyrë jo revolucionare, derisa për atdheun kush çante kokën, për
Dardaninë tonë nuk patëm kohë të
ndërronim dy fjalë!”[3]
Që Hajdar Maloku- Planeja s’ka qenë
tradhtar, por përkundrazi atdhetar i flaktë dhe udhëheqës, këtë tanimë e di
opinioni i gjerë, kurse ne me këtë rast po thirremi në dokumente të shkruara:
në tavolinën e punës kam artikullin nga Xhafer KABASHI me mbititull: “ME RASTIN
E 50-VJETORIT TË VDEKJES SË HAJDAR MALOKUT – PLANEJA”, dhe me titull: “Luftëtarë dhe atdhetar i denjë për bashkim
kombëtar”[4]
“MR. BEDRI MUHADRI
QËNDRESA
SHQIPTARE NË HAS GJATË DHE PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE (1941-1948)
Territori i Hasit, gjatë tërë kohës së
Luftës së Dytë Botërore, ishte pjesë e tërë aktivitetit politik,
organizativ e ushtarak, në përpjekje për çlirimin e vendit. Nëpërmjet
fshatrave të Hasit, ideologët dhe organizatorët e njohur shqiptarë vepruan
dhe u organizuan në veprimtarit e tyre patriotike siç ishin, Muharrem
Bajraktri i Lumës, Mehmet Bajraktari i Hasit, Taf Pervizi nga fshati
Krajkë, Sef Sadiku nga fshati Demjan, Tafë Pervizi,
etj. Pas dukjes së qartë, se rezultatet e luftës së shqiptarëve në
Kosovë, pas vitit 1944, u vunë në varshmërinë e madhe të
PKJ, dhe qëllimeve të sajë, për të rivënë tërësisht sundimin e
Jugosllavisë së AVNOJT, në Kosovë, gjegjësisht të atyre
serbë, autoritet patriotike në Has, për të rishqyrtuar poziten
kombëtare në këtë kohë, në fillim të shkurtit 1944, u mblodhën në
fsahtin Rogovë të Hasit, në shtëpinë e Dan Dobroshit, ideologët
si, Ejup Binaku, Halim Spahia, etj, me përfaqësuesin e misionit
Anglez për veriun e Shqipërisë, Hends. 1) Misioni anglez i
përfaqësuar nga Hendsi, u pajtua me perfaqësuesit e të djathtës
shqiptare, që të miratohet nga ky takim një deklaratë ku bëhej thirrje për
bashkimin e Kosovës më Shqipërinë. 2) Por, siç duket, përsëri
nga presioni i ushtrisë jugosllave, dhe udhëheqësit të saj Titos, u
detyrua që të largohet nga Malësia e Gjakovës, e cila ishte qendër e
zhvillimeve operative e forcave ushtarake e politike, të cilët
kundërshtonin ideologjinë dhe propagadën u luftës së udhëhequr nga foracat
partizane. 3) Mund të thuhet se Londra, pasë sukseseve të mëdha në
front kundër fashimizmit gjerman të Hitlerit, mund të ketë bërë plane për
tu tërhjekë të paktën përkohësisht nga bashkëpunimi me foract ultranacionaliste
në Kosovë. 4) Qëllimet çlirimtare për bashkim të Kosovës me
Shqipërinë, pasqyrohen edhe në dokumente të ushtrisë shqiptare, që
sidoqoftë, se tani ata ishin në ndikimin e ushtrisë jugosllave në flamurin
komunist. Kështu, zëvëndëskomisari i Brigadës XXV të UNCSH, Spiro
Pano, me 17 dhjetor 1944, i shkruan KQ të PKSH, së “Brigada XXV
përbëhet nga luftëtarët e Malësisisë së Gjakovës, të Hasit e të
Kosovës, që janë shovenistë të tërbuar. Ata propagandojnë me ngulm se
Kosova e trevat e tjera janë shqiptare, dhe duhet të bashkohen me
Shqipërinë”. 5) Pas çlirimit të Shqipërisë me 28 nëntor 1944, ushtria
çlirimtare shqiptare nën udhëheqjen e PKSH, gjegjësisht pjesë të divizionit të
pestë dhe atij të gjashtë, kalojnë kufirin e Shqipërisë në ndjekje të ushtirisë
gjermane, duke kaluar edhe nëpër territorin e hasit ku edhe u bë bashkimi
i atyre forcave me forcat partizane në Has.
Mirëpo, siç dihet, Kosova edhe viset shqiptare
në Maqedoni dhe Mal të Zi, ndonëse të çliruara, nga fashizmi gjerman
në saje të kontributit të madh të popullatës shqiptare, territori i
Kosovës u ripushtua nga serbët, me vendimet e marrura nën presione
ushtarake e policore serbe, në Kuvendin e Prizrenit me 1945. Pas
ripushtimit të Kosovës, nga ana e serbëve, forcat nacionaliste
shqiptare në Kosovë, të cilët e panë se territoret shumicë
shqiptare, nën frymen e revulucionit socialist, po mbetëshin jashtë
kufijve të shtetit shqiptar, dhe të nënshtruara gjithsesi nga sundues
serbë, malazes e maqedon, konsoliduan forcat e veta ideologjike, dhe
duke pritur përkrahjen nga aleatët perëndimorë anglo-amerikanë , në
Prizren kah fundi i marsit 1945, themeluan ONDSH-në, me karakter
politik e ushtarak, për çlirimin dhe bashkimin e territoreve shqiptare me
shtetin amë, me udhëheqës Tahir Dedën Kryetar. 6) Ideologët e ONDSH-së, formuan
komitete në shumë territore të Kosovës, ku në Has u formua komiteti i
nacional demokratës shqiptare, në përbërje prej 7 anëtarëve. 7) Komitet i
nacional demokratës shqiptare, bashkëpunonte me çetat e luftëtarëve të
çlirimit të plotë shqiptar që vepronin në territorin e Hasit, të
përqëndruara në malet e Pashtrikut. . Në Has, në këtë kohë vepronin
numër i konsiderueshëm luftëtarësh patriotë të zgjidhjes së plotë të kauzës
shqiptare, nën udhëheqjen e Hajdar Planejës, Sef Durakut, Tafë
Pervizit etj. Duhet theksuar se një numër i këtyre luftëtarëve që vepronin
në territorin e Hasit Më parë ishin mobilizuarë edhe në radhët e
partizanëve, por, kur kuptuan se mbetën të tradhëtuar nga foracat
armike pushtuese serbe, kaluanë në radhët e forcave nacionaliste shqiptare
që kishin bazën në Has.”[5]
---------------------------
“Tashmë kur paragjykimet ideologjike dhe
censura komuniste u mposht, Shtypi shqiptar ka për detyre te jep te
dhëna sa me shumë për te gjitha figurat shqiptare te anatemuara nga sistemi qoftë
aj komunist qofte aj pushtues Serbo- Sllav. Shkrimet e e tilla do te
kontribojn pa tjetër për krijimin e një historie objektive -
Historisë se lavdishme te popullit Shqiptar.
Ne ketë shkrim me tepër është i përshkruar
rajoni i Pejës –Istog -Klinë ku fytyrat eminente te njerëzve qoftë ne oda te
burrave, qoftë tubime apo me veprime konkrete kanë vendosur apo kanë marr
përgjegjësin për fatin historik te popullit ne ketë ane .Ne ketë shkrim ne
veçanti behet fjalë për periudhën ne fillim dhe mbarim te luftës se dytë
Botërore.
Kur flitet për rajonin e Pejës duhet te vihet
ne pah patjetër puna dhe përkushtimi i Profesorit, Ideologut Ymër Berisha i
cili ne ketë rajon ishte epiqendra e koordinimit te te gjitha organizimeve
kundër rezhimit qe po vendosej Sllavo- Komunist, dhe njeherit organizimi i
popullatës me gjitha potencialet qe kishte për te drejtën e natyrshme Liri dhe
Bashkim Kombëtar.
Dihet mirëfilli qe pas prishjes se
marrëveshjes se Mukjes (1943) nga Sllavo Komunistët të udhëhequr nga
Dushan Mugosha dhe MIlladin Popoviq dhe ca renegatë Shqiptaë, Kosovës po i
vihej litari në fyt nga qarqet Komuniste dhe ato Pushtuese Serbo-Sllave.
Ideologët e devotshëm shqiptarë si Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Kol Bib
Marku, Ernest Koliqi e tjerë udhëheqës të Lëvizjes Nacional Demokratike
Shqiptare, tani medoemos duhej të gjenin rrugë për daljen nga kjo zgjedhe
robëruese dhe nënshtruese dhe në bashkëpunim me shumë tjerë, si Gjon Sereqin, Ajet
Gurgurin, Adem Gllavicen, Kol Perubin etj., ndërtuan strategjinë e luftës Çlirimtare
te Kosovës, duke e ndarë atë në katër Zona.
Zona e parë Drenicë dhe Rrafshi i Dukagjinit,
do të udhëhiqej nga Ymër Berisha.
Zona e dytë Rrafshi i Kosovës nga Ajet Gurguri.
Zona e tretë Anamorav –Dardan nga Gjon Sereqi.
Zona e katërt Llap dhe Shalë e Bajgore nga Ahmet Saleci.
Në Zonën e parë Drenicë-Rrafsh Dukagjinit kjo Lëvizje me të drejtë kishte
emëruar njeriun më të devotshëm në çeshtjen Kombëtare Profesorin,
Ushtarakun dhe Ideologun e shumë njohur Ymër Berishën, i cili me përkushtim dhe
guxim te veçantë deri ne vdekje, lidhi të gjitha hallkat e krijuara në rrethin
duke e kthyer atë ne një luftë Kombëtare.
Ymër Berisha u linde me 1912 ne
Gjurgjuvik te madh te Klinës. Shkollën Fillore e kreu Krumë te Hasit ndërsa atë
Normale ne Elbasan ne degën e Histori –Gjeografisë. Ai mbaroi edhe akademinë
ushtarake në Romë të Italisë. Me këtë përgatitje adekuate vërtet u vu në
piedestal të ideologëve te kohës. Profesori Ymër Berisha fliste shtatë
gjuhë të huaja . Ai punoi si Arsimtar në fshatrat e Krujës, Tropojës, Kuksit, Peshkopisë,
Lushnjës dhe Beratit.
Me 1941-1945 ai kaloi ne Kosove ku u vendos
profesor i gjimnazit-dhe shkollës Normale „Sami Frashri ne Prishtinë. Dy
vite me pas për shkak te ngjarjeve qe zhvilloheshin ai u arratis ne malet e
Drenicës dhe ju rrek organizimit te rezistencës se Armatosur kundër Sistemit
Serbo-Sllav- Komunist. Ne aftesin e një ushtaraku ky punoi ne krijimin e
platformës politike dhe Strategjike për bashkimin e te gjitha trojeve etnike
Shqiptare. Bashkëpunimi i tij me i ngushte ne ketë drejtim ne Kosovë ishte me
Bernard Llupin (frat Katolik Shqiptar) i ardhur ne shërbim ne Pejë nga Shkodra.
Bashkëpunëtor tjerë te ngushte ishin Gjon Serreqi, Hysni Rudi (Kapiten),
Shefqet Shkupi (profesor), Rexhep Krasniqi (nga Babushi), Bedri Pejani (mësues
i devotshëm), Haki Taka, Selim Riza, Ibrahim Lutfiu, Kol Parubi, Gjergj Martini
etj.
Krah i djathte i profesorit te nderuar pa
dyshim qëndronte Heroina Shkodrane e cila deri ne vdekje do te ngrittë çdo gur
nga dheu për te forcuar idealin dhe Luftën e Bashkimit Kombëtar qe do te ishte
forca ideale për ti mundur Hordhitë Partizano –Çetnike dhe rexhimin Komunist.
Marie Shllaku vepronte ne Shqipëri përkatësisht ne Shkodër e cila mbante
takime me njerëz eminent, qoftë nacionalist, apo edhe te Ballit Kombëtar por
edhe njerëz me peshë ne qeshtjet Kombëtare. Ajo edhe me pare ishte taku e disa
herë me Ymër Berishën dhe qe te dytë se bashku ishin caktuar te mbanin lidhe me
nacionalistet dhe luftëtaret Shqiptar ne Kosove qe ende vepronin ne qeta
te pa organizuara. Ky organizim do te ishte pikërisht vazhdimësi e
përpjekjes se Popullit dhe ideologëve qe nga Lidhja e Prizrenit qe përfshinte
Bashkimin e te gjitha tokave Shqiptare me nenën Shqipëri.
Ymër Berisha dhe Marie Shllaku kishin punuar
dite e net qe atdhetaret Shqiptar nacionalist ti bashkonin ne një qendër
te vetme te koordinuar ku duhej te behej një strategji Kombëtare për luftë.
Ketë Ymër Berisha me autoritetin e tij te profesorit ,Ideologut dhe atdhetari
te pa lodheshem edhe e arriti .Nga se ne Rajonin e Pejës- Istogut-Klinës dhe
Drenicës vepronin dhjetëra Çeta nacionalistësh te prier nga Burra Trima siç
ishin Uke Sadku, Fet Ukalla ,Sadik Lutani, Ndue Perlleshi etj, qe siç thotë
populli „s,dinin çka ju nxjerr pushka për gryke“. Por mprehtësia e Ymër
Berishës kishte ber strategji qe vetëm bashkimi i tyre do te krijonte një forcë
qe do ti dridhte themelit pushtetit te hekurt dhe robërues qe po instalohej ne
trojet Shqiptare ,veqanerishte atë te Kosovës .
Dihet se Populli Shqiptar gjatë gjithë kohërave
te te gjithë pushtuesve kurrë nuk i ndërpreu përpjekjet e veta për Liri dhe
bashkim Kombëtar. Ideologët e devotshëm gjithmonë formuan Besëlidhje,
Organizata por edhe kuvende qe ti bashkonin forcat për Liri dhe Bashkim
Kombëtar.
Pa dyshim këtu duhet te përmenden :
Besëlidhja e Prizrenit 1887
Kuvendi i gushtit 1880
Kuvendi i Gushtit 1912.
Besëlidhja për mbrojtjen Popullore1919
Besëlidhja e Pejës 1899 – Hagji Zeka
Besëlidhja e Shalës dhe Bajgores 1903 Isa
Buletini etj., etj.
Kështu ne ketë radhë me plot te drejt
radhitet edhe Organizata “Besa Kombëtare“ e formuar nga Ideologu Ymër Berisha
tubimi për formimin e se cilës u mbajt me 12 Shtator 1943 ne Pejë.
Organizata “ Besa Kombëtare” e formuar
këtu nga gjithë ideologët u vendos te proklamohet si Lëvizje mbarëkombëtare për
lirin dhe Bashkimin e Tokave Shqiptare.
Njeherit ne ketë tubim u paraqit ideja qe
edhe Lëvizjet qe vepronin si ajo:Lëvizja e Rezistencës Shqiptare Anti
Jugosllave –Komuniste, Lëvizja e Legalitetit- partia e mbretit Zog ne krye me
Azem Kupin,Organizata Balli Kombëtar etj qe me kalimin e Kohës te
Shendrrohen ne një trup te vetëm , ku pati ide për Emërtimin e saj, si Lëvizja
për Lirimin e Tokave Shqiptare.
Lista e Ideologëve të Lirisë dhe Bashkimit
Kombëtar
Ymër Berisha (Gjurgjevik- Klinë) u vra me 11
korrik 1946 ne Hereq te Gjakovës,
Marie Shllaku (Shkodër)
ekzekutuar nga Komunistet Serbo-Çetnik, Palë Lumnezi
(Shkodër).
Nga Rajoni i Klinës : Ymër Berisha
(Gjurgjuvik), Ndu Perlleshi (Jagodë –Klinë), Zef Perlleshi (Jagod
–Klinë,Nrec Nikolla (Kline), Shaban Dema (Stup-Klinë), Feriz
Boja (Kerrnic –Klinë), Zef Sokoli me të birin Markun (Jagodë-Klinë), Llesh
Gjoni dhe Pjeter Jaku (Zllakuqan-Klinë) ekzekutuar mizorisht në Kullën e
Popit Istog nga Serbo-çetniket, Pjetër Toma (Doberdol-Klinë), Shaban Sadiku
(Gjurgjevik –Klinë), Pren Lasku (Zllakuqan-Klinë), Martin Tuqi (Zllakuqan
–Kline), Zef Kola (Budisals –Klinë).
Nga Rajoni i Gjakovës : Met Hasani , Ali
Vokshi, Ded Hajdari, Ndue Qetanga, Prek Marjakaj, Mark Preni, Palë Marku
etj.
Nga rajoni Prizrenit : Tom Giini , Lazër
Berisha, Hysen Kabashi, Njazi Alishana, Kapiten Ali Riza, Hajdar Maloku, Riza
Goga, Hamdi Jashari, Haxhi Krasniqi, Qazim Avdia, Ahmet Hajdini, Nrec
Lleshi etj. ”[6]
“tradhëtarët Xhafer Deva me shokë”!- i
indokrinuari deri në palcën e kurrizit, Shaban Braha udbash-sigurimc, në Tiranë
përhapte propagandë se edhe Jevrem Bërkoviqi mund të jetë i dyshimtë:”Kush e di
se kush është ai, po ju këshilloj të mos e vizinoni se jua zënë për të
madhe”!!!
Kurse i
vëllai i Shabanit, Mariman Braha, i cili ishte futur në LDK për ta pushtur
Kalanë nga brend, arsimtarët qyqarë të mërgatës i kishte në grusht: “Punëtorët
e arsimit s’kanë çka kërkojnë në mbledhjet e LDK-së”!- kaq kishste thënë
“komandanti” i arsimit dhe në tubimin informativ të LDK-së në Zvicër ku merrnin
pjesë krytarët e komunave të Kosovës, nuk ngeli asnjë arsimtar!!!
[1] Çubrilloviqi, akademik i Jugosllavisë,
doktor i shkencave të historisë, si dhe pjesëmarrës i grupit nacoinalist serb
në krye me Gavrillo Principin, kishin vrarë
princin e Perandorisë Austor-Hungareze, Franjo Ferdinandin,
si shkas qe bërë për fillimni e Luftës së Parë
Botërore.
[2] Shaban
Braha, SKOJ-ist, i ikur nga Jugosllaiva në Shqipëri. Më 1951, në qershor,
kishte vrarë emigrantë të ardhur nga
Shqipëria me angazhimin e OZN-së, mbase u merakosën jugosllavët, kur ai
u kthye rishtas në Shqipëri. Shabani ishte aktivist i shqaur e udhëheqës i SKOJ-it
(Lidhja e Rinisë Komuniste të Jugosllaivsë). Më 1951, në qershor, në një pritë
të sigurimit jugosllav ishin vrarë: Ramadan Tasim Bresa, nga fshati Buzë Madhe, Lumë,
Ahmet Nika nga Surroi...
[4] Xhafer KABASHI te
gezeta “BUJKU”, E martë, 1 tetor 1996, f. 7.
[5] Marrë nga Google
në internet.
[6] Zef Ndrecaj: Në Kujtim të Martirëve për
Shqipërinë Etnike, E Shtunë, 13-06-2009, 06:08pm (GMT1- Agjencia e lajmeve Zemrashqiptare;
teksti i shkurtuar.